Nga Mark Simoni:“Sofra poetike 2019”, në Boras u promovuan poezitë e përmbledhura në “Antologjinë poetike”

“Sofra poetike 2019”, në Boras u promovuan poezitë e përmbledhura në “Antologjinë poetike”

Nga Mark Simoni

 

Image removed.

Pasi ne lamë mbrapa aeroportin e Frankfurtit, linja vazhdonte për në Goteborg të Suedisë. Avioni udhëtonte nëpër natë, dhe mendja ime ishte e lirë të merrej me fantazi, histori dhe kujtime leximesh.  Atje poshtë reve shtrihej Suedia e vikingëve të dikurshëm (vitet 1050), tokat e Gustav Vases mbretit të parë suedez (1523). Më dukej se deri në kompartiment rrezëlliste shkëlqimi i letërsisë së August Strindbergut me romanet “Dhoma e kuqe” dhe “Zonjusha Zhulietë” (1880 e më pas), Më bëhej sikur fluturimi i avionit kishte diçka dhe nga “Udhëtimet e Nils Holgersonit nëpër Suedi” të shkrimtares së atjeshme Selma Lagerlof. Ndjeja sikur gjithë atmosfera eterike e asaj mesnate atje poshtë qe e mbushur me këngët e ABBA-ve, grupit të famshëm të tyre.

Image removed.

Të shkruash poezi nuk është gjë tjetër veçse të rendësh pas frymëzimit, ideve, ndjesive të së bukures, figurave. Por s’ka gjest më të hareshem se, kur autori vetë udhëton drejt vendesh të largëta për të takuar poezinë e tij të botuar atje, në vende të tjera, në shtypshkronja të huaja, në atmosfera letrare tjetër lloji.

Image removed.

Në qytetin Boras u promovuan poezitë e përmbledhura në “Antologjinë poetike”, u mbajt “Sofra poetike 2019”, u dhanë simbolika me portretin e MIGJENIT. Paraqitën poezitë me interpretimin e tyre Lousie Harvardson (Suedi), Anna Matsson (Goteborg Suedi), Alba Huta (Shqiperi), Elhame Gjyrevci (Danimarke), Sveza Daceva (Bullgari), Mark Simoni (Shqipëri), Eli Kanina (Shqipëri), Henrik Mimerson (Suedi), Hala Athari nga vendet Arabe, Nexhmije Hasani (Londer, Angli), Pranvera Kollçaku (Boras, Suedi), Niklass Abrahamsson (Suedi), Bardha Mançe (Athine, Greqi), Emine Hoti (Norvegji), Vivien Harieti (Athinë, Greqi), si dhe Ibrahim Kadriu (Laureat i takimit) Maqedoni etj.

Pjesëmarrësit i dhanë dimension të jashtëzakonshëm këtij eventi. Sokol Demakut i takon falenderimi për inisiativën e kësaj sofre.