Dituria

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Dituria

Murat Gecaj: NUMËR FESTIV I GAZETËS “NIKAJ-MËRTUR”…

NUMËR FESTIV I GAZETËS “NIKAJ-MËRTUR”…

Nga: Murat Gecaj

Në ditët e fundit të vitit të kaluar dhe në pragun e Vitit të Ri 2015, që sapo filloi, u shtyp e doli në qarkullim nr.12, i gazetës periodike, adhetare, shoqërore e kulturore të krahinës Nikaj-Mërtur, në Malësisnë e Gjakovës (Tropojë). Organin e shtypit në fjalë e boton Shoqata “Nikaj-Mërtur”, me kryetar Av.Gjin Niklekaj, drejtor Pashk Preka e kryeredaktor Dedë Qokaj. Kësaj radhe, këtë gazetë, të ilustruar dhe me 20 faqe, e ka mundësuar biri i krahinës, Kolë Hysenaj. Tërë numrat e saj janë shpërndarë falas, si për anëtarët e Shoqatës dhe lexues të tjerë të interesuar.

Duke e shfletuar këtë numër gazete, në faqen e parë është titulli, “Qeveria e sotmer e Tiranës t’i japë jetë projektit gjigand për Nikaj-Mërturin”, shoqëruar me një harë të madhe”. Ndërsa në brendësi, në faqen e dytë bien në sy shkrimet, “Shoqata ‘Nikaj-Mërtur’ hapë fushatën zgjedhore” e “Media, arkiv i vlerave tona”(nga D.Qokaj). Ndërsa tërë faqja e tretë i është kushtuar shfaqjes së organizuar, pak ditë më parë, në amfiteatrin “Blu Sky” të Shkodrës, shoqëruar edhe me disa fotografi(nga M.Gecaj). Në këtë koncert festiv, me producentë Prekë Mrishaj dhe Zamira Korançe, interpretuan jo vetëm këngëtarë e valltarë nga krahina Nikaj-Mërtur, por dhe të ftuar të tjerë, si nga Shkodra e Tirana. E veçantë ishte, se aty kënduan aq bukur edhe Dila Gecaj, e ftuar nga Nju Jorku e Lindita Gjoka, e ardhur nga Athina etj.


Numri i ri i gazetes “Nikaj-Mwrtur”…

Në faqet vazhduese janë botuar shkrime të tillë, si “Nikaj-Mëturi në kulmimet dhe thyerjet e historisë” (nga prof. Lush Susaj), shkrimi I Nikollë LOkës për librin e dr. Mark Palnikaj, kushtuar bajraktarit të Mërturit, Tunxh Miftari. Me interes janë dhe dy shkrime të tjerë, po nga M.Palnikaj, ku flitet për prejardhjen e fiseve Nikaj e Mërtur dhe shfqet mendimi që të shkruhet një historik për to. Po në fushën e historisë, është shkrimi tjetër, që ka autor prof. Lush Susaj, “Nuk ka pasur bashkëqeverisje, as bashkëfajësi shqiptare-osmane”.

Siç dihet, kjo krahinë me plot tradita dhe bukuri tëb rralla natyrore, shquhet dhe për numrin e madh të krijuesve të saj, si poetë e shkrimtarë, artistë e studiues etj. (Në faqen 15 janë botuar emrat e disave nga ata). Kështu, në këtë numër, gazeta i ka lënë vend në dy faqe të saj, me poezitë e frymëzuara të Jak Përpalit.Ndërsa, po në dy faqe, Ylli Prebibaj ka shkruar për dëshmi e fakte nga lindja dhe zhvillimi i arsimit shqip në këtë krahinë e më gjerë. Dy shkrime për zhvillimin teknik në Nikaj-Mërtur kanë autor dr.Mark Palnikaj. Ndër të tjera, ai nënvizon se, realisht, ai nisi atje pas viteve ’60-të, të shekullit të kaluar.

Nikajmërturasit, jo vetëm që kanë organizuar disa herë veprimtari të bukura, por dhe përfaqësues të tyre kanë marrë pjesë në festimet e shoqatave simotra. Kështu, një shkrim i tillë, nga M.Gecaj, i kushtohet në veprimtarisë së përvitshme kulturore-artistike, në Malin e Dajtit, të Shoqatës “Bytyçi”, me me kryetar av.Agron Gjedia. Ndërsa publicist Ndue Ukcamaj ka botuar shkrimin, “Mirash Gjoni, Homeri i Eposit Shqiptar”.

Në faqen e parafunditr të kësaj gazette është shkrimi I redaksisë, “Një vendim zakonor, në dobi të nikajmërturasve-Përfaqësues të dy fiseve të zonës marrin vendimin për kufizimin e shpenzimeve mortore”.

E përgëzojmë stafin e gazetës “Nikaj-Mërtur”, për numrin e ri, që përgatiti për lexuesit e saj. Gjithashtu, shpresojmë që ajo të botohet në vazhdimësi, me mbështetjen bujare të bashkakrahinasve ose dshamirësve të tjerë.

