FALMNDERIT QKSH MIGJENI, ËSHTË KËNAQËSI KUR NJERIU NDJEN SE VLERSOHET PUNA DHE REZULTATI I PUNËS KULTURORE NË MËRGATË

FALMNDERIT QKSH MIGJENI, ËSHTË KËNAQËSI KUR NJERIU NDJEN SE VLERSOHET PUNA DHE REZULTATI I PUNËS KULTURORE NË MËRGATË

Qërshor muaj i realizimit të proejkteve të mëdha të Ansamblit të valleve të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë. Këtë vit si asnjëherë më parë anëtarët e kësaj Shoqate kulturore të mërgatës sonë ishin ndër më aktivet në prezentimin e kulturës shqiptare në mërgatë dhe ate përmes prezentimit të gjuhës, këngës dhe valles shqiptare. Mund të thuhet në këtë shenim gazetaresk se sot për sot këta djem dhe vajza shqiptarë janë edhe ambasador të mirëfillt të prezentimit të kulturës sonë në Skandinavi dhe më gjerë.

Sot do flasim për një vepër të vogël por madhështore të Krysisë së kësaj Shoqate kulturore, e që të jep të kuptosh se këtu më të vërtetë bëhet punë dhe puna e secilit anëtar vlersohet dhe çmohet për atë të arritur të vet QKSH Migjeni. Gjatë sezonit pranveror në Krysin e kësaj Qendre na thanë se kanë transmetua diku mbi 1500 minuta program në valët e Radio dituria, program i sajuar nga anëtarët e redaksisë së radios, çka të jep me kultua se me të vertetë bëhet një punë e madhe dhe me vlerë ne redaksinë e kësaj Radio. Në redaksi na thanë se tani janë më komod pasi që numri i atyre qe sajojnë programin e radios është shtuar me njerëz profesionist si gazetar, teknik në studio për çka thonë se ka kohë që e kanë ndje këtë nevojë. Thonë se janë të kënaqur edhe me dëgjueshmërinë e radios e cila është një ndër radiot në gjuhë të huaj që transemton program në rrjetin Radio difuziv suedez dhe në internet.

Kur është fjala të revista janë botuar pesë numra të revistës Dituria, me informacione nga kultura, gjuha dhe puna e mërgmitarëve në mërgatë.

Është mbajtë me sukses Festivali i shatë i poezisë ”Sofra poetike Borås 2018” ku janë prezentua poetë me poezitë e tyre në shtatë gjuhë e nga viti i ardhëm besohet se ky do jetë një Festiva ndërkombëtar ku do involvohet edhe qyteti Borås.

Por ajo çka është për tu lavdruar këtë vit është themelimi i Ansamblit të valleve në kuadër të QKSH Migjeni i cili ansambël për dy muaj pati dy paraqitje madhështore para publikut suedez dhe ku u vlerësua për punën dhe kontributin në prezentimin e vallës dhe veshjes tradicionale shqiptare.

Duke u mbeshteturë në rezultatet e arritura dhe në kontributin e dhënë të anëtarëve të Ansamblit të valleve, Kryesia e QKSH Migjeni vendosi që për këta djem dhe vasha shumë të vyera dhe të cilët prezentojnë në mënyrë të denjë kulturën tonë në mërgatë tu bëjë një surprizë të vogël për të gjithë në regji të QKSH Migjeni dhe ate me një vizitë një ditore në ”Botën e Asatrid Lindgren” në Vimmerby.

Gjatë viztës në Vimmerby ne morëm opinonet e disa prej anëtarëve të kësaj shoqate edhe pse nuk ishin të gjithë, pasi që disa prej tyre veq më kohë kishin fillua pushimet verore në vendlindje, por na thanë se kjo ka vlerë dhe është një impuls që na shtynë që në të ardhmen të jemi edhe më aktiv në aktivitet e QKSH Migjeni dhe të bëjmë atë më të mirën për ruajten dhe prezentimit të kulturës sonë në mërgatë.

Udhëhqja e Ansamblit të vallëve Anxhela Ziso na tha me rastin e kësaj vizite në ”Botën e Asatrid Lindgren” në Vimmerby ” se ishte dicka e veçantë, sepse ja ku u kthyem serish në atë botën e fantazisë, në botën e fëmijëve. Falmnderit QKSH Migjeni, falmnderit të gjithë atyrë anëtareve që kan kontribua në këtë drejtim.

Edhe redaktori i Radio Diturisë Bahtir Latifi ishte shumë pozitiv në këtë gjest të Krysisë së QKSH Migjeni, i cili u shpreh se: po edhe ne kemi nevojë të njihemi me kulturën dhe traditën e vendit ku jetojmë dhe punojmë, sepse një ditë do ua prezentojmë bashkëkombasëve tanë sepse ja vlen të marrim mësim nga këta njerëz me një kulturë të gjërë. Falmnderit të gjithë atyrë që na kanë mbeshtet, ndihmue dhe kanë kontribua në punën e QKSH MIgjeni që të jemi në këtë nivel të lart kulturor e artistik.

Të gjithë anëtarëve të QKSH Migjeni u uroj pushime të këndshme dhe çmallje në gjirin familjar!

Image
a