Skënder Karaçica:Poezi

Skënder Karaçica

Vallet e Rexhep Çelikut

U nis me shqiponjat
Dhe vetë u bë shqiponjë 
E Atdheut
Sa hije i kish balli i djersitur
Kur hapte gjoksin 
Festë të madhe ka sot Shqipëria
Vallet e Rexhep Çelikut
Hijeshia e Kombit!

Udhëtimet nëpër botë
Të gjithë në këmbë
Nderim për Kombin Shqiptar
Gjerdani i Arit në Paris
Për Vallën e Shqipeve
Shekujt zbresin në skenë
Vallet e Rexhep Çelikut!

Mjegullat e Ballkanit
Kufinj dhe popull i ndaluar
Kosova duartrokitje e zjarrtë
Për Vallën e Drenicës
Shqipëria sjell mesazhin 
Për festën e madhe
Këngët dhe vallet e shqipës
Për Diell Kosove!

Rexhep Çeliku
Bëri autostradën e Atdheut!

Çikago,13 janar 2018