Alba Huta

TI

Ti je si flladi i pranverës,
krejt tekanjoz vjen dhe ikën.
Mbasi ke rr'zu lulet e kumbullës,
mbledh hareshëm vallen e reve.

Ti je si fruri në mesin e prillit,
në nji dorë mban dorëzat e farave,
që mbjell në mendje të lumtura,
masnej u ven drapnin pa prit me u rrit.

Ti je pranverë në shpirt...