Murat Gecaj:VOLETA HOXHAJ-HYSENAJ: ME “DY BRIGJET E SHPIRTIT” DHE POEZI TJERA…

VOLETA HOXHAJ-HYSENAJ: ME “DY BRIGJET 

               E SHPIRTIT” DHE POEZI TJERA…
Nga: Prof. Murat Gecaj
         publicist e studiues

1.Përshendetje, mike poete Violeta  dhe faleminderit, që po e bëjmë bashkë këtë këtë bisedë!...Së pari,  dëshirojmë të dimë se çfarë kujton ti nga vendlindja, bukuritë e saj, traditat familjare etj.?
-Kujtimet me te bukura,i nderuar profesor,i kam në vendlindje,aq sa mund të them që çdo ëndërr e bëj atje.Fëmijërinë e kam kaluar, në mënyrë të veçantë, në fshatin tim,Rromës të rrethit Vlorë.Atje më kanë mbetur: kujtimet, mendja, zemra e shpirti. Ishin bukuritë bukuritë natyrore që më magjepsnin,pasi lagjja ime ndodhej në majë të një kodre piktoreske,rrethuar me taraca të gjelbëruara, nga frutat dhe ullinjtë, ndersa poshtë,në rrëzë,kalonte lumi i Vjosës.Ndërmjet banorëve të fshatit tonë ekzistonte një lidhje e fortë vllazërore dhe ne, si fëmijë, ishim pjesë e saj.Në mendje më kanë mbetur dasmat labe,që fillonin të enjten dhe mbaronin të dielen,sazet,këngët labe.Në familjen time,prindërit ishin shumë mikpritës dhe këtë gjë e kam trashëguar në jetën ne mëvonshme familjare.
2.Po vitet shkollore, si ndikuan në formimin tënd të përgjithshëm? Kur e nise krijimtarinë poetike dhe çfarë të nxiti më shumë në këtë drejtim?
-Shkollën tetëvjeçare e kreva në fshat dhe, qysh në atë kohë, kultivova dashurinë për të lexuar,pasion që do të vazhdonte në vitet e gjimnazit, në Selenicë dhe, më vonë, në Universitet.Poezinë e parë e shkruajta në moshen 17-vjeçare. Ishte një kushtim pêr të dashurin tim,bashkëshortin.Ishte një detaj romantik: një yll që unë kisha zgjedhur në qiell,netëve të verës,atë që ndrinte më shumë.Më kujtohet titulli:"Flas me Yllin" vargjet e para:

Ylli im, që ndrin më shumë,
a e lexon timin shpirt?
Nëse ai të sheh, si unë,
jepja një shenjë me dritë.

Romantike, ë?!(ha,ha). Më pas, vazhdova të shkruaja,e frymëzuar nga jeta,në ngjarje familjare,për natyrën.Në gjimnaz, në mënyrë të veçantë, më pëlqente të lexoja poezi,brenda kushteve të atëhershme. Sepse nuk ishte e mundur të gjeje libra jashtëshkollorë në fshat dhe më pëlqente t'analizoja poezitë.
Fati e deshi, që unë të vazhdoja studimet e larta pêr gjuhë-letersi.
3.Cilët janë librat, që ti ke botuar deri tani, tematika kryesore e tyre dhe me kë ke bashkëpunuar ose të ka ndihmuar në këtë fushë të krijimtarisë letrare? A ke provuar të shkruaash në prozë?
-Librat, që unë kam botuar, janë dy vëllime me poezi:"Dy brigjet e shpirtit"(prill, 2018) dhe "Fjalë mbi valë" (tetor ,2018). Redaktor i tyre ishte Demir Gjergji.Tematika, në poezitë e mia, është e larmishme.Në të pare, është:malli për vendlindjen,tema e gruas,e dashurisë,e diferences kulturore ndërmjet dy vendeve,shqetesime të ndryshme të jetes së perditëshme etj.Per krijimtarinë time, dua të falënderoj poetin D.Gjergji,i cili i ka redaktuar,madje u ka dhënë zë poezive të mia, nëpërmjet recitimit.Libri i parë është i tëri në versionin audio.