Tiranë, 2 janar 2015

 

Sokol Demaku: VIZITË MBRESËLENËSE NË AMBASADAT E SHTETEVE SHQITARE NE STOCKHOLM NGA ANËTAR TË KRYSISË SË SHSHAKSHS

 

Sokol Demaku

VIZITË MBRESËLENËSE NË AMBASADAT E SHTETEVE SHQITARE NE STOCKHOLM NGA ANËTAR TË KRYSISË SË SHSHAKSHS

Festatë e fundvitit janë festa të rëndësishme në jetën e njeriut, sepse ato lënë përshtypjet e një viti kalendarik dhe punës e mundit të derdhur gjatë ati viti. Çdo kush në fund viti bënë llogari dhe përllologari për të arriturat e tij. Kënaqësia më e madhe në këtë është rezulatiti i arritur.

Edhe SHSHAKSHS ka arsyet e krenarisë së saj për rezulatatet e arritura në punën e saj.

Në këtë fund javë anëtarët  e krysisë së kësaj shoqate nën drejtimine kryetarit Hysen Ibrahimi dhe një grupi anëtaresh të Krysisë ishin për vizitë në Ambasadatë e dy shteteve shqiptare në Mbretërinë e bashkuar suedeze në Stockholm.

Vizita filloj me vizitën në ambasaden shqiptare ku poetët dhe shkrimtaret e artistët shqiptar i priti Krydiplomati shqiptar në Mbretërine e bashkuar suedeze në Stockholm Ruhi Hado.


Në ambientet e Ambasadës shqiptare përfaqësuesit e shoqatës së shkrimtareve së pari uruan Kryediplomatin shqiptar për 100 vjetorin e shtetit shqiptar dhe përgezuan për një përgatitje madhështore të shtetit shqiptar për këtë manifestim dinjitoz në të cilin edhe ata vet morën pjesë.

Lidhur me punën dhe aktivitete t e shoqatës Ambasadorin shqiptar Ruhi Hado e infomroi anëtari i krysisë së kësaj shoqate Fetah Bahtiri , i cili në mneyrë të gjithanshme preku të gjitha ato tema dhe ceshtje të cilat brenda një viti ka trajtua shoqata e shkrimatrëve. Me spikam Fetahu u ndal në botimin e  ”Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” nr 1  Për pavarësin e Republikës së Kosovës këtë vit në të cilin u përmblodh puna dhe aktiviteti i shqiptareve, shoqatave kulturore shqiptare në Suedi nga vitet 1990/91 e deri me sot në një botim me 600 faqe iu cili botim u promovua në menyrë madhështore në Republiken e Kosovës ketë verë në lokalet e Bibilotekës Kombetare Univeristare në Prishtine si dhe në ”Kullën e Isa Boletinit” në Boletin. Në vazhdim Fetah Bahtiri ceku edhe ate se grupet punuese të kësaj shoqate janë duke punua aktivisht në mbledhjen dhe pergatitjen e materialit për botimin e ”Thesarit” nr 2 i cili do jetë gati për shtyp në mesin e vitit që vjen.

U tha se gjastë ketij viti poetë dhe shkrimtarë anëtar të kësaj shoqate ne menyre individuale kan botuar mbi 70 vepra letrare të gjinive të ndryshme, cka për ne thonë ata është një e arritur shume e madhe dhe besojme se nje do vazhdojm e me këtë tempo pune edhe në të ardhmen.


Nga shkrimtar dhe poetë të pranishëm u prezentua edhe puna e tyre në botimin e veprave individuale ku më këtë rast në fondin e Bibliotekes së Ambasadës të gjithë dhuruan veprat e tyre.

Edhe Ambasadori Ruhi Hado në fjalën e tij u shpreh mjaft i impresionuar me punën e kësaj shoqate të shkrimtarëve këtu dhe theksoj se kjo është një punë me vlerë pasi që përmes verave të shkruara ruhet puna dhe kontributi i shiqptareve në diasporë. Ai u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi mes Ambasadës dhe shoqatës së shkrimatrëve të jetë edhe më i madh dhe në këtë drejtim të punohet edhe më shumë në kultivimin e  vlerave të mirefillta letrare në diasporë.

Në vazhdim kryetari i kryesisë së shoqates Hysen Ibrahmi infomoi diplomatin shqiptar rreth vizitës që anëtarët e shoqatës benë në trojet shqiptare ne kuadër të manifestimit të 100 vjetorit të Shqipërisë shtet. Përshtypjet e tyre dhe perjetimet e paharuara nga ajo vizitë, takimet me udhehqësit më të lart të shtetit shqiptar si me kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Kulturës dhe përsonalitete të ndryshme të jetës shoqërore dhe kulturore atje.

Pas dite anëtarët e shoqates së shkrimtareve vizituan dhe takuan Krydiplomatin kosovarë Lulzim peci me stafin e tij në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosoves në Mbretërine sudeze në Stockholm. Me këtë rast Ambasadori Lulzim peci infomoi anëtaret e krysise se shoqates së shkmrimtarëve mbi punën dhe aktitetet e Ambasadës së Republikës së Kosovës. U bisedua edhe për mënyrën e  bashkëpunimit mes Ambasades dhe shoqatës në mënyrë që puna të jetë sa më e suksesshme.


Nga ana e Kryetarit Hysen Ibrahimi dhe anëtareve tjerë të kryesisë Ambasadori u infomua mbi punën dhe aktivtet e shoqatës, rezultatet dhe të arriturat gjatë vitit që po lemë pas si dhe planet dhe mundësit për të ardhmen.

