Selvete Abdullahu:Poezi

Selvete Abdullahu-Gjilan

Pres ardhjen tënde

Nisur në besë e fjalë

Mes këngës së ndëgjuar disa herë

Kisha lidhur një litarë nyje

Në përshëndetjen time

Pavarësi……

Si një dallëndyshe krahë hapur

Duke i thurrur këngë qiellit

E tokës sime në vaje

Legjendë

Në lindje derë hapur pres lirinë

Në lutjen e fundit

Kërkoj ndihmë

Një pikë ujë s’e ngop shkretëtirën e Saharës

Në imagjinatën time dukesh siluetë notare

Kam mbytur kohën time sonte

Si një gjunjë i përgjakur

Pas një rrëzimi në fushë lojë

Pavarësi…..

Në derën e mbyllur përgjysmë

Vetëm disa orë pritje kam rezervuar për ty

Kot

Si dallëndyshe krahë thyer gjason sot

Në pritjen time zgjati dorën për t’ arritur

Edhepse me vones do të vish

Pavarësi e Kosovës.

 

 

Trokitjet e vona

 

Kur dashuria troket

Ti derën nuk mund t’ia hapësh

Vjen e kthehet mbrapa

Ashtu siç kthehen njerëzitë pas një varrimi

 

Trokit dashuri sa të mundesh

Në derën time

Zemrën kam mbyllur

Sikur perdja pas çdo shfaqje

 

Mirë do ishte të mos kisha njohur fare

Dera ime dhe trokitja është ndryshe nga bota

Dashuria ime.

 

Diversitet në ligjet e natyrës

Ka kohë që ligji i natyrës është veshur në gri

Unë nuk dua të pikturoj me ngjyrën gri

Ti punon pikturë të grishme e vetëm gri shihej aty

 

Në pullazë çerdhe ndërtuan dallëndyshet

Unë vështroj qiellin me kurreshtje

Nuk ngrohët shpirti me shpresë njëherë

Gjithëçka sot dukej gri edhe qielli mbi

 

Mes pranverës e vjeshtës asnjë stinë nuk dallohej

Bënte ftohtë e binte shi……

Me vështirësi u poqën dhe qershitë

Në këtë ngatërrim stinësh vezullon drita me nuanca gri

 

Ti ke ikur fluturimthi…..

Në këtë rrëmbim të ftohtë vranësirash

Asnjë peisazh s’mund të pikturoj sonte

E ç’më del parasysh gjithë ç’është në gri!

 

Gri përfundo pikturën ti,

Kurse unë do meditoj një stinë abstrakte