Albert HABAZAJ:Poezi

PRINCESHA E LETRAVE SHQIPE NË VLORË

Shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

 

Nga Albert Habazaj

 

Princesha e letrave shqipe në Vlorë

Na fal mjaltin e shpirtit të sinqertë.

Edhe dimrin egran mbush me aromë,

E vesh me buzëqeshje e dinjitet.

 

Misionlarta s’jeton për t’u dukur,

Fisnikëria e saj - lartësi tjetër,

Me të bota është më e bukur,

Më e mirë, më e dashur patjetër.

 

Nuk e njeh fjalën e keqe urrejtje,

Të varfrën hipokrizi s’e përfill,

Ngjyra humane i qëndis kësaj jete

Dritën dhe në shkrimtarì e ka ungjill.

 

Dhe princërisht Mjeshtre e Madhe e Penës

Shkruan e thur me gërma trëndeline,

Dhe gjelbërojnë freskët gjethet e Pemës,

Pemës së krijimit që pikon mjaltë Kanine.

 

Bija bujare e Kaninës krenare,

Udhëton  e feks bukuri engjëllore,

Me brumë dhimbjeje dashuri universale

Gatuan e mirësinë merr për dore.

 

Vilhelme Vranari Haxhiraj, e mira

Ringjallet si Krishti për emancipim,

Matet, shpartallon e shemb egërsira

Si amazonë e paepur për qytetërim.