Ambasadori Lulëzim Peci shprehu mirënjohjen dhe konsideratën e tij për të arriturat e kësaj shoqate dhe se sipas tij do ishte me inetres nëse shoqata do kishte mundësi të angazhohej që pos asaj qe ajo ka në planet e saj për ”Thesarin nr 2” të botoj dhe ate se cka shtypi suedez  prezentoj për shqiptarët nga vitet 80 e deri me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe ndoshta do ishte më interes të botohej edhe nje antalogji e poeteve shqiptar ne Suedi.

Këto sygjerime dhe propozime të ambassador Pecit nga të pranishmit u pranuan me miradi dhe se mendohet se edhe në këtë drejtim shoqata do angazhohet dhe do ia dal me botim.

 

 

Mirënjohje Jurisë së konkursit Letrar "Sofra Letrare 2015"

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Mirënjohje Jurisë së konkursit Letrar "Sofra Letrare 2015"

Borâs-Suedi

E nderuara Juri e konkursit letrar "Sofra letrare" Borâs Suedi- 2015 !

Sot shpreh mirënjohjen time gjithë anëtarëve të jurisë për vlerësimin maksimal që i bëri poezisë sime,me titull "Hapma zemrën, o nënë!" Duke më vlerësuar me Çmimin e Parë, si poezia më e mirë, ndihem e nderuar dhe e privilegjuar. Ju faleminderit për vlerësimin profesional, të paanshëm dhe për punën tuaj fisnike! Nëse ju sot organizoni arritje në nivele të tilla, mendoj se është merita e të gjithë ju bijëve e bijave të një kombi të copëzuar, por dinjitoz, pasi ju jeni bijtë e Shqipes që fluturon e Lirë. Ju jeni pasardhësit e Iliro pelazgëve dhe Dardanëve Hyjnor, që kanë çarë errësirën e shekujve të imponuar nga të pangopurit.

Të nderuar bashkëkombas!

Ju me punën tuaj mbani lart emrin shqiptar, ashtu si sa e sa emra të shquar nëpër botë që u bënë Perandorë, Papë, Kryeministra, kardinalë, udhëheqës ushtarak, arkitekt, artist, biolog, mjek, shkencëtar apo njerëz të thjeshtë, por të ndershëm. Jam e bindur se është puna e palodhshme e shoqatave kulturore që punojnë aty e veçanërisht Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”dhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, Borås, Suedi, që shqiptarët të integrohen dhe të njihet kultura shqiptare edhe në Gadishullin Skandinav.

Falenderime të veçanta kam për Z.Sokol Demaku dhe Z. Sadulla Zendeli Daja për punën e tyre fisnike e të palodhur sidomos në lëvrimin e gjuhës më të lashtë në botë, gjuhës së mëmës, që të sapolindurit të flasin gjuhën e bukur shqipe.Ju jeni ambasadorë të pa emëruar, që keni vendosur urat e lidhjes së dy kulturave Suedi-Shqipëri! Urime!

Ju faleminderit dhe suksese në misionin tuaj fisnik!

Me konsideratë Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vlorë 31-3-2015

 

JETOJMË NË MËRGIM ME MENDJEN NË VENDLINDJE

 

Sokol DEMAKU

JETOJMË NË MËRGIM ME MENDJEN NË VENDLINDJE

Në Mbretërinë suedeze, 100-vjetori pavarësisë së Shqipërisë, u shënua në mënyrë më madhështore, në çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët. Ndërkohë, që në qytetin e vogël të Suedisë përendimore Skene janë zhvilluar aktivitete të ndryshme festive, ngritje e flamurit, turnir ne futboll për të gjitha kategorit dhe moshat, koncerte solemne me rastin e përvjetorit të pavarësisë, ku kanë marrë pjesë qindra bashkatdhetar nga shumë qytete të kësaj pjese të Mbretesise suedeze si dhe mysafirë nga vendet fqinje.


Me iniciativën e veprimtarëve të dalluar Avni Ismaili dhe Muharrem Shabani anëtar të krysisë së Shoqates Kulturore Shqiptare ”Dardania” me seli në këtë qytet aty u valëviten flamuj shqiptarë krahas atyre suedez, duke zbukuruar ambientet ku mbaheshin aktivitet kulturore e sportive që zhvilloheshin me rastine  100 vjetorit të festimit të Pavarësisë se shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit.

Ky eveniment historik, kjo ditë e shenjtë e cila u kremtua me krenari, entuziazëm dhe në mënyrë të veçantë, si në Shqipëri, Prishtinë, Shkup, në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, iu kushtua ngritjes se flamurit në Vlorë nga i mençuri dhe i urti Ismail Qemal-Vlora, që shpalli mëvetësinë dhe ribërjen e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 e lidhur me këtë ngjarje kulminante për popullin shqiptar për të pranishmit foli mësuesi i Gjuhës shqipe ne këtë qutet Haki Gashi, i cili mes tjerash bëri një analizë të përgjithshme te situatës së kohës dhe kushteve në të cilat jetonin shqiptaret në atë kohë. Rëndesin e shpalljes së mvehtësisë nga i madhi Ismail Qemali dhejehonën e kësaj ngjarje të madhe për vensin dhe kombin tonë.

