Dibran Demaku:Prozë

  Dibran Demaku

Nje njohje e papritur

         -tregim

I kaloi befas parasyshë.Si një hije.Si një ëndërr.Si një ëndërr e bukur.Si një zanë mali me linja të mahnitshme trupore...

-Sot qenke pa të brendshmet,zemër! Ajo ktheu shikimin nga ai. Në shikimin e saj nuk kishte as urrejtje as zemërim.

Përkundrazi.

Në atë shikim kishte një buzëqeshje të ëmbël...magjike. Ai shikim i saj aq i ëmbël e aq magjik sikur e trullosi atë. Dhe për ca momente mbeti pa fjalë. Ndërkaq ajo ktheu shikimin në drejtimin nga ishte nisur dhe vazhdoj hapërimin.

-Vëmë bast! Ti sot ke dalur pa të brendshmet, zemër! Ajo ndaloi hapin dhe ktheu sërish shikimin nga ai. Shikimi i saj ishte po ai i pari: i ëmbël...magjik...premtues.

-Kush të tha se unë kam dalur pa të brendshmet sot?!-u degjua një zë i ëmbël tek dilte nga goja e saj.

-E kuptova nga lëvizjet tua, zemër!

-dhe bëri një hap drejt saj.Ajo bëri një lëvizje koke si të donte t'i tregonte se nuk i interesonin fjalët e tij dhe vazhdoi rrugën.

-Vëmë bast, zemër! mos ik!

-Dhe nëse e fitoj unë bastin çfarë do të më dhurosh!

-thua se këndonte ajo me zërin e ëmbël.

-Do të dhuroj një puthje të ëmbël, zemër!

-Ua, kaq pak!

-ia ktheu ajo si me habi.

Përgjigja e drejtpërdrejt e saj sikur e gozhdoi në vend atë. Për ca çaste sikur ia ndërpreu atë vrullin dhe elanin që kishte pak më parë. Bukuria e saj, ëmbëlsia e fjalëve që tingëllonin aq bukur tekni nxirrte nga goja e saj, ajo buzëqeshje e saj krejt origjinale dhe magjike...sikur e kishin goditur drejt e në zemër. Ajo nuk po ikte. Po priste fjalën e tij. Fundi i fundit ai e kishte ngacmuar i pari me fjalë...Përveq kësaj edhe ai ishte i bukur dhe mjaftë sharmant. Po i pëlqente edhe asaj.

-Jam krejtësisht i bindur se sot je pa të brendshme, zemër! Dhe këtë nuk mund ta kundërshtosh!

-Po ti vetëm me të brendshmet e femrave merresh derisa i përmend aq shumë?!

-Lëvizjet tua zëmër tregojne vetë se sot je pa të brendshme! Ti mbase nuk i vëren ato,por ato tregojnë vet! Pas kësaj përgjigjeje pa se në fytyrën e saj po shfaqej një lloj skuqeje që i shfaqet femrave kur ato për në arsye apo një tjetër ndihen të turpëruara. Meqë ajo nën tisin e asaj së skuqure nuk po fliste,por po qëndronte e mëdyshur nëse do të qëndronte edhe më tutje apo të ikte ai vazhdoi:

-Megjithate ke bërë mirë që sot ke dalur pa të brendshmet,sepse lëvizjet tua po to tregojne bukurinë magjike të trupit tënd!

-Mos po e tepron paksa?!

-pyeti ajo me një zë që ishte larg të zemëruarës. Pëkundrazi. Zëri i saj ishte i ëmbël ashtu siç vazhdonte të ishte edhe buzëqeshja e saj... Ai bëri edhe ca hapa në drejtim të saj dhe kur ishte aq afër nga ku mund t'i jepte nje të puthur, ndjeu erën e parfumit të saj dehës. Ajo sikur e pikasi qëllimin e tij dhe në mënyrë pothuajse instiktive bëri një hap prapa.

-Kërkoj ndjesë nëse të bezdisa,zëmër!

-dhe e shikoi drejt në sy. Ai shikim i tij aq i ëmbël dhe depërtues sikur e robëroi zemrën dhe shpirtin e saj. Dhe mbase e tronditur ëmbël edhe do të rrëzohej sikur tjetri mos ta shtrëngonte fort për trupi dhe krejt papritmas ta puthte me një afsh të papërmbajtur.

-Kerkoj sërish ndjesë për këtë veprim timin mbase të ngutshëm-ia bëri ai pas shkëputjes së buzëve të tij nga buzët e saj. Dhe kur ai po priste që ajo ta sulmonte me flalët më të rënda për atë veprim të tij ajo sërish vetëm i buzëqeshi.Buzëqeshja e saj si dhe era e parfumit që lëshonte trupi rëzëllitës i saj bën që ai ta mbulonte me puthje të panumërta atë trup magjik dhe të ëmbël...