Nuri Dragoj:Intervistë e Nuri Dragoit me Vedat Shehun autorin e një teorie tjetër për formimin dhe funksionimin e Tokës si Planet në sistemin Diellor Jenar 2019

Intervistë e Nuri Dragoit me Vedat Shehun autorin e një teorie tjetër për formimin dhe funksionimin e Tokës si Planet në sistemin Diellor Jenar 2019

                           E FSHEHTA E FUNKSIONIMIT TË BOTËS DHE BOTËVE,  NË BËRTHAMË TË TOKËS

                     Konkluzion shkencori ri, i pashqyrtuar nga Standardi Ndërkombëtar

   (Bashkëbisedim me shkencëtarin shqiptar Vedat Shehu, që përmbys teorinë e pllakave tektonike) 

 Nuri Dragoj

[ I dashur lexues! E mora iniciativën për të zhvilluar këtë bashkëbisedim me një shkencëtar të shquar shqiptar, pasi dëshiroj dhe shpresoj që esencën e teorisë që del në pah qartësisht në këtë intervistë, së pari, ta konsideroni konkluzion shkencor të ri, të nivelit botëror, të vërtetë dhe gjenial, që korrigjon dhe plotëson teorinë kozmologjike të standardizuar të origjinës së Tokës. Teoria e standardizuar është një teori që e ka tejkaluar rolin e vet kolosal për botëkuptimin shkencor të mohuar gjatë Epokës së Mesjetës dhe të ringjallur gjatë Rilindjes Evropiane. Së dyti, ta vështroni si arritje të Kombit, aspak inferior në të menduar dhe vepruar me logjikë shkencore për të zbuluar të vërtetën e funksionimit të proceseve dhe shfaqjes së fenomeneve në natyrë, shoqëri dhe në mendimin njerëzor. Ta konsideroni konkluzion që e ka nxjerrë nga trojet tona gjeologu i terrenit, Profesor Vedat Shehu, i diplomuar inxhinier gjeolog në Çeki (1959). 

Ai, duke realizuar detyrat praktike me vëmendje të rritur, ka zbuluar disa të vërteta gjeologjike të panjohura e të papritura për autoritetin shkencor dhe ka paraqitur koncepte të reja në raporte të punës, artikuj dhe në disertacion. Por, imagjinata dinamike tredimensionale e gjeologut, nuk ka mbetur me kaq; e shtyu atë që të lidhë procesin e formimit të shkëmbinjve të formacionit vullkanik të tipit bazalt të brezit me shkëmbinj të gjelbër (ofiolite) të Zonës Tektonike Mirdita (Shqipëri), me procesin analog që aktualisht formon bazaltët përgjatë çarjeve globale të  kreshtave mes-oqeanike, më tej gjeti, që po ky proces ka formuar bazaltët e Hënës, planetëve dhe të komponentëve silikatë të pluhurit kozmik. Kështu, çlirimin e nxehtësisë dhe origjinën e komponentëve molekular të magmës shkëmb-formuese në brendi të Tokës dhe planetë e lidhi me procesin e çlirimit të energjisë dhe formimin e atomeve të Tabelës Periodike (me nukleosintezën) që ndodh në Diell dhe yje, dhe arriti të nxjerrë konkluzionin tronditës: “Bërthama e Tokës është objekt kozmik energjetik, yll i tipit Diell në miniaturë, brenda mbështjelljes së vet shkëmbore-silikate, ndërsa Dielli është bërthamë super-gjigante brenda mbështjelljes prej gazesh të super nxehur”. Sesi, ai ka depërtuar në proceset e Bërthamës dhe ka nxjerrë këtë konkluzion të çmendur për opinionin shkencor të kristalizuar, do ta marrim vesh nga ky bashkëbisedim dhe ndonjë kureshtar mund ta kërkojë edhe në faqe interneti.  Nuri Dragoi]

Bashkëbisedimi:

  • Profesor Vedati, Gëzohem që e krijuam mundësinë të bisedojmë për Gjeoteorinë apo për  Teorinë tuaj të veçantë të transformimit të materies kozmike në bërthamë të Tokës që ndreq cenet e teorisë tradicionale dhe aktuale, për funksionimin e proceseve të Tokës që nga origjina, me shpresë se, nëpërmjet dialogut tonë, do të sensibilizohet opinioni i gjerë që është i prirë  për kuptimin  shkencor të botës nëpërmjet transformimit të materies.

    I nderuar Gazetar, Zoti Nuri Dragoi, edhe unë i gëzohem shumë këtij takimi; veçanërisht se njoh mirë shkrimet tuaja që priren ndaj nxjerrjes në pah të së vërtetës. Përpjekja e një gazetari për të nxjerrë të vërtetën e mbuluar prej shpjegimesh frazeologjike të cekëta, është arsyetim me logjikë konsekuente shkencore. Ju falënderoj për këtë përpjekje ndaj teorisë time, aq më tepër që ju jeni një nga të rrallët që e keni vlerësuar dhe, si gazetar, nuk po e leni të shpërfillet prej euforisë të shprehur ndaj interpretimit të Tektonikës së Pllakave, të cilën autoriteti i konsensusit shkencor e ka shpallur si të vetmin interpretim të drejtë të formimit dhe largimit të pllakave tektonike nga njëra tjetra së bashku me blloqet e kontinenteve si pjesa qendrore më e vjetër e tyre.

  • Pavarësisht që unë nuk hyja dot në hollësira, jam përqendruar në analizën dhe ri-integrimin që u bëni ju fakteve të mirënjohura, të cilat më kanë orientuar për në esencën e teorisë suaj, për në boshtin e logjikës shkencore të saj që lidhet me njohuritë e përgjithshme të funksionimit të proceseve nëpërmjet transformimit të materies në unitetin energji materie dhe kam arritur të kuptojë mirë se edhe ky variant aktual i teorisë tuaj, i përmbledhur, konciz,  me titullin “Gjeoteoria e Transformimit të Materies Kozmike”, është vazhdim i punës tuaj këmbëngulëse në terren të kombinuar me studimin shtesë  nëpër biblioteka, pa u ndalur, që prej botimit të parë (1988) me titull “Toka në Zhvillim “ nëpërmjet rritjes.

     E kam kuptuar, nga komunikimi ynë këtë nivel të arritur në njohjen e teorisë dhe këmbënguljen time të përhershme në drejtim të konceptimit të Teorisë dhe argumentimit të saj. Faleminderit.

  • Sado pak që kam qenë përqendruar, dallova vërtetësinë e teorisë suaj dhe e quaj veten përkrahës konsekuent të konkluzionit tuaj esencial që, me fjalët e mia, është ky: “Toka rritet sepse në strukturën energjetike të bërthamës ndodhet thelbi i saj i ultra-ngjeshur me origjinë kozmike që nga formimi i sistemit diellor dhe qysh nga origjina është në transformim të vetvetishëm duke prodhuar grimca elementare dhe ultra-elementare që formojnë, nga një anë rrezatimin e nxehtësisë, dhe nga ana tjetër trajtën atom-molekulare të magmës që ngurtësohet në masë shkëmbore ”. Pra, nëse e riprodhova drejt konceptimin e konkluzionit që është edhe strumbullari i teorisë tuaj, a mund të më konsideroni përkrahës të teorisë tuaj dhe këtë intervistë ta quajmë bashkëbisedim?

     Po, ju e keni paraqitur drejt, thjeshtë, qartë dhe në mënyrë koncize esencën e Teorisë, ndërsa përkrahjen e teorisë time e keni shprehur prej kohësh, edhe më parë; tashmë, po tregoheni përkrahës konsekuent dhe më entuziazmoni pa masë që këtë intervistë ta drejtoni në formë bashkëbisedimi. Por, obligohem të saktësojë se nxehtësia në teorinë time të transformimit të materies nuk është diçka në vetvete; përfaqëson fushën termale të Tokës si fushë elektromagnetike krahas fushave të tjera fizike që janë: fusha magnetike, gravitatacionale dhe e flukseve të neutrinove. 

  • Mendoj që në formë dialogu ta kuptojmë nxehtësinë si një fushë fizike të Tokës dhe teorinë ta paraqesim më të plotë, më të kthjellët dhe me tendenciozitet Kombëtar.  Apo jo?

     Tamam, nëpërmjet dialogut mund ta bëjmë më të kuptueshme, në mënyrë që, cilindo që do të interesohet, të ketë mundësinë për të penetruar më thellë.

  • A nuk duhet tendencioziteti Kombëtar për interpretimin tuaj  shumë të 

veçantë dhe me rëndësi të pazakontë për saktësimin e procesit të

formimit dhe konsolidimit të Tokës,?  

     Tendencioziteti kombëtar është prirje e natyrshme e çdo kombi dhe shteti dhe detyrim i çdo individi, krenar si bir i kombit të  vet; në mënyrë demonstrative shprehet nga tifozët e skuadrave përfaqësuese të futbollit. 

     Realisht, teoria ime ka dalë nga mundi im, por njëkohësisht ka dalë edhe nga formacionet shkëmbore të truallit Shqiptar, të cilat janë studiuar gjerësisht e thellësisht prej brezash gjeologësh. Teoria ime nuk mund të dilte nga ndonjë  vetmi; në të pasqyrohet përgjithësimi i përvojës time me punën kolosale të të gjithë studiuesve të trojeve tona dhe të gjithë studiuesve anë e mbanë botës që, me interpretimet e tyre, për Tokën dhe Kozmosin, gjenden edhe në bibliotekat tona. Prandaj, mund të them që, teoria ime para së gjithash, është dëshmi e kapacitetit të Kombit, prandaj e çmoj përcaktimin tuaj që duhet parë si kontributi ynë kombëtar në progresin shkencor të njerëzimit, sepse është teori me rëndësi të veçantë që ndryshon rrjedhën e ideve që burojnë nga konformizmi i Tektonikës së Pllakave me hipotezën e standardizuar të origjinës së Tokës me madhësi fikse.

  • Dihet, Toka, sipas teorisë standarde, është formuar si një masë e ngurtë prej materialit të resë kozmike që kaloi në planetët e sistemit diellor dhe natyrisht një rruzull i tillë i gurtë, siç është Toka, nuk mund të rritet duke u shkrirë prej nxehjes së çliruar kryesisht prej izotopeve radioaktiv. Ky kuptim i origjinës së Tokës është premisë e Tektonikës së Pllakave që e ka obliguar atë të shpjegojë rritjen e litosferës në madhësinë konstante të Tokës. Si mund të shkulet ky koncept nga imagjinata e opinionit të gjerë të kristalizuar dhe të pranohet zhvillimi i Tokës nëpërmjet rritjes?

     Sigurisht, masa e gurtë e Tokës nuk mund të rritet nëpërmjet procesit të njohur si shkrirje-ngrirje-shkrirje e masës shkëmbore, por rritet sepse magma me energjinë shoqëruese, duke u ngurtësuar i shtohet vazhdimisht masës së gurtë, si produkt i vazhdueshëm nga transformimi i thelbit të bërthamës. Sigurisht, ky fenomen i rritjes së pllakave të litosferës, hë-për-hë, është vështirë të kuptohet e të pranohet si pasojë e procesit të rritjes së Tokës. Rrjedhimisht, pyetja, se si mund të çrrënjoset nga imagjinata e opinionit të gjerë që  Toka, me masë e gurtë fikse, është e pamundur që rritet apo të zgjerohet, do ta marrë përgjigjen nga kjo intervistë, domethënë kur të kuptohet që rritja e Tokës është fenomen real nga prezenca e transformimit të bërthamës prej materieje kozmike në strukturën energjetike të Tokës. 

  • Kur do të ndodhë kjo?

     Më duket se janë krijuar kushtet që të ndodh së shpejti, por probabiliteti i ngjarjes së rastësisë edhe mund ta vonojë. 

  • Paraprakisht, para se të futemi në argumentimin e faktorit kozmik të Teorisë, le të shohim se përse Tektonika  e Pllakave e shpërfilli variantin e rritjes dhe u mbështet tek standardi? 

     E shpërfilli sepse iu nënshtrua hipotezës standarde. Aktualisht pra, pranohet se Toka, ashtu siç e theksuat edhe ju, është formuar dhe konsoliduar me masë gurore konstante, si njëri nga planetët, nga materiali i një reje pluhurore gazore kozmike, e cila është vënë në lëvizje rrotulluese nën efektin e forcës së gravitacionit dhe si pasojë grimcat prej komponentësh shkëmbor iu nënshtruan përplasjes e përngjitjes me njëra tjetrën. Ky proces shkaktoi, nga një anë, kalimin dhe ngjeshjen e materialit të resë nëpër copërina progresivisht  më të mëdha dhe  qendra gravitacioni që, duke u shkrirë me njëra tjetrën, do të përfundonin në formimin gradual të planetëve në lëvizje orbitale për qark qendrës shumë e shumë më të madhe, Diellit të ardhshëm. Nga ana tjetër, prej këtij procesi, u shkaktua nukleosinteza në Diell dhe në planetë u çlirua nxehtësi kolosale që, duke e shkrirë krejt çdo planet, mbeti e akumuluar si burim i përhershëm energjie. Pas kësaj, sikurse planetët, edhe Toka i nënshtrohet ftohjes graduale, e cila, siç shihet nga aktiviteti gjeologjik, ende s’ka përfunduar, sepse ndërsa ftohja e jashtme e Tokës është e përhershme, edhe rrezatimi i nxehtësisë së akumuluar është i vazhdueshëm.

     Në planetët e afërt të tipit të Tokës u formuan planetët e vegjël prej mbështjelljeje gurore silikate, ndërsa nga planetët e largët të mëdhenj të tipit të Jupiterit u tërhoq edhe masa e gazeve të hapësirës ndërplanetare, duke formuar mbështjelljen e tyre shumë të dendur e shumë të trashë.

     Kur krejt Toka ishte në gjendje të shkrirë, u diferencuan komponentët e rendë dhe precipituan në qendër duke formuar bërthamën kryesisht prej hekur-nikeli.

     Me zbulimin e rrezatimit të lëshuar prej zbërthimit të vetvetishëm të bërthamave të izotopeve radioaktiv, u arrit në përfundimin se nxehtësia kryesore që mbanë të shkrirë brendinë dhe gjallërinë e Tokës çlirohet prej rrezatimit nga izotopet radioaktivë, ndërsa  vetëm me nxehtësinë e akumuluar prej procesit të formimit të Tokës nuk mund  të shpjegohet energjia që vazhdon të çlirohet nga Toka  qysh nga formimi, 4.6 miliard vjet më parë.

    Ndërsa në qendër precipitoi bërthama si një masë e rendë inerte, ftohja graduale shkaktoi ngurtësimin dhe formimin e kores së Tokës të përbërë prej  shtresës më të lehtë të pozicionuar në nivelin e cekët të rruzullit, mandej vazhdoi ngurtësimi i masës së shkrirë më të rëndë të pozicionuar në nivel më të thellë. Kështu, të dyja shtresat e ngurta u quajtën së bashku litosferë, ndërsa brendia e shkrirë nën litosferë deri në bërthamë, u quajt mantel. Manteli, duke qenë nën efektet e nxehtësisë, vazhdon të jetë në lëvizje dhe shkakton proceset dhe fenomenet gjeologjike; vullkanet, tërmetet dhe lëvizjet e kores tokësore. Kjo është tabloja standarde e formimit dhe konsolidimit të Tokës me madhësi konstante. 

  • Me këtë shpjegim të origjinës dhe konsolidimit të Tokës, doli në pah edhe struktura e saj, që përbëhet nga bërthama, manteli, litosfera. Duke njohur strukturën mund të shpjegohet më qartë interpretimi i proceseve gjeologjike nga Tektonika e Pllakave.

     Sigurisht, por, për të kuptuar më mirë shpjegimet e proceseve, le ta shohim më qartë dhe në mënyrë më funksionale këtë strukturë të Tokës, kështu:

     Parametrat mesatar të Tokës janë:  rrezja 6374 km, vëllimi  1.1 x 10²¹ m³, densiteti 5.5 x 10²¹   T/m³, pesha 5.6 x 10²¹ tonë = 5.6x10²⁴ kilogramë.

     Struktura bazë qendër-sferike është renditur në dy sfera bashkëqendrore që janë: bërthama e rëndë prej hekur-nikeli dhe mbështjellja e saj e lehtë si guaskë e gurtë silikate.

     Bërthama e rendë prej hekur-nikeli, me rreze prej 3400 km, densitet mesatar rreth dyfishi i densiteti mesatar të Tokës,  është pjesa esenciale e Tokës dhe përbëhet prej dy bërthamash qendër-sferike. Bërthama e brendshme është e ngurtë, me rreze rreth 1200 km (gati sa një e treta e krejt bërthamës), me densitet rreth 10% më të madh dhe masë rreth 11 herë më të vogël sesa bërthama e jashtme. Bërthama e jashtme e shkrirë zë intervalin tjetër të jashtëm të rrezes, trashësinë prej 2200 km, si nga vëllimi dhe nga masa është rreth 11 herë më e madhe se bërthama e brendshme. 

     Më duhet të nënvizojë se gjendja e shkrirë e bërthamës së jashtme është tregues esencial i strukturës energjetike të krejt bërthamës; nëpërmjet saj argumentohet më lehë prezenca dhe roli i thelbit të bërthamës. Por, ky vlerësim deri tani është neglizhuar, sepse nga standardi teorik, bërthama konsiderohet precipitat inert. 

      Mbështjellja e gurtë silikate e bërthamës zë trashësinë prej 2900 km, nga sipërfaqja deri në kontakt me bërthamën e jashtme të shkrirë; përbëhet nga manteli dhe, litosfera.  Manteli pozicionohet nga kontakti me bërthamën e jashtme të shkrirë dreri në kontakt me litosferën; përbëhet prej shkëmbinjsh të lidhjeve silikate te renda te magnezit dhe hekurit dhe është në gjendje të ngurtë- viskoze. Masa e mantelit, nën një trysni që shtohet me thellësinë, ka një densitet të llogaritur që kalon nga  3.3 në kontakt me litosferën deri në 5.7 g/cm³ pranë kontaktit me bërthamën. Litosfera është shtresa qendër-sferike e jashtme e pështjelljes silikate në gjendje të shtangët, të thyeshme; me trashësi që luhatet shumë nga kontinentet në oqeane. Litosfera e blloqeve kontinental ka trashësi prej rreth 40 km deri në rreth 280 km, ndërsa litosfera e fundit oqeanik është 50 – 140 km, por në zonën e kreshtës mes oqeanike litosfera është shume e hollë; barazohet me trashësinë e kores oqeanike (deri në 5 km).  Litosfera përbëhet prej dy shtresash shkëmbore, e poshtmja  që ka përbërjen e mantelit prej shkëmbinjsh tip peridotit të rendë (3.3 g/cm³) prej silikatesh të magnezit dhe hekurit, ndërsa e sipërmja  është koria Tokësore  prej dy shtresash.

         Koria, nga ana e vet, si shtresë e sipërme e litosferës, ndryshon si trashësi dhe përbërje nga kontinentet në oqeane. Koria në kontinente ka një trashësi që luhatet nga 30 në 45 km, me përjashtim në Ande the Himalaje, ku  respektivisht arrin 60 dhe 70 Km.  Ndërsa koria e re e fundit oqeanik, me ndonjë përjashtim, ka trashësi shumë më të vogël mesatarisht rreth 10 km. Por në zonën e luginës tektonike të kreshtës mes oqeanike është 1 deri ne 5 km, ndërsa brenda luginës tektonike të kreshtës, koria oqeanike është në formim e sipër. Përbërja e kores përfaqësohet nga dy tipa nga korja e vjetër e fragmentuar në kontinente dhe korja e re oqeanike e vazhdueshme. Të dyja tipat e kanë shtresën e poshtme të njëjtë, por dallohen prej njëra tjetrës nga përbërja e shtresës së sipërme.

      Shtresa e poshtme globale e kores tokësore, për të dy tipat ka të njëjtën përbërje prej  shkëmbinjsh të tipit gabro (3.0 g/cm³) me silikate të përzier, si nga shtresa e poshtme e litosferës prej silikatesh të mantelit të rëndë dhe te errët-të gjelbër të tipit peridotit, minerale të  magnezit dhe hekurit; (piroksenët dhe olivinat), ashtu edhe prej silikatesh të shtresës së sipërme prej shkëmbinjsh të tipit granit të grupit të feldspatëve, pa praninë e kuarcit. Por, është me trashësi të ndryshme; në kontinente ka një trashësi mesatare rreth 15 km, kurse në oqeane ka një trashësi shumë më të vogël mesatarisht rreth 10 km, me përjashtim të zonës së luginës tektonike të kreshtës mes oqeanike, ku është 1 deri në 5 km, ndërsa brenda luginës tektonike të kreshtës, koria oqeanike është në formim e sipër.

     Shtresa e sipërme e kores kontinentale përbëhet prej shkëmbinjsh të lehtë të tipit të graniteve me ngjyrë të çelët në të bardhë, densitet 2.8 g/cm³, trashësi mesatare 25 km, përmbajtje të lartë kuarci (SiO2) dhe komponentësh të grupit të feldspatëve që janë silikate: të kaliumit, natriumit, kalciumit dhe aluminit (KAlSi3O8 – NaAlSi3O8 – CaAl2Si2O8).  Shtresa granitike e kores është formuar prej kristalizimit të shtresës sipërfaqësore të masës së shkrirë së Tokës fillestare, e përberë prej fraksionit më të lehtë.

    Shtresa e sipërme e kores oqeanike përbëhet prej shkëmbinjsh më të rëndë të tipit të bazaltëve me ngjyrë të gjelbër të errët, densitet 3.0 g/cm³, trashësi mesatare prej rreth 500m. Bazaltet, si shkëmbinj vullkanik  janë formuar nga i njëjti tip magme (bazike) që ka formuar gabrot e thellësisë me kristalizim në  zonën sipërfaqësore të tabanit oqeanik.

Shtresa e poshtme e kores, si kntinentale dhe oqeanike, ka përbërje prej shkëmbinjsh të tipit gabro (3.0 g/cm³) prej silikatesh të përzier, kalimtarë si prej shtresës së poshtme më të rëndë dhe te errët-të gjelbër prej silikatesh të mantelit të tipit peridotit më të rëndë të magnezit dhe hekurit; piroksenët ([Mg, Fe]SiO3) dhe olivina (Mg,Fe)2SiO4, ashtu edhe prej silikatesh të grupit të feldspatëve që janë silikate: të kaliumit, natriumit, kalciumit dhe aluminit (KAlSi3O8NaAlSi3O8CaAl2Si2O8)   të shtresës së sipërme prej shkëmbinjsh të tipit granit më të lehtë (2.7 g/cm³) dhe të çelët në të bardhë prej kuarci (SiO2) dhe komponentësh të grupit të feldspatëve që janë silikate: të kaliumit, natriumit, kalciumit dhe aluminit (KAlSi3O8NaAlSi3O8CaAl2Si2O8)  .

     Shtresa e sipërme e kores është prej shkëmbinjsh të tipit granit më e lehtë ( e çelët në të bardhë, prej kuarci karakteristik për granitet (SiO2) dhe prej silikatesh të grupit të feldspatëve: të kaliumit, natriumit, kalciumi dhe aluminit.

