Nga Skifter Kellici:Permbajtje e romanit “Shtatori i zi”

Permbajtje e romanit “Shtatori i zi” 

Nga Skifter Kellici

Aeroporti Logan i Bostonit, nje dite maji e vitit 2001

Dy persona, ne dukje udhetare arabe, jane ulur ne  ne nje nga sallat e pritjes se se Terminalit  B te aeroportit. Jane Muhamet Ata dhe  Marvan al Shakri. Shohin si futen udhetaret nga pika e kontrollit. Lene sendet prej metali dhe kontrollohen nga punonjesit e Sigurimit, me mjetet e posacme, por lejohen te futen me brisqe me te vogla se fotoja e identitetit. “Ne do te arrijme te kryejme misionin tone,- thote   Marvani .”Po si, si?”- e pyet me kurreshtje Muhameti. Dhe Marvani i shpjegon ne ze te ulet… Muhametit i rrezellijne syte.   

Po ate dite ne kullen e pare binjake, Nju Jork,maj i vitit 2001

Ne katin i 107 i kulles se pare Uorlld Treid Center, ku ndodhen edhe zyrat e nje  kompanie  pastrimit, gazetari i njohur i CCN-se, Stiv Robertson, i fejuar me Zhaklinen, stjuartese e kompanise ajrore “Delta”, ne Boston, ka ardhur te shkruaje skenarin e  nje teleportazhi, kushtuar punetoreve qe punojne per pastrimin e xhamave te dritareve te te dy kullave binjake.

Do te bisedoje me  Besim Vokshin, ish-mesues i gjuhes shqipe, me origjine nga Kosova, qe ne vitet 70-te eshte arratisur nga qe andej  ne Shqiperi.( Prinderit e kane pagezuar me kete emer qe te kete besim ne te ardhmen e Kosoves). Duke kaluar kufirin, ka shtene mbi ushtaret serbe qe kerkonin ta kapnin te gjalle  dhe ka vrare disa prej tyre.Eshte hakmarre keshtu per vrasjen ne kufi te dajes se vet, qe edhe ai kerkonte te arratisej per ne Shqiperi, ndaj eshte denuar ne Jugosllavi me vdekje ne mungese. Mirepo, ne Shqiperi, si ne Kosove, i ndjekur nga UDB-ja, eshte ndodhur gjithnje nen mbikqyrjen e Sigurimit.

Per pasoje, gjen rast te behet  pjesetar i nje ekspedite folklorike dhe arrin te arratiset ne Greqi  nga nje fshat ne jug te Shqiperise dhe qe andej te vendoset  ne Nju Jork. Eshte martuar me Shpresen, edhe ajo me origjine nga Kosova, dhe kane nje djale qe e kane quajtur Trim, qe te jete i tille ne lufte kunder serbeve, i cili se shpejti do te mbushe dhjete vjec. Edhe ajo eshte ftuar nga Stivi qe te flase per te shoqin dhe punen e e tij si pastrues ne dy kullat.

Punetori tjeter eshte italo-arberesh, Marko Muzaka, familja e te cilit ka emigruar nga fshatrat arbereshe te Kozences ne vitet e para te shekullit te kaluar. Marko krenohet me origjinen  e tij shqiptare nga familja Muzaka. Eshte rreth te tridhjetave, ende i pamartuar.

Se bashku me Stivin eshte dhe  fejuara e tij, Zhaklina. Ajo eshte njohur me Stivin gjate nje sherbimi qe ai ka bere ne Boston. Kane vallzuar nen disa ritme dhe u ka mbetur ne mendje ritmi ”Kthehu ne shtator”, qe do te behet lajtmotiv i ngjarjeve te romanit, aq me teper qe ata do te martohen me 20 shtator 2001.

”Kthehu, e dashur, ne shtator,

Ne muajin kur ne u njohem,

Kthehu, te rendim dore per dore,

Nga nje lendine, te nje prozhem…”.

