Poezi nga TRENDAFILE MOLLA

Poezi nga TRENDAFILE MOLLA


ËNDËRR E PRISHUR
(Për ty Baba)

Shiu, sonte s'ka t'pushuar,
edhe qielli sikur qan,
në gjum, të kam ëndërruar,
malli, lotët nuk m'i than.

Ty të shoh tek gjithësia,
ty të shoh, mes lulesh dua,
tek pranvera, jeta e bukuria
pres, të bisedosh me mua.

Ja, ti vjen duke buzëqeshur,
sa shumë më ke munguar,
plot sharm, elegancë veshur,
ta'mbështes kokën në krahëruar.

Ndiej, përkëdheljen e dorës tënde,
përmbi flokët e mi rrëshqet,
shoh me dashuri plot endje,
rrahjen e zemrës nën xhaketë.

Ah, kjo ëndërr, me lot dëshpërues,
sa shumë, shumë më ka goditur,
për babain, me mall përvëlues,
për kollosin, që më kish rritur.

Ah, kjo ëndërr me lot shprese,
ah, ky gjum, shpresa thyer,
lagur, porsi bari nën vesë,
njomi, sytë e mi të ngashëryer.

Por më kot, më kot kam pritur,
në ëndërr, që ti befas, të më vije,
se, në amëshim ti ke ikur,
baba, do të pres, që një ditë,
përgjithmonë do jem, pranë teje.


DASHURUAR ME DJALIN SYKALTËRT
(qytetit tim Durrës)

Në ditën e shenjtë që më lindi nëna,
me fat isha, me ty rashë në dashuri,
me hirësinë e saj më buzëqeshi hëna,
isha një bebe e lumtur, isha një fëmijë.

Ti ishe një djalë çapkën dhe i bukur,
pak kryeneç, plot elegancë e freski,
më rrëmbeve në krahët e tu, si një flutur,
me ëmbëlsinë e gjoksit më ngrohe në gji.

Dashuria ime për ty është hyjnore,
zbritur nga planetet e qiellit pa kufi,
mbushur me ndjenja fisnike njerëzore,
sharmin tënd kërkoj në çdo kohë ta përpij.

Më rrite si zanë me flladet e lehta te detit,
më mbulove me dritën e hënës së argjëndtë,
mëngjeseve me rrezet e zjarrta të diellit,
me magjinë e mbrëmjes, më le pa mend.

Lodrojmë bashkë me valët lozanjare,
dhe çdo ditë më jep forcë edhe jetë,
më mbushe me frymë, të ndjek si manare,
dhe ndër vite kuptova se të dua vërtetë.

Me pulëbardhat, marrim fluturimet mbi dete,
nëpër hapësirë pas tyre rendim çdo ditë,
me rrahjet e zemrës më bënë për vehte,
dhe pulsin e jetës time,ma mbushe me dritë.

Dashurinë e gdhendëm në muret e kalasë,
mallin rrënjosem në gurët e saj të ngurtë,
me pasionin e shpirtit me ty nis e flasë,
dhe marr nga ty, gjithmonë një fjalë të urtë.

Shpesh herë, si e marrë u bëra xheloze për ty,
se edhe Teuta ta kishte fort zilinë,
me gladiatorët romak, luftuat e triumfuat të dy,
dhe si mbretëreshë, ajo të fali vetëm dashurinë.

Dhe asnjëherë s'munda ta fshehë xhelozinë,
faqet më ndizen prush si vajzë miturake,
me flladin e luleve më dhurove freskinë,
më pagëzove me emrin "Bukuroshja durrësake".

Të përqafuar ecim të dy me sigurinë e hapit,
dhe me aromën e pishave qetësojmë zemrat,
bashkë me "Moisiun e madh" në odeonet e teatrit,
duke thurur shpresat dhe realizuar ëndërrat.

Të kisha pranë në dhimbje dhe gëzime,
qyteti im mbi çdo gjë tjetër të dua unë,
mes petalesh të dhurojë buzëqeshjen time,
edhe pse je i plakur, të dashuroj më shumë.

Dhe pas teje nuk jam vetën unë e dashuruar,
me thellësinë e detit plot dallgë e me valë,
me bujarinë tënde, gjithkush është i lumturuar,
djaloshin sy kaltërt,l akmojnë me mall.

Dhe si grua e apasionuar të adhuroj shumë,
unë pas teje, jam e dashuruar si e marrë,
qyteti që gumëzhin dhe më le pa gjumë,
Durrës, jam e jotja, do të dua edhe në varr.


PRANVERA NË ELBASAN

GËZUAR, festën Elbasan,
pranverën e re solle sot,
ballokumet dhe sevdanë,
kush ma mirë i banë në botë.

Pemët, kanë çelur sythe,
edhe zogjtë cicërojnë,
qielli, plot me dallandyshe,
pranverën e artë lajmërojnë.

Bari i gjelbër plot aromë,
manushaqe plot me vesë,
pas një dimri të rëndomtë,
një puhizë vjen në mëngjes.

Si luleshtrydhet nëpër ferra,
ashtu u zgjua gjithësia,
mbushur lëndinat,
lule dele edhe shqerra,
si magji, hapi krahët dashuria.

Moj stinë, ardhshë e bardhë!
Je e mirëpritur si përherë,
ti, që përtërin botën mbarë,
ma gëzofsh emrin Pranverë.