Pastaj anëtari i Krysise së SHKSH ”Dardania” Muharrem Shabani në mënyrë solemne u ndau mirnjohjet dhe shperblimeve ekipeve pjesëmarrëse në garat e organizuara nga kjo shoqatë me rastin e festes së pavaresise së shtetit shqiptar dhe ditës së flamurit.


Manifestimin tani më tradicional të festës sonë më të madhe kombëtare 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, me theks të veçantë 100 vjetorin e Pavarësisë shtoj Kryetari i krysisë së kësaj shoqate Avni Ismaili tani për ne këtu në mërgim është berë traditë duke mos anashakalua as përvejetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!
Salla ku mbahej manifestimi, salla e shkolles fillore të këtij qyteti huazuar enkast për ketë qëllim, ishte stolisur me flamuj kombëtar, me ngjyra dominuese Kuq e zi, mu sikur në mes të Shkupit, Prishtinës e Tiranës, me flamuj kombëtare të Shqipërisë edhe ato të Suedisë vendit ku bashkëkombasit tanë gjetën mbështjetjen për punë dhe jetë, me fotografi si dhe simbole dhe shenja të tjera kombëtare destinuara këti manifestimi madheshtor.

Organizatorët e manifestimit ishin kujdesur për të gjitha kategorit  e mysafirëve duke fillua nga moshat me të vogla deri tek të moshuarit. Mbrëmjen e bënë edhe më madhështore valltarët dhe vet pjesëmarrësit e mbremjes të cilët deri në orët e vona të kësaj nate vallëzuan me muzikën e zgjedhurë dhe vallet tona kombëtare.

 

 

NË BORÅS TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I POEZISË ”SOFRA POETIKE BORÅS 2015”

Sokol Demaku

NË BORÅS TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I POEZISË ”SOFRA POETIKE BORÅS 2015”

Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta.

Në një atmosferë madhështore në qytetin Borås të Suedisë në organizim të Qednrës Kulturore Shqiptare Migjeni nga ky qytet dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi ”Papap Klemnti XI” Albani për herë të tretë me radhë u mbajt Festivali i poezisë ”Sofra poetike Borås 2015”.

Të prnanishëm anëtar të QKSH ”Migjeni”, anëtar të ShShASh në Suedi, poetë, poete, miq suedez, anëtare të shoqatave kulturore shqiptare si motra të QKSH Migjeni në Suedi, anëtar të shoqatave suedeze që kanë miqësi dhe bashkëpunim me QKSH Migjeni, albanologu i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick, poetë dhe poete nga Norvegjia, Gjermnai, Zvicra dhe peot suedez dhe shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Suedi. Puntor kulturor dhe udheheqës të enteve kulturore të qytetit Borås ku edhe e zhvillon akvitietin e vetë QKSH Migjeni.

Me fjalën e moderatorës solide dhe sharmante Saranda Iseni filloj punën Festivali i tretë me radhë i poezisë ”Sofra poetike Borås 2015” në qendër të qyteti të textilit në Borås. Hapjen solemne të këtij evenementi e bënë Krystari i ShShASh në Suedi Hysen Ibrahimi dhe Kryetari i QKSH Migjeni në Borås Bahtir Latifi.

Ata në fjalën e tyre thanë se janë krenar me ate cka bejnë për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në mërgatë dhe se edhe me do angazhohen në të ardhmen në këtë drejtim, ata u dëshiruan të pranishmëve momentet ë këndshme në shijimin e krijimeve poetike të autorëve tanë nga vendlindja dhe mërgata.

Pastaj mori fjalen anëtari i kryesisë së QKSH Migjeni Hamit Gurguri i cili në emër të kësaj shoqate falendertoj së pari miqt suedez për ndihmen që japin në punën e shoqatave tona kulturore këtu dhe respetkin që tregojnë për gjuhën dhe kulturën tonë.

Fastivalin përshendeten edhe Erika Strömber nga Borås, Bardha Mance nga Athina, Behide Hasani nga Zvicra një humanitare e nohur nga mergata atje, si dhe me fjalën e tij prej albanalogu i dha ate që meriton ky manifestim peotik pra me fjalne e tij Ullmar Qvick.

Fjala e mikut të shqiptarëve në Festival Ullmar Qvick

Kära deltagare i poesidagen ”Sofra Poetike”!
Först vill jag rikta ett varmt tack till arrangörerna för denna albanska poesidag, då framför allt till Sokol Demaku och Albanska kulturcenret Migjeni här i Borås. Jag vill också hälsa ledningen för den albanska författar- och konstnärsföreningen, med Hysen Ibrahimi som ordförande och som uppkallats efter påven Clemens XI, som hade albanskt ursprung.
Min hälsning till er alla denna poesidag anknyter till poesins egenart och den innebörd och betydelse som denna konstart har. För många år sedan läste jag om en skald under vikingatiden, som uttryckte varför han blivit diktare. Han sa med det högtidliga språk som användes för 1000 år sedan:
JAG UNDFICK SMÄRTANS GÅVA, OCH DÄRFÖR BLEV JAG SKALD. Denne okände poet för ettusen år sedan ger oss budskapet att lidandet och smärtan kan ses positivt, som en gåva, eftersom den kan förvandla det onda till något gott och vackert, till poesi.

