Ullmar Qvick: MIQTE NE BORÅS MERITOJNE MIRENJOHJE PER PUNEN E TYRE TE PALODHUR

Ullmar Qvick

MIQTE NE BORÅS MERITOJNE MIRENJOHJE PER PUNEN E TYRE TE PALODHUR


Gjeta në revisten elektronike te QKSH MIGJENI kete rrefim kuptimplot per historine prapa manifestimit letrar ketu ne Norrköping te dielen e kaluar. Sa jane munduar keta aktivistë per çeshtjen shqiptare del qarte nga teksti që vijon:

Mirë se të gjejmë, Ullmar
Wed, 04/03/2019 - 16:01
Mirë se të gjejmë, Ullmar Norrqoping, 21. Mars 2019.

Hamit Gurguri, anëtarëve të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” ua propozoi idenë e tij:

‒ T’ia botojmë librat e zgjedhura të përkthyera e të krijuara të Ullmar Qvickut (Ulmar Kvikut)?

Të gjithë, pa dallim, si aktivistë vullnetarë, krijues e aktivistë entuziastë pranuan.

Hamitit iu dha detyrë që të kontaktojë Ulmarin dhe udhëtoi për në Norrqoping. Aty bisedoi dhe Ulmari zgjodhi katër vepra; tri të përkthyera e një të shkruar nga ai. Ai ceku se hiqte dorë nga çdo honorar për ato libra dhe tërë shuma eventuale nga shitja e librave të shkonte drejt për aktivitetet e QKSH “Migjeni” dhe Shtëpinë botuese “Erik Hans” në Borås.

1. Drama “Gofi” i Anton Pashkut (Glöd në suedisht) ,

2. Shqiponjat dhe malet (Antologji e poezisë shqipe në suedisht “Ornar och bergen”),

3. “A ka kund Zot” nga Agim Gjakova (suedisht; Finns någonstans gud?)

4. “Mera hjältemod än vete” (Histori, letërsi e krijimtari e Ulmarit për shqiptarët),

5. “Më shumë heroizma se grurë” e Ulmar Kvikut e përkthyer në shqip nga Hajdin Abazi.

“Gofi” ishte vetëm libër, jo i shkruar në kompjuter dhe u rishkrua nga Hamiti.

Antologjia “Shqiponjat dhe malet” u skanua dhe iu përgatiten ballinat e recensionet.

Librin “Më shumë heroizma se grurë”, pasi e pati përkthyer Hajdin Abazi (posedonte edhe të drejtën autoriale të përkthimit në shqip), Hamit e kontaktoi dhe ai e luti që t’ia lejonte t’i bëjë ca ndryshime të vogla (kryesisht ishin gabime teknike). Hajdini, gjatë festave të fundvitit i anuloi të gjitha takimet e vizitat dhe e ripërpunoi deri në detaje.

Të gatshme, këto libra u dorëzuan në shqip në Shtypshkronjën “Lenagraphic” me porosinë që të punohen me kujdes, me konsideratë për autorin e tyre dhe me kopertina të forta. Me pak a shumë vështirësi, ato dolën mirë. U postuan në thasë, pasi me çanta ishte e pamundur që ato të bartën dhe librat e arritën në destinacion QKSH “Migjeni” në Borås (Buros) të Suedisë.

Ato ditë kur QKSH bënte plane ku dhe si të prezantoheshin, Ulmari i theu të dy duart dhe iu nënshtrua tretmanit mjekësor. Ishte një fatkeqësi, por për aktivistët e “Migjenit” përpos asaj që ishin të brengosur, ishte edhe frika për shëndetin e tij. Ulmari është në moshë të shtyer, që lëndimet mund të kishte edhe në brinjë, ndoshta edhe në organe të brendshme, por kishte ca shenja lëndimi edhe në fytyrë. Të gjitha mund të ishin fatale për mikun tonë.

Çdo ditë interesoheshin anëtarët e QKSH “Migjeni” si është gjendja shëndetësore e tij. Për të mos u bërë të bezdisshëm, iu nda detyrë Sokol Demakut që ai të kontaktojë Ulmarin e të ishte në kontakt me Ulmarin, çka ai me kujdes dhe pa pritesë e bëri. Në ndërkohë na u paraqitën nga shumë vise, qytete, shtete e kontinente shqiptarët duke treguar interesim për librat e Ulmarit, në veçantin për librin e tij në shqip “Më shumë heroizma se grurë”.

Ofrohej koha e Festivalit të VIII ndërkombëtar të poezisë “Sofra poetike 2019 “ në Borås. E kishim caktuar edhe datën e mbajtjes (30.03.2019). Ishte caktuar edhe takimi në PEN-in dhe Qendrën e shkrimtarëve të perëndimit në Pallatin e literaturës në Goteborg (31.03.2019), ku mysafir të ftuar ishin: Prof. Dr. Zyhdi Dervishi dhe Ibrahim Kadriu.

Ulmari u këndell, por nuk mund të vinte në festival, prandaj vendosëm të shkojmë ne me ata pjesëmarrës të Festivalit në Bibliotekën e Norrqopingut me 01. Prill 2019., ajo ishte e zënë. Ne u detyruam ta mbanim manifestimin me 31.03.2019 në orët e paradites. Ishte e ngjeshur me të dy manifestimet, me largësi mbi 300 kilometra, por e caktuam në bashkëpunim me autorin. Ishin të entuziazmuar poetë, diplomatë, krijues e të interesuar tjerë të ishin atë ditë me Ulmarin:

Mirë se të gjemë, Ulmar Kviku QKSH “Migjeni” Borås