Katiola Karoli Poezi

Katiola Karoli

 Ndjenja ime po jep shpirt

Ndjenja ime po jep shpirt.

E ndjej si perpelitet brenda meje.

U shua flaka e zjarrit në sy.

Dhe gjaku nuk vershon në deje.

 

Ndjenja ime po jep shpirt.

Imazhi jot tretet në hapësirë.

Nuk kam deshire të vrapoj pas teje.

E per cudi ndjehem shume mire.

 

Ndjenja ime po jep shpirt.

Kaq kohē marrosur pas teje.

Ty qe të kurorezova mbret tē zemrës.

Sot tē ndjej të huaj,njē botē larg meje.

 

Ndjenja ime po jep shpirt.

Por zemra gur nuk po mē dhemb.

Gabimet e tua e bene te forte.

Tashmē mungesa jote nuk mē tremb.

 

Dielli im

 

Heren e pare qe të pashe ty.

Mendova se ja kishe marrë rrezet diellit.

Qielli ishte shkrire në sytē e tu blu.

Buzëqeshja jote i kish gjithe ngjyrat e ylberit.

 

Heren e pare qe të pashe ty .

Sinqerisht me shpirt të xhelozova.

Tek ty ishte pranvere dhe në vjeshten me shi.

 

Ti kishe atë embelsi qe kisha nje jete qe e kërkoja

Sa herē takoheshim ne te dy.

Krahē hapur mē prisje ti diell dashuria ime.

Une i lutesha zotit te mos bija ne dashuri.

Por ishte mē e forte per ty ndjenja ime.

 

 Mēkati im

 

Ti je mēkati im dashuri.

Lindur mes zemrave tē pervojtura.

Në kohe rrebeshi dhe dhimbje.

Ti je mēkati I’m i ēmbēl dashuri.

 

Puthjet e tua si flladi pranveror

Lulezuan kopshtin e shpirtit tim

Pranvera atë vit erdhi mē parē

Kur trokite embel ti dashuri.

 

Dhe nuk e dinim as une as ti.

Mbi copëza zemrash do tē ecnim.

Mbi lotē të thërmuar pa mëshirë.

Mbi brigje malli shpirtin do tresnim.

 

Ti je mēkati im mjalte dashuri

Molla e Eves,mollē e helmuar.

Tē dy tē digjemi në zjarrin e ferrit.

E lumtur do vdes ,mëkatare e dashuruar.