Elisabeta Gockaj:Poezi

Elisabeta Gockaj 

Mos hidhni vallen e nje tjetri

 

Jetoni miq, c'do cast te lumtur,

Se jeta iken e s'te pret,

Aty s'ka vend te mbani strukur,

Nje brejtes qe t"ju gryej krejt.

 

Mos hidhni vallen e nje tjetri,

Kerceni vec nen ritmin tuaj,

Qe c'do sekond te saj ta ndjeni,

Te paster shpirtit te kompozuar.

 

Paska ardh pranvera

 

Ja...paska ardh pranvera !

Ne kopesht kane celur lulet,

Po degjoj si cicerojne harabelat,

Shoh mellenjen e zeze tek ulet.

 

Nen rrezet e para te k'ti dielli,

Mengjesi gjithe ngjyrat shpalos,

Nder to ti vegimeve po endesh,

Pa mundur, te me shohesh, te te shoh.