Thuhet  ne vargjet e para te kesaj kenge.

Zhaklina eshte kurreshtare te shohe se si Stivi pergatit nje reportazh te tille televiziv,prandaj eshte ngjitur edhe ajo ne katin e 107, ku i fejuari bisedon me Besimin dhe Markon.

Gjate bisedes Besimi i thote Stivit se per te dhe Markon, vec nje gazetari te “Nju jork Tajmsit, ka shkruar nje reportazh edhe gazetari shqiptar, Sokol Kama, qe punon ne  Aeroportin  Logan te Bostonit.

Zhaklina habitet dhe thote se e njeh Sokolin qe eshte manxher ne nje kompani Sigurimi  ne aeroport. Atehere Besimi e merr Sokolin ne telefon dhe i rrefen per te paprituren e kendshme. Sokoli, nderkohe, ka rast te bisedoje me Zhaklinen dhe vete Stivin, te cilin jave me pare e ka njohur nne nje mbremje vallzimi ne nje hotel te aeroportit,te shoqeruar nga Zhaklina.

Pas perfundimit te bisedave zbresin ne zyren e e Saidit, me origjine nga Algjeria.Pasi Stivi bisedon  edhe me  te per punen qe kryejne te dy shqiptaret, Saidi  i fton te tere te pine se bashku kafe. Aty fton edhe  Jaserin qe ndodhet ne zyren tjeter, me origjine nga Siria, te cilin e ka ndihmuar te futet ne pune si llogaritar. Megjithate, Jaseri, fundamentalist i maskuar islamik, e urren fshehurazi Saidin, sepse ai eshte martuar me nje vajze amerikane, te quajtur Serena, ashtu sic urren edhe Ameriken dhe tere amerikamet e pafe. Ka lidhje me grupet terroriste te Al Kaedes.

Nderkohe, Saidi fton ne kafenene e katit te 25-te edhe Serenen, gruan e tij amerikane, e cila punon ne nje kompani tjeter qe i ka zyrat po ne kete kulle.

Gate bisedes, Stivi thote me gezim se do te martohet me 20 shtator me Zhaklinen. Edhe Besimi shton se nje dite me pas ai do te festoje 10-vjetorin e lindjes se djalit te tij, Arbenit. Kurse Saidi, po ne shtator, mbush pervjetorin e pare te marteses me Serenen, qe pas disa muajsh  pret te linde nje femije.

Markoja nuk ka ndonje feste ne shtator, por ka vendosur qe ne fund te ketij muaji te marre lejen  dyjavore dhe te shkoje ne fshatin e tij te lindjes e qe aty disa dite  ne qytetin pitoresk te Sarandes, ne jug te Shqiperise, ku ka kaluar pushimet disa vjet me pare, kur ai ka vizituar per here te pare Shqiperine. (Sipas te dhenave te trasheguara, nga Himara, nje prej  fshatrave te Jugut, nje degezim i  familjes me mbiemrin Muzaka u nis nga Shqiperia  ne Itali pas pushtimit turk).

Atehere Stivi, duke pare qe ne kete shtator perkojne kaq data festive, se bashku me Zhaklinen vendosin t’i ftojne te tere ne dasmen e tyre qe do ta bejne ne nje hotel prane kullave binjake. Madje, vendosin qe pushimet t’i kalojne edhe ata ne Sarande.

 

11 shtator 2001, Aeroporti ‘Logan’,Boston

 

Sokol Kama, manaxher i sigurimit ne piken e kontrollit te pasagjereve te Kompanise “Kapital”, ka marre pushimin dhe po pi kafe ne barin e Terminalit B, ne aerportin Logan te Bostonit. Se bashku me te ndodhet edhe Zhaklina, e cila eshte gati per t’u futur ne avionin qe do te niset pas pak, sipas itinerarit, per ne Los Anxheles.