Den albanska poesin har mycket smärta och likaså mycket längtan efter frihet. Därför tror jag att denne vikingatidens nordiska poet har en samhörighet med de albanska poeterna i våra dagar.
Smärtan över hemlandets öde, över grymma fienders dåd, över döden som drabbar hårt och skoningslöst, allt detta är ingredienser i albansk poesi. Naturligtvis finns där också kärlekslycka och optimism, men ändå inte så mycket som smärta och längtan.

Jag undfick smärtans gåva och därför blev jag skald. Genom tusen år talar forntidens poet till oss.
Här finns tanken på rening och försoning genom lidandet och att smärtan förvandlas till en gåva, som kan räckas fram till nästan. Det är poesins underbara förmåga att föra fram glädje och sorg, lidande och seger till oss, ofta på några få rader. Poesin går genom årtusenden och har viktiga budskap också till nutidens människor. Jag hälsar därför med stor glädje detta initiativ att på nytt sätta den albanska kulturen och poesin e centrum för vår uppmärksamhet och hoppas att alla får en god behållning av dagen.

Të dashur pjesëmarrës në ditën e kulturës ”Sofra poetike”!

Së pari dua të shpreh falënderimet e mia të ngrohta për organizimin e kësaj dite të poezisë shqipe, në plan të parë Sokol Demakut dhe Qendrës së kulturës shqiptare ”Migjeni” këtu në Borås. Përshëndetja ime i drejtohet edhe kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi, me në krye Hysen Ibrahimi, shoqatë që mban emrin e Papës Klementi XI, i cili ishte me prejardhje shqiptare.

Përshëndetja ime për ju të gjithë në këtë ditë të poezisë është e lidhur me karakterin e poezisë dhe me domethënien dhe kuptimin e kësaj lëmie të artit. Para shumë vitesh lexova për një poet në kohën e Vikingëve i cili spjegoi pse ishte bërë poet. Ai e shprehu me gjuhën solemne të përdorur para njëmijë vitesh. E MORA DHURATËN E DHIMBJES, DHE PRA U BËRA VJERSHËTAR. Ky poet i panjohur para një mijë vitesh na jep mesazhin se si vuajtja dhe dhimbja mund të shihen pozitivisht si dhuratë, duke qenë se ajo mund të shndërrojë të keqën në diçka të mirë dhe të bukur, në poezi.

Poezia shqipe ka shumë dhimbje dhe në të njëjtën kohë shumë mall për lirinë. Për atë arsye besoj se ky poet nordik nga koha e lashtë ka një lloj ngashjërie me poetët shqiptarë deri në ditët tona. Dhimbja për fatin e atdheut, për krimet e armiqëve mizorë, për vdekjen që vjen papritur dhe pa mëshirë, të gjitha këto janë pjesë përbërëse në poezinë shqipe. Kuptohet se në këtë poezi jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi, prapë jo aq shumë sa dhimbja dhe malli.

E mora dhuratën e dhimbjes, pra u bëra vjershëtar. Nga koha e lashtë na flet poeti nordik. Këtu shihet mendimi për një pastrim dhe një pajtim përmes vuajtjes, se si shndërrrohet dhimbja në një dhuratë për ti dorëzuar njeriut tjetër. Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta. Poezia kalon nepër shekuj dhe përmban mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë. Për atë arsye mirëpres me gëzim të madh këtë iniciativë për të futur përsëri kulturën shqipe dhe poezinë në qendër të vëmendjes duke shpresuar që të kemi të gjithë dobi dhe kënaqësi nga dita e Sofrës poetike.

Fetah Bahtiri

Recension

NJË ROMAN AUTOBIOGRAFIK PLOT ME NDJENJA, EMOCIONE E PËRRMALLIM PËR VENDLINDJEN

NUHA ZULLUFI: ”LARG VENDLINDJES”, Roman, PRISHTINË, 2014

Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Libri roman me titullin ”Larg vendlindjes” i kushtohet familjes së autorit, prejardhjes së saj, vendosjes si muhaxhir në Kosovë e në Suedi, jetës së rënduar gjithnjë larg vendlindjes.

Libri fund e krye është i sajuar në bazë të kujtimeve, mbushur me përmallim plot me travaje për vendlindjen, për florën e faunën e saj, për gjeografinë dhe për njerëzit e saj.

Gjërat janë shtruar dhe thënë ashtu si i ka parë syri, si i ka kuptuar mendja dhe si i ka ndier shpirti i autorit.

Në libër hasim shkrirje ndjenjash dhe emocionesh të cilat depërtojnë me lehtësi edhe në shpirtin secilit lexues.

Prej nga lind gjithë ky frymëzim, ky përmallim, kjo dashuri dhe kjo vuajtje kaq e madhe e autorit?

Fati jetësor deshti që familja muhaxhire e autorit përsëri u bë muhaxhire - në Suedi, larg vendlindjes, me çka tani edhe një herë, pra përsëri, u bë muhaxhir në vendlindje – në Koliqin dhe Kosovën e tij të dashur. Muhaxhir në Kosovë, muhaxhir në Suedi!...

Muhaxhir një herë…

Muhaxhir dy herë!...

Muhaxhir shumë herë!...

