SUKSESI I AUTORES NGA DURRËSI, PREZENTON NË SUDI LIBRIN ”NAMATISJE-REFLEKSIONE”

SUKSESI I AUTORES NGA DURRËSI, PREZENTON NË SUDI LIBRIN ”NAMATISJE-REFLEKSIONE”

Vështrim mbi librin e poetes dhe publicistes Gladiola Jorbus (Busulla)

Image removed.

Suksesi është fjala që mund të përkufizojë më së miri pritshmëritë mbi librin më të ri të autores nga Durrësi, Gladiola Busulla Jorbus, “Namatisje-refleksione”.

Në Goterborg të Suedisë, shtet në të cilin po jeton dhe po shijon sukseset e krijimtarisë së saj, ditën e shtunë më 1 dhjetor, është bërë edhe prezantimi i librit, nën një organizim të shkëlqyer dhe me program të larmishëm artistik.

Në një komunikim me “DurrësLajm”, autorja e librit Gladiola Jorbus, tregon se “gjithçka ishte përgatitur nga qendra kulturore “Mbretëresha Teuta” në Goteborg në bashkëpunim me shoqatën “Migjeni”, me mbështetje nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe bashkitë përkatëse.

Recensentë të librit ishin Sokol Demaku, kryetari i QKSH-së “Migjeni” dhe drejtuesi i radio “Dituria”, profesor në Fjärdginskolan në Borås së bashku me psikologen shqiptaro- suedeze, Diellza Partini”.

Libri u prezantua me rastin e festimeve në kuadër të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, çka u mirëprit nga të pranishmit, të cilët theksuan nga ana e tyre vlerat që përcjell ky krijim i autores nga Durrësi.

Suedia si shtet social, ka politikë mbështetëse ndaj të gjitha etnive e komuniteteve të ndryshme që jetojnë aty. Madje vlen të theksohet se në kuadër të nismave të tilla, financojnë vetë bashkitë e vendit për të gjitha aktivitetet kulturore, artistike etj, duke bërë kështu një investim të rëndësishëm për afirmimin e kulturave.

* “Namatisja” - libri fluturak i durrsakes Gladiola Jorbus, i ngjizur në Shqipëri dhe botuar në Boros të Suedisë, është përuruar fillimisht më 1 nëntor në Shkup të Maqedonisë, në “Javën e letërsisë suedeze”, ku u organizua orë poetike suedezo-shqiptare me poetë suedezë dhe shqiptarë nga Suedia dhe Shkupi.

Kopertina e librit është realizuar nga piktori i talentuar italian Andrea Bazzochi; Redaktimi nga bibliografja e bibliotekës publike Durrës, Teuta Dhima; ndërsa botuesi Sokol Demaku, kryetari i qendrës kulturore “Migjeni” Suedi.

Libri ndodhet në 8 biblioteka suedeze, përkatësisht në qytetet Stockholm, Goterborg, Boros, Upsala etj.

Image
b