Ky eshte fluturimi i saj i fundit per kompanine “Amerikan Eirlajn”. Pas ketij fluturimi ajo do te vendoset ne Nju Jork, dhe me 20 shtator do te martohet ne nje dasme madheshtore me Stivin. Ne dasme do te jete i ftuar edhe Sokoli. Nderkohe, madje ajo bisedon ne telefonon edhe me Stivin.

Diku aty prane po pi kafe edhe Xheji Klementi, insepektor i FAA-s, (Administrata Federale e Avioacionit), njeri me te cilin Sokoli, si manaxher i njeres nga pikat e kontrollit te terminalit B, ka pasur disa ferkime per probleme pune.

Sokoli se bashku me Zhaklinen, shoqen e saj te ngushte, Dorisin, dy pilotet, Don dhe Harold, dhe stjuartesa te tjera, drejtohet ne piken e kontrollit, ku takohet me Fatmen,vajze nga Maroku, qe punon aty  si mbikqyrese.

Ne nje mjedis gazmor, te tere punonjesit e sigurimit te pikes se kontrollit, pershendesin Zhaklinen dhe i urojne udhetim te mbare dhe martese te lumtur qe do te behet pas nje jave. E pershendet edhe nje pastruese edhe shitesi ne banak, te dy azikatike…

Nderkohe, ne kete pike, vec pasagjereve te tjere, futen edhe disa pasagjere qe nga pamja duken arabe. I pari eshte Mohamet Ata. Ai, sipas rregullave, nxjer nga xhepi disa monedha metalike dhe nje brisk, i vendos ne nje pjate te vogel dhe kalon.

Fatma e sheh briskun si me dyshim dhe i drejtohet Sokolit si manaxher. Brisku i duket Sokolit me i madh sesa permasa e brisqeve qe lejohen. Ka nje cast ngurimi dhe del nga pika e kontrollit,i ben shenje Xheji Klementit qe ndodhet diku larg per vezhgim dhe bisedon me te. I tregon briskun qe i duket i madh.Por Xheji, duke e matur me karten e identitetit, me foto, qe mban ne gjoks, ne menyre kategorike i thote te mos diskutoje per nje problem qe eshte miratuar  ne regulloren  te FAA-se. Pra, po qe se brisku ka madhesine e kesaj karte, qe mban cdo punonjes i aerportit, pasegjeri duhet te  lejohet te kaloje. Dhe Sokoli jo fort i bindur, ashtu vepron.

Mohamet Ata, djalosh arab, me pamje te drojtur, buzeqesh si me pafajesi dhe i thote Fatmes se me nje brisk te tille nuk vritet as edhe nje zog pule. Kalojne pas Ates edhe kater arabet e tjere qe tregojne dhe ata brisqe te se njejtes madhesi  qe ka brisku te cilin mban ai vete. Madje, ata bejne shaka me Fatmen ne arabisht.

Pas  pak ne piken e kontrollit shfaqet Robi Minke, bosi i kompanise “Kapital”, qe e merr me nje ne Sokolin dhe i terheq verejten qe te mos ngaterrohet me Xheji Klementin, sic eshte ngaterruar edhe kur ka biseduar per shishe e lende kozmetike sperkatese, per te cilat Sokoli i ka thene Xhejit se duhet te futen ne valixhet qe sistemohet ne bordin e avionit dhe jo te mbahen me vete.  Dhe kjo, sepse ai mund te zemerohet dhe si punonjes i FAA-se mund te krijoje ngaterresa, si pasoje e te cilave ai vete te humbsae biznesin. Sokoli do qe te kundershtoje, megjthate, shtrengon dhembet dhe hesht.

Zhaklina, nderkohe, ka pare tere kete skene, ka pare edhe Mohamet Aten t’i drejtohet edhe asaj  me shaka rreth “rrezikut” qe sjellin keta brisqe te vogla. Dhe Zhaklina disi naive, vetem qesh. Ajo ndjehet e lumtur.

