Bahtir Latifi:INTERVISTË ME AKTORIN FERKI PECI

Bahtir Latifi

INTERVISTË ME AKTORIN FERKI PECI

Kush është Ferki Peci?

- Quhem Ferki Peci i lindur dhe i rritur në Mitrovicë aty ku dhe kam mbaruar shkollën dhe tani mbushen katër vite që jetoj në Suedi. Jam këtu për të vazhduar të ndjek ëndërren time si aktor.
Cfar keni bërë deri më tani ju si aktor?
- Si aktor jam pjesëmarrës në dy filma të cilët jan duke u realizuar, por ende nuk kanë përfuanduar, jemi duke u dhnënë doren e fundit. Projektët që përmenda kanë filluar që nga viti 2017 dhe jemi duke punuar me një përkushtim të madh që puna të shkoj sa më mirë duke u munduar ti realizojmë ashtu siq ne kemi dëshirë. Shpresoj që shikuesit, adhuruesit e filmave do të vlersojnë punën tonë e që nuk dyshoj sepse të dy projektet kanë një tematikë intresante që ndoshta më herët nuk ka patur në tregun tonë dhe shpresoj pas premierës të kuptohët edhe mesazhi që ne kemi menduar ta përcjellim tek shikuesit.
Si shkojnë punët deri më tani në projektet tuaja?
Punet janë duke shkuar shumë mirë, njëri projekt vetëm se është në perfundim e siper. Në këtë projekt marrin pjesë aktorë të njohur. Krahasuar kushtet në vendet tona dhe kushtët që ne kemi tani gjatë këtyre projekteve, jemi duke bërë një punë të mirë edhe të madhe. E gjithë kjo po bëhët nga të gjithë falë vullnetit të madh që kemi për të iu afruar adhuruesëve të filmit dicka të re dhe më ndryshe.
Cili është qëllimi i filmave që së shpejti do jenë pranë publikut?
- Me projektin e parë kemi menduar të përcjellim një mesazh tek brezi i ri në Ballkan dhe në europë. Bëhet fjal për terrorizem-korrupsion-vrasje me pagesa e shumë versione të tjera që do ti përcjellim përmes këti filmi i cili quhët ”FUNDI I BOTES”. Premiera e këtij filmi do mbahët se shpejti në Shkup.
Po planët tuaja pas këtyre projektëve?
- Planet e mia për të ardhëmen janë, përqendrimi në film dhe projektet të tjera në të ardhmen si në shtetet në ballkan po ashtu edhe në europé.
Faleminderit për intervistën!
- Faleminderit edhe juve për këtë mundësi që na e dhatë të informojmë lexuesit.

Image
FD