Më pyesni,nëse kam shkruar në prozë. Po,  shkruaj. Ndërsa e gjej veten në poezi,pasi me jep një kenaqësi të madhe shpirtërore,kur nxjerr pasthirmën: “O, si e kam çliruar shpirtin! Dhe kjo me vjen shpesh herë,kur e ndiej qe poezia, vërtet, është e bukur! Se shpresoj t'u pelqejë edhe lexuesve!

4.Si janë pritur nga lexuesit poezitë tua, si  në libra dhe ato, që ke publikuar, në shtyp e në Internet?
-T'u them të drejtën,nuk kam bërë përurim për librat e botuar,pasi koha nuk ma ka lejuar. Mendoj se kultura e të lexuarit në vendin tonë ka rënë!? Unë kam shitur pak libra dhe shumë i kam dhuruar.Publikoj vazhdimisht në rrjetet sociale dhe shoh se jam e pëlqyer,aq më tepër nga poetë të afirmuar. Sigurisht, ky fakt më gëzon pa masë, lexuesi i thjeshtë emocionohet dhe e gjen veten në krijimet e mia.
5.A ke qenë pjesëmarrëse në ndonjë konkurs letrar dhe, në përgjithësi, a ke marrë vlerësime nga juri të ndryshme, për krijimet tua poetike?

-Jo ,nuk kam marrë pjesë,pasi botimet i kam filluar vonë.Poezitë i mbaja “në sirtar”, me shpresë që një ditë do ta shohin dritën e botimit…

6.Kam vërejtur se, në profiling tënd të Fb, shkruan e boton herë pas here…A ke në plan ta botosh një libër të 3-të me poezi dhe kur, afërsisht?
-Mendoj që këtë vit do të botoj një vëllim tjetêr , nga shtatori, besoj…Poezitë i kam gati,po pres anën financiare,pasi djalin e kam në universitet dhe përparësi u jap studimeve të tij.
7.Jeni emigrantë në Italinë fqinje, familjarisht, tash shumë  vite…Si jeni përshtatur  me jetën e këtij vendi mik dhe a merr pjesë në veprimtaritë kulturore-artistike e letrare, që organizohen atje?
-Përshtatja i dashur “babush”,erdhi në mënyrë graduale. Sepse nuk është e thjeshtë të lesh vendin tend e të gjendesh në një tokë të huaj, ndërmjet njerëzve, që të shikojnë me dyshim dhe, për më tepër, kur manifestohen dukuri të rracizmit.Megjithatë, pas kaq vitesh, jemi integruar dhe pershtatur më së miri. Për këtë gjë i falënderoj me zemër edhe fëmijët, që u dalluan në shkollë,  për rezultatet e larta.Sa për jetën kulturore,jo nuk kam marrë pjese,pasi emigrimi është i vështirë për një nënë, që punon,rritë fëmijët dhe nuk ka ndihmë tjeter. Sepse im shoq punonte, nga e hëna-në të diel,me orare të zgjatura.Kam lexuar vetë në kohë të lirë shumë autorë italianë,ose kam vizituar mjaft muze e qytete të kulturës.

8.Në mbyllje të kësaj Bisede, mike poete Violeta Hoxhaj-Hysenaj, ishte kënaqësi që bashkëbisduam  dhe faleminderit per përgjigjet tua të sakta! A mos kemi “harruar” ndonjë diçka tjetër, që dëshiron ta përmendim në këtë Bisedë? Në se po, çfarë dëshiron të shtosh tjetër?

-Ju falënderoj,babush, për këtë Bisedë, që zhvilluam bashkë! Shumë respekte për ju!
-Edhe unë, të uroj: Shëndet, mbarësi e krijimtari të frytshme dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Image
k