Mohamed Ata dhe kater shoket e tij ulen ne sallonin  pritjes qe te futen ne avion. Meditime te tyre sidomos te Ates, arkitekt, qe ka studiuar ne Kairo, specializuar e Hamburg, qe se bashku me shoket kane kryer kurse per aviatore ne Amerike dhe qe ka vendosur te veteflijohet. I ndermendet Bin Ladeni, takimi qe ka pasur me te ne  nje shpelle, ku eshte ndodhur edhe Khalid Sheik Mohameti, nga Kuvaiti, ideuesi i planit per sulmin ndaj kullave binjake me avione, betimi qe u ka dhene se do te vetevritet  me shoke per  lavdine fese islame kunder Amerikes.

Nderkohe, sheh qe shoku i tij, Abdulazim al Omar, qe ka prane, duket i stepur. Mohamet Ata kupton qe ai eshte i troditur.”Mbahu, - i thote. - Pas ketij akti  qe do te kryejme, ne do te shkojme ne parajse…” Tjetri perpiqet ta marre veten.

 

Ne kabine Zhaklina bisedon me Dorisin, shoqen e saj dhe dy pilotet Don dhe Harold.

Mohamet Ata dhe arabet se bashku me pasagjere te tjere futen ne bordin e avionit.

 

Ne kullen e e para binjake, Nju Jork

 

Ne zyren e Saidit ndodhen Besimi,Marko dhe Jaseri. Saidi po u ndan detyrat Besimit dhe Markos per te pastruar perkatesisht xhamat e dy kullave. Besimi dhe Marko pershendeten me te dhe shkojne per te kryer detyrat e tyre. Atehere Jaseri futet ne bisede me Saidin. Bisedojne per te shoqen e e Saidit, te cilen ai pak me pare e ka derguar ne maternitet, se pas dy muajsh do te linde.

Per nje cast, Jaseri mbetet vetem ne zyre dhe me sarkazem dhe thote:”Te qendronte edhe ajo… te shihte se c’do te ndodhe!..”

Besimi dhe Marko ne teracen e kulles se pare. Liria e merr ne telefon Besimin dhe i le porosi qe te bleje dhurat per datelindjen e te birit. Besimi i thote se do ta kryeje, ate pasi te mbaroje pune. Komunikon edhe me te birin.

Ne avion. Dy pilotet Don dhe Harold, bisedojne me njeri-tjetrin.Me ta bisedon edhe Zhaklina. Aty prane kalon edhe shoqja e saj, Dorisi.

Mohamet Ata dhe dy shoke te tij kane zene vend ne klasen e pare, kurse tre shoke te tjere ne klasen e dyte. Ne bordin  e avionit nuk ka shume  pasgjere. Dorisi po u jep keshilla pasagjereve per vetsigurimin ne avion. Monolog i Mohamet Ates qe thote:” Kot e keni, se asgje nuk do t’ju  mbroje nga ajo qe dote ndodhe.”

Nderkohe, Zhaklina bisedon me pasagjeret..Mohameti i thote se se bashku me shoket po shkon me pushime ne Los Anxheles. Nje cift po shkon te kaloje muajin e mjaltit ne Kaliforni, nje mjek, shkencetar, te marre pjese ne nje sesion shkencor, kushtuar luftes kunder kancerit, nje grua e moshuar po shkon per vizite te vajza, qe do te marre pjese ne nje konkurs aktrimi ne Holivud…

 

Ne aeroportin Logan, Boston

 

Ne piken e e kontrollit kalojne perseri arabe te tjere.Edhe ata, si te paret, kane brisqe.Por Sokoli dhe  Fatma i lene te kalojne, sespe keshtu eshte porosia e  Xhejit, qe zbaton verberisht  rregulloren  e FAA-se.

Diku Xheji bisedon me Robin, qe vazhdon te tregohet servil ndaj tij. Ai i kumton Xhejit se i ka terhequr verejtje Sokolit. Xheji duket i kenaqur.

