Ismet TAHIRAJ: Poezi

Ismet TAHIRAJ, Skenderaj

JO NE DHEUN E HUAJ
– Shqipëria Etnike –

Unë kokën time
S’lë ne dheun e huaj
Se koka ime
Druaj ndytët
E ka bezdi
Bëhet arakat
I ri.
Nuk e lë
Kokën time
As ne ujin e huaj
I turbullohet currili
Errëson mendjën
E rruga i bëhet skuth.
Se për këtë kokën time
Erdhen e shkuan
Bullgari, serbi
E Nemcja e pare.
Po koka ime
Nuk iu frigua
As te një hanxharë.
Dhe pse djegën fëmijë
E shkrumbuan zemra
Flak’ kallën
Secilën shtëpi.
Po nuk ishte dheu i huaj
Rehatohej koka
Me krenari e tërë buajë.
Se rrashta e eshtra tone
Thellë janë ndry
Gjethua ka mali
I pëkledh bijet e tij
Se heshtja si ka vrarë
Për token e ndarë
E v’llaun e verbuar
Po uji i ndytë
Kurrë si ka përvëluar.
Zdeshur, zbathur
Nëpër bore
Me kove ujë
Te pa shpirtit na kanë
Shpërlarë
Mërdhirë jemi
Po kokca e forte e e paçarë.
Mbi përmbi
Thepa e shkrepa
Ka varre e varre
Ka sy të ngujuar
Ne dheun e tokës amë.
Ku s’duruam të
Na shkeli bukën
As konakun ta
t‘n a përçud
E bija mbeti ne matanë oh krejt matanë
Babi u qorrrua
Pa hijën e saj
Zanin që ne vazhdimësi
Ia dëgjonte piskamë.
Sa lamat janë shtruar
Sa lame,
Për një pushkë te ndryshkur
Pë një kmesë te mykur
Vëhej prush nën këmbë
E kurrizit te tokës
Vi gjaku i vinte plotë gjëmë.
Shuhej vatra
E kalllej hambari,
Po dheu prapëseprapë
Ishte i yni.
Hyj na jepte kurajen
Po ata na fshinë
Edhe atë trohë
Miell qe kishim ne magje.
Dielllin e shkimbin me sixhade
Rebelet coftinë.
Që me nënë te vet
Lindeshin jo legjitim fëmijën
E bukën shajnë
Po dheu i ynë
Pau gjithçka
Nuk u ligë
Dhe pse vajë në buzë.
I blert i hareshëm
Tejet i hareshëm u bë
N’seclin skajë.
Më s’na glacitin sorrrat
Ato çirilica
Gabelica.
Uji i përshkëllirë
S’na i la sytë
Mijëra vjet
Vije një pritje
Zdritë qielli mbi ne
Aty thotë hyj:
Vdis ku ke le…

DARDANISË

Nga do që shkojmë
Nga do që vijmë,
Ty te puthim ballë
Se kemi mërinë.

Nga që vijmë
Nga do që  shkojmë,
Sytë na u verbofshin
Ty kurrë s’të harrojmë.

Te kemi në mendje
Te kemi në shpirt,
Në caste te vdekjës
Ty te kemi dritë.

Nga  do që shkojmë
Nga do që vijmë,
Kufijt e durimit
Ta ruajn madhështinë….

URËS 


-Ana veriore Mitrovicë-
Urës nuk I ‘a  sosa unë miden
Sa I a sosi ai tjetri,
Parmaket e ardhmërisë.
Diellit as që  I vënë mendja
Njësoj  për te dy  anët
veç  kanibalizmi
pa droje I ndërron teorit.
Ardhmërija e parmakeve
Hija.