Poezi nga Xhevahir Cirongu

          Poezi nga Xhevahir Cirongu

 

             Vetmia e lypsarit

 

Vraponin si të çmendura gjethet e asaj vjeshte

Të verdha si dylli ato ishin bërë,

Rrugëve të asfaltuara,  vraponin nga vetmia

Drejt tyre zgjat krahë e  duart  një lypsar.

 

Mbi  një mur  të vjetër buzë  asaj rruge

Varur qëndronte i vetmuar një kungulleshë;

Heshtjen  seç  ja  theu  atë  ditë vjeshte

Zëri i  lypsarit e gjethet e asaj vjeshte.

 

Puiza e erës së ftohtë  lypsarit seç i flet

Në pritje të një kalimtari të hapë kuletë;

I puthte gjethet e verdha ashtu pa përtesë

T’i jepnin një kacidhe, lypsarit të shkret.

 

Vetmia seç ndaloi, po, po atë ditë  vërtet

Tek ajo kungulleshë që varur ishte në mur;

Dhe tek gurët e murit ngarkuar me myshqe

Me ato  bisedoi e me puthjet i falinin jetë.

 

Tek ajo kungulleshë varuru atje në mur

Me sytë e përdalë nga varfëria pa yjet,

Drejt  tyre  zgjaste  gjymtyrët  e duarve,

Aty lypsari i gjorë  një ditë vërtet u tret.