Romani është i shkruar larg vendlindjes, në formën e vetës së parë (unë) dhe ka karakter autobiografik. Pra, është i mbështetur në kujtimet e autorit për ngjarjet e ndodhitë me të cilat jeton dhe në të cilat ai ”gjen ngushëllime”, i përshkuar me mall e përmallim për vendlindjen - Koliqin, me dashuri për atdheun, për familjen e farefisin (sidomos për nënën dhe babain), me përshkrime edhe romantike e edhe realiste të ngjarjeve, ambienteve e të njerëzve të vendlindjes, por edhe me shumë tabllo të jetës muhaxhiriane në Suedi.

Naracioni në formë të një kronike për familjen dhe vendlindjen gjatë një kohe të caktuar është një mënyrë e të shprehurit dhe e derdhjes së kujtimeve me ngjyra artistike, të cilat librit ia ndërtojnë vlerën dhe kriterin për t´u klasifikuar edhe në beletristikë, por më shumë i përket publicistikës.

Romani është i pasur me figura stilistike, me primesa të një gjuhe e nëndialekti të vendlindjes së autorit, me shumë shprehje e fraza të bukura popullore, cilën gjuhë autori dëshiron dhe insiston ta ruaj e ta kultivojë, karakteristika këto të cilat paraqesin një kolorit interesant për lexuesin dhe librit ia shtojnë vlerën. Ndërkaq, me një sistematizim më të mirë struktural romani do të mund të ishte edhe më i suksesshëm.

Libri: “Vec një zemer”

Autor: Shuquri Sejdijaj

U vazhdua me promovimin e librit të autorit Shuquri Sejdijaj me titull “Vec një zemer” për të cilën foli Hysen Ibrahimi, e ku në mes tjerash ai tha se ky libër është një në të cilin lexuesi do gjejë vendlindjen dhe mallin e autorit për te, do gjejë idilin e vendlindjes, o do gjejë edhe ndjenjen e atdhedahsurisë dhe daurinë ndaj vendlindjes. Eshtë një libër që lexuesi memzi pret të kaloj nga poezia në poezi për të mbushur shpirtin me ndjnejn e poetit.

Recension

Qibrije Hoxha

RINOJE JETËN EDHE ATËHERË KUR TË BËHET SHTRIGË PLAKË

Të nderuar miq, pjesëmarrës të festivalit të poezisë ”Sofra poetike Borås 2015” edhepse fizikisht sot nuk jam me ju, sepse gjindem në Kosovë, kam nderin që të flas për poezinë e poetes tonë Lebibe Zogiani.

Êshtë shumë e lehtë ti lexosh dhe të ndjesh kënaqësi me poezitë e bukura të Lebibes. Êshtë kënaqësi e jashtëzakonshme të lundrosh lehtë nëpër vargjet kuptimplota herë herë të trazuara të poetes.

Por nuk është aspak e lehtë që të dish të përcjellësh bukurinë e fjalës saj dhe mesazhin tejet njerëzor të shpirtit të dlirë të Lebibes. Për ta bërë këtë me sukses duhet të kesh bukurinë e shpirtit të saj dhe fuqinë e lapsit të saj gjë të cilën jo të gjithë ne kemi fatin ta posedojmë.

Ajo që mua më dha guximin që ti shkruaj këta rreshta modest për poezinë e Lebibes, është mesazhi të cilin e përshkon mrekullueshëm me anë të poezisë RINOJE JETËN EDHE ATËHERË KUR TË BËHET SHTRIGË PLAKË.

Ju lutem me guximin tim sot dhe çdo ditë Qoftë edhe një ëndërrë të vetme, mos e kaloni Jepni jetë, dritë , rinone jepni shpirt Provo, të rilindish edhe për herën e dytë Nuk ka më bukur se të vdesësh guximshëm Kur edhe nata të bëhet dritë…! Poezia e Lebibes nuk është vetëm shprehje e lineare e ndjenjave të saj. Ajo përcjell mesazhe të cilat afirmojnë vlerat njerëzore. Poezitë kushtuar Nënës, Atëdheut, Nënë Terezës, këngëtareve të kombit Nexhmije Pagarushës dhe Vaçe Zelës dhe disa të tjera, përbajnë mesazhin e vlerave, të cilat lenë gjurmë te lexuesit, mësojnë për vlerat dhe rëndësinë bukurisë dhe traditave kombëtare.

Êshtë kënaqësi të njohësh dinjitetin e lartë të një femre e cila këtë dinjitet e fitoi me ”luftë” të guximshme me vehten dhe ngadhnjen në betejat e saj. Këto mesazhe krijojnë respekt për poeten por edhe mesojnë se si ngadhnjehet:

Jo, nuk mund ta falë krenarinë Më falë Nëse nuk e dua veten time

Nuk do t’më duash as ti …………………………..

Sa herë desha të jem ti

Nuk isha më unë

E shkurt e gjatë

Më duaj kështu si jam

Fjala më e bukur që ma fale

Krenari të kam, më the atë ditë aq ëmbël

Dhuratë që e ruaj me shumë mall…

Betejat e Lebibes për fitoren e dinjitetit të saj ajo i pasqyron jashtëzakonisht bukur tek poezitë: SHPRESA NUK VDES ME TY dhe DASHURIA NUK VDES ME TY. Guximshëm dhe bukur poetja ligjëron për jetën e saj, përvojat e saja të hidhura të cilat në vehte mbartin mesazhin shumë të fuqishëm femror apo njerëzor.

