Radio Zëri i Arbërit në Norvegji sot kremton 11 vjetorin e punëssë suksesshme. U themelua më 2 korrik tė vitit 2001 në qytetin e vogël, por të bukur Universitar Ås i cili gjendet afro 30 kilometra nga pjesa verilindore e kryeqendrës Oslo. Që nga fillimi u ballafaqua me kushte financiare, por mbijetoi falë sakrificës së punës vetëmohuesetė stafit. E vecanta e këtij mediumi është kultivimi dhe ruajtja me plot gjelozi e vlerave kombëtare ku që nga fillimi i punës iu është thënëSTOP pseudovlerave. Radio Zëri i Arbërit sot ka pushtuar botën dhe dëgjohet edhe në Zelandën e Re e gjetiu kudo që ka shqiptar.
Me rastin e 100 vjetorit të PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ dhe të11 vjetorit tė punës, së shpejti do të del në dritë libri me emrin: "Me Zërat e Zërit tė Arbërit" - një monografi për punën e këtij mediumi,nga autori Imri Trena.