Liridona Jakupi:Poezi

Liridona   Jakupi

Ti               

Ti qielli i vetëm pa re
Thesari më i çmuar i rrugëtimit tim
Pushtuesi i çdo qelize
Sy që shndërruan çdo përfundim në rilindje
Ëmbëlsi e çdo agimi
Zëri që më rikthen në vend të gjitha copëzat e mia të përplasura nëpër kohë
Ti që më bën sy patrembur
Ajo lule e vetme në kopshtin tim të ujitur me trishtim
Ilaç e frymëzim.
Ti shpresa ime për çdo dhimbje
Ai që fshihet pas çdo buzëqeshje
Përkrahë teje çdo fjalë është e pavlerë
Krenaria ime e mbuluar me ar e varur në qafe si qaforja më e bukur
Kryevepra magjike qe më mbanë gjallë.
Ti jetë e vogël e universit tim
Duar të vogla që kthejnë lotët në shprese e te nesërmes i japin tjetër kuptim
Fleta më e bardhë e rrugëtimit tim
Ti që frymove brenda meje
Ti i përsosuri im
Mrekullia ime e përjetshme
Me kokën lart e dorën ne gji sa të jetoj do të shkruaj për ty
Për ty engjëll
Për ty BIRI IM.

 

Ketu, por jo atje 

E bere hi ne frymen e tymit te zi qe bie mbi syte e mi
E perplasur neper brigje

E bere pluhur ne token e ftohte
E zvarritur ne stacione kujtimesh

E humbur ne mendime te mjegullta
si vete koha ketu

Gjethe e rene e shkelur nga kembe e huaj
Dege e thyer ne kete dritare terri

Ketu, por jo atje,
jo ne kopshtin tim

Ketu malli si perde me eshte leshuar
Ketu me rrethojne sy te huaj

Ketu edhe krenaria me eshte verberuar
Ketu ka kohe qe vrapoj e trishtuar

Ketu me jane plagosur edhe fjalet, ketu por jo atje,
Jo ne qytetin tim!