Më së bukuri, për ruajtjen e dinjitetit, Lebibja i bën thirrje femrës, bën thirrje dhe lutet shpirtërisht, pafundësisht që guximi të mbizotërojë shpirtin e femrës në mënyrë që të ngadhnjejë dinjiteti i saj. Dhe këtë poetja e bën fuqishëm në poezinë e saj TË THËRRAS ME MALLIN E GËZIMIT TËND

Të thërras me mallin gëzimit tënd O NËNË

Vlerat themelore të traditës tone kombëtare, që është falënderimi, poetja Lebibe Zogiani i sjell në poezinë MIKUT ULLMAR QVICK

Dashurinë për Atëdheun poetja e shpreh me një ngrohtësi dhe thellësi të mrekullueshme njerëzore në poezitë:

MI MORI FJALËT DHEMBJA, 100 VJET DESHA TË UDHËTONTE GËZIMI e tj.

Presim edhe shumë tituj librash poetja jonë e mrekullueshme Lebibe Zogiani, sepse pa mesazhet tua për dashurinë, për njerëzoren dhe drejtësinë ne do të mbetemi më të etshëm, më të zbrazët dhe më të paguximshme.

Të uroj shëndet, rrezatim të bukur të buzëqeshjes tënde, dridhjen e këndshme të zërit të të bukur me recitimet tua të cilat na mbushin me energji, mirësi dhe dashuri!

Suksese të tjera me tituj të ri, poetja e dashur Lebibe Zogiani!

FESTIVALI I POEZISË ”SOFRA POETIKE BORÅS 2015”

VENDIMI I JURISË

Festivalin e poezisë ”Sofra poetike Borås 2015” e kanë organizuar bashkërtisht Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, Borås, Suedi.

Bartësit e manifestimit kanë formuar një juri të cilës i është dhënë detyra që t´i vlerësojë të

gjitha poezitë konkuruese në Festival dhe t´i ndajë çmimet. Juria ka këtë përbërje:

  • Fetah Bahtiri, kryetar

  • Xhavit Çitaku, anëtar dhe

  • Bahtir Latifi, anëtar.

Jurisë i janë dërguar të gjitha poezitë që kanë konkuruar për çmimet. Sipas kërkesës së Jurisë, poezitë janë dorëzuar të koduara, pra me shifra dhe juria nuk ka pasur njohuri se cilët janë autorët e krijimeve letrare. Kështu, të gjithë autorët kanë qenë anonimë.

Ka pasur edhe ndonjë poezi pa shifër, pa kod – me emrin e saktë të autorit, por këto poezi nuk janë marrur fare në konsiderim për ndonjë çmim.

Juria e ka pranuar detyrën dhe çështjen e ka shtruar me përgjegjësi të plotë dhe ka punuar shumë seriozisht, në mënyrë vetëmohuese. Juria ka hasur në vështirësi serioze. Ka hasur në shumë poezi tepër të bukura, shumë të suksesshme, ashtu që ka pasur vështirësi t´i përcaktojë 4 + 4 për çmime.

Pas shumë konsultimesh të ndërsjella, Juria ka vendosur:

  1. Së pari, të gjithë pjesëmarrësve që kanë konkuruar për çmime në Festivalin e poezisë ”Sofra poetike Borås 2015” e që sot janë të pranishëm këtu në manifestim, t´u ndahet nga një fletëfalënderimi.

  2. Juria u shpreh falënderime dhe respekt të veçantë për miqtë suedezë të cilët kanë konkuruar me krijime e tyre në gjuhën suedeze dhe kështu e kanë pasuruar veprimtarinë tonë dhe është konkretizuar një bashkëpunim i frytshëm shumëvjeçar i dy kulturave – asaj shqiptare dhe suedeze.

    Tack ska ni ha, våra svenska vänner! Tack så mycket!

3. SHSHASHS i ndan këto çmime:

- Çmimi i parë për peozinë më të mirë dhe 300:- kr i ndahet autorit ”Bora 7” për poezinë ”Vëllaut tim”. Autore Lebibe Zogiani.

- Çmimi “Gjergj Fishta” dhe 200:- kr i ndahet autorit “Bora 8” për poezinë “Nëse koha pret”. Autore Myrvete Almazi

- Çmimi “Lasgush Poradeci” dhe 200:- kr i ndahet autorit "Bora 28" për poezinë “Zhgënjimi”. Autor Bajram Muharremi

- Çmimi prej “Ali Podrimja” dhe 200:- kr. i ndahet autores Lusi Hordvardson të poezisë në gjuhën suedeze “Lyssna, lyssna”.

4. QKSH Migjeni i ndan këto çmime:

- Çmimi i parë për peozinë më të mirë dhe 300:- kr i ndahet autorit “70VL44-12-W-8”për poezinëHapma zemrën, o nënë!” Autor Vilhelme Vranari

- Çmimi “Naim Frashëri” dhe 200:- kr i ndahet autorit “Bora 4” për poezinë Ik ti!...”Autor Isa Ferizi

- Çmimi “Migjeni” dhe 200:- kr i ndahet autorit “Bora 21” për poezinë ”Uuuuuu!...”Autor Vaso Papaj

- Çmimi Azem Shkreli prej 200:- kr. i ndahet autorit Henrik Mimersson të poezisë në gjuhën suedeze “Du”.