 

Sulmi

 

Njeri nga arabet sulmon Dorisin dhe i ve briskun ne gryke dhe kercenon se ne rast se dikush do te beje ndonje veprim, do ta there ate.Te tere mbeten. Dy te tjeret u sulen nderkohe piloteve dhe me godititje te befasishme me tehet e briseve i neutralizojne dhe i vrasin. Mohamet Ata sulet te timoni dhe nis te drejtoje avionin.Terroristi i peste, se bashku me te dytin, rremben profesorin e vjeter dhe kercenon te tere pasagjeret te zene vend ne karriket e fundit te avionit.

Mohamet Ata nga mikrofoni qe mban ne dore, njofton pasagjeret qe te qetesohen e te mos bejne marrezira, se avioni po te kthehet serishmi ne Boston dhe  ata do te lihen te lire.

Keto fjale degjohen ne zyrat e FAA-se, (Administrata Federale e Aviacionit); ne aeroport dhe nis alarmi. Nderkohe, Dorisi kerkon te veproje dhe atehere terroristi qe e ka mberthyer, i ngul thiken ne gryke. Zhaklina tmerrohet.E strukur ne ndenjesen prane nje dritareje te avionit, merr ne telefon Stivin.

Ai, nderkohe, ndodhet ne zyre duke u pergatitur per nje telekronike dhe, kur degjon c’i thote Zhaklina, nxiton ne studion e lajmeve dhe njofton se c’po ndodh: nje avion qe ishte nisur per ne Los Anxheles, tani po  rikthehet ne Boston nga nje grup terroristesh, kerkesat e te cileve nuk dihen ende.

Ne ato caste Mohamet Ata merr ne telefon Marvan al Shakrin, kryetarin e terrorristeve te tjere qe ndodhen ne avionin e dyte. Pasi i thote cka ndodhur, urdheron qe edhe ata te fillojne te veprojne…Po keshtu vepron edhe e Jaserin, qe ndodet ne zyren e tij ne kullen e pare binjake.

Ndodhet gjithnje prane timonit. Kujton takimin me Bin Ladenin, kujton femijerine ne Kairo, rinine dhe fjalet e Bin Ladenit se do te shkoje ne Parajse.

Po keshtu mediton edhe terroristi tjeter, Abdulazim Al Omari prane tij. ”Vertet ne parajse?”-  pyet si me dyshim veten i dyti. Kujton gruan, dy femijet qe i ka lene vetem e qe do te mbeten jetime.

Mohamet Ata e drejton avionin nga Nju Jorku.

Zhaklina, nderkohe, i thote Stivit ne telefon se avioni nuk po kthehet ne Boston. Nga dritarja pastaj shton se ai po i drejtohet Nju Jorkut dhe me pas, e llahtaisur, se po sulmon kullen e pare. Piloti i dyte, Abdulazimi, ka nje cast stepjeje dhe ngurrimi dhe i shprehet Mohametit qe eshte i palekundur ne vendimin e tij. Pastaj nga mikrofoni lajmeron pasagjeret se avioni po shkon drejt vdekjes.

Ata tmerrohen. Ne keto caste Abdulazimi prane, tashme i penduar, kerkon te menjanoje avionin nga kulla. Dyluftimi tij me Mohametin.Nderhyn nje terrorist i trete qe menjanon te dytin, ndersa disa pasagjere perftojne te sulmojne terroiristet. Por eshte vone. Avioni, si bombe e stermadhe, perplaset mbi kullen e pare, katet e siperme te se ciles  fillojne te digjen.

 

Besimi dhe Marko ne kullen e pare binjake

 

Nderkohe, Besimi ndodhet ne kosh dhe pergatitet te filloje pastrimin e xhamave. Marko po drejton makinen mbi terrace. Sheh gjithcka. Tmerrohet, kur sheh nje avion qe godet kullen. Sheh dhe Besimin te burgosur ne kosh qe nuk del dot prej tij, sepse ne cast eshte