     Koria, nga ana e vet, si shtresë e sipërme e litosferës, ndryshon si trashësi dhe përbërje nga kontinentet në oqeane. Koria në kontinente ka një trashësi që luhatet nga 30 në 45 km, me përjashtim në Ande the Himalaje, ku  respektivisht arrin 60 dhe 70 Km.  Ndërsa koria e re e fundit oqeanik, me ndonjë përjashtim,  ka trashësi shumë më të vogël mesatarisht rreth 10-12 km. Por në zonën e luginës tektonike të kreshtës mes oqeanike është 1 deri ne 5 km, ndërsa brenda luginës tektonike të kreshtës, koria oqeanike është në formim e sipër.

     Tek litosfera, sidomos te pjesa e saj e sipërme, tek koria tokësore shfaqen dukuritë  gjeologjike që janë rezultat i proceseve të brendshme dhe shkaktojnë zhvillimin e Tokës si planet.

  • Cilat janë dukuritë globale gjeologjike të paraqitura dhe të publikuara nga Tektonika e Pllakave për herë të parë aty nga viti 1965?

     Shumica jonë, në përgjithësi, kujtojmë sikur dukuritë globale; ekzistenca e pllakave tektonike të litosferës, zmadhimit të tyre dhe largimit të tyre nga njëra së bashku me kontinentet nuk na qenkan realitet objektiv i zbuluar nga studimi i kores së fundit oqeanik, por të zbuluara nga interpretimi i teorisë që ka marrë emrin Tektonika e Pllakave. Përkundrazi, Tektonika e Pllakave interpreton këto procese jo si pasojë e zmadhimit te Tokës, por si pasojë e qarkullimit te magmës nëpërmjet ftohjes së jashtme dhe ngurtësimit dhe shkrirjes prej nxehjes së brendshme. Interpretimi i Tektonikës së Pllakave konfirmon teorinë e origjinës së Tokës me madhësi të pandryshueshme.

  • Dialogët  e Profesor Thanas Gjatës për Vërtetësinë  e Rritjes së  Tokës, të  publikuar si vëllim i veçantë , më  kanë bërë për vete, përkrahës të rritjes së Tokës nëpërmjet transformimit të materies të ultra-ngjeshur kozmike që funksionon si thelb i bërthamës së Tokës. Por, megjithatë, pavarësisht  që mohon rritjen, a nuk mund ta vështrojmë më nga afër rolin e jashtëzakonshëm të Tektonikës së Pllakave në kthesën e madhe që iu bë interpretimeve gjeologjike?

     Po, është e vërtetë që, publikimi i të dhënave nga koria e fundit oqeanik prej Tektonikës së Pllakave që dëshmonin formimin e gradual të kores oqeanike midis blloqeve (pllakave) të kores kontinentale, e ngriti në një nivel marramendës  njohjen e proceseve gjeologjike që zhvillojnë Tokën: u zbulua historia e formimit të kores oqeanike, u vërtetua largimi i kontinenteve nga njëri tjetri dhe natyrisht u bë kthesë rrënjësore në interpretimet gjeologjike në disa drejtime. Faktikisht, rëndësia e Tektonikës së Pllakave qëndron tek publikimi i të dhënave nga kërkimet në koren e fundit oqeanik që dëshmojnë rritjen e pllakave tektonike dhe krejt litosferës dhe jo në interpretimin e saj të shkakut të këtij fenomeni planetar.

  • Atëherë, meqenëse Tektonika e Pllakave  është vlerësuar si teori mbarë-botërore, le të shohim faktet e prura prej saj dhe mandej le të vlerësojmë interpretimin përkatës në Tokën fikse.

     Faktet e Tektonikës së Pllakave janë realitet objektiv, ndërsa interpretimi është një marifet i sajuar i quajtur nënkalim (subduksion) që gjoja është e dhënë reale që vërteton se Toka është masë shkëmbore me bërthamë inerte të precipituar, si e tillë, në pamundësi për tu zgjeruar apo rritur.

     Faktet bazë të Tektonikës së Pllakave janë: 1) koria (litosfera) e tabanit të secilit oqean përshkohet nga një vargmal gjigant që quhet kreshtë mes oqeanike me gjatësi të përgjithshme prej 165 mijë km, ndërsa tehu i kreshtave mes oqeanike përshkohet prej çarjes globale tektonike që ka formuar luginën tektonike të kreshtës. Çarjet globale të kreshtave mesë oqeanike kanë ndarë litosferën në plisa tektonikë që quhen pllaka tektonike; 2) përgjatë çarjeve globale që kufizojnë pllakat tektonike ngrihet përpjetë dhe derdhet si llavë dhe ngurtësohet magma. Ky proces i prurjeve  të njëpasnjëshme të magmës, duke qenë i vazhdueshëm, shkakton largimin e pllakave nga njëra tjetra dhe nga aksi i çarjes; 3) pjesa sipërfaqësore e brendshme, qendrore e çdo pllake përbëhet nga koria e vjetër e kontinenteve e karakterizuar me shtresën e sipërme prej shkëmbinjsh tip graniti, ndërsa  pjesa tjetër e sipërfaqes së jashtme e pllakës përbëhet nga kore e re e formuar gradualisht prej magmës të prurë përpjetë dhe të ngurtësuar si kore e tabanit oqeanik e karakterizuar me shtresë të sipërme  prej shkëmbinjsh tip bazalti; 4) Procesi i formimit të kores së tabanit oqeanik përqark plisave apo pllakave fillestare kontinentale ka filluar afro 200 milionë vjet më parë, pikërisht kur koria unike kontinentale u ça dhe u nda në kontinente të veçuar. Rrjedhimisht, shkëmbinjtë e parë të kores së tabanit oqeanik u formuan përgjatë çarjeve globale që ndanin kontinentet dhe aktualisht gjenden të përngjitur me brigjet e kontinenteve. Në këtë moment, filloi procesi i pandërprere i largimit të kontinenteve nga njëri tjetri si dhe largimi nga çarja globale kufizuese e pllakave. Ky proces i prurjeve të vazhdueshme të magmës formoi koren e tabanit oqeanik me brezat e njëpasnjëshëm të bazaltëve gjithnjë e më të rinj drejt çarjes globale të kreshtës mes oqeanike, ku në të dy anët e kësaj çarjeje globale vazhdon prurja pa ndërprerje e magmës, formimi i kores së re, zmadhimi dhe largimi i pllakave. Koria tokësore e re me shtresë të sipërme të tipit bazalt, e formuar përqark kontinenteve, zë rreth 60 % të sipërfaqes, ndërsa koria e  vjetër e kontinenteve me shtresë të sipërme të tipit granit zë rreth 40% të sipërfaqes. Kjo tregon se blloqet e kontinenteve të sapo copëtuar, ishin pllakat e litosferës (kores) unike fillestare kontinentale, të cilat tashmë janë zmadhuar rreth 2.5 herë, nëpërmjet shtesës së  litosferës oqeanike prej prurjes sipër të magmës dhe ngurtësimit të saj në masë shkëmbore, tregues i zmadhimit të rrezes rreth 2 herë.

  • Pse interpretimi i këtyre fakteve nuk u paraqit në të dyja hipotezat alternative domethënë të nënvizohej që ky fenomen si pasojë e një procesi të panjohur e të përhershëm mund të shkaktojë zmadhimin e Rruzullit Tokësor

     Interpretimi i këtyre fakteve u bë në pajtim me teorinë kozmologjike standarde dhe prestigjioze të formimit të Tokës si masë e gurtë dhe bërthamë inerte e precipituar, prandaj supozimi se ndoshta fenomeni mund të shpjegohej edhe nga ndonjë faktor i panjohur që mund të shkaktonte zmadhimin e Tokës nuk mund të pranohej që të shqyrtohej si hipotezë alternative e mundshme. Megjithatë, interpretimi nga themeluesit e Tektonikës së Pllakave dhe studiuesit e njëpasnjëshëm bëri kthesë rrënjësore në shpjegimin e evolucionit të kores tokësore dhe proceseve gjeologjike.

     Me të vërtetë, Tektonika e Pllakave bëri revolucion, siç pat bërë revolucion Teoria e Formimit te Sistemit Diellor nga Kant-Laplasi dhe pasuesit e njëpasnjëshëm që Toka u formua e u konsolidua në madhësi fikse.

     Ky zmadhim i pllakave tektonike dhe i krejt litosferës afro 2.5 herë dëfton zmadhimin e rrezes së Tokës gati 2 herë. Përderisa ky fenomen u zbulua shumë kohë më vonë se themelimi i teorisë standarde, s’kishte sesi të dihej dhe të arsyetohej që të përfshihesh në përgjithësimin e formulimit të teorisë së origjinës së Tokës me përmasa fikse nga themeluesit e dikurshëm dhe nga modifikuesit e mëvonshëm. Nën këtë kënd vështrimi, aktualisht, del  nevoja të sqarohet që e meta e Tektonikës së Pllakave është konformizmi i saj me konceptin e Tokës me madhësi fikse që është konkluzion i standardit kozmologjik dhe jo i pamundësisë së themeluesve për të rifutur dhe ri-integruar faktet e reja në rivlerësimin origjinës së faktorit energjetik të Tokës.

  • Si shpjegohet ky qëndrim i themeluesve të Tektonikes se Pllakave?

     Themeluesit e Tektonikës së Pllakave e konsideruan fenomenin e zmadhimit të litosferës thjeshtë dukuri gjeologjike që ndodh në pajtim me shpjegimet e mirëqena gjeologjike sipas teorisë standarde.

     Pra, rolin e jashtëzakonshëm në shpjegimet e Tektonikës së Pllakave nuk e luajti shpjegimi i rritjes së pllakave tektonike në Tokë me madhësi fikse, por fakti i rritjes së kores oqeanike , midis fragmenteve të super-kontinentit të lashtë; e vërteta e zbuluar rishtas, dikur hipotezë e mohuar, që kontinentet largohen nga njeri tjetri sepse midis tyre formohet kore e re prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës në kushtet e standardit teorik të madhësisë së pandryshueshme të Tokës.

  • Si ka mundësi që është shpërfillur alternativa e Zgjerimit?  

  Mesa duket, Tektonika e Pllakave e ka interpretuar në mënyrë subjektive shkakun e rritjes së pllakave tektonike dhe krejt litosferës, ndoshta nga vullneti i natyrshëm i themeluesve për të qenë në pajtim tradicional me hipotezën standarde prestigjioze të konsolidimit të Tokës me madhësi fikse, ose nga që atyre nuk mund t’iu shkonte ndërmend se fenomeni i zmadhimit të litosferës mund të ishte pasojë e një procesi të panjohur që shkakton rritjen e Tokës dhe imponon ndreqjen apo rikonstruksionin e interpretimit të dikurshëm të Tokës me madhësi fikse që ka mbetur edhe interpretim aktual. Në këtë mënyrë, studiuesit e atëhershëm, të entuziazmuar që po interpretonin fenomenin e jashtëzakonshëm e të papritur të zbuluar rishtas, nuk u ndalën të arsyetonin që ky fenomen shprehte një proces të panjohur që shkaktonte zmadhimin e Tokës dhe u nxituan që ta shpjegonin në pajtim me standardin kozmologjik nën titullin Tektonika e Pllakave, menjëherë qysh nga viti 1965 e vazhdimisht. 

  • Pse ka ndonjë rol të veçantë titulli i teorisë në fjalë?

     Patjetër që, në këtë rast, ka rendësi për orientimin e përmbajtjes së teorisë. Boshti i interpretimit, apo strumbullari i Tektonikës së Pllakave është nënkalimi, i kombinuar me rrymat qarkulluese nën litosferë. Nëpërmjet nënkailmit, fenomeni i jashtëzakonshëm i rritjes, i zmadhimit të pllakave, interpretohet sikur, pasi largohen nga njëra tjetra, zhyten dhe zvogëlohen në të njëjtën madhësi që zmadhohen.  Ky rol i nënkalimit nuk del në pah nga titulli “Tektonika e Pllakave”. Pra, themeluesit do të duhej që teorinë ta paraqisnin sipas efekteve të nënkalimit, me titullin që t’i përkiste esencës së shpjegimit afërsisht kështu: “Pllakat Tektonike në Qarkullim”. Rrjedhimisht, me këtë titull do të dilte në pah esenca e shpjegimit të tyre që është zmadhimi i pllakave nëpërmjet lëvizjes së tyre qarkulluese dhe jo nën titullin Tektonika e Pllakave si nocion në vetvete. Nën këtë titull të ri fenomeni do të paraqitej tamam si një alternativë përball variantit më të mundshëm, Zmadhimit të Tokës me titull të pranueshëm. Në qoftë se fenomeni zmadhimit do të paraqitej afërsisht kështu: “Pllakat Tektonike të Tokës në Zgjerim”, do të qëndronte si alternativë e interpretimit me titull “Pllakat Tektonike të Tokës me Madhësi Fikse”, atëherë të dyja alternativat do të qëndronin të barabarta dhe do të quheshin dy hipoteza me premisa të kundërta. Opinioni i gjerë shkencore do t’i konsideronte të dy hipotezat si dy alternativa shkencore të pranueshme, gjersa teoricienët objektiv, nëpërmjet të dhënave të njëpasnjëshme nga kërkimet do të arrinin të zbulonin të vërtetën.

     Si Rrjedhojë, nga analiza dhe sinteza e këtyre të dhënave që kemi aktualisht në dispozicion, del konkluzioni i prerë: “dukuria e zmadhimit të pllakave tektonike të litosferës dëfton direkt pa mëdyshje ekzistencën e ndonjë një procesi që duhet të prodhojë energjinë dhe magmën, diku brenda në bërthamë”.

  • Nga ky arsyetim që nxjerrë të vërtetën që Toka rritet, përse Tektonika e Pllakave mos të qëndrojë si alternativë e kundërt e Teorisë tuaj, apo teorisë tonë për të nxjerrë të vërtetën nga ballafaqimi i të kundërtave?  

     Para se gjithash Tektonika e Pllakave e ka tejkaluar rolin si teori alternative dhe rolin e ballafaqimit për të nxjerrë të vërtetën, duke qenë teori sunduese për gjysmë shekulli. Themeluesit e saj, duke analizuar  të dhënat e reja që dëshmonin largimin e kontinenteve nga njëri tjetri ishin të obliguar të kërkonin shkakun e fenomenit që largon kontinentet, të interpretuar më parë me dy variante të lëna mënjanë. Pra, duhej që, zmadhimi i pllakave tektonike, të shqyrtohesh si pasojë e një procesi të panjohur që do të shpjegohej nga të dyja hipotezat e mundshme; të dyja të liheshin, që, nëpërmjet ballafaqimit të arsyetimeve alternative, nëse fenomeni ndodh në Tokën fikse apo në Tokën që zmadhohet, domethënë, duhet të shtroheshin variantet e mundshme me orientimin e kërkimeve dhe studimeve për zbulime të mëtejshme dhe analizë të re dhe ri-integrimin nëpërmjet logjikës konsekuente dhe abstraksionit shkencor të gjendej faktori më i përafërt që shkakton rritjen e pllakave .

  Tani thjeshtë, këtë ballafaqim dhe ri-integrim të fakteve, që janë pasoja reale, po e bëjmë ne, në këtë bashkëbisedim dhe po nxjerrim në pah të vërtetën. Për më tepër, vetë nocioni “Rritja e Tokës” është e vërteta që mohon alternativën e nxituar tashmë të konsumuar, bazën e Tektonikës së Pllakave “Tokën fikse”.

     Mandej, përveç fakteve, që u përmendën këtu, nga Tektonika e Pllakave nuk sillet ndonjë e dhënë që të tregojë se litosfera qarkullon nëpërmjet një procesi të qarkullimit të magmës ngrirje-shkrirje-ngrirje, por  prej saj argumentohet pa mëdyshje që litosfera është rritur dhe vazhdon të rritet prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës që ka filluar përqark fragmenteve të litosferës së vjetër të kontinenteve dhe, njëkohësisht, mohohet që ky fenomen është e dhënë faktike që Toka rritet ose të pakën, mund të rritet.

     Nga ana tjetër “Rritja e Tokës nëpërmjet transformimit të materies kozmike të koncentruar në strukturën energjetike të bërthamës” është teori që vërteton me logjikë konsekuente shkencore shkakun e rritjes së Tokës, aspak prej një bërthame të precipituar dhe inerte, nocion i nivelit te zakonshëm konformist. Mandej, themeluesit, me titullin kategorik “Tektonika e Pllakave”, mbase pa dashje, fshehën esencën e shpjegimeve të veta dhe mohuan prerazi alternativën e kundërt “Zgjerimin e Tokës”. 

  • Ku qëndron orientimi i gabuar i Tektonikës së Pllakave?

     Po i kthehem përsëri orientimit të gabuar, esencës së Tektonikës së Plakave që është qarkullimi i litosferës, fenomen i sajuar si domosdoshmëri prej premisës së themeluesve e përkrahësve, të cilët i quajnë të vërteta e të paprekshme arsyetimet që argumentojnë hipotezën e standardizuar të origjinës së Tokës me madhësinë e saj fikse dhe formimin e bërthamës si precipitat inert. Kështu, për të argumentuar idenë e pamohueshme shekullore që Toka ka mbetur me madhësinë e formimit, me atë madhësi që ka sot, formuluan pa mundim tezën se “Po ajo madhësi prej 60% e litosferës së sotme, që është formuar nga prurjet dhe ngurtësimi i magmës, është zhytur dhe ri-shkrirë  prej nxehtësisë së brendshme dhe, ashtu siç formohet vazhdimisht litosfera duke u ngurtësuar magma, vazhdimisht zhytet, ri-shkrihet prej nxehtësisë së brendshme dhe riciklohet si magmë nga e shkrirë në të ngrirë si shkëmb dhe prap në të shkrirë si magmë”.

     Procesi i qarkullimit të litosferës, që supozohet nga Tektonika e Pllakave, kërkon një energji të brendshme kolosale, që nuk mund të plotësohet nga burimet e pretenduara se kanë pasur dhe kanë  kapacitetin e nevojshëm për të funksionuar ky proces gjigant gjatë një kohe gjigante, që nga formimi i sistemit planetar.

     Alternativë e kundërt e Teorisë time është Teoria standarde e formimit të Tokës me madhësi fikse, së cilës unë i korrigjoj burimet e nxehtësisë që gjoja shkrijnë dhe qarkullojnë masën konstante shkëmbore. Pra, Teoria e rritjes se Tokës ballafaqohet me bazën e Tektonikes se pllakave që është standardi i origjinës së burimeve të energjisë termike që gjoja e mbajnë Tokën e gurtë në madhësi fikse.

  • Si justifikohet funksionimi i një mekanizmi të tillë që supozohet se qarkullon krejt litosferën?

     Tashmë, atje kemi mbritur, nënkalimi (subduksioni, si fjalë ndërkombëtare) i sajuar që qarkullon pllakat tektonike është ideuar duke u nisur nga koncepti që dy pllaka që largohen nga çarjet e kreshtave mes oqeanike, meqenëse  largimi konsiderohet që nuk ndodh prej zmadhimit, por në Tokën me madhësi fikse, atëherë pllakat e dy oqeaneve fqinjë, duke pasur lëvizje në drejtime të kundërta,  përplasen dhe në kontaktin e përplasjes, njëra pllakë zhytet nën tjetrën drejt thellësisë; ri-shkrihet prej nxehtësisë së brendshme dhe vihet në qarkullim prej rrymave konvektive (qarkulluese) duke përsëritur procesin me ri-daljen si magmë përgjatë çarjeve  të kreshtave mes oqeanike, ku ngurtësohet dhe shkakton zmadhimin e pllakave dhe krejt litosferës në proces qarkullimi.

     Ky shpjegim është në pajtim me Tokën me madhësi të fiksuar dhe prandaj Tektonika e Pllakave, nënkuptohet, mekanizmi i saj i nënkalimit, është miratuar nga autoriteti shkencor si fakt.

  • Si është e mundur që nga autoriteti shkencor pranohet si fakt, nënkalimi i sajuar?

     Aktualisht, autoritetit shkencor i thonë konsensus shkencor. Konsensusi është si të thuash një vendim-marrje nëpërmjet rënies dakord me votë kur një zgjidhje paraqitet, të paktën, me dy variante. Vlerësimi i largimit të pllakave nga njëra tjetra u shqyrtua si ri-vlerësim i faktit që vërteton se kontinentet largohen nga njeri tjetri, fenomen që qe shqyrtuar mjaft dekada më parë dhe nuk ishte pranuar. Në ri-vlerësimin e vendimit përkatës, u shpërfill varianti  i zgjerimit (rritjes) të Tokës për dy arsye; së pari, rritja e Tokës ,duke qenë në kundërshtim me konceptin standard të kristalizuar të madhësisë fikse të Tokës, vetvetiu lihet mënjanë si variant i papranueshëm; së dyti lihet mënjanë edhe si hipotezë e pabazuar tek ndonjë mekanizëm që do t’a shkaktonte zgjerimin, ndërsa varianti që fenomeni të ndodhte në madhësinë fikse të Tokës konsiderohet i bazuar tek hipoteza prestigjioze kozmologjike. Nën këtë efekt vepruan interpretuesit e Tektonikës së Pllakave, duke e quajtur domosdoshmëri përcaktimin e një mekanizmi të tillë si nënkalimi (subduksioni) që të duket apo të ngjajë si fakt.

     Po e përsëris, u konsiderua domosdoshmëri që nënkalimi të arsyetohej si real dhe të imponohej si fakt që vertëton teorinë standarde kozmologjike të origjinës së Tokës. Me këtë kusht bëhet shpjegimi i detyrueshëm; litosfera që zmadhohet përgjatë thyerjeve të kreshtave mes oqeanike qarkullon në madhësinë konstante të Tokës.

     Pra, zmadhimi (zgjerimi) i Tokës mbetet hipotezë e pambështetur tek ndonjë faktor bindës që  duhet të shkaktojë zmadhimin e pamundshëm të Tokës me madhësi të pandryshueshme. 

     E vërteta qëndron se konsensusi shkencor nuk e ka pas njohur faktin që Tektonika e Pllakave e ka sajuar mekanizmin e nënkalimit pa pasur dijeni për cenet e Origjinës së Tokës me madhësi fikse.

  • Pra, cenet nuk qenkan të interpretimit të Tektonikës së Pllakave, por të origjinës së Tokës.

    Tamam, Tektonika e Pllakave i ka ngulur rrënjët e veta thellë në këto defekte dhe, nëpërmjet marifetit të saj, nënkalimit, ka përftuar autoritet të rremë sikur gjoja ky marifet nuk është pasojë e konformizmit me interpretimin kozmologjik por provon origjinën e Tokës fikse. Kjo është arsyeja që më shtrëngon  mua të shkul autoritetin e Tektonikës së Pllakave të mbështetur në cenet e fshehur të teorisë kozmologjike të origjinës së Tokës, në mënyrë që të paktën të mos na imponohet si e vërtetë shkencore me autoritet kozmik të shtirë, por siç është; një hipotezë që justifikohet me marifetin e nënkalimit.

     Ndërsa, ne, duke përcaktuar thelbin e tej-ngjeshur të bërthamës, njëkohësisht jemi duke hequr cenet apo mangësitë e teorisë standarde që janë barrierë e rreme e Tektonikës së Pllakave, e ngritur kundër argumentimit të rritjes së Tokës, që vërteton transformimin e materies kozmike në bërthamë të Tokës.

  • Cilat janë cenet e origjinës së Tokës dhe a njihen sot?

     Defektet e hipotezës standarde të origjinës së Tokës dhe të stabilizuar në përmasa fikse janë autoritet i shtirur i Tektonikës së Pllakave dhe prandaj, këto cene nuk njihen edhe sot, sepse nuk janë përgjithësuar nga ndonjë studim i posaçëm, por gjenden si sugjerime të shpërndarë, si të shprehur rastësisht nëpër artikuj. Rritja e Tokës, natyrisht, nuk mund të arsyetohet pa përcaktuar njëkohësisht cenet në shpjegimet e origjinës se Tokës fikse, d.m.th., pa zhvlerësuar mbështetjen pompoze të nënkalimit të Tektonikës së Pllakave. Megjithëse këto cene i kemi përmendur gjatë shpjegimeve të njëpasnjëshme, po i rendis këtu si defekte të teorisë standarde, të cilat janë:

     Së pari, teoria e standardizuar nuk e shpjegon dot faktorin që ngacmoi renë e qetë kozmike të vihet në lëvizje vorbulluese e rrethore dhe të shkaktojë kalimin e materialit përbërës të saj nëpër trupat e diskut  të sistemit diellor. Ndërsa faktori që shkakton rritjen e Tokës na çon tek faktori që shkaktoi lëvizjen rrotulluese dhe kalimin e materialit të resë kozmike në objektet e sistem diellor, nga njëra anë, si dhe nga ana tjetër shkaktoi procesin e brendshëm të zhvillimit të objekteve.

     Së dyti, teoria standarde supozon gabimisht që nxehtësia e brendshme e Tokës (si e çdo planeti) del nga dy burime: prej akumulimit aspak të mundshëm të nxehtësisë të çliruar gjatë formimit të planetit dhe prej nxehtësisë të çliruar nga zbërthimi i izotopeve radioaktive të mangët në masën e planetit. Ndërsa, tashmë nga ndonjë studiues është llogaritur që të dy burimet hipotetike mund të prodhojnë maksimumi rreth 50%  të energjisë  që rrezatohet nga Toka në hapësirë dhe burimi, që duhet të plotësojë deficitin prej rreth 50%, mbetet i panjohur. Pra, përveç argumenteve tona, kjo e dhënë tregon se teoria standarde është deficitare, e mangët. 

    Së treti, bile standardi teorik supozon që bërthama ka precipituar si një masë e rëndë e shtangët, kur Toka ka pas qenë një rruzull krejt i shkrirë prej nxehtësisë nga këto burime aspak të mundshme, ndërsa, tashmë dihet se bërthama ka një strukture energjetike krejt të vetën, që duhet shpjeguar.

  • Po teoria e Zgjerimit a i ka nxjerrë në pah cenet e teorisë standarde?

     Qysh profesori Australian Samuel Karen (Samuel Carey) njëkohësisht me themeluesit e Tektonikës së Pllakave vërtetoi mungesën e nënkalimit dhe njëkohësisht argumentoi procesin e zgjerimit të Tokës duke nënvizuar se shkaku është kozmik, i vështirë për t’u përcaktuar. Edhe  në disa simpoziume të organizuar prej tij dhe në dy të fundit të organizuar nga profesori Italiani Gicarlo Scalera, ku kam marre pjesë dhe unë, janë paraqitur studime që argumentojnë mungesën e nënkalimit dhe vërtetojnë zgjerimin, por, në këto studime, nuk preken cenet e Origjinës së Tokës, pavarësisht se fakti që Toka zgjerohet u dikton teoricienëve të astronomisë dhe të astrofizikës dhe fizikës së hapësirës të ri-konstruktojnë standardin e origjinës së Tokës.  

  • Më duket se edhe në kumtesën tuaj  të mbajtur në simpozium

nuk preken cenet e standardit; apo jo?

     Në teorinë time përcaktohet transformimi i materies së ultra dendësuar kozmike të pozicionuar si thelb i bërthamës së Tokës, si faktor që shkakton rritjen e Tokës. Përderisa, në teorinë time, është përcaktuar struktura energjetike dhe faktori që rrit Tokën i vendosur në të, vetiu bije standardi i Tokës fikse, bashkë me cenet e veta.

  • Ç’ mund të thoni për interpretimet e teoricienëve që argumentojnë mos ekzistencën e nënkalimit nga pozitat e Tokës fikse dhe kontinenteve të palëvizshëm?

     Për sa i përket mungesës së nënkalimit, duhet theksuar se, edhe nga teoria e Tokës me madhësi të pandryshueshme dhe me kontinente të palëvizshëm, të fiksuar me bazamentin e vet, e kundërt me Tektonikën  Pllakave, e njohur si teoria e oqeanizimit, vërtetohet mungesa e nënkalimit si pamundësi e largimit të pllakave nga njëra tjetra. Teoria e oqeanizimit ka sajuar një mënyrë tjetër për të shpjeguar formimin gradual të kores së re oqeanike përqark kontinenteve të palëvizshëm. Teoricienët e këtij drejtimi hamendësojnë se gjoja tërë  globi ka pasur madhësinë aktuale dhe ka qenë i mbuluar nga koria kontinentale fillestare, e cila është kthyer në oqeanike d.m.th, është oqeanizuar, sepse i është nënshtruar asimilimit gradual nga nënvetja, duke nisur nga brigjet e sotme të kontinenteve dhe duke mbritur deri tek Kreshtat aktuale mes oqeanike, ku vazhdon asimilimi i litosferës oqeanike të formuar më parë.

  • Me çfarë argumentesh Zgjerimi i Tokës vërteton mos ekzistencën e nënkalimit? 

     Natyrisht, themeluesit e Zgjerimit, pavarësisht se nuk kanë mundur të përcaktojnë faktorin e saktë që shkakton zgjerimin (zmadhimin), ata, duke u nisur nga një logjikë shkencore konsekuente e arsyetimit dhe nën një këndvështrim të ri për vlerësimin e ngjarjeve gjeologjike, kanë argumentuar domosdoshmërinë e ekzistencës të një faktori të panjohur që shkakton procesin e zmadhimit të Tokës, krahas vërtetimit të mos-ekzistencës së nënkalimit, me këto argumente bazë:

     Së pari, nënkalimi, si faktor i zvogëlimit të pllakave të zmadhuara, mohohet vetvetiu prej alternativës që rritja e pllakave dhe e gjithë litosferës konsiderohet pasojë e rritjes së krejt Tokës dhe çështja shtrohet të rishikohen të dhënat bazë nga Toka dhe kozmosi për të kërkuar e gjetur  faktorin që shkakton rritjen të quajtur Zgjerim. Aq më tepër, Zgjerimi ka mbetur si interpretim i natyrshëm dhe i vetmi variant i themeluar qysh me daljen e idesë së largimit të kontinenteve nga njeri tjetri, që tashmë mbështet në faktin marramendës të largimit të copave të kontinenteve sepse përqark tyre është formuar koria e re e fundit oqeanik që është tregues i zmadhimit. Në fakt, nëse teoricienët e Zgjerimit do të konsideronin faktor transformimin e thelbit të bërthamës, atëherë astrofizikanët Tokën do ta bënin objekt të tyre.

      Së dyti, Zmadhimi, midis tjerash, shprehet me dy fenomene të padiskutueshëm: Njeri nga fenomenet është Pllaka e Antarktidës, e cila është rritur rreth e rrotull me koren e tabanit oqeanik dhe është në proces rritjeje prej prurjeve sipër të magmës përgjatë të gjitha çarjeve globale të luginave tektonike mes oqeanike, ndërsa transhetë e nënkalimit nuk ekzistojnë. Fenomen i dytë i ngjashëm vërehet te Pllaka e Afrikës, e cila ndodhet duke u zmadhuar prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës si nga çarja e kreshtës së Oqeanit Atlantik nga perëndimi, dhe nga ajo e oqeanit Indian, nga lindja.

     Këto dy fakte vërtetojnë qartë se të dyja pllakat e të dy plisave kontinental largohen nga çarjet tektonike të kreshtave mes oqeanike, jo prej lëvizjes laterale (horizontale) të pllakave, mandej të fundosjes dhe ri-shkrirjes së tyre, siç interpretohet nga  Tektonika e Pllakave, por prej zhvendosjes radiale (vertikale), si pasojë e rritjes së Tokës

     Së treti, zmadhimi i Tokës është vërtetuar me anë provash prej përkrahësve të Zmadhimit: blloqet kontinentale të kores u vunë në kontakt ndaj njëri tjetrit duke interpretuar puthitjen në globin-model me rreze 1.6 herë më të vogël sesa rrezja aktuale e Tokës, që përfaqëson 40% të sipërfaqes së sotme.

     Së katërti, Me interpretimin e Zgjerimit, dhe jo me nënkalimin, shpjegohen tamam fragmentet e kores kontinentale brenda kores oqeanike të gjetura në 85 raste. Këto copa fragmentare kontinentesh janë mbetje të pështjelljes prej prurjeve të magmës gjatë procesit të zgjerimit.

  • Në bazë të raportit kore oqeanike – kore kontinental 60 % me 40% juve ju del se rrezja e Tokës është rritur 2 herë, kurse puthitja e kontinenteve bëhet e plotë në modelimin e një globi me rreze 1.6 herë më të vogël; pse kjo mospërputhje?

     Siç më del mua, kjo mospërputhje vjen, nga që pavarësisht se puthitja bëhet praktikisht e plotë edhe me vijueshmëri formacionesh nga njeri kontinent në tjetrin, vërehet një zbrazësi në disa vende.

     Kjo zbrazësi shpjegohet se prerja e veçuar e blloqeve të kontinenteve në modelimin përkatës është bërë sipas kontaktit të sipërfaqes së përgjithshme të kontinenteve me sipërfaqen e nivelit të oqeanit botëror që zë 33.5 % të sipërfaqes, ndërsa rreth  8 % e kores kontinentale është e mbuluar nga  niveli i ujit të oqeanit dhe në modelim gabimisht ka marrë sipërfaqen e oqeanit botëror (66.5%) si sipërfaqe e tabanit oqeanik. Kështu, modelimi shpreh raportin e rrezes së sferës të formuar me sipërfaqen e përgjithshme të kontinenteve mbi ujë  është 35.5 % (dhe jo 40%) e sipërfaqes globale. Këtej del mospërputhja.

  • Pse ju teorinë e quani rritje e Tokës, ndërsa e keni paraqitur në dy simpoziume të Zgjerimit?

     Premisë e teorisë time është rritja e Tokës që realizohet nëpërmjet transformimit të materies kozmike brenda në bërthamë të Tokës, prandaj dallon rrënjësisht prej zgjerimit abstrakt, pavarësisht se te dy teoritë nisen nga e njëjta premisë që kontinentet janë fragmente të kores unike kontinentale që janë larguar nga njëri tjetri prej zhvendosjes radiale (vertikale) të shkaktuar prej rritjes së rrezes dhe jo me lëvizje tangjente (horizontale) në madhësi të fiksuar të Tokës, siç e interpreton Tektonika e Pllakave.

     Pikërisht, duke u nisur nga kjo anë e përbashkët dhe, meqenëse fenomeni ka qenë përcaktuar qysh në fillim me termin “zgjerim”, teoria ime duhej t’i përshtatej temës së simpoziumit që ishte zgjerimi, teorinë time e përshtata nën titullin “Toka në zgjerim nëpërmjet transformimit të materies kozmike në bërthamë” dhe në vëllimin e botimit të artikujve të zgjedhur u rendit në seksionin me titull “Fizika dhe Kozmologjia: Pse Toka po Zgjerohet?”.

  • Atëherë, përse edhe ju të mos e quami Teorinë tuaj “Zgjerim i Tokës”?

     Esenca e procesit të rritjes është transformimi i materies, ndërsa nocioni “zgjerim” nuk është i lidhur me ndonjë proces të natyrshëm. Pra, nocionet rritje dhe zgjerim janë nocione krejt të ndryshme. Rritja është rezultat i procesit të ndërveprimit dhe transformimit të materies, që është strumbullar i formimit, zhvillimit dhe rritjes së specieve në botën organike nëpërmjet fotosintezës dhe metabolizmit.

     Marrim si shembull analogjinë e strukturës së një kokrre pjeshke me strukturën e Tokës. Pjeshka përbëhet nga bërthama, tuli dhe lëvorja, në mënyrë të ngjashme, Toka përbëhet nga bërthama, manteli dhe litosfera (korja). Sigurisht, bërthama e kokrrës së pjeshkës nuk ka precipituar, por është rritur së bashku me thelbin dhe pështjelljet e vet, tulin dhe lëvoren nëpërmjet një procesi të caktuar të transformimit të materies. Në përputhje me konceptin e rritjes, edhe bërthama e Tokës dhe shtresat qendër-sferike përkatëse rriten prej një procesi tjetër të përcaktuar nga unë si thelbi  i bërthamës që është vetë materie kozmike në proces transformimi dhe është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë përmbi bërthamën e brendshme të ngurtë, brenda kontaktit me bërthamën e jashtme të shkrirë.

     Natyrisht, kuptohet qartë diferenca e nocioneve Rritja e Tokës dhe Zgjerimi i Tokës; rritja  realizohet nëpërmjet transformimit të materies, siç rritet një frutë, një trung peme, ndërsa termi zgjerim nuk mund të përdoret  për frytin dhe gjithçka që rritet prej transformimit të materies, sepse zgjerim do të thotë fryrje si tullumbace apo top. Pasojat përkatëse të rritjes vërehen në rastin e çarjes dhe zhvendosjes të lëvozhgës së tharë të trungut të një peme apo të lëvores së prerë të një fryti ende në degë, krahasuar me zgjerimin  si pasojë e ushtrimit të forcës dhe që nuk lë çarje që hapen, si gjurmë të zmadhimit.  

  • A është vlerësuar Zgjerimi nga konsensusi Shkencor?

        Faktikisht, Zgjerimi, në mospajtim me standardin kozmologjik të Tokës fikse dhe pa mekanizëm të përcaktuar, është cilësuar nga konsensusi shkencor si ide e pamundshme, Thelbi i bërthamës, si faktor energjetik i rritjes së Tokës, nuk është i njohur dhe futur në diskutim që të vlerësohej. Nga ana tjetër Tektonika e Pllakave me marifetin e nënkalimit, në pajtim me standardin e origjinës së Tokës me madhësi fikse është vlerësuar si interpretim i drejtë. 

     Natyrisht, koncepti i ri i thelbit të bërthamës së ultra-ngjeshur, i përcaktuar nga unë,  është në mospajtim me standardin teorik dhe, si i tillë, i papranueshëm, i pa diskutueshëm nga konsensusi shkencor, aq më tepër se nuk i takon atij të interesohet vetë t’i gjejë e t’i marrë vetë në shqyrtim teoritë alternative. Ndërsa, konsensusi shkencor nuk mund të mos përfillet nga unë, sepse, e vërteta shkencore e panjohur për të, pikërisht teoria ime në pozicion shkencor kufitar midis Tokës dhe kozmosit, qëndron e pavarur krejt më vete dhe pret një konsensus shkencor të ri në të ardhmen.

  • A nuk ndjeni keqardhje, që ka tre dekada që e publikoni Teorinë dhe nuk

e shikoni vlerësimin e  duhur nga ndonjë individ apo institucion me autoritet?

     Jo, nuk ndjej asnjë keqardhje. Dihet, kur e vërteta përpiqet te dalë në dritën e diellit, e pavërteta që sundon si e vërtetë bënë çmos që të mbajë opinionin e gjerë në pozitat e vjetra. Duke ditur këtë, ndjehem shumë i kënaqur që teoria time duhet të jetë bërë e njohur; është  botuar dhe referuar nga unë, në shqip dhe në Anglisht, brenda dhe jashtë vendit, nën tituj të ndryshëm dhe është reklamuar edhe nëpër faqe interneti. Gëzohem që lexohet dhe, pavarësisht se nuk është cituar, kam venë re se studiuesit janë ndikuar; ka kohë që kam kuptuar se shfaqen përmirësime në interpretimet e proceseve të brendshme të Tokës, që shpesh lidhen edhe me problemet kozmike. Ky konstatim më mobilizon që Teorinë ta plotësojë e përmirësojë vazhdimisht me të dhëna që botohen nga zbulimet dhe interpretimet e herëpashershme.

 

  • Ky optimizëm, guxim, këmbëngulje dhe përkushtim juaji ndaj një Teorie të re me përmasa të tilla dhe që has rezistence të fortë nga opinioni i gjerë shkencor që mbështet Tektonikën e Pllakave qysh kur u themelua (1965) e në  vazhdim; po më habit, ku e gjeni forcën që duket sikur ecni në një udhë të mundimshme pa krye?

     Duhet të sqaroj se ç’më shtyu për një punë me përmasa kaq të mëdha dhe njëkohësisht si mund të kundërshtojë teorinë prestigjioze “Tektonika e Pllakave”.

     Ka shumë forca të brendshme të pasaktësuara që dalin nga konstruksioni i organizmit dhe nga ndërveprimi me mjedisin dhe përfundojnë  si një  forcë  rezultante që  e shtyn njeriun aktiv drejt realizimit të  një qëllimi të pazakontë.

     Së pari është imagjinata që stimulon forcën krijuese. Me një fjalë, më shtyu imagjinata aktive që përtej fakteve dhe interpretimeve të njohura, përfshiu edhe shumë  gjëra të tjera të lidhura me fakte konkrete anësore. Imagjinata e kuptimit shkencor te varësisë së të dukshmes nga e padukshmja; si e varësisë  së  pasojës konkrete nga shkaku i pa diskutueshëm dhe i padukshëm, më mundësoi që të vrojtojë fenomenin e dukshëm dhe të kërkojë procesin që e shkakton, d.m.th., të nxjerre në pah të vërtetën shkencore; më shtyu ajo forcë që aplikohet në kërkimet gjeologjike në përpilimin e hipotezës së punës për të zbuluar objektin e fshehur në thellësi.

     Teoria ime, duket si e vështirë nga që trajton transformimin e një trajte kozmike të një materieje të panjohur në bërthamë të Tokës, e cila transformohet në materie të njohur atom-molekulare të proceseve kimike-inorganike dhe biokimike-organike. Por në fakt, argumenton diçka të thjeshtë brenda njohurive të mija, fuqisë time të imagjinatës, vrojtimit  dhe studimit. Ja, e vërteta e thjeshtë e formimit të pandalshëm të litosferës (kores) së re në madhësi aktuale 60% përqark kontinenteve të vjetër të madhësisë totale 40% prej procesit të pandërprerë të prurjes dhe ngurtësimit të magmës. Ky raport ndërmjet kores së re ne proces formimi dhe kores së vjetër, duhet konsideruar pa mëdyshje që koria globale fillestare ka qene krejt kontinentale dhe është zmadhuar rreth 2.5 herë (nga 4O% në 100%). Kjo rritje është tezë që të shpie vetvetiu tek dalja e magmës nga bërthama e jashtme; mandej tek burimi i magmës që është thelbi i bërthamës dhe furnizon bërthamën e jashtme në gjendje të shkrirë.

     Ky këndvështrim ndaj Teorisë është ngulitur në imagjinatë dhe është kthyer në pasion dhe merak që bëhet forcë për të çuar deri në fund, nëse ka fund, vërtetimin e transformimit të materies në bërthamë të Tokës.

     Një anë tjetër e forcës që më mbanë në shtytje është  mëvetësia e punës time kërkimore në drejtim të transformimit të materies kozmike në bërthamë të Tokës. Mëvetësia e kësaj pune, e nisur më shumë se katër dekada më parë, jashtë vëmendjes së ndonjë institucioni shkencor, bëri të mundur që unë të mos ndikohem nga prestigji i natyrshëm i autoritetit të standardit teorik që kalon si stafetë nga brezi në brez i studiuesve dhe kërkuesve shkencor të angazhuar nëpër institucione dhe mund të më frenonte. Për më tepër, tema e teorisë më doli papritur përpara duke kryer detyrën kërkimore të gjeologut, por nuk mund të hynte në detyrat praktike që më shtroheshin për t’i realizuar. Pra, ishte një angazhim imi jashtë qendrës së punës. Kështu, duke qenë plotësisht më vete, arrita të argumentojë se proceset gjeologjike dhe rritja e pllakave të litosferës janë pasojë e ekzistencës dhe transformimit të thelbit të bërthamës, boshtit të  Teorisë së Tokës në Rritje dhe Zhvillim.  

     Imagjinata dhe abstraksioni shkencor vështron përtej ekranit që na ndanë nga e vërteta, pikërisht ky vështrim më mundëson të matem dhe mposhtë pengesën e sajuar nga Tektonika e Pllakave që qëndron nën hijen e autoritetit kozmologjik të origjinës së Tokës.

     Pra, u mobilizova të vërtetojë që Magma, apo masa e shkrire që ngurtësohet në litosferë edhe si llavë e derdhur në sipërfaqe, e ka origjinën nga masa e shkrirë qendër-sferike e njohur si bërthamë e jashtme e lëngët dhe  super nxehur, e cila furnizohet prej transformimit të thelbit të bërthamës.

  •  Një diçka tjetër është e pabesueshme për opinionin; si ka mundësi që ju një gjeolog

i një territori kaq të vogël, mund të mateni me teoricienë që shqyrtojnë probleme të thella të  Fizikës, astrofizikës, fizikës bërthamore, e tjera?

     Më vjen keq për këtë mosbesim që mund të shfaq opinioni. Unë nuk hyj fare në problemet e fushave të studimeve të këtyre teoricienëve. Në fakt, konkluzioni im i natyrshëm që Toka rritet prej transformimit të një materieje kozmike në bërthamë të Tokës më obligoi që unë të studiojë dhe shfrytëzojë konkluzionet e botuara të teoricienëve dhe studiuesve të shpjeguara me qartësi të admirueshme, si dhe interpretimet që ata bëjnë dhe lidhen direkt apo janë natyrshëm të lidhur me transformimin e materies në kozmos. Të dhënat nga studimet e tyre unë i vështroj të lidhura me proceset dhe fenomenet e Tokës që e studioj edhe unë si objekt kozmik. Natyrisht, edhe në kushtet e Tokës transformohet  materia kozmike që nga faza e formimit të planetëve. Këtë arsyetim mund ta bënte cilido që mund t’i shtronte vetes një detyrë analoge. 

  • Pikërisht, zor se ndokush do të mendonte se në një synim të tillë

do të angazhohej ndonjëri vullnetarisht. Apo jo? 

     Më duket se ashtu është, ma ka shprehur edhe ndonjë shok apo i afërt, si marrëzi këtë pasion, timin; sugjeronin që përse këto forca të mos ia përkushtoja profesionit të ngushtë, megjithëse nga përkushtimi i këtyre forcave në kryerjen e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve në ushtrimin e profesionit, u zhvillua mendimi për të kapur edhe gjërat që qëndronin të paprekura në periferinë e sferës së njohurive të mija dhe, kur erdhi momenti, u përfshinë në imagjinatën time. Angazhimi im me teorinë, nuk e preku kohën e punës, kualifikimin përkatës dhe kryerjen e detyrave me cilësi dhe nivel teknik dhe shkencor. Unë i përkushtohesha teorisë kur isha i lirë. Koha e lirë bruto prej afro 8 orësh në ditë shfrytëzohesh afërsisht kështu; mesatarisht 4 orë detyrime familjare nga më të ndryshmet, 1 orë personale shoqërore; 3 ore në ditë i përkisnin angazhimit tim me teorinë dhe shfrytëzohesh ndoshta edhe rreth një e treta e pushimit javor dhe vjetor. Kjo tregon se kushdo qoftë, duke bërë jetë normale, mund t’i përkushtohet një veprimtarie krijuese në mënyrë konsekuente dhe sistematike. Dihet, kur prirja individuale, e ushtruar jashtë profesionit, nëpërmjet vullnetit dhe këmbënguljes së përhershme, jo dhe aq rrallë, i ka çuar individët në majë të fushës së krijimtarisë përkatëse.  

  • Proceset gjeologjike dhe rritja e pllakave ndodhin në kore që është

në sipërfaqe, si u fut në imagjinatën tuaj dhe u analizua struktura e

bërthamës në qendër të Tokës?

     Ka një mori studimesh të publikuara për bërthamën e Tokës duke iu referuar  skanerit të Tokës dhe veçanërisht për strukturën e bërthamës të përpiluar nga gjeofizikanët nëpërmjet valëve sizmike. Kështu unë vetvetiu e kalova mendimin prej proceseve vullkanike që ndodhin në sipërfaqen e kores në drejtim të strukturën së bërthamës dhe konstatova se ajo nuk është, siç e ka përcaktuar standardi, e precipituar dhe jo-aktive, por është me strukturë energjetike. Këtej nxora përfundimin se llava vullkanike duhet ta ketë origjinën prej proceseve që ndodhin në strukturën energjetike të bërthamës. 

      Mandej, doli spontanisht konkluzioni se në qoftë se bërthama e Tokës do të ishte formuar si precipitat, siç e paraqet standardi i stabilizimit të Tokës në madhësi fikse, gjatë kohës gjigante gjeologjike, nxehtësia e akumuluar do të kishte shteruar dhe do të ishte ngurtësuar, jo vetëm bërthama e brendshme, por edhe masa e shkrire e bërthamës së jashtme dhe e tërë bërthama do të ishte një sferë e ngrirë hekur-nikeli jo-aktive brenda masës shkëmbore të krejt Tokës, si e tillë nuk mund të kishte ndikim në proceset e gjeologjike që shfaqen si fenomene në litosferë dhe Toka do të ishte e shkretë. 

  • Mesa duket, interpretimi juaj për strukturën e bërthamës së Tokës i takon edhe bërthamës së planetëve.

     Sigurisht, kam shqyrtuar materiale të publikuara që krahasojnë strukturën e Tokës me të planetëve të studiuar me metoda komplekse astrofizike. Kështu, të njëjtat procese që aktualisht vazhdojnë të veprojnë në Tokë, kanë vepruar në planetë; konkretisht   diferencimi i kores (litosferës) së Tokës në kontinentale dhe oqeanike është fenomen që vërehet edhe në koren e planetëve dhe planetoideve, sidomos të dallueshëm në Hënë, Mars dhe në asteroidet e mëdhenj si Ceres dhe Vespa.

    Për më tepër, komponentët e shkëmbinjve të hënave të planetëve të tjerë dhe trupat e brezit të asteroideve, trupave të vegjël orbital të planetëve të grupit të Jupiterit, apo komponentët çakëll-copëzor të kometave, apo të copave, copërinave, kokrrizave, grimcave të imta deri pluhurore të hapësirave ndëryjore dhe reve kozmike.

     Kudo, në hapësirën  e sistemit diellor komponentët që përbëjnë shkëmbinjtë e kanë origjinën nga ngurtësimi i masës së shkrirë, magmës të prodhuar në kushte kozmike shumë të diferencuar.

    Si përfundim, lidhjet mbizotëruese të atomeve që formojnë molekulat e mineraleve shkëmb-formues janë, po e përsëris, lidhje molekulare; nga një anë radikalët e acidit silicik [SiO4]4- dhe [Si2O7]6-, dhe nga ana tjetër jonet e metaleve më të shumtë (Fe, Mg, Ca, Na, K, Al). Nga këto kombinime krijohen një mori lidhjesh molekulare të mineraleve, komponentë të shkëmbinjve.

     Pra, formimi i magmës si masë e shkrirë shkëmbore dhe ngurtësimi i saj në formimin komponentëve shkëmbor dhe të kores shkëmbore silikate në Tokë është proces universal kozmik; shpreh domosdoshmërinë e pranisë së transformimit të trajtës së ultra-ngjeshur të materies që, në Tokë, funksionon si thelb i bërthamës.

  • Teoria juaj vërteton se akumulimi i nxehtësisë prej procesit të  planet-formimit duhet të ketë shteruar prej kohësh, kurse çlirimi i nxehtësisë prej pranisë së paktë të izotopeve radioaktiv nuk mund të shkrijë as pjesërisht koren tokësore. Këtej, a nuk bëhet e qartë për studiuesit se energjia e Tokës duhet të çlirohet nga ndonjë burim tjetër, që teoria juaj e përcakton si thelb bërthame?

     Tamam ashtu është, por gjersa atëherë të dhënat, për interpretimin e proceseve që shkaktonin dukuritë gjeologjike ishin të paplota, edhe hipotezat përkatëse do të niseshin nga premisa bazë të mangëta; proceset do të shpjegoheshin se ndodhnin në një Tokë, jo vetëm me masë e madhësi të pandryshueshme, por edhe me kontinente të palëvizshëm, ndërsa nxehtësia, mendohej se ishte faktori që shkaktonte proceset dhe çlirohej nga akumulimi i saj gjatë formimit të planetit, ndërsa më vonë u gjykua se plotësohej edhe me nxehtësinë që duhej të çlirohej prej zbërthimit të bërthamave të izotopeve radioaktivë.

     Që të mendohej nga studiuesit për ndonjë burim tjetër energjie, do të duhej të njiheshin faktet e tjera të papritura, të jashtëzakonshme  dhe shumë të rëndësishme, të cilat u gjetën më vonë prej studimit të kores së fundit oqeanik. Por, siç po e them vazhdimisht, autoriteti i standardit kozmik, e detyron konsensusin shkencor ta zgjidhë problemin me votë, ndërsa ne e dimë që vota ndikohet nga opinioni subjektiv, zgjidh kundërshtitë, por, jo gjithnjë mund të tregojë të vërtetën.

     Për më tepër, aktualisht nga disa studiues është vrojtuar dhe llogaritur se nxehtësia e akumuluar gjatë procesit të origjinës, do të kishte shteruar prej kohësh. Por, në tërësi, në vend që të kërkojnë një burim tjetër që nxehtësinë ta çlirojë si njërën nga fushat fizike të Tokës, këta e imagjinojnë nxehtësinë si të vetmin rrezatim që çlirohet nga brendia e Tokës ose nga ndonjë përmbajtje shume e lartë izotopesh radioaktivë, ose nga ndonjë reaksion bërthamor në bërthamën e brendshme.

  • A nuk mund tu  duket të tjerëve, sikur ju, duke shpjeguar fenomenet dhe proceset bazë gjeologjike kaloni në probleme të kozmosit, d.m.th. jashtë problemeve tokësore?

     Tashmë është gjerësisht e njohur, Toka është planet i kozmosit, prandaj nuk duhet të ketë keqkuptim sikur Toka është e shkëputur nga ligjet universale që komandojnë objektet kozmike.   

     Teoria ime Tokën e përcakton masë shkëmbore me bërthamë energjetike, mostër e kozmosit në duart tona dhe unë jam studiues i masës shkëmbore të Tokës; studiues i një planeti të një  sistemi planetar të galaktikës tonë, ku llogaritet të ndodhen dhjetëra miliarda sisteme planetare dhe disa herë më shumë planetë. Për më tepër, komponentët e copave, copërinave, kokrrizave, apo grimcave të imta deri pluhurore  të hapësirave ndëryjore dhe reve kozmike janë komponentë të njëjtë të shkëmbinjve që formojnë planetët, planetoidet dhe asteroidët dhe e kanë origjinën nga ngurtësimi i masës së shkrirë, magmës të prodhuar në kushte kozmike shumë të diferencuara.

     Pavarësisht se Toka tërheq copa e copërina shkëmbore, në teorinë time argumentohet se masa mbizotëruese shkëmbore e Tokës nuk është formuar vetëm nga akumulimi copërinave të resë kozmike; edhe aktualisht magma nuk formohet sepse nxehtësia shkrinë shkëmbin dhe shkëmbi formohet se masa e shkrirë e shkëmbit ngurtësohet e bëhet përsëri shkëmb, përkundrazi, formimi i shkëmbinjve dhe i krejt proceseve gjeologjike është, ashtu siç e kam përcaktuar unë qysh në botimin e parë (1988) dhe në publikimet e më vonshme në artikuj, diskutime dhe libra, pavarësisht nga titujt e ndryshëm të paraqitjes, një objekt kozmik, mostër e universit në duart e mia si studiues i saj, gjeolog i përkushtuar njohjes së thelluar të një planeti, me emrin Tokë, pasojë e transformimit të thelbit kozmik të bërthamës së saj dhe e tërheqjes së materialit të mjedisit përkatës. Pra, procesi i formimit të shkëmbinjve është kozmik, proces që e bënë Tokën objekt të pashkëputur nga mjedisi i saj  kozmik dhe rrjedhimisht studimi i esencës së proceseve që ndodhin në Tokë është studim i proceseve që ndodhin në objekte kozmike.

     Për më tepër, po përmend si kuriozitet që edhe “guri i shenjtë i Mekës”, “i dërguar nga qielli hyjnor” .  është një copë shkëmbi i quajtur meteorit, sikurse moria e copërinave, dhe kokrrizave të trasha dhe pluhurore që Toka tërheq vazhdimisht që nga procesi i formimit, kryesisht të shkëputur nga moria e copave deri trupave të vegjël kozmik të brezit të i asteroideve.

     Pra, teoria ime nuk është hamendje as e bazuar në të dhëna të tjera të veçanta që më shkëpusin nga Toka; është arsyetim dhe konkluzion shkencor nëpërmjet konceptimit të transformimit të materies kozmike në formimin e Tokës; realitet që dëshmon unitetin e proceseve që formojnë planetët me proceset që shkaktojnë zhvillimin e tyre. Me këtë arsyetim lidhet direkt konkluzioni im i veçantë, jo hamendja, që “ato procese të transformimit të materies që shkaktuan formimin e sistemit planetar,  vazhduan në zhvillimin e planetëve, konkretisht, vazhdojnë aktualisht në zhvillimin dhe rritjen e Tokës”.

  • Deri tani, në diskutimin tonë, kemi vërtetuar se konceptimi i Tektonikës së Pllakave bazohet në cenet e teorisë standarde dhe se këto cene mund të eliminohen prej vërtetimit të thelbi kozmik të ultra-ngjeshur të bërthamës në proces transformimi të vetvetishëm.

     Tani, a mund të shpjegojmë pozicionin dhe funksionin e këtij thelbi kozmik në strukturën e bërthamës? 

     Patjetër, prezencën dhe funksionimin e thelbit të bërthamës do ta shpjegojmë tani së bashku. Por, para se të shpjegojmë prezencën dhe funksionimin e thelbit të bërthamës, duhet të nënvizojmë se bërthama e jashtme e lëngët, në gjendje të tej-nxehur, është përcaktuar nga unë si pjesa esenciale e Tokës dhe është quajtur gjeosfera e shkrirë e pozicionuar ndërmjet dy gjeosferave të shtangëta, mbështjelljes silikate dhe bërthamës së brendshme. 

  • Më bënë përshtypje nocioni gjeosferë e shkrirë, si një risi tjetër që, përveç thelbit, ia shtoni bërthamës. Përse duhet ti ndryshohet emërtimin fillestar, bërthamë e jashtme   e lëngët?

        Nocioni bërthamë e jashtme e lëngët nuk tregon direkt realitetin që është masë e shkrire e tej-nxehur potencialisht shkëmbore, d.m.th. që bëhet shkëmb, prandaj nocioni gjeosferë e shkrirë mund të quhet si novacion imi. Me këtë përcaktim, del në pah   që bërthama e jashtme është pjesa esenciale e Tokës në procesin e rritjes nëpërmjet transformimit të  materies kozmike. Termi gjeosferë e shkrirë i përket gjendjes  së tejnxehur dhe funksionimit si rezervuar i magmës; nga një anë masa e shkrirë rrjedh dhe largohet si magmë prej një rezervuari, nga ana tjetër rezervuari mbetet gjithnjë plotë sepse në të futet njëkohësisht masa e shkrirë së  bashku me nxehtësinë shoqërues që buron nga thelbi i bërthamës. 

  • Cili është dallimi midis Bërthamës së jashtme dhe asaj të brendshme?

     Pavarësisht se termi bërthamë, me rreze 3400 km, përmbledh të dyja bërthamat të përbëra kryesisht prej hekur-nikeli, për nga gjendja dhe funksioni, bërthama e jashtme veçohet nga ajo e brendshmja. Ndërsa bërthama e jashtme, duke qenë e shkrirë është element kryesor i strukturës  së Tokës dhe e bënë atë gjeosferën esenciale të Tokës; bërthama e brendshme, duke qenë e ngurtë, është krejt jo-aktive.

  • A mund ta vështrojmë më nga afër bërthamën e jashtme si pjesa esenciale e Tokës dhe, siç e keni cilësuar ju, si rezervuar i magmës që furnizohet prej burimit kozmik? 

     Në përputhje me Rritjen e Tokës, bërthama e jashtme e shkrirë, në pozicionin e mezosferës së veçantë zë intervalin e sipërm të rrezes së bërthamës prej 2200 km, por  për nga vëllimi dhe masa, është rreth 11 herë më e madhe se bërthama e brendshme; është një gjeosferë shumë e rëndësishme. Rëndësia e gjeosferës së shkrirë vlerësohet prej pozicionit midis dy gjeosferave të ngurta; të jashtmes, pështjelljes silikate dhe të brendshmes, bërthamës së brendshme; pështillet nga masa shkëmbore silikate dhe pështjell bërthamën e brendshme.

     Pështjellja silikate e bërthamës, me 2900 km trashësi, është formuar gradualisht nga ngurtësimi i masës së shkrirë të Tokës fillestare dhe mandej nga prodhimi e ngurtësimi i magmës që zmadhon këtë pështjellje të gurtë, e cila nuk mund të prodhojë energjinë e nevojshme për të qenë pjesa esenciale e Tokës. Në pajtim me ato që e theksuam më përpara këtu, vetitë e guaskës, të pështjelljes silikate shfaqen në litosferë ku, prej procesit të rritjes, formohen çarjet, ku futet dhe ngurtësohet magma, ndërsa paretet e çarjeve largohen për shkak se magma nuk penetron nëpër poret e masës shkëmbore, siç largohen paretet e lëvores së jashtme të tharë të një trungu peme që rritet kur çahet prej të qenit e shtangët, sepse në lëvoren e thatë nuk penetron procesi i transformimit të materies që shkakton rritjen e brendshme të trungut.

      Bërthama e brendshme e ngurtë, me rreze gati sa një gjysma e bërthamës së jashtme(rreth 1200 km), me densitet rreth 10% më të madh dhe masë rreth 11 herë më të vogël sesa bërthama e jashtme, është në gjendje të ngurtë.

  • Pse bërthama e jashtme përcakton strukturën energjetike të bërthamës?

     Vetë fenomeni i zmadhimit të litosferës, pasojë e prurjeve të vazhdueshme të magmës dhe ngurtësimit të saj në mënyrë të pakthyeshme, na orienton ta kuptojmë magmën si të prejardhur pa ndërprerje si produkt prej ndonjë burimi të pashtershëm. Rrjedhimisht, vëmendja na kalon tek masa e shkrirë e bërthamës së jashtme, prej nga duhet të dalë magma, dhe, për më tepër, tërheq menjëherë vëmendjen tonë nga që bërthama e jashtme:

  • me gjendjen e vet të shkrirë, është rezervuar i magmës, masa e larguar nga ky rezervuar duhet të plotësohet nga transformimi i thelbit të bërthamës;
  • me madhësinë e vet vjen pas madhësisë së pështjelljes silikate; është gati sa gjysma e saj, por rreth 11 herë më e madhe se masa e bërthamës së brendshme.
  • ka pozicion midis dy gjeosferave të ngurta, pështjelljes silikate dhe bërthamës së brendshme;
  • me secilën nga këto dy gjeosfera të ngurta kufizohet nëpërmjet një shtrese qendër-sferike me veti kalimtare, të cilat tregojnë që masa e shkrirë është në proces ngurtësimi. Ndërsa drejt bërthamës së brendshme kalon dhe ngurtësohet menjëherë fraksioni i lidhjeve nikel-hekurore të rënda që është një porcion fare i vogël; në drejtim përjashta kalon fraksioni kryesor i lidhjeve silikate të lehta që ngurtësohet gradualisht nëpër udhën-kanal deri sa fraksioni i fundit arrin të derdhet si llavë në sipërfaqe.     

     Këto tipare të bërthamës së jashtme tregojnë se magma nuk mund të formohet vijueshmërisht prej shkrirjes së shkëmbinjve nga veprimi nxehtësisë së pamjaftueshme dhe të formojë vatra vullkanike brenda pështjelljes silikate, mantelit dhe litosferës. Përkundrazi, masa e shkrirë del nga ky rezervuar dhe, nëpërmjet udhësh të caktuara të njohura si shtëllunga të nxehta të mantelit, përcillet për në vatrave vullkanike dhe më tej kalon nëpër çarjet e litosferës dhe derdhet mbi sipërfaqe si llavë vullkanike.

     Gjendja e shkrirë e bërthamës së jashtme është tregues esencial i strukturës energjetike të krejt bërthamës dhe i rolit që luan si masë e shkrirë në zhvillimin e Tokës si planet. Por, ky vlerësim deri tani është neglizhuar, sepse nga standardi teorik, bërthama konsiderohet precipitat inert jo energjetik.

 

  • Sigurisht, dialogu ynë, deri tani, paraqiti argumentet që vërtetojnë se ekziston faktori energjetik  që prodhon magmën shkëmb-formuese dhe ne e quajmë thelb i bërthamës, por na duhet ta konkretizojmë tamam këtë thelb të padiktueshëm, e për pasojë të diskutueshëm edhe nga përkrahësit e Rritjes së Tokës që e quajnë Ekspansion për shkaqe të panjohura të jashtme kozmike dhe të brendshme tokësore. Apo jo? 

       Fakt, thelbi i bërthamës nuk është e mundur të regjistrohet me asnjë mjet të teknologjisë bashkëkohore, sepse është i padiktueshëm, si të thuash “transparent” për shpejtësinë e valëve sizmike, kur përshkojnë një interval fare të hollën, si ekran të ultra-ngjeshur. Por, duhet thënë që, ndryshe nga Zgjerimi (Ekspansioni), vërtetimi ynë, që bërthama e Tokës ka strukturë energjetikë, e cila shkaktohet prej  transformimit të materies kozmike të panjohur, por të argumentuar plotësisht, është e vërtetë shkencore dhe, si e tillë,   nuk mund të gjenden pikë-mbështetëse që të argumentohet me logjikë konsekuente shkencore mungesa e transformimit të materies kozmike në bërthamë të Tokës. Por, nga ana tjetër, nuk mund të pengohet cilado tendencë subjektive e predispozuar për të sugjeruar të vërtetën shkencore, gjersa nuk është bërë e vërtetë praktike. Megjithatë, unë obligohem ta sqarojë edhe më mirë, sesi i kam analizuar dhe integruar të dhëna për të përcaktuar thelbin e bërthamës të padiktueshëm. Porse, thelbi i bërthamës, përveç se vërtetohet prej efekteve të transformimit që ne i vështruam dhe vazhdojmë t’i analizojmë në strukturën energjetike të bërthamës. Po e ritheksojë; gjeosfera e shkrirë, në gjendje të tej-nxehur, është pasojë e domosdoshme e transformimit të thelbit të bërthamës, që funksionon si lëndë djegëse; e cila, gjatë procesit të transformimit, digjet, prodhon nxehtësi dhe lëshon grimca të padjegshme që formojnë bërthamat e atomeve të komponentëve të magmës.

     Rrjedhimisht, po e përsëris, nëse masa e larguar e shkrirë së bashku me nxehtësinë shoqëruese nuk do të zëvendësohej, gjeosfera e shkrirë (bërthama e jashtme e lëngët) do të ngurtësohej shumë kohë më parë. Ky proces do të mbaronte kur lënda djegëse të digjej tërësisht, sikurse ngurtësimi i masës së shkrirë të bërthamës ka ndodhur në Hënë, në Mars dhe Afërditë, ndërsa në fazën e fundit të ngurtësimit është në Mërkur, ku shprehet me një shtresë qendër sferike të shkrirë fare të hollë (si bërthamë e jashtme) dhe me një fushë magnetike fare të dobët.

     Pozicionimi më i mundshëm i thelbit të bërthamës është ai i përcaktuar prej kushteve natyrore që; në një rruzull të zjarrtë, nxehtësia largohet përjashta, mandej për një masë që qëndron vazhdimisht e shkrirë, nxehtësia nuk mund  t’i vijë nga ana e jashtme, apo nga “sipër”, por nga ana e brendshme, apo nga “poshtë”. Atëherë, si lëndë djegëse thelbi që vetvetiu transformohet e ka pozicionin e vet përjashta bërthamës së brendshme të ngurtë dhe diku brenda brezit kufitar të masës së shkrirë të bërthamës së jashtme, gjeosferës së shkrirë.

     Faktikisht, le ta ritheksojmë, masa e gjeosferës së shkrirë (e bërthamës së jashtme), duke u larguar si magmë nëpërmjet shtresave kalimtare në drejtim përjashta deri në sipërfaqe dhe përbrenda drejt e në bërthamë të brendshme, demonstron faktorin që prodhon magmën dhe energjinë.

     Pozicioni i thelbit të bërthamës, i caktuar nga unë si një ekran i padiktueshëm nga tomografia sizmike, vërtetohet edhe nga një fenomen i rëndësishëm i përcaktuar nga gjeofizikët; nga fakti që rthama e brendshme kryen një rrotullim të plotë (për 24 orë) për një fraksion sekonde  më shpejtë sesa krejt Toka (përfshirë edhe gjeosferën e shkrirë) dhe, pas rreth 355 vjetësh, rrotullimi bërthamës së brendshme tejkalon rrotullimin e Tokës për një ditë. Kjo llogaritje e diferencës në rrotullim vërteton pikërisht që bërthama e brendshme sillet si në trup i veçuar në rrotullimin rreth boshtit të Tokës. Ky fenomen tregon praninë dhe funksionin e thelbit të bërthamës, që si një ekran, i ngjashëm me një diafragmë, e ndan rruzullin tokësor në dy sfera bashkë-qendrore; brenda dhe jashtë shtresës qendër-sferike të thelbit të bërthamës.

          Veçimi i boshtit magnetik prej atij gjeografik ka shumë mundësi t’i përkas këtij rrotullimi të diferencuar të këtyre dy sferave; boshti magnetik duhet të jetë pasojë e processit të transformimit të thelbit të bërthamës dhe pozicionimit përkatës si shtresë e tej-hollë qendër sferike që mbështjell bërthamën e brendshme, kurse boshti gjeografik i përgjigjet masës së krejt Tokës. 

     Çfarë përbërje mund të ketë thelbi i bërthamës? 

     Thelbi i bërthamës, prej nga buron masa e shkrirë dhe nxehtësia shoqëruese, është lëndë djegëse kozmike, dhe rrjedhimisht, si lëndë djegëse, nuk mund të jetë, siç supozohet nga ndonjë  modifikues i Tektonikës së Pllakave, prej izotopesh radioaktivë të  vendosur në kufijtë e jashtëm të gjeosferës së shkrirë; po ashtu, nuk mund të jetë, siç supozohet nga ndonjë interpretues i pavarur si masë neutronike në qendër të bërthamës së brendshme të ngurtë. Sigurisht, nuk do të kishte pas mundësi, qoftë edhe nëpërmjet përpjekjeve me metoda laboratorike prej eksperimenteve të sofistikuara, që aktualisht, të përcaktohej, ndonjë trajtë materieje që mund të konsiderohej si materie përbërëse e thelbit të bërthamës.   

  • Ç’ është kjo trajtë specifike e materies që mund të përbëjë thelbin e bërthamës?

     Materia kozmike e thelbit të bërthamës mund të kuptohet nëpërmjet të procesit të transformimit; ka dalë nga shpërthimi i trajtës së panjohur të materies te ultra-ngjeshur të yllit masiv; ngjarje e njohur si eksplozioni supernova që  ka shkrepur dhe ndezur ciflat e shpërndara të ultra-ngjeshura si të ishin lëndë djegëse kozmike. Pra, gjatë procesit përkatës të formimit të planetëve, këto cifla të ndezura dhe të shpërndara janë ri-konstruktuar dhe kanë formuar thelbin e bërthamës në transformim, që vazhdon të digjet.   

    Natyrisht, mund të hamendësohet si prej materieje të ultra-ngjeshur i takon të përbëhet prej ultra-grimcash në trajtë të ultra-dendësuar. Këto ultra-grimca ka mundësi të jenë nga përbërësit e bërthamës së atomit të protonit dhe neutronit, kuarkë apo nga ultra-nën grimca të tjera të flukseve valore-korpuskulare, të cilat formojnë një trajtë materieje specifike të objekteve kozmike të ultra-ngjeshur dhe të transformueshëm; natyrisht të panjohur.

     Pikërisht, përbërja e grimcave dhe ultra-grimcave të kësaj trajte të ultra-ngjeshur të materies nuk është studiuar; në këtë kuptim është e panjohur në drejtim të proceseve të brendshme të një objekti te ultra-ngjeshur si thelbi i bërthamës.

  • A e ndryshon kuptimin e  nocionit materie konceptimi i thelbit të bërthamës?

     Aktualisht, përcaktimi i Einstein-it që energjia është materie e ka çuar nocionin e transformimit të materies nga proceset kimike e biokimike të elementeve kimikë drejt fushave të ndryshme të fizikës moderne dhe kozmologjisë, siç është teoria e yllit kuark-neutronik, e vrimës së zezë apo e teorisë gravitomagnetike, etj. Tashmë, unifikimi i konceptit për trajtat e materies aktualisht është arritur, por ende nuk është në përdorim të plotë. Trajtat e materies që bashkëveprojnë e transformohen janë:

  • trajta e ultra-ngjeshur  e thelbit të bërthamës së Tokës (si e yjeve neutronik, vrimave të zeza dhe bërthamave të atomit);
  • trajta e ultra-rralluar e energjisë (e flukseve valoro-korpuskulare (valore-grimcëzore) të fushave fizike dhe çdo rrezatimi, përfshirë gjeo-neutrinot;
  • trajta e zakonshme atom-molekulare e proceseve kimike dhe biokimike.

Plasma është gjendje kalimtare e pa-stabilizuar e materies e cila transformohet në rrezatim dhe elemente kimikë të lidhjeve molekulare.

     Si shembull i kapshëm i transformimit të materies është druri që, nëpërmjet ndezjes, digjet, bëhet zjarr i zakonshëm, i cili paraqitet si model tipik i transformimit të një materieje organike në komponentët inorganik. Ndërsa, plasja e një ylli masiv të super-ngjeshur shkakton shkrepjen dhe ndezjen e ciflave të shpërndara, digjen si lëndë djegshme kozmike; nga bashkimi ciflave formohet zjarr kozmik. Zjarr kozmik është edhe Dielli si yll, ku ndodh transformimi i materies kozmike, po ashtu, nëpërmjet procesit të nukleosintezës rrezaton fusha fizike dhe nxjerrë si mbetje të padjegshme bërthamat e atomeve. Kjo është arsyeja që shkencëtaret e lashtësisë e konsideronin zjarrin, burimin e energjisë, si një trajtë materieje, duke pasur parasysh Diellin.

     Zakonisht, me nocionin “energji e brendshme e Tokës”, në konformizëm më Tektonikë e Pllakave, ende kuptohet vetëm rrezatimi i nxehtësisë, porse, nxehtësia është vetëm njëra nga fushat fizike të Tokës që emetohen nga transformimi i thelbit të bërthamës, gjatë transformimit, prodhon flukse valore- korpuskulare të fushave fizike përfshirë nxehtësisë dhe rrezatimin e gjeoneutrinove, po ashtu prodhohen edhe mbetjet e procesit të djegies përbërësit e bërthamave të atomeve të Tabelës Periodike. Ky desintegrim i thelbit të bërthamës është i ngjashëm me procesin e nukleosintezës të Diellit që, njëkohësisht me çlirimin e fushave fizike (të elektromagnetizmit, magnetizmit, gravitetit dhe rrezatimit të nutrinove) prodhon bërthama atomesh. 

  • Ç’ madhësi ka thelbi i bërthamës?

     Thelbi i bërthamës, si një sferë bashkë-qendrore e tej-hollë dhe e tej-ngjeshur,  zë një hapësirë (vëllim) shumë të papërfillshme dhe përmbledh një masë jashtëzakonisht të madhe të bërthamës së Tokës. Kështu, në pajtim me varësinë funksionale të shpejtësisë së valëve sizmike (posaçërisht shpejtësia e “p”- valëve) ndaj densitetit, shihet një mospërputhje në parimin e llogaritjes së masës së sferave koncentrike të Tokës, veçanërisht për bërthamën e jashtme. Një tjetër mospërputhje del nga koncepti i i funksionimit të bërthamës së jashtme si rezervuar, ku masa e shkrirë diferencohet, nga një anë në nivelet e sipërme pozicionohet masa e lehtë prej lidhjesh silikate që del përjashta dhe largohet si magmë, nga ana tjetër në nivelet e poshtme zë vend masa e rëndë nikel-hekurore.

     Nëpërmjet llogaritjes të këtyre mospërputhjeve, bërthamës së jashtme (d.m.th. e gjeosferës së shkrir) do t’i  zvogëlohej masa me një të tretën deri në gjysmën e asaj që njihet prej llogaritjes së më parshme. Ky zvogëlim i përket masës së thelbit të bërthamës domethënë zë 33 – 50% të masës së bërthamës që përbën 10% deri në 15% të masës së Tokës.

  • Për sa kohë do të shterojë procesi i transformimit të thelbit të bërthamës?

    Për këtë, le të arsyetojmë së bashku; që nga konsolidimi i Tokës me strukturën e vet si planet pjesa e transformuar e thelbit të bërthamës 85 deri në 90%. Le të supozojmë se transformimi do vazhdojë të ecë me të njëjtin ritëm, atëherë duke qenë se koha e transformimit të deritanishëm të thelbit të bërthamës që ka kaluar si masë e Tokës është 4.6 miliard vjet, i takon që për vlerë 1% konsumimit të kalojnë ( 4.6 miliard vjet pjesëtim me 85% deri 90% = 0. 054 deri 0.051 miliard vjet) rreth 51 – 54  milion vjet. Pra, për tu konsumuar  10 deri në 15% e thelbit të bërthamës do të duhej diçka më shumë se gjysmë miliardi  vjet (510- 540 milion vjet). 

  • Tani që e sqaruam plotësisht që thelbi i bërthamës është trajtë e materies kozmike që transformohet në trajtë energjetike të fushave fizike të Tokës dhe në trajtë  të atomeve të Tabelës Periodike të lidhjeve molekulare, a mund  t’i kthehemi shpjegimit sesi bëhet rritja e Rruzullit Tokësor?

      Pa diskutim, rritja e pllakave dhe e krejt Rruzullit Tokësor është dukuri, pasojë e transformimit të thelbit të bërthamës që, ashtu siç e theksuat ju, kjo trajtë e materies së ultra-ngjeshur, e cila është e padukshme në mjedisin tonë, transformohet në dy trajta të zakonshme për ne; në materien valore-korpuskulare (valore-grimcëzore) të fushave fizike të Tokës, përfshirë nxehtësinë (fushën gjeotermike) dhe në trajtën atomike të lidhjeve molekulare që përbëjnë komponentët e magmës.

     Fenomenin e zmadhimit të pllakave dhe njëkohësisht të krejt Rruzullit mund ta paraqesim nëpërmjet rritjes së kores së tabanit të Oqeanit Atlantik, ku largimi i brigjeve kontinentale, dikur të puqura, paraqitet shumë qartë. Mes-për-mes Oqeanit Atlantik, sipas konfiguracionit me kontinentin Afrikan, kalon çarja globale e kreshtës mes oqeanike, përgjatë së cilës ngjitet përpjetë magma, e cila del si masë e shkrirë nga gjeosfera e shkrirë, ku akumulohet masa atom-molekulare që formohet nga shpërbërja e thelbit të bërthamës. Magma, e derdhur si llavë, ngurtësohet dhe formon brezat aktual të bazaltëve në të dy anët e çarjes, që janë në largim të përhershëm si shfaqje e zmadhimit të litosferës tokësore midis kontinenteve që largohen. Ndërsa, studimi konstatoi se aktualisht formohen brezat e rinj të bazaltëve në të dy anët e çarjes mes oqeanike, njëkohësisht  zbuloi se duke u larguar nga të dy anët e çarjes brezat e njëpasnjëshëm të bazaltëve të baras-larguar nga çarja janë më të vjetër dhe të së njëjtës moshë. Kështu, ngjitur me brigjet kontinentale me formacione të njëjta të Brazilit në perëndim dhe të Gabonit në lindje gjenden të formuar brezat vullkanik të bazaltëve me përbërje dhe moshë të njëjtë, rreth 180 milion vjet; tregon momentin kur koria kontinentale unike u ça në dy pllakat dhe filloi formimi i kores së tabanit oqeanik.

     Ky proces i formimit gradual të kores se oqeanit Atlantik është fakt i padiskutueshëm që kontinentet kanë pas formuar koren globale të Rruzullit Tokësor mjaftë më të vogël dhe është zmadhuar gradualisht duke formuar një rreze rreth 2 herë më të madhe. 

  • Kështu, u argumentua zmadhimi i kores dhe krejt litosferës si pasojë e rritjes së Tokës, po rritja e brendshme e pështjelljes silikate, mantelit si është bërë?

     Që ta kuptojmë sesi u zmadhua dhe si zmadhohet pështjellja silikate e bërthamës duhet ta përfytyrojmë Tokën në gjendjen para momentit, kur litosfera (respektivisht koria) globale kontinentale u copëtua dhe prurjet e magmës u stabilizuan në çarjet globale që kufizonin pllakat e kores kontinentale. Në fazën e parë, kur brezat bazaltikë filluan të demonstrojnë rritjen e litosferës oqeanike dhe u formuan në të dy anët e çarjes në kontakt me kontinentet, njëkohësisht u formua shtresa e parë e mantelit ndërmjet bërthamës dhe litosferës. Në fazat e njëpasnjëshme të rritjes së litosferës oqeanike me breza bazaltikë, njëkohësisht formoheshin shtresat e njëpasnjëshme qendër-sferike të rritjes së mantelit në kontakt ndërmjet formimit të shtresës silikate të mantelit dhe bërthamës. Ndërsa aktualisht është duke u formuar, nga prurjet dhe ngurtësimi i magmës kore e re oqeanike përgjatë çarjes së kreshtës oqeanike, njëkohësisht është duke u formuar shtresa e re e mantelit ndërmjet bërthamës dhe shtresës së mëparshme të mantelit.   

  • A ndikon dhe sa mund të ndikojë në rritjen e Tokës  tërheqja e materialit prej pluhuri e çakëlli nga hapësira kozmike?    

     Pasi, sistemi planetar u konsolidua prej kalimit të materialit pluhuror-çakëllor nëpër bërthamat e objekteve të diskut planetar, hapësira ndërplanetare u bë transparente dhe materiali pluhuror – çakëllor u bë shumë i rralluar dhe sasia e tërheqjes së këtij materiali ka qenë dhe është e papërfillshme për të ndikuar në rritjen e Tokës. Për më tepër, rritja është proces i brendshëm i Tokës, pavarësisht që rrezatimet prej transformimit të thelbit të bërthamës mund të bashkëveprojnë me rrezatime kozmike.

     Masa atom molekulare që i shtohet Tokës del nga transformimi i thelbit të bërthamës, si pjesë përbërëse e bërthamës, kështu, nëpërmjet transformimit të tij masa e Tokës nuk ndryshon, sepse grimcat dhe ultra-grimcat që çlirohen nga gjendja e tyre e ultra-ngjeshur në përbërjen e thelbit, ruajnë të njëjtën masë edhe kur ri-konstruktohen në trajtën atom-molekulare të materies, duke zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh që shkakton rritjen e Tokës, ndërsa thelbi humbet masë dhe zmadhon diametrin e vet. Kurse, raporti i masës që çlirohet si fusha fizike ndaj masës atom-molekulare ka një vlerë fare të vogël. 

  • Në qoftë se rritja e Tokës ka filluar kur u ça koria kontinentale dhe filloi formimi i kores oqeanike prej prurjes së pandërprerë dhe ngurtësimit të magmës, rreth  200 milion vjet më par, atëherë si mund të justifikohet si shkak i rritjes së Tokës ekzistenca e thelbit të bërthamës që nga stadi i planet formimit; përderisa rritja fillon kaq vonë?

     Rritja e Tokës prej një procesi të brendshëm, siç e shpjegon teoria ime, është proces i përhershëm, që argumentohet lehtë.

     Koria kontinentale dallon prej asaj oqeanike vetëm nga shtresa e sipërme e tipit granitik, e cila është formuar gjatë kristalizimit të masës së shkrirë të Tokës dhe, pas konsolidimit të kores tokësore nuk ka pasur formim koreje me shtrese të sipërme graniktike, d.m.th., nuk ka pasur formim koreje të re kontinentale.

     Brezat ofiolitikë, si ai i zonës Mirdita në Albanide (në trojet tona) janë pasojë e shfaqjes fragmentare e procesit që shkakton formimin e tipave shkëmbore të tabanit oqeanik përgjatë luginave tektonike të kreshtave mes-oqeanike. Gjatë zhvillimit të kores kontinentale me tiparet e konsoliduar, vazhdonte prurja dhe ngurtësimi i magmës që çante koren e formuar me shtresë të sipërme granitike dhe, midis pareteve të çarjes që largoheshin,  formohej brezi i prej shkëmbinjsh të tipit oqeanik.  Breza ofiolitik brenda kores kontinentale janë formuar gjatë zhvillimit gjeologjik të eonëve të njëpasnjëshëm; Arkaik, Protozoik, Fanerozoik dhe në vazhdim përgjatë brezave aktivë me veprimtari vullkanike aktuale; sidomos përgjatë kreshtave mes oqeanike, unazës së zjarrtë të Paqësorit, Thyerjes së Afrikës Lindore. Po ashtu brenda kontinenteve janë formuar edhe provinca bazaltike të quajtura trape prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës të tipit që formon koren oqeanike.

     Mungesa e shtresës së sipërme granitike përmbi brezat ofiolitikë dhe provincat e trapeve bazltike është tregues i qartë  që, gjatë penetrimit te ofioliteve, paretet e çarjes tektonike janë larguar nga njeri tjetri dhe se ka ndodhur një rritje e vogël dhe e ngadaltë e kores së vjetër kotinentale me masën shtesë të magmës bazaltike dhe të fragmenteve te mantelit.

     Rrjedhimisht, kjo do të thotë që rritja nuk ka qenë proces i papritur spontan që paska filluar rreth 200 milion vjet më parë, por proces i përhershëm , ndërsa rritja e vrullshme filloi dhe u manifestua në mënyrë demonstrative, kur udhët mbizotëruese të prurjeve lart të magmës u stabilizuan përgjithmonë dhe u bënë çarje globale të kreshtave mes oqeanike, ku aktualisht vërehet fare qartë vazhdimi i fenomenit gjigant të rritjes së kores oqeanike.

  • Po zona tektonike Mirdita prej ofiolitesh a e dëshmon rritjen e Tokës?

   Ofiolitet e Albanideve janë formuar si bazament i zonës Mirdita brenda kores së vjetër kontinentale; përfaqsojnë një segment të shkurtër karakteristik që gjendet në anën perëndimore të Dinaridëve qendror të brezit orogjenik të lëvizshëm Alpe-Himalaje, i cili përfshin edhe Mesdheun si oqean në formim. Si i till edhe ofiolitët e zonës tektonike Mirdita janë formuar nëpërmjet procesit të transformimt të thelbit të bërthamës dhe janë fakt që dëshmon se procesi i rritjes së Tokës është i pandërprerë

     Mandej, mbas formimit, brezi iu nënshtrua zhvillimit gjeologjik, proceseve të lëvizjeve tektonike, të erozionit dhe sedimentimit dhe u mbulua me shtresa te njëpasnjëshme sedimentare gjatë Mesozoikut dhe gjatë Kenozoikut.

     Ky zhvillim i brezave ofiolitikë, dhe për më tepër, i masivëve ultrabazikë si fragmente manteli brenda tyre, tregon që ofiolitët nuk janë ashkla tektonike, siç janë interpretuar nga Tektonika e Pllakave në brezin e lëvizshëm Alpe-Himalaje dhe as si tregues fragmentesh të  oqeanizuara te kores kontinentale të pretenduar nga fiksizmi i kontinenteve, përderisa përbërja dhe pozicioni strukturor i tyre tregojnë se ata janë formuar “në vend”.

  • Si mund të shpjegohen prej transformimit të thelbit të bërthamës fenomenet gjeologjike: vullkanet, lëvizjet tektonike dhe tërmetet?

     Nga tomografia apo skaneri i Tokës është konstatuar prania e disa shtëllungave të nxehta brenda masës relativisht të ftohtë që përshkojnë mantelin duke u nisur nga kontakti i mantelit me gjeosferën e shkrirë (me bërthamë e jashtme e shkrirë) dhe përfundojnë në vatrat vullkanike.

     Në fakt, këto struktura shtëllungore dëftojnë transportimin e masës së gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtme të lëngët) në drejtim përjashta që akumulohet në vatrat vullkanike si

magmë, e cila vazhdon drejtimin përjashta dhe derdhet si lavë.

     Porse ky realitet shpërfillet prej mbështetësve të Tektonikës së Pllakave; të cilët i konsiderojnë shtëllungat sikur përcjellin përjashta vetëm rrymë nxehtësie  që stimulon nënveten e litosferës të shkrijë e të bëhet shtresë e rrjedhshme e quajtur  astenosferë,  që shkakton lëvizjen e pllakave dhe qarkullimin e litosferës. Ky është një marifet i sajuar posaçërisht për të plotësuar mekanizmin e shpikur të quajtur nënkalim.

    Faktikisht, vetëkuptohet se, kur shtëllungat e super-nxehta të mantelit ndeshen me  bazamentin e litosferës së shtangët, zgjerohen në mënyrë laterale, ndërsa e ashtuquajtura astenosfrë e Tektonikës së Pllakave është interpretim i gabuar i kokës së shtrirë të masës së shkrirë të shtëllungës së mantelit. Pra, një vatër vullkanike në litosferë  nuk është rezervuar i llavës vullkanike, rezervuar i vatrave të shpërndara vullkanike është gjeosfera e shkrirë e njohur si bërthama e jashtme e lëngët.

  • Një anë superiore e Tektonikës së Pllakave është që rrudhosja e  shtresave sendimentare shpjegohet me lëvizjen horizontale të pllakave, kurse nëpërmjet lëvizjes vertikale të alternativës së Zgjerimit nuk mund të shpjegohet.  A mund të shpjegohet rrudhosja me anën e procesit të rritjes prej transformimit të thelbit të bërthamës dhe si?

     Faktori baze, që shkakton fenomenet e brendshme gjeodinamike; vullkanet, tërmetet dhe lëvizjet tektonike, thyerjet dhe rrudhosjet, është lëvizja e magmës dhe formimi i strukturave me shkëmbinj magmatikë në litosferë apo ne sipërfaqe. Edhe fenomenin global të rritjes së pllakave të litosferës dhe largimin e tyre nga njëra tjetra e shkakton lëvizja e magmës. Natyrisht, rrudhosja nuk mund të shpjegohet nëpërmjet largimit të pllakave vertikalisht sepse Toka zgjerohet, por mund të shpjegohet për shkak se toka rritet prej magmës që është pasojë e transformimit të materies dhe i shtohet pështjelljes silikate të bërthamës. Magma në mantelin viskoz-plastik penetron dhe bëhet pjesë e mantelit e shpërndarë. Përkundrazi  në litosferën e shtangët nuk mund të penetrojë e shpërndarë;  nga një drejtim kalon nëpër çarjen kryesore dhe ngurtësohet në të dy anët e saj duke krijuar ekuilibër midis blloqeve apo pllakave, në një drejtim tjetër penetron dhe akumulohet dhe ngurtësohet vetëm brenda njërit bllok apo pllakë, tek i cili shtohet masa dhe krijohet çekuilibër  ndaj bllokut ngjitur. Rivendosja e ekuilibrit të gravitetit sferik shkakton shtrëngimin midis blloqeve apo pllakave dhe mandej bëhet zhvendosja diagonale  e  bllokut apo pllakës me masë të shtuar për mbi bllokun fqinjë me mangësi mase.   

     Ky proces i vazhdueshëm ushtron forcë nderjeje në litosferë që shkakton çarjet e litosferës dhe lëvizjet tektonik të blloqeve  rrudhosjet dhe natyrisht edhe tërmetet prej të njëjtit shkak.

     Pra, ky shpjegim është shpjegon më mirë lëvizjet tektonike dhe fenomenin e rrudhosjes në të gjitha rastet e prurjeve të magmës në litosferë dhe sipërfaqe, sesa Tektonika e Pllakave, që shpjegon vetëm rrudhosjen e shtresave të formuara si një stivë e cekët përmbi litosferë, ku forcat anësore brenda të litosferës ndikojnë që komponenti horizontal i forcës, që shkakton lëvizjen,  të zmadhohet në nivelet e cektë dhe të shkaktojë përmbysjen e pjesës së sipërme të strukturës në lëvizje; fenomen që vërehet në rrudhat e përmbysura.  

  • Si shpjegohet ngjarja e tërmetit nëpërmjet rolit të origjinës  lëvizjes dhe akumulimit të magmës dhe a mund të parashikohet apo është shfaqje e befasishme?

     Me këtë shpjegim argumentohet që tërmeti, si ngjarja sizmike befasuese e shpesh me pasoja të renda,  ndodh, kur, ekuilibri i gravitetit i prishur gradualisht prej akumulimit të magmës në litosferë, rivendoset përnjëherë. Vetëkuptohet, fenomeni sizmik i tërmetit përgatitet fare ngadalë prej procesesh të brendshme dhe shfaqet befas, porse, sipas disa vrojtimeve, stimulohet prej veprimtarisë së Diellit dhe mund të  ngacmohet edhe prej pozicionimit të drejtimit Diell-Hënë ndaj baticës së Tokës në zonën e epiqendrës.

     Pra, goditja e tërmetit nuk është ngjarje spontane por pasojë e prodhimit të magmës dhe energjisë nga thelbi i bërthamës, që të dyja, pas kalimit nëpër rezervuarin e gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtme)  akumulohen gradualisht në litosferë dhe reflektojnë sinjale në zonën e epiqendrës, siç janë: çlirimi e grimcave dhe nën-grimcave dhe bërthamave të heliumit-3; deformimet e gjeomorfologjisë së kores, prishja e fushave fizike të Tokës siç janë fushat magnetike, elektromagnetike dhe e gravitetit, përfshire fushën e nxehtësisë (gjeotermike). Në qoftë se këto fenomene do të vrojtoheshin dhe do të regjistroheshin dhe do të përdoreshin si sinjale diagnostikimi, atëherë, regjistrimet përkatëse do të shtronin udhën që do t’iu mundësonte sizmologëve që të përcaktonin lehtësisht rënien e tërmeteve të fuqishëm. 

  • Pavarësisht se edhe Dielli është objekt i sistemit dhe ka me planetët origjinë të përbashkët, a nuk duhet ta vështrojmë funksionimin e thelbit të bërthamës në planetin Tokë, kryesisht në analogji me planetët e tjerë të sistemit?   

     Po, keni shumë të drejtë, duhet ta vështrojmë së pari sesi mund të shpjegohet edhe në planetë të tjerë prezenca dhe roli i  thelbit të bërthamës.

     Qysh në procesin e kalimit të materialit të resë kozmike në objektet e sistem diellor, bërthamat e planetëve u diferencuan në përputhje me masën e thelbit të bërthamës së tyre.

     Përgjithësisht, planetët me masë më të vogël  të thelbit të bërthamës dhe me fushë graviteti më të vogël u renditën më afër Diellit, në pjesën e brendshme të diskut diellor dhe u zhvilluan pa mbulesë gazesh të lehta, ndërsa planetët me masë të madhe të thelbit të bërthamës u pozicionuan larg Diellit; prej gravitetit të fuqishëm i mbajtën edhe gazet e lehta  dhe u konsoliduan me një mbështjellje shumë të dendur dhe të trashë gazesh.

     Pavarësisht nga masa, prania dhe niveli i konsumimit të thelbit të bërthamës deri në shterim vërehet qartë, kryesisht prej nivelit të fushës magnetike, rrezatimit dhe vullkanizmit aktual apo ekzistencës së tij në të kaluarën. Ekzistenca e kores bazaltike në Mërkur, Afërditë, Mars në Hënën tonë dhe në objekte të ndryshme të vogla të tipit planet është dëshmi e qartë e pasojës së veprimtarisë intensive vullkanike dhe shuarjes graduale të kësaj veprimtarie përkatësisht prej transformimit të thelpinjve të ultra-ngjeshur, të cilët tashmë janë tërësisht apo pothuajse tërësisht të transformuar në masë silikate dhe bërthamë nikel-hekurore. Pavarsisht se në planetin Mërkur, veprimtaria vullkanike është shuar, demonstrohet prania e transformimit të thelbit të bërthamës në fazën përfundimtare me shfaqjen e një fushe magnetike fare të dobët dhe me praninë e  një sfere bashkëqendrore të shkrirë fare të hollë (si bërthamë e jashtme). Mandej, thelb bërthame në proces transformimi diktohet prej fushës magnetike intensive në planetët e mëdhenj: Jupiter, Saturn, Uran, Neptun, edhe prej veprimtarisë vullkanike intensive në Hënën Io të Jupiterit.

  • Siç dihet prej çdo teksti astronomie, në Diell ndodh nukleositeza zinxhir, duke filluar me shkrirjen e  bërthamave te hidrogjenit në helium dhe se Dielli përbëhet kryesisht nga tri pjesë prej hidrogjeni, një prej heliumi  dhe me më pak se 2% prej disa elementësh të tjerë. Pra, si mund ta shpjegojmë funksionimin e një procesi analog me transformimin e thelbit të bërthamës, në Dielli?

     Së pari, një përbërje të tillë është konstatuar në shtresat e gazeve që mbulojnë fotosferën apo sipërfaqen e Diellit, ndërsa është hamendësuar se e tërë masa  e Diellit përbëhet prej hidrogjeni dhe heliumi. Një hamendje e tillë  është fare e cekët, mua më duket se ngjason me një krahasim që kam bërë unë në formën e pyetjes : “Në qoftë se do të njihnim vetëm cipën dhe pak tul të ngjitur pas cipës të kokrrës së pjeshkës; a mund të supozonim se prej tuli përbëhet e tërë kokrra?”.

     Përbërja e çdo yll në renditjen e tipit Diell, është pasoje, jo e nivelit të masës së hidrogjenit kthyer në helium, por e nivelit të transformimit te thelbit te ultra-ngjeshur të tij, ngjashëm si në bërthamë të Tokës, diferencuar prej madhësisë së pakrahasueshme të një planeti si Toka me mbështjellje të ngurtë silikate dhe të një ylli si Dielli  me mbështjellje prej gazesh të tej-nxehur.  

     Duke vështruar strukturën e tejnxehur të mbështjelljes së Diellit, dallohet lehtë diferenca e papritur e temperaturës në nivelin e sipërfaqes të quajtur fotosferës (prej 6 000 gradë Kelvin) nga temperatura në nivelin rreth 5700 km mbi sipërfaqe në tabanit e kurorës ( mbi  1 000 000 gradë K). Kjo diferencë e theksuar tregon shpërndarjen qendër-ikse të rrezatimit prej burimit energjetik të brendshëm. Nxehtësia që rritet mbi fotosferë është pasojë e intensifikimit të djegies kozmike d.m.th., ndodh përshpejtimi i bashkëveprimit dhe transformimit të ultra-grimcave, duke u larguar nga fotosfera.

     Kjo e dhënë është një argument që dëfton dy fenomene; së pari, dëfton se në brenditë Diellit  është e pranishme dhe në transformim trajta e ultra-ngjeshur e materies si thelb i bërthamës së Diellit që duhet të jetë pozicionuar si shtresë qendër-sferike që si ekran ndanë bërthamën e Diellit nga masa atom-molekulare e jashtme; së dyti, dëfton se ky fenomen i ngritjes së temperaturës duke u larguar nga sipërfaqja e burimit të rrezatimit ka shumë mundësi të ndodh edhe në bërthamën e Tokës; nxehtësia që del përjashta thelbit të bërthamës duhet të ris temperaturën që ruhet në gjendjen e shkrirë te krejt masës së bërthamës së jashtme, dhe, ka shumë mundësi që niveli më i lartë i temperaturës të arrijë aty nga niveli i mesëm i gjeodferës së shkrire, para se të fillojë, ftohja graduale dhe rënia e temperaturës drejt mantelit solid; ndërsa, në drejtim përbrenda thelbit të bërthamës së Tokës për në bërthamën qendrore (të brendshme) solide, temperatura duhet të bjerë përnjëherë.

     Le të përmendim disa fakte të njohura të interferencës Diell-Tokë si pasojë e të njëjtit proces midis objektesh kaq shumë të largët, siç është Dielli ndaj bërthamës së Tokës.

  • Fusha magnetike e Tokës ngacmohet nga flukset e  erës diellore dhe po ashtu prej aktivitetit sizmik të Tokës përqark epiqendrës së tërmetit, disa orë para se goditja të ndodhë;
  • Çlirimi i neutrinove diellore është analog me çlirimin e flukseve të gjeo-neutrinove në Tokë;
  • Heliumi-3 është pasojë e proceseve që ndodhin vetëm në Diell; ndërsa prania e tij në gazet vullkanike, gjithashtu në gazet natyrorë, tregon se është produkt i transformimit të thelbit të bërthamës së Tokës.
  • Ngjarjet e tërmeteve shumë të mëdhenj çlirojnë flukse pararendëse që interferojnë me flukset e aktivitetit diellor. Kjo interferencë është përcaktuar si “Pararendës Sizmik Diellor” dhe lidhet me ciklet e Diellit. Po ashtu, vërehet një korrelacion i qartë ndërmjet aktivitetit sizmik të Tokës dhe cikleve të njollave diellore, që implikon rrezatimin diellor në dinamizmin e Tokës.

     Përfundimisht, bërthama e Tokës është një Diell në miniaturë brenda mbështjelljes silikate, ndërsa Dielli është një bërthamë ultra-gjigante pa guaskë silikate apo mbulesë të ftohtë gazesh siç kanë planetët; Dielli ka për mbulesë gazet e tejnxehur.

     Këto konkluzione na lejojnë të interpretojmë më mirë fenomenet e Diellit nëpërmjet studimit të bërthamës së Tokës dhe anasjelltas, prej vrojtimeve të Diellit, ne mund ta kuptojmë me mirë strukturën energjetike të bërthamës.

  • Me ç’ argumente vërtetohet origjina e thelbit të bërthamës në përbërjen e resë kozmike prej së cilës u formua sistemi planetar?

      Ekziston një ide që s’ka të bëjë me problemin e proceseve dhe  fenomeneve të Tokës që reja kozmike mund të jetë ngacmuar për tu venë në lëvizje vërtitëse nga ngjarja  e supernovës. Kështu, kjo ide është në pajtim me interpretimin e origjinës  së thelbit të bërthamës të lidhur me nukleositezën eksplozive të ngjarjes supernova.

     Supernova është shfaqje e  përnjëhershme e një eksplozioni kolosal të një ylli masiv të ultra-ngjeshur, i cili hedh në hapësirë masën më të madhe në formën e një reje që zgjerohet prej pluhuri dhe çaklli që shoqërohet me rrezatim vezullues dhe proces nukleosinteze (formim bërthamash atomesh), arrin një diametër sa i sistemit diellor e me tej, dhe duket si një yll gjigant. Fenomeni supernova është vërejtur edhe në galaktika të tjera me madhësi marramendëse që janë quajtur hipernova.

     Shoqërimi i këtij ndriçimi të jashtëzakonshëm me nukleosintezë, ka shumë mundësi të nxjerrë në pah ekzistencën e copërinave rruzullore të ultra-ngjeshura brenda në renë kozmike në rrotullim dhe, në përplasje me njëra tjetrën, përngjiten, dezintegrohen dhe bëhen thelpinj të ultrangjeshur të zjarrtë. Më tej, brenda masës së mbetur të supernova-s  vërehet formim ylli neutronik me shpejtësi të jashtëzakonshme rrotullimi.

     Për më tepër, në ndonjë rast në masën e mbetur të një eksplozioni të tillë nuk vërehet prania e yllit neutronik; në këtë rast masa e ultra-ngjeshur e supernova-s, ose ka qenë shpërndarë tërësisht në hapësirën vezulluese, ose një masë e vogël, si mbetje e yllit neutronik potencial, do të jetë fshehur brenda materialit të errët dhe të dendur dhe sferëzave të ultrangjeshura të ndonjë nebuloze rrotulluese përqark tij , si sistem planetar potencial.

  • Si këta rruzuj të ultra-ngjeshur të zjarrtë të resë kozmike në rrotullim bëhen thelpinj të bërthamave të planetëve?

     Kalimi i resë kozmike me copërinat rruzullore të ultrangjeshura dhe të zjarrta në përbërjen e saj bëhet tamam sipas interpretimit logjik konsekuent të teorisë kozmologjike të standardizuar, në pajtim me aspektet e forta te mekanikës së hapësirës të formimit të Tokës dhe planetëve, por kalimi i materialit të resë në qendrat e gravitetit të sistemit diellor potencial do të paraqitej kështu:

     Sistemi Diellor është formuar nga reja kozmike e vënë në rrotullim prej sferëzave të ultra-ngjeshura të zjarrta, të cilat, pas bashkimit (akrecionit), u bënë thelpinj të ultrangjeshur që digjeshin brenda bërthamave energjetike potenciale; flakëronin rrezatim dhe plazmë bërthamash atomesh të Tabelës Periodike, në jone metalesh dhe lidhjesh molekulare që duke u ftohur  u bënë masë e shtuar e gazit, pluhurit dhe çakllit të resë në procesin e kalimit në disk planetar. 

     Këta thelpinj gradualisht u mbuluan me masë të shkrirë metalesh, silikatesh dhe gazesh të tejnxehur dhe u bënë bërthama potenciale të planetëve silikatë potencial në gjendje të shkrirë që rrotulloheshin përqark bërthamës gjigante mbizotëruese, Dellit të ri të sistemit planetar potencial

     Zhvillimi i veçuar i planetëve vazhdoi prej transformimit të thelpinjve, kur bërthamat u konsoliduan dhe filluan të mbajnë masën atom-molekulare të formuar nga transformimi i thelpinjve dhe të tërheqin përmbajtjen gazore-pluhurore-çakëllore të resë dhe krejt materiali i resë kozmike kaloi tek trupat e diskut planetar të sistemit diellor. Mandej, natyrisht, procesi i transformimit të thelbit të bërthamës vazhdon në zhvillimin e planetëve dhe rritjen e planetë-sferave të tyre.

     Përfundimisht, hapësira e sistemit planetar u spastrua prej materialit të dendur dhe të errët të resë dhe, planetët  u ekspozuan për gjithmonë në hapësirë transparente, por ende në gjendje të shkrirë dhe me madhësi fare të vogël. Mandej, gjatë procesit  të rritjes dhe zhvillimit u konsolidua masa silikate e mbuluar me litosferën e brishtë, ndërsa për planetët e jashtëm shumë të mëdhenj masa silikate ndodhet nën mbulesën shumë të trashë prej gazesh të ftohtë. Sigurisht, njëri nga planetët e sistemit solar te konsoliduar ishte Toka. 

  • A është vlefshme teoria e thelbit të bërthamës për formimin e planetëve në sistemet planetare në Galaktikën tonë, Udha e Qumështit?

     Tashmë është bërë e ditur se sistemi Diellor është një sistem planetar ndër miliarda sisteme planetare në galaktikën tonë, ndërsa deri tani, astronomët kanë arritur ë vrojtojnë më shumë se 500 sisteme planetare në Udhën e Qumështit. Natyrisht, teoria e formimit të Tokës si njëri nga planetët në sistemin tonë planetar nuk mund t’i përkas vetëm Tokes; u përket tërë planetëve të sistemit dhe  Diellit si Yll në vargun e yjeve të tipit të vet, qendra të sistemeve planetare.

     Planetët formohen dhe zhvillohen sikurse në sisteme planetare të yjeve të tipit të Diellit, por edhe në sisteme planetare të yjeve binarë dhe, bile formohen dhe zhvillohen edhe veçmas si planetë të vetmuar, jashtë influencës së gravitacionit të ndonjë ylli për ta tërhequr në lëvizje orbitale. Në këto raste verifikohet teoria e thelbit të bërthamës. Kjo do të thotë se prania e thelbit të bërthamës me lëvizje rreth boshtit të vet është esenciale në zhvillimin e konsolidimin e planetëve edhe pa qenë në lëvizje orbitale nën influencën e fushës së  gravitetit të ndonjë ylli.

     Rrjedhimisht, yjet e tipit Diell të renditjes kryesore, objektet nën-yjore planetët dhe  objektet e tipi të Hënës së Tokës  formohen dhe zhvillohen prej të njëjtit proces unik, tamam si prej thelbit të bërthamës së Tokës; natyrisht, sipas madhësisë përkatëse fillestare  brenda caqeve (limiteve) minimale dhe maksimale që përcaktojnë madhësinë e trajtës së materies së ultra ngjeshur për formuar thelbin përkatës të zjarrtë prej procesit të transformimit..

  • Tani që e kemi të qartë formimin e Tokës prej thelbit të bërthamës si faktor i formimit të planetëve dhe yjeve në Galaktikë, a mund të kalojmë në procesin e konsolidimit të Tokës?

     Është e qartë, Toka është konsoliduar në gjendje të shkrirë dhe ka qëndruar e zjarrtë për një kohë të gjatë, në vlim; masa e shkrirë sipërfaqësorë shpërthente dhe shpërndahej përqark rruzullit dhe binte ne formë derdhjesh copërash shkëmbore: ishte faza e qarkullimit prej gjendjes së lëngët në të ngurtë.

     Nga kjo faze e pa stabilizuar e qarkullimit të kores është ruajtur një komponent shkëmbor fare fragmentar me moshë rreth 4.3 miliard vjet (rreth 300 milion pas formimit të sistemit Diellor), përcaktuar prej moshës së kristaleve të Zirkon-it, nga mostra prej një pikë të kores më të vjetër.

     Gjatë fazës paraprake të konsolidimit të kores, masa e shkrirë shtresës së sipërme silikate acide që do të ngurtësohej në shtresës granitike, duke qenë e lehtë dhe me temperaturë ngurtësimi të ulët (700 °C), ishte shtruar si një det gjigant magme përmbi nënshtresën e vet prej silikatesh shkëmbore të tipi mafike (me përmbajtje të lartë silikatesh hekuri dhe magnezi) dhe ultramafike, të cilat, duke pasur një temperature ngurtësimi më të lartë (1300 - 1400 °C), ishin ngurtësuar më parë. Kështu, duke u ftohur ky det acid prej shkëmbinjsh silikat të shkrire krijoi shtresën e sipërme granitike të kores tokësore të vjetër, e njohur si kore e tipit kontinental. Mandej, koria e tipit kontinental çahej dhe nëpër çarje futeshin dhe ngurtësoheshin prurjet e magmës mafike (bazike) që formonte brezat e njëpasnjëshëm, analogë me tipin e ri shumë të vonshëm të kores së tabanit oqeanike, analogë me shtresën e sipërme bazaltike.

     Ky proces i stabilizimit të krejt kores kontinentale vazhdoi gjatë zhvillimit gjeologjik në një interval kohe tepër të gjatë deri në fillimin e Eonit Protozoik , pikërisht rreth 2.5 miliard vjet me parë. Por, zhvillimi i kores kontinentale nëpërmjet procesit të rritjes vazhdonte shumë ngadalë, gjersa rritja u përshpejtua rreth 200 milion vjet me parë, kur procesi i prurjeve lartë të magmës së tipit oqeanike u stabilizua midis fragmenteve të copëtuar të kores kontinentale globale duke shkaktuar rritjen e tyre si  pjesë fillestare të pllakave globale aktuale. Stabilizimi i udhëve të ngjitjes lart të magmës ndodhi kur rritja e mbulesës silikate të bërthamës kishte arritur limitin përkatës dhe kur litosfera kishte arritur një trashësi limit dhe distancë të caktuar  nga bërthama.  

  • Unë e kam të qartë vlerën teorike të Teorisë së Thelbit të Bërthamës, por dua të di në se mund ketë vlerë praktike.

Teoria ime, që faktikisht është publikuar me disa tituj dhe mund të quhet edhe Teoria e Thelbit të Bërthamës, siç e po e quani ju, nuk mund të këtë direkt zbatim praktik, por funksioni i thelbit të bërthamës si hallkë që transformon trajtën e ultra-ngjeshur të materies në dy trajtat e tjera valore-korpuskulare  (valore grimcëzore) të ultra-rralluar dhe në atom-molekulare me ngjeshje të zakonshme, tregon që teoria është revolucionarizuese e botëkuptimit në tërësi dhe mendimin për origjinën dhe zhvillimin e rruzullit tokësor si planet në veçanti dhe është gjithashtu orientim për kërkimet në kozmos dhe, si çdo teori e kësaj natyre, i jep impuls të ri progresit ë të tëra fushat e veprimtarisë. Megjithatë ka edhe rëndësinë e vetë në praktikën e kërkimeve gjeologjike.  

Së pari, në pajtim me teorinë e thelbit të transformueshëm të bërthamës, goditja sizmike është një fenomen që përgatitet gradualisht prej akumulimit të magmës brenda litosferës, e shoqëruar me fluxe energjetike valoro-korpuskulare (valore-grimcëzore) dhe shkakton disa efekte të rëndësishme që pararendin goditjen sizmike. Kështu, nëse këto efekte pararendëse do të vrojtoheshin, regjistroheshin dhe të përdoren si shenja diagnostikuese, atëherë do të përcaktohej udha  që do tu mundësonte sizmologëve të parashikonin tërmetet e forte, sidomos ato me vatra në thellësira të konsiderueshme.

Së dyti, nëpërmjet teorisë së transformimit të thelbit të bërthamës, origjina e hidrokarbureve (naftës dhe gazit) shpjegohet krejt ndryshe nga dy hipotezat e njohura organike dhe inorganike; konsiderohet jo e mundshme origjina organike apo biogjene e formimit të  tyre dhe i pa përshtatshëm shpjegimi i formimit të tyre si pasojë e sintezës të reaksioneve kimike ndërmjet lidhjeve molekulare në një drejtim të caktuar që, hidrogjeni e karboni  përfundojnë në formimin e molekulave të hidrokarbureve (CnH2n+2) .

Në procesin e formimit të menjëhershëm të lidhjeve molekulare silikate prej atomeve të prejardhura nga transformimi i thelbit të bërthamës, siç formohen silikatet, oksidet e qëndrueshme, lidhja e hidrogjenit me oksigjenit në molekulën e ujit  (HO2), ka shumë mundësi që hidrogjeni të lidhet direkt me karbonin dhe të formojë molekulat e vargëzuara të hidrokarbureve  nga molekula e thjeshte (CH4)  deri në ato të ndërlikuarat (CnH2n+2).

Së treti,  nëpërmjet teorisë së thelbit të bërthamës argumentohet që brezat ofiolitë formohen nga procese të njëjta që formohet koria oqeanike përgjatë luginave tektonike të kreshtave të tabanit oqeanik dhe shkaktojnë rritjen e Tokës. Ky mekanizëm është argument që vërteton se ofiolitet formohen në vendet ku ndodhen (in situ) dhe jo prej mbi-zhvendosjes së ekzagjeruar të mbulesave me kënd të but, që shpesh vizatohen në trajtë luspash mbi rrafsh thyerjesh të lëvizjeve gati horizontale; sikurse interpretohen prej koncepteve të tektonikës së pllakave. Kështu, në pajtim me teorinë e thelbit të bërthamës, perspektiva e s kërkimeve për vendburime xeherorësh në ofiolite (duke përfshirë edhe brezin Mirdita të Albanideve në orogjenin Alpe-Himalajë) rritet drejt thellësisë nën stivën e depozitimeve sendimentare Triasike-Jurasike, në pajtim me periudhën kur koria është hapur dhe është formuar brezi i ofioliteteve.

  • Më duket se ia dolëm të nxjerrim në pah të vërtetën e teorisë tuaj për origjinën, praninë dhe funksionin e thelbit të bërthamës, por duhet ta krahasojmë këtë teori që, si teori konsekuente e transformimit të materies, po bëhet edhe e imja, me teori të tjera që problemet e kozmosit i trajtojnë më thellë e më gjerë.

Dakord, por duhet të kemi parasysh se në teorinë tonë të thelbit kozmik në bërthamë të Tokës, unë shqyrtojë vetëm një anë të veçantë të kozmosit të pa trajtuar më parë që është vazhdimi i proceseve, që formuan Tokën dhe sistemin diellor, në zhvillimin e Tokës si planet, në rrethanat që studiuesit e kozmosit nuk e kanë Tokën objekt studimi. Ata, nuk i janë futur bazës së të dhënave të planetit Tokë, të cilat i interpreton Tektonika e pllakave si fenomene që i takojnë vetëm gjeologjisë, shkencës së Tokës. Ky lloj qëndrimi i tyre ndaj rritjes së pllakave të litosferës, është një lloj, sikur ta zbulonin ata të paret këtë fenomen në një planet të një sistemi tjetër dhe ta vlerësonin si fenomen specifik të atij planeti. Këtu pra, më ndanë mua nga teoricienët e kozmosit një hendek i thellë dhe i gjerë. 

    Megjithatë unë mendoj se jeni të obliguar të ballafaqoheni, jo vetëm me teorinë kozmologjike të origjinës së nxehtësisë së Tokës fikse, por edhe me teorinë kozmologjike të zmadhimit apo ekspansionit, të universit, ku është bazuar edhe një variant që shpjegon zmadhimin apo ekspansionin e Tokës.   

Keni plotësisht të drejtë që një sqarim i tillë është obligim me shumë rëndësi për mua, pavarësisht që unë, i obliguar me detyra konkrete për të vlerësuar gjeologjinë e luginave të lumenjve malore, s’ kam pasur ndër mend të merresha me astrofizikë apo kozmologji të Zgjerimit të Gjithësisë nga fenomeni i quajtur Shpërthimit të Madh (Big Bang-ut) dhe të diskutoja për problemet përkatëse, unë hyra në udhën që të shpinte drejt problemit global, d.m.th. drejt marrëdhënies së shtresës së sipërme bazaltike të kores se re tabanit oqeanik ndaj shtresës se sipërme granitike të kores së vjetër të kontinenteve, kur u obligova të interpretoja origjinën e damarit granitik të futur brenda stivës së bazaltëve me  ndërshtresa sedimentare në vendin e zgjedhur për hidrocentral mbi Lumin Drin, brenda zonës ofiolitike Mirdita  dhe  mora për sipër të zgjidhja problemin se në ç’ mënyrë ishte diferencuar magma granitike që të formonte damarin granitik midis bazaltëve.

Pasi kisha botuar nja dy artikuj për damarin granitik, kisha ardhur në përfundimin se zhvillimi i Tokës nuk mund të ishte bërë dhe të vazhdonte të bëhej nga formimi i magmës prej shkrirjes nga nxehtësia prej izotopeve radioaktiv që në masën silikate (shkëmbore) të Tokës ishin në përqindje të pamjaftueshme për t’u pranuar si burim i energjisë së nevojshme. Këtej, u akumuluan ide, të cilat lëvrinin në imagjinatë gjersa u sistemuan dhe i orientuan ndijimet të bëhen pasion dhe të obligohem që të vështroja për ndonjë proces tjetër që mund shkaktonte formimin e magmës si faktor për zhvillimin gjeologjik të Tokës, krahas planetëve të sistemit planetar.

  • Domethënë imagjinata paska luajtur rolin kryesor në sistemimin e ideve tuaja për t’u orientuar drejt kësaj teorie të jashtëzakonshme?

Po. Dihet, imagjinata aktive tejkalon akumulimin e thjeshtë të të dhënave dhe  dijeve, sepse përfshinë gjëra të shumta që janë përtej këtij akumulimi dhe kanë lidhje me  njohuritë që përmban imagjinata.

Kështu, me këtë imagjinatë, një mbas drekë vere të vitit 1973, kur u ndodha vetëm dhe mjaftë i qetë, i rënë në mendime, u ngrita dhe formulova boshtin e teorisë afërsisht kështu: “Kontinentet duhet të largohen nga njëri tjetri, sepse Rruzulli Tokësor duhet zmadhohet” dhe shtrova problemet që duhet të sqaroja për ta vërtetuar këtë konkluzion të imagjinatës. Pikat për sqarimin e problemeve u bënë 28; ndër pikat që mbetën të paharruara ishin dy; e para dhe e fundit.

Pika e parë ishte kjo: “Së pari, të argumentojë mangësinë e pranisë së izotopeve radioaktivë si domosdoshmëri e përcaktimit të ndonjë procesi tjetër që transformon një trajtë materieje nga trajta para atom-molekulare në trajtën atom molekulare (magmë) dhe energji (nxehtësi), të cilat të dyja së bashku shkaktojnë proceset gjeologjike dhe largimin e kontinenteve nëpërmjet Zmadhimit të Tokës”. 

 Pika e dytë , e paharruar, ishte kjo: “Kjo hipotezë duhet të ekzistojë; ta gjejë”. 

Në këtë moment i’u futa problemit të diferencimit të magmës dhe gradualisht kalova të arsyetojë se mënyra e formimit të komponentëve të magmës shkëmb-formuese në bendi të Tokës duhet të jetë e përngjashme me mënyrën e formimit të lidhjeve molekulare të komponentëve shkëmbor në kozmos që formojnë shkëmbinjtë masivë të objekteve planetare apo fragmenteve shkëmbore me madhësi të çfarëdoshme dhe grimcave pluhurore; sigurisht, në mjedise krejtësisht të ndryshme.

Kështu, transformimi i materies në bërthamë të Tokës më futi në udhën e unitetit universal  të lidhjes materie-energji; në përputhje me bashkëveprimin dhe transformimit të materies së objekteve, fenomeneve, proceseve në vazhdimësinë e hapësirës, kohës, dhe në pafundësinë e kombinimeve të trajtave atom molekulare të lidhura me shkëmb-formimin në kozmos dhe në Tokë.

Ky përcaktim më orientoi mua drejt eksplozionit të madh të tipit supernova, dhe më ballafaqoi me Universin Unik të teorisë Shpërthimi i Madh (Big Bang). Por, tek shpërthimi i madh që shkakton fenomenin supernova, u përqendrova se andej përpiqesha të gjeja origjinën e thelbit të bërthamës dhe tek Shpërthimi i Madh si bazë e Ekspansionit të Gjithësisë, më obligoi të futem për të kuptuar konceptin e materies të ultrangjeshur dhe variantin e Zgjerimit të Tokës si pasqyrim i hipotezës së Zgjerimit të Gjithësisë.

     Pra, me këtë shpjegim dua të them se unë, pa u futur në thellësi  të interpretimeve  të teoricienëve të astronomisë, astrofizikës dhe kozmologjisë, jam përqendruar vetëm tek procesi i transformimit të materies dhe shkëmb-formimit  në Tokë si në një objekt kozmik në çfarëdo sistem planetar të ndonjë ylli në Galaktikë. Kurse, varianti qe shpjegon Zmadhimin e Tokës si refleks i Zmadhimit të Universit, në tërësi,  nuk paraqet ndonjë interes për ta diskutuar.

  • Në qoftë se nuk kemi interes për variantin e Zgjerimit të Tokës të lidhur me Zmadhimin e Universit, ne na duhet të krahasojmë transformimin e materies në thelbin e bërthamës së Tokës që e ka origjinën nga një shpërthim i madh brenda Galaktikës, domethënë nga një eksplozion që ka shkaktuar dukurinë supernova. Pra a mund të shpjegoni këtë lidhje të thelbit të bërthamës me teorinë madhore të  Shpërthimit të Madh?

Teoria  e quajtur Shpërthimi i Madh Unik është një konstruktim fizikë-matematik imagjinar që ka për bazë një premisë fantastike sikur universi fillon nga një pikë fillimi irracionale, një pikë e pozicionuar në imazhin e themeluesit dhe të përkrahësve.

     Këtu, duhet theksuar se premisë bazë e Shpërthimit të Madh dhe Zgjerimit të Universit është interpretimi i gabuar i “zhvendosjes së kuqe” në spektrin e dritës prej  galaktikash të largëta, sikur zhvendosja shkaktohet nga që galaktikat largohen me shpejtësi fantastike prej vëzhguesit nga Toka. Ky fenomen ndodh kur gjatësia e valës së dritës që çlirohet nga galaktikat e largëta zmadhohet dhe zhvendoset prej anës së  skajit të kuq të spektrit, por kjo nuk duhet kuptuar se kjo zhvendosje është pasojë e largimit të galaktikave. Më vonë, fizikanë dhe kozmologë  e shpjeguan zhvendosjen e kuqe si pasojë të fenomeneve që ndodhin brenda flukseve të dritës gjatë përshkimit të largësisë së jashtëzakonshme prej miliarda vjet-dritë. Për mua pra, kjo teori është pseudoshkencore.

  • Pse e quani pseudoshkencore, kur ky term më duket se është zëvendësuar me përcaktime të tjera si teori e pa vërtetë apo e pa bazuar?

     Konkretisht, një teori quhet e pavërtetë, apo e pabazuar, në rast se të dhënat reale i interpreton, kur ato janë të pakta, të pamjaftueshme dhe nxjerrë një konkluzion të mangët, siç është konkluzioni shkencor i bazuar në të dhëna reale, por me mungesën e të dhënave që u zbuluan më vonë, siç e shqyrtuam, për origjinën e nxehtësisë që shkakton zhvillimin e Tokës të formuar me madhësi fikse nga një material aglomerati inert si kometat. Ndërsa teori pseudoshkencore është një teori që brenda konkluzioneve të interpretimeve shkencore praqet krijimin, sikurse Shpërthimi i Madh Unik, shfrytëzon arritjet e jashtëzakonshme dhe formulon Krijimin e Universit në zbrazësi, boshllëk absolut.  Për më tepër, ju e dini vetë që një teori që nuk bazohet në transformimin e materies është me tendencë që të fus edhe tek teoritë plotësisht të arsyetuara me logjik konsekuente shkencore, arsyetimin me logjikë konsekuente duke u nisur nga premisa të sajuara të krijimit.

  • Pse krijimi sipas Shpërthimit të  Madh është  pranuar si arritje shkencore nga autoriteti më i lartë i fizikanëve, matematikanëve astrofizikanëve, astronomëve dhe  kozmologëve?

     Është pranuar thjeshtë për etiketë dhe konformizëm ndaj themeluesit që interpretoi si të vërtetë interpretimin e gabuar të zbulimit të zhvendosjes së kuqe, të cilën e formuloi pak a shumë kështu: “Galaktikat që largohen dëshmojnë esencën e krijimit të botës, universit prej një shpërthimi të madh të vetëm, të një pikë që përfaqësonte universin  absolute në errësirë absolute dhe zbrazësi absolute. Me këtë shpërthim pika u zgjerua me shpejtësi të jashtëzakonshme duke krijuar hapësirën, materien atom-molekulare, rrezatimet kozmike dhe dritën, kështu u  formuan galaktikat me objektet kozmike brenda që largohen duke krijuar hapësire vijueshmërisht”.  Përkrahësit filluan brez pas brezi ta llogarisin Shpërthimin e Madh me metoda matematike dhe ta modelojnë me metoda të sofistikuara kompjuterike, duke shpjeguar disa fakte sikur janë pasojë e këtij shpërthimi ultra-gjigantë dhe të zhvillojnë variante teorikë nga më të çuditshmit  të kësaj hamendjeje.

  • A mund të krahasohet origjina e thelbi i bërthamës prej eksplozionit të madh brenda një galaktike me Shpërthimin e Madh Unik?

 Tamam e keni shprehur këtë krahasim. Thelbi i bërthamës e ka origjinën nga mbetjet e ultra-ngjeshura të shpërndara nga një eksplozion i madh i një ylli masiv apo ultra-masiv që shkakton dukurinë e tipit supernova brenda-galaktikës; nga ngjarje e ndodhur në hapësirë reale të bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Kjo ngjarje reale është përshtatur forcërisht në hipotezën e Shpërthimit të Madh si një eksplozion absolut i vetmuar në boshllëk.

Bota reale: Toka,  galaktika, hapësira e vijueshme funksionon prej bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Çdo fenomen, dhe çdo ekzistence në cilëndo pikë të hapësirës kozmike të vijueshme është pasojë e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materies.

 Natyrisht, nocioni primitiv i universit, si hapësirë e mbyllur brenda qiellit të Tokës është pakuptim. Shpërthimi Unik i Madh është një marifet teorik që aludon zgjerimin e qiellit kozmik imagjinar, i cili gjoja është në fryrje të përhershme dhe krijon hapësirë nga asgjëja.

Përkrahësit e konceptit të Shpërthimit të Madh, shumë fenomene kozmike dhe zbulime të reja i interpretojnë si mbetje nga ky eksplozion imagjinar dhe krijojnë ide të reja që gjoja janë fakte nga Shpërthimi i Madh Unik.

Teoria e Shpërthimit të Madh ka një qëndrim thellësisht të kundërt me unitetin e materies në transformim në univers; astrofizikanë  shumë të rëndësishëm,  e kanë quajtur Shpërthimin e Madh një mit të papërfillshëm midis vrojtimeve shkencore, zbulimeve, interpretimeve dhe arritjeve shumë të avancuara; kanë ardhur në përfundim që i ashtuquajturi Shpërthim i Madh është “një ngjarje që shfaqet nga asgjëja, prandaj askush nuk ka arsye që të mendoje se kjo ngjarje paska ndodhur ne të kaluarën e largët”.

     Interpretimet mbi disa fenomene kozmike si dëshmi të ngjarjes së  Shpërthimit të Madh janë pa bazë, përfshirë nocionet: universi ynë, universet e tjera, Shpërthime të Mëdha të shumta.  Në fakt, eksplozionet e mëdha të shumta janë ngjarjet supernova dhe hipernova. Hapësira nuk mund të jetë e mbyllur dhe të formojë universin si një objekt të vetëm, apo shumë universe si universi ynë, gjoja.

  • Pse përcaktimi “Universi Ynë” është koncept i gabuar?

Thjeshtë, është koncept i gabuar sepse krijon një ide të gabuar. Së pari, aludon sikur qendra e universit tonë është Galaktika jonë, më sakët vrojtuesi tokësor. Së dyti, ky koncept krijon idenë sikur aftësia e mjeteve të vrojtimit për të kapur dritën që vjen nga galaktikat më të largëta përcakton rrezen e universit tonë e cila është në varësi të perfeksionimit të teknologjisë së vrojtimit dhe aktualisht ka arritur rreth 46 miliard vjet dritë, ndërsa ndriçimi i galaktikave matanë periferisë së kësaj sfere nuk mund të kapet nga teknologjia e sotme. Këtu unë shtoj se një vrojtues imagjinar i vendosur në ndonjë nga galaktikat e periferisë së sferës tonë  me mjete të tilla si tonat, mund te kap ndriçimin e galaktikës tonë nga kjo anë dhe të galaktikave matanë që janë vendosur deri në largësinë  periferisë prej 46 miliard vjet dritë. Në qoftë se vazhdojmë në mënyrë progresive vrojtimin e përfytyruar nga periferia e njërës hapësirë të vrojtuar tek periferia e hapësirës tjetër të vrojtua, do të kuptojmë pafundësinë  e hapësirës dhe që hapësira e vrojtuar nga galaktika jonë është vetëm një fragment i pafundësisë.

  • Si përfundim i vërtetimit të shkakut të  rritjes së Tokës prej pranisë, rolit dhe origjinës të thelbit të bërthamës të ultra-ngjeshur në transformim, këtij boshti rrotullimi të teorisë tuaj, a mund  të formuloni esencën e teorisë si rekomandim për opinionin e gjerë të pritur për kuptimin shkencor të transformimit të materies dhe funksionimin e botës?

    Esencën e teorisë time mund ta formulojë si konkluzione të jashtëzakonshme që  dalin prej vërtetimit që Toka rritet prej Transformimit të Thelbit të Bërthamës, që është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë dhe e super-ngjeshur në brezin e periferisë së brendshme të gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtme); konkluzione që janë premisa të reja nga Toka për të plotësuar mangësitë e hipotezës standarde të origjinës së Tokës, thënë më mirë, për të shkulur ca ide të rreme brenda në hipotezat e tektonikës globale, posaçërisht në Tektonikën e Pllakave, që janë huajtura prej defekteve kozmologjike standarde.

     Atëherë, le të përpiqemi që ta paraqesim në mënyrë fare koncize teorinë nëpërmjet të  rekomandimeve esenciale dhe të shprehim në mënyrë koncize çdo të thotë rivlerësimi i interpretimit të vjetërsuar për burimin e nxehtësisë së Tokës dhe për origjinën e bërthamës si gjoja masë inerte e precipituar dhe të përcaktohet realiteti që nxehtësia dhe masa e shkrirë e bërthamës, të dyja janë pasojë e transformimit te thelbit të bërthamës,

Së pari, bëhet domosdoshmëri që teoricienët e matematikës, fizikës astrofizikës dhe kozmologjisë duhet të marrin në konsideratë proceset dhe fenomenet e brendshme të  Tokës si të një  planeti në morinë e sistemeve planetare në Galaktikë dhe ta vrojtojnë Tokën si objekt studimi kozmik. Kështu, ata do të arrinin të konfirmonin praninë dhe funksionimin e thelbit bërthamës si faktor energjetik dhe origjinë e tij prej copërinash të ultra-ngjeshura në përbërjen e resë kozmike të prejardhura nga eksplozioni i ngjarjes supernova. Mandej, duke vërtetuar  se energjia e brendshme e Tokës  prodhohet nga thelbi i bërthamës në procesin e formimit të sistemit planetar, ata do të eliminonin defektet e teorisë kosmologjike aktuale.

Së dyti, cilido që mund të interesohet për origjinën e Tokës, duhet të kuptojë që qysh në fazën e planet-formimit, nëpërmjet shpërbërjes të vetvetishme të thelbit të bërthamës së Tokës, grimcat dhe ultra-grimcat çlirohen prej gjendjes së tyre të ultra-ngjeshur dhe, nga njëra anë ri-konstruktohen në flukse të fushave fizike dhe të çdo rrezatimi dhe, nga ana tjetër, formojnë bërthama atomesh të një mase tip-plazmë që më tej re-konstruktohen në lidhje atom-molekulare, që zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh dhe të gjitha gjeosferat, rriten d.m.th., krejt Toka rritet duke ruajtur masën e vet konstante, sepse thelbi i bërthamës humbet po atë masë që kalon në lidhjet atom-molekulare që i shtohet gjeosferave. Për më tepër, rrezja e thelbit të bërthamës zmadhohet paralelisht me shpërbërjen e vet.

 Së treti, në qoftë se realiteti i rritjes së Tokës do të përcaktohej dhe do të pranohej prej autoritetit shkencor, atëherë do të bëhej domosdoshmëri absolute që të pranohej ky koncept i ri i transformimit të faktorit tip thelb bërthame dhe, si hipotezë pune, ky faktor do të krijonte një kapërcim epokal në shkencat fondamentale, veçanërisht në fizikë dhe njohuritë e përgjithshme të botëkuptimit dhe do të ndikonte orientimin e kërkimeve si në mjedisin e Tokës edhe në hapësirën kozmike. Për më tepër, bërthama e Tokës do të shihej si një Diell në miniaturë brenda mbulesës së gurtë silikate, ndërsa Dielli do të shihej si një bërthamë ultra-gjigante brenda pështjelljes prej gazesh të tej-nxehura. Rrjedhimisht, studimi i vëmendshëm i bërthamës së Tokës do të na obligonte ta kuptonim më mirë Diellin, ndërsa vrojtimi i Diellit do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë funksionimin e bërthamës së Tokës.

  • Në fakt Teoria që vërtetuam në bisedën tonë ka për bosht transformimin e materies në thelbin e  Bërthamës së Tokës, unë dua të sqarojmë; ballafaqimi i transformimit me krijimin, a është problem shkencor apo filozofik?

  Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të sqarojmë kuptimin e nocioneve “transformim” dhe “krijim”.

Transformimi, është nocion bazë shkencor që, në këtë rast, ka kuptimin e një forme të shfaqjes së materies nëpërmjet shpërbërjes, zbërthimit të saj në forma të tjera apo nëpërmjet sintezës lidhjes së dy a më shumë formave për shfaqjen e një forme të re. Proceset kimike dhe biokimike demonstrojnë tamam transformimin e një shfaqjeje materieje në tjetrën. Shembull i thjeshtë transformimi është zbërthimi i ujit, si transformim i një lloji forme materieje, në  dy lloje materieje; në oksigjen dhe hidrogjen dhe anasjelltas; dy lloje materieje oksigjeni dhe  hidrogjeni nëpërmjet sintezës transformohen në ujë. Për më tepër, përbërës të caktuar të truallit me praninë e ujit në bashkëveprim me dritën dhe përbërës të ajrit formojnë klorofilin që, nëpërmjet bashkëveprimesh të tjera  të mëtejshme, shkaktojnë kombinimin e lidhjeve molekulare të elementëve bazë: hidrogjenit, oksigjenit, karbonit dhe kalciumit për formimin e vargjeve molekulare të lëndëve biologjike dhe kalimin e proceseve kimike në procese biokimike që, nën efektin e rrezatimit elektromagnetik kalojnë në procesin e natyrshëm të metabolizimit që zhvillohet në nivel molekular, qelizor dhe shumëqelizor ne shumë drejtime të zhvillimit, evolucionit natyror të botës organike me një mori  llojesh organizmash apo speciesh deri tek specia njeri modern (Homo sapiens sapiens).

Lavosieri, shkencëtari gjenial francez, nëpërmjet eksperimenteve, themeloi kiminë  moderne dhe më 1776-n përkufizoi konceptin shkencor të zhvillimit kështu: “Asgjë nuk zhduket, asgjë nuk krijohet, çdo gjë transformohet”. Ky përkufizim, u bë  boshti i kuptimit shkencor të botës në fazën e kalimit nga Epoka e Mesjetës, e errësirës se tej-zgjatur, në Epokën Moderne të ndriçimit shkencor, ndriçim që filloi me botimin e konceptit heliocentrik nga Koperniku (1543) dhe, pas progresit të madh shkencor në të gjitha drejtimet, u konsolidua me botimin e evolucionit natyror të llojeve të botës organike nga Darvini (1959).

 Krijimi, si ide për ngjarje të para-përcaktuara që ndodhin si domosdoshmëri, jo prej procesesh graduale që shfaqen kur arrihet caku (si për shembull pika e vlimit), por si pasojë e veprimit të një force të padukshme të padiktueshme, është i lidhur me veçoritë fiziologjike të individit në procesin e rritjes dhe edukimit në bashkëveprim me mjedisin jetësor. Pra, individi, qysh kur fillon të arsyetojë, gjendet në dyluftim të brendshëm, duke u shprehur: “Të besoj apo të mos besojë që veprimet e mija janë të përcaktuara dhe të kontrolluara nga Zoti, me vullnetin e të cilit jam krijuar”. Nga kapaciteti i aftësisë së tij personale për të arsyetuar dhe vlerësuar, me logjikë konsekuente, realitetin dhe shpjegimet në tekstet mësimore, individi, mund të arrijë ose jo, të kuptojë ngjarjet me shkak të padiktueshëm sipas proverbit “Ku ka tym ka zjarre” dhe të jetë i vendosur që çdo shkak i panjohur qëndron si i tillë gjersa studimet kërkimore ta zbulojnë.

Rrjedhimisht, Krijimi ka humbur kuptimin e përdorimit si fjalë e zakonshme si mund të përdoret  në këtë fjali; “ky projekt është krijim origjinal i grupit tonë të studimit” dhe, kur ballafaqohet me kuptimi shkencor të ngjarjeve, e ndërron kuptimin e përdorimit të zakonshëm; bëhet alternativë e kundërt e bazës së arsyetimit shkencor, transformimit të materies; mohon të vërtetën që çdo ekzistencë e re është pasojë e transformimit të një ekzistence të mëparshme dhe është standardizuar si emër i përveçëm absolut, Krijimi  nga  Krijuesi i botëve, si dhe çdo gjëje të pa gjallë dhe të gjallë në Tokë; krijues dhe kujdestar i njerëzimit. Klerikët; si ideatorë dhe predikues të shenjtërisë së Krijimit nga Krijuesi, nga Perëndia; pretendojnë sikur predikimet e tyre përbëjnë teori paralele dhe alternative me teoritë shkencore deri në absurditet; midis të tjerash, propagandojnë sikur lindja, të jetuarit dhe vdekja e çdo individi drejtohet nga Perëndia; sikur Perëndia zotëron marifetin, që, me telekomandime të posaçme të padiktueshme arrin të drejtojë mbarë proceset dhe sikur merret me një jetë të padukshme pas vdekjes, jetë të shpirtrave pa trup e pa shqisa. Ky përdorim i krijimit nuk figuronte në Lashtësi si ideologji zyrtare e Perandorisë Romake (Latine). Në atë periudhë, çdo episod i treguar për ndonjë fenomen të përhershëm të natyrës, apo të shoqërisë njerëzore, sigurisht pasojë e një procesi të panjohur që ndodhte në këtë apo atë drejtim, shkaku i referohej një perëndie të posaçme, dhe tregimi quhesh mit dhe, aktualisht, fusha që studion morinë e miteve me shumë perëndi quhen mitologji. Pra, tregimet për ngjarjet që, u referoheshin forcave të panjohura, u atribuoheshin perëndive të ndryshme apo Krye-perëndisë dhe, duke u etiketuar mite, nuk përziheshin me interpretimin shkencor të fenomeneve apo koncepteve për probleme jetësore. Konkluzionet shkencore të nxjerra nga Shkencëtarët e lashtësisë; në matematikë, fizikë, astronomi, filozofi, etj. nuk prekeshin nga predikimet e orakujve, klerikëve antik dhe thëniet e orakujve apo predikimet e tyre nuk ballafaqoheshin me konkluzionet shkencore, siç veprohet aktualisht nga teoricienët e teologjisë.

Kthesa e jashtëzakonshme në tregimet mitologjike u bë kur kleri i lashtë i tempujve me shumë perëndi përzgjodhi një mit dhe e vuri përmbi konkluzionet shkencore; dhe miti doli në skenën ideologjike nëpërmjet lëvizjes masive që u organizua nga një fraksion i Klerit Hebraik. Shkas për daljen e këtij fraksioni në Provincën Hebraike të Perandorisë Romake u bë shpresa për ardhjen e Shpëtimtarit pas Moisiut, ishte shkruar profecia në Bibël. Në kushtet që vuajtjet shtoheshin, nxitesh shpresa e ardhjes së shpëtimtarit deri në ankth. Ankthi i pritjes së shpëtimtarit nga vuajtjet e padurueshme shkaktoi zhvillimin e hamendjeve për ardhjen e Tij. Në këto rrethana besimi, një nga mitet që i referohej një perëndie të hershme se gjoja kishte bërë të mundur që, me frymën e vet hyjnore, të lindte birin e vet me një virgjëreshë, filloi të ritregohej si ngjarje reale që, gjoja, kish ndodhur me Perëndinë e tyre Jehovah.

Disa klerikë, të ndodhur ngushtë ndaj njerëzve në vuajtje që përplaseshin në faltore me shpresë shpëtimi, filluan të qetësojnë besimtarët duke iu shpjeguar këtë mit si ngjarje të vërtetë dhe kur Shpëtimtari, i Biri i Jehovahut s’ po dukej, miti kishte bërë për vete besimtarë të panumërt. Miti vazhdoi të përhapej me dhjetëra e dhjetëra vjet dhe u zgjerua në territorin e Perandorisë. Natyrisht paraqitja e këtij miti si realizimi i profecisë së shkruar në Librin e Shenjtë, nuk mund të pranohej nga pjesa mbizotëruese e Hebrenjve dhe e  pjesës kryesore të klerit, të cilët mbrojtën shenjtërinë e Jehovahut, aspak si analog i shumë perëndive që u përkasin drejtimeve të tjera dhe popujve jo-Hebraikë. Kështu, prej tyre miti i ritreguar, u quajt si ngjarje që një mashtrues ishte paraqitur si Shpëtimtari i pritur.

Kjo ndodhi, solli formimin e fraksionit që nuk mund ë zmbrapsej para turmave të tyre, që tashmë ishin bindur prej tyre që Shpëtimtari (Jesusi, Krishti, apo Hebraisht – Jeshua-i) ishte i vërtetë dhe besonin që, mos-daljen e Tij konkrete ishte tamam, siç shpjegohej, me tregimet e mirënjohura të Dëshmitareve. Dëshmitarët, që në fakt ishin agjitatorë të tregimeve të tyre, të cilat i shkruanin dhe i shpërndanin, fillimisht ishin fraksion në faltore të njëjta me kundërshtarët. Kur Dëshmitarët u detyruan të largohen nga faltorja e përbashkët tradicional Çifute, turmat grumbulloheshin nëpër sheshe dhe përpara faltoreve të reja qe u bënë Kisha në rajone heterogjenë të pjesës lindore të Perandorisë, ku gjuhë e shkruar, përveç Hebraishtes ishte Greqishtja. Kështu miti me shpëtimtarin Jeshua me babanë Jehovah përkthehej në Greqisht me, Jesus (Jezus), Krisht dhe  Bir i Theos-it.

Ithtarët e Krishtit u quajtën krishterë dhe lëvizja e të Krishterëve, Krishterim. Lëvizja zgjerohej dhe sillte çrregullime në funksionimin e Perandorisë, prandaj përndiqej egërsisht. Megjithatë, përhapja u intensifikua dhe u bë masive gjersa vetë Perandori Konstantin e shpalli veten  besimtar i Krishtit  dhe, me Deklaratën Perandorake të vitit 333, Krishterimi u shpall fe barabartë dhe u ndalua përndjekja e të krishterëve. Në këtë kohë, gjendeshin disa dhjetëra broshura të veçanta të shkruara e të paraqitura nga dhjetëra klerikë si variante që vërtetonin demonstrimet e shpëtimtarit që u shfaq në moshën 30 vjeçare me veprime që tregonin forcën e tij hyjnore, Kryqëzimin, dhe ringjalljen e fluturimin në Qiell, etj.

Një grup klerikësh të lartë, me urdhër të Perandorit, zgjodhi katër Dëshmi; i bashkoi në një Libër të vetëm dhe e quajti Bibla e Re. Në vitin 380, Krishterimi u shpall e vetmia fè zyrtare e Perandorisë dhe zyrtarisht u ndaluan besimet në Perëndi të tjera. Feja e re monoteiste dominuese, e qetësoi lëvizjen gjithnjë në rritje dhe e stabilizoi administrimin e Perandorisë. Me këtë ngjarje u ri konstruktua kalendari; nisi Epoka e Re Pas Krishtit, e cila praktikisht nuk fillon siç është përcaktuar në kalendar, por  kur u zyrtarizua Krisërimi si Fe Monoteiste në Perandorinë Romake në vitin 380 Pas Krishtit. Pas këtij viti filloi tamam sundimi i idesë së Krijuesit dhje Krijimit; filloi të sundojë ideja që e ardhmja e njerëzimit përcaktohet nga Perëndia, që do ta dërgojë përsëri në Tokë Birin e vet për shpëtimin e njerëzimit nga të këqijat. Sundimi i perandorëve, mbretërve, apo krerëve të provincave u përforcua shumë; shpalleshin me bekim të Klerit prej vullnetit të Perëndisë.

Duke tundur Ungjillin, Klerikët e krishterimit, me turmat e ithtarëve, filluan përndjekjen e atyre që nuk deklaroheshin të krishterë, sidomos personelit pranë tempujve ku ishin bibliotekat, shkollat, dijetarët, dhe studentë. Turmat, me besim të verbër te Libri i Ri hyjnor, ishin entuziazmuar së tepërmi  se s’ kish nevojë për libra dhe dijetarë; Profesorë dhe dijetarë u deklaruan klerikët që po u mësonin njerëzve Librat e Shenjta; Biblën e Vjetër dhe Biblën e Re.

Në këto rrethana, dijetarët dhe profesorë që nuk predikonin përmbajtjen e librave të shenjta përndiqeshin dhe masakroheshin. Midis ngjarjeve të rënda, në vendosjen e sundimit të mësuesve të Biblës në drejtim të çdo veprimtarie, është regjistruar masakra tmerrësisht çnjerëzore që bëri turma e krishtere më 415-ën; e rrëmbyen, e zvarritën, e çuan në faltore, e zhveshën, prenë copa=copa Hypatia-n e Aleksandrisë, matematikane astronome, Profesoreshë e filozofisë.

     Epoka e Re e monoteizmit, duke vendosur disiplinën shtetërore nën hijen e Birit të Perëndisë; Perëndisë që do të zbres në Tokë, nxiti shpërfilljen e artit, letërsisë, shkencës. Monoteizmi u bë ideologji sunduese e Perandorisë. Duke rënë niveli i kulturës, shkencës dhe i filozofisë në kuptimin e natyrës. Nga kjo rënie u dobësua funksionimi i Perandorisë deri sa Perandoria Romake e Perëndimit ra dhe lindi shteti klerikal Papati që kurorëzonte mbretër e perandorë. Kleri dhe ideologjia e Krijimit u bënë forcë sundues dhe vrasja barbare e Hypatia-s u përsëritë me djegien së gjalli të Xhordano Brunos dhe kërcënimin e Galileut, nëse nuk tërhiqej nga zbulimi i tij shkencor. Epoka e Re e sundimit të ideologjisë klerikale monoteiste, u quajt nga shkence e Historisë Mesjeta e Errët, gjersa rilindi Qytetërimi Antik i zhvilluar në kushtet e ndarjes së predikimeve klerikale nga konkluzionet e arritura me metodë shkencore.

  • Meqenëse jeni ateist konsekuent, ç ‘mendim keni për mbylljen e faltoreve të të katër feve në Shqipëri, në epokën e sundimit të  Komunizmit?

     Kësaj pyetjeje nuk dëshiroj t’i përgjigjem, sepse e keni formuluar keq.

Ku qenka e keqja këtu? 

Tek etiketimi që më bëni “ateist” dhe tek etiketimi i diktaturës moniste si “sundimi i komunizmit në Shqipëri”, shoh një shmangie nga biseda tonë për kuptimin shkencor të koncepteve.

     Habitem që nuk ju kam sqaruar në biseda dhe komunikimin tonë që etiketimi ateist i një studiuesi, që arsyeton me logjikë shkencore, është fyes, përbuzës.

  • Përse, kur ju cilësohet qenia ateist,  e quani etiketim përbuzës? 

     Sepse nuk jam ateist për dy arsye;

Në rradhë të parë, nuk mund ti thuhet dikujt që s’ është, ta zëmë, sportist “asportist”, apo një kleriku që s’ është shkencëtar “ashkencëtar”; apo një të krishteri që s’ ësht budist abudist, etj.

    Në rradhë të dytë, termi “ateist” ka pas dal kryesisht prej epokës së sundimit të ideologjisë së Krijimit. Një individ, kur ishte korrekt me opinionin mbarë dhe sillej mirë, cilësohej se ishte në udhë të mbare, me Zotin, me kuptimin teist. Ndërsa, kur individi ishte jo-korrekt me opinionin e gjerë, nuk sillej mirë, gënjente, vidhte apo sillej keq thuhej se kishte dalë nga udha e së mirës, udha e Perëndisë; cilësohej jo me Zotin, ateist; pra, jo në udhën e së mirës, në udhën e së keqes. Ky etiketim për këdo që udhëhiqet nga ideologjia shkencore e evolucionit dhe transformimit të materies, është shumë poshtërues. Në këtë fjalë të vetme shprehet plotësisht agjitacioni propaganda e feve kundër unitetit të njerëzve rreth ideologjisë shkencore të transformimit të materies  dhe evolucionit natyror dhe kundër arsyetimit me logjik shkencore për zbulimin e së vërtetës të veshur me enigma dhe më tej që përçajnë njerëzimin e grupuar në besime fetare divergjente në emër të Perëndisë që ka krijuar njeriun, por jo fetë konfliktuale deri të armatosura.  

  • Po më çudit ky arsyetim për të vërtetën e fshehur në termin ateist. Tani dua të pyes  nëse fshihet, çfarë fshihet tek shprehja ime “sundimi i komunizmit në Shqipëri”, që qenka jo korrekte për të përcaktuar diktaturën moniste?

Thjeshtë, komunizmi nuk ka sunduar në Shqipëri, megjithëse pretendohet se ka sunduar në Shqipëri dhe në tërë shtetet e Kampit Socialist, nëpërmjet sundimit të partive komuniste.

Këtu, më duhet të sqaroj daljen në skenën botërore të Komunizmit internacionalist dhe të partive komuniste nacionaliste. Kushtet për realizimin e një shoqërie që ta çonte botën, njerëzimin në një shoqëri të përsosur, ashtu siç ëndërrohej edhe nga besimtarët e degëzimeve fetare, u përcaktuan në Manifestin Komunist (1848). Kështu u themelua Internacionalja Komuniste në vendet më të zhvilluara në qytetërim, kulturë, shkencë, industri, e cila stimulonte zhvillimin e mëtejshëm industrial dhe teknologjik të shteteve më të zhvilluara arritjen e një shoqërie ku klasa punëtore që zotëronte teknologjinë dhe makinerinë e prodhimit ne industrinë e ngritur me kapitalet e borgjezëve, do të zhvillohesh e të arrinte të bëhej klasa mbizotëruese e shoqërisë e quajtur proletariat. Në këto kushte, klasa punëtore do të kishte obligimin të bëhej klasë sunduese ne shtetet më të zhvilluara dhe në harmoni me njëri tjetrin. Kalimi i Klasës punëtore si administruese e shtetit do të bëhej me revolucion proletar dhe vendosje të një diktaturë e proletariatit. Këtu, termi “Diktaturë e Proletariatit” është term i gabuar, do të duhej “Diktaturë e Ligjeve të Shteteve Demokratike më të Zhvilluara të Botës”.

Kthesa e pazakontë në ecurinë e zhvillimit u bë kur Partia Social Demokrate Ruse u uzurpua nga Lenini dhe u quajt Parti Bolshevike Social Demokrate. Mandej, Partia Bolshevike bëri për vete disa reparte të ushtrisë të lodhura nga Lufta e Parë Botërore; me to, sulmoi Qeverinë Demokratike të etiketuar borgjeze dhe themeloi Shtetin Bolshevik.

Ligji i parë i Shtetit Bolshevik ishte “Toka i takon atij që e punon”.  Me këtë tregohet qartë që Bolshevizmi u bë forcë sunduese, jo nëpërmjet një revolucioni proletar. Por nëpërmjet fshatareve te armatosur në reparte ushtarake dhe, jo vetëm që s’ ishte revolucion proletar në ndonjë shtet të zhvilluar, por ishte në një shtet të madh të prapambetur, ku fshatarësia përbënte shumicën dërmuese të popullsisë. Partia Bolshevike Social Demokrate e Leninit, si parti sunduese e shtetit, e mori emrin Parti  Komuniste Bolshevike e Bashkimit Sovjetik. Internacionalen Socialiste e shpalli tradhtare të Komunizmit, meqenëse ajo nuk e vlerësoi bolshevizmin si komunizëm. Në emër të Bolshevizmit komunist Lenini, kryengritjen për kapjen e sundimit dhe terrorin për mbajtjen e sundimit e quajti “Terror i Kuq” të Revolucionit Proletar, kundër “Terrorit të Bardhë” borgjez që kundërshtonte Revolucionin Proletar. Në realitet, Partia Social Demokrate Bolshevike Ruse ishte “Parti Nacional-Komuniste Ruse” që u imitua pak më vonë nga partitë social-demokrate të tjera, sidomos ajo Gjermane që e quajti veten “Partia Nacional Socialiste Gjermane”, shkurt “Naziste” si “Bolshevike”.

Kështu pra, Komunizmi internacionalist u zhduk, u zëvendësua me të ashtuquajturin Komunizëm Rus, me bolshevizmin terrorist duke u shfaqur kudo si Parti Komuniste Nacionale.

Një Parti e tillë u bë sunduese e Shqipërisë, për më tepër Enveri, demonstroi hapët se ishte një sundues i tmerrshëm në zbatimin e terrorit të kuq në emër të bolshevizmit, që në fund e quajti Marksizëm-Leninizëm, nuk e zuri më në gojë emrin komunizëm dhe poshtëroi të tëra Partitë Komuniste të Botës.

     Ja pra, në Shqipëri nuk sundoi Komunizmi, por aventurieri, të cilin kur mbushu 33 vjeç e bënë Kreun e Partisë bolshevike sundimtarin potencial të Frontit dhe të Shqipërisë; sundoi Enveri. Hija e Enverit na tremb të themi “antienverist” dhe themi “antikomunist”. Komunizmi si ide e një shoqërie të përparuar industriale dhe teknologjike me demokraci të përsosur, mbeti ide, ndërsa Bolshevizmi që i thonë Leninizëm, faktikisht marksizëm i bolshvikëzuar fshatar Rus ishte veshur me petkun e komunizmit të një shteti të prapambetur që pretendonte të bëhej udhëheqës i shteteve të përparuara.

  • Më duket se e tepruam, sikur u shmangëm nga synimin i bashkëbisedimit për vërtetimin e thelbit energjetik të bërthamës; transformimin e materies kozmike në bërthamë të Tokës; por unë dua të di mendimin tuaj për aktualitetin, prandaj po ju pyes, cili është mendimi juaj për ngjarjet në Shqipëri, pas rënies së Murit të Berlinit deri më sot?

Siç më duket mua, Muri i Berlinit përfaqësonte simbolin i ndarjes së dy botëve; simbol që ndante Botën Diktatoriale Bolshevike Antikapitaliste nga Bota Demokratike Kapitaliste. Enver Hoxha e kish futur Shqipërinë në udhën e Bolshevizmit Rus, qysh kur zbatoi urdhrin që të vendoste në kapën e ushtarëve të Frontit Çlirimtar Yllin e Kuq Bolshevik të quajtur Internacionalist, dhe të hiqte Shqiponjën Kombëtare të quajtur nacionaliste. Pas Luftës u ndodhëm brenda Botës Bolshevike të quajtur Kamp Socialist.  Enver Hoxha, si aventurier, i komanduar, duke shpallur miqësi të mëdha, s’ e kish problem t’ i kthente, t’ i deklaronte tradhti të mëdha dhe veten ta quante gjigant që matej me armiq super-gjigantë. Hopi i pare gjigant i Enver Hoxhës ndodhi kur demaskoi tërë partitë komuniste-bolshevike në Mbledhjen e Moskës (1960), duke veçuar Partinë e Kinës; mandej hopi i dytë i madh ndodhi, kur demaskoi edhe Partinë e Kinës që e kish ngritur në qiell.

Kur filloi të shfaqet prioriteti i progresit teknologjik, i drejtim organizimit dhe i mirëqenies masive në vendet më të zhvilluara kapitaliste, me në krye Shtetet e Bashkuara, ndaj kampit socialist, me në krye Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha, i shkëputur nga Kampi Socialist dhe Traktati i Varshavës, dash-pa-dashur, ishte pozicionuar në anën e Perëndimit Kapitalist, sidomos me demaskimin e të gjitha partive bolsheviko-komuniste; kështu, për zërin e tij të demaskimit të partive komuniste të botës, Enveri shpresonte shumë në një ndihmë indirekte nga Perëndimi.

Afrimin e situatës që ndikoi rënien e murit të Berlinit, më shumë e ndjente sesa e shihte  Enver Hoxha, i cili po shihte fundin e palavdishëm të tij, prandaj tentoi të bëjë hopin e tretë gjigant, të dalë hapët për një miqësi gjigante me Perëndimin, konkretisht, me Gjermaninë. Për këtë hop të Enver Hoxhës, shërbimet e fshehta e kishin shtruar udhën, nëpërmjet vizitës se Shtrausit (1984). Shtrausi Erdhi, si gjoja gjatë një udhëtimi  turistik të rastit, kur doli në shtypin gjerman mendimi se vizita ”nuk është e rastit, as thjesht turistike”. Në fakt, Shtrausi erdhi me projekt konkret ekonomik, esenca e fshehur  dhe e mbetur e fshehët, ishte, të jepte miratimin Shqipëria që, pa asnjë investim të saj, të ndërtohej një magjistrale Trans-ballkanike veri Jugë, nëpër të cilën  maunat e ardhura nga jugu të përshkonin Shqipërinë dhe të arrinin në Bon e kudo në Evropë. Veç të ardhurave nga qiraja e përdorimit të magjistrales, Shqipëria do të kishte edhe leverdi nga marrëveshje të tjera. Objektiv për realizimin e kësaj marrëveshjeje ishte takimi Enver-Shtraus.

Mbetet e paditur se si nuk u realizua objektivi i ardhjes së Shtrausit, takimi me Enverin. Që Enveri, mezi e priste takimin, del e qartë po të kuptohen hopet gjigante të tij.

     Në botimin e veprës së tij ca vjet para kësaj vizite me titull “Imperializmi dhe Revolucioni”, Shtrausi karakterizohet si hitleriani që bënë ligjin në Gjermaninë Perëndimore me këto fjalë: “... është përkrahësi më i  vendosur i nazizmit hitlerian e një nga militaristët më të egër gjermanë”.

     Mua më duket, sikur Enveri u fsheh, kur erdhi Shtrausi. Pse? Ngjanë, sikur hopin e shumë pritur që përgatitej ta bënte Enveri, e anuloi vet organizuesi sekret, apo e pengoi ndërhyrja e ndonjë shërbimi tjetër të fshehët i padiktueshëm, me marifete që i bënë dhe i di vetëm ai.

    Rrjedhimisht, nëse do të ishte realizuar Takimi, dhe nëse Enverit dhe Shtrausit nuk do tu qe përshpejtuar vdekja, Shqipëria do të lidhej me Perëndimin, para rënies së murit të Berlinit pesë vjet më vonë (1989), sigurisht, udha e Shqipërisë drejt demokratizimit kapitalist do të bëhej nëpërmjet investimesh dhe jo kështu, siç e shohim, edhe sot. Kaq.

  • Ju lutem, Profesor Vedati, si e vlerësoni pikërisht këtë periudhe 30 vjeçare të kalimit në demokraci kapitaliste?

Vlerësohet ashtu siç e di i madh e i vogël, siç e di çdo krye-partiak politik, çdo  Krye-klerik. Nuk ka nevojë që unë të përsëris atë që përsëritë pllaka e gramafonit “Plotësoni Kushtet”. Kaq; më tej s’kemi pse të “rrahim ujë në havan”.

  • Atëherë, ndonjë fjalë për lamtumirë me lexuesin.

Së pari ju falënderoj juve që më krijuat mundësinë që, nëpërmjet bisedës tonë, t’ i transmetohet lexuesit teoria ime e re dhe revolucionarizuese, jo vetëm për konkluzionin shkencor, por edhe për funksionimin e çdo procesi dhe për shfaqjen e çdo dukurie nëpërmjet transformimit të materies.

Me këtë rast po shtoj për lexuesin; cilido nga ne që të jetë i  shëndetshëm, i përgatitur për të përballuar vështirësitë e mundshme dhe i respektuar duhet t’i nënshtrohet vetë disiplinimit me qëllim: për të mos i bërë tjetrit, atë që s’ dëshirojmë të na i bëjnë; për të ruajtur ndjenjën e masës sipas proverbit “gjella me kripë kripa me karar” në mënyrë që ndonjë argëtim të mos na bëhet mani dhe ves negativ; për të vrojtuar e studiuar me këmbëngulje që të arrihet njohja e mjedisit jetësor dhe e funksionimit të tij; për të njohur trupin tonë dhe funksionimin e tij; për të qenë korrekt.