Borås, 28.03.2015 Juria e Fesdtivalit ”Sofra poetike Borås 2015”

 


Faqe 9 nga 43

Newsflash

Luigj Shkodrani

 

SHOQATA ALBA-DANSK NË AKTIVITETIN E RADHËS

 

Mbrëmje Gala qe u organizua nga  K.U.K.S-i,qe është përmbyllja qe i behet te gjitha aktiviteteve qe organizon ky komitet gjate gjithë vitit. Ne ketë Komitet ka nderin te jete edhe shoqata Alba - Dansk,shoqata e vetme shqiptare qe është ne ketë forum te larte,ku njihet nga me shume se 66 shoqata te huajve nga mbare bota.

Por njëkohësisht kjo shoqate njihet edhe nga përfaqësitë e ambasadave te akredituara ne Mbretërinë e Danimarkës. Ne programin e shoqatës janë një sere veprimtarish qe janë organizuar gjate vitit dhe ne ketë veprimtari ajo vjen e plotësuar me numrin e veprimtarive qe ka organizuar. Ajo është njohja me e mire dhe prezantuesja korrekte e kulturës dhe e traditës shqiptare pranë institucioneve daneze dhe para shoqatave te huajve ne Danimarke.

Me pune këmbëngulëse te kryesisë se shoqatës dhe te kryetarit te saj, z. Arben Hoxha,ka marre shume shpejt rrugën e konsolidimit te saj dhe te njohjes dhe te afrimit pranë saj njerëz te artit e te kulturës. Kohet e fundit ajo u shtri edhe ne Suedi,ku se shpejti do te krijoje një dege te sajën atje.

Ne ketë mbrëmje gala kishin ardhur mysafir nga bashkatdhetarët qe jetojnë e punojnë ne komunitetin shqiptar te Suedisë. Kishim nderin qe ne mesin tone te ishte edhe shkrimtari e poeti Remzi Basha ,autor i dhjete librave,qe tashme është bere i njohur jo vetëm ne Suedi e Danimarke,por ne te gjitha trevat shqipfolëse. Nga Stokholmi i Suedisë,kishte ardhur z. Qibrije Hoxha,një nder aktivistet me te njohura ne Skandinavi e me gjere,ku ajo ka dhëne një kontribut te shquar.

Pra takoheshin shqiptaret nga Shqipëria me vëllezërit e motrat nga Kosova e Maqedonia. Dhe përherë tek i dëgjon dhe komunikon me to,ato veç për vendlindjen te flasin,si do shkoje puna e politikes shqiptare si do te përparojmë ne shqiptaret,çfarë mund te bëjmë ne diaspore për te dhëne me shume kontributin tone atje. Dhe bisedat janë shumë te gjata dhe shpesh te mbushin me shume emocione. Secili këtu ne emigracion ka një histori te tijen, një histori qe po te shkruhet është një roman ne vete.

Ndaj shqiptaret kane se çfarë te tregojnë për veten e tyre , për historitë ne vendlindje , por dhe ne mërgim. Kur disa duan te punojnë e te kontribuojnë ne vendlindje dhe vendlindja ne disa raste i quan edhe te shitur dhe u nxjerr edhe pengesa për te hyre ne vendin e token e tyre te lire. Kështu ka ndodhur edhe me disa shqiptare nga Kosova,por shpresoj se politika duhet te kuptoje se kush janë aktivistet e vërtete dhe jo ti trajtoje te njërës e te tjetrës parti.

Aktivistet janë njësoj te gjithë,sepse i shërbejnë atdheut i shërbejnë popullit te tyre. E bisedat nuk kane te ndalur. Tregojnë shqiptaret histori nga me te ndryshmet dhe interesantet.

E minutat e orët ecin e mbrëmje ecën me ritmin e saj. Muzike ,valle kënge, por dhe ushqime tradicionale te shteteve nga vine ato pjesëmarrës. Është vërtete kënaqësi, merr e përcjell kulture tradite,mëson gjera qe nuk i ke ditur me pare. Ushqime e pije nga me te ndryshmet. Nuk din nga tja fillosh e te mbarosh,sepse ke dëshire qe ti shijosh te gjitha.

 E kështu me te gjitha se bashku kaluam deri pak para mesnatës ne ketë mbrëmje Gala. Aparatet nuk kishin te ndalur ,te gjithë bënin foto,donin ta kishin një kujtim nga kjo mbrëmje e veçante,por dhe me persona te veçante me veshje te traditës nga ato vine. Kështu qe te gjithë patëm rastin te dilnim,me vajzat e valles nga Kina,nga Danimarka e nga vende te ndryshme.

Mbrëmja u mbyll me një lotari qe ky komitet organizon,duke ndare dhurata për një numër personash te pranishëm ne mbrëmje.

Me premtimin se shume shpejt do te mblidhemi u ndamë me njeri - tjetrin ,duke u uruar një fund jave te mire te gjithëve.

 

Luigj Shkodrani

 

Kopenhagen - Danimarke

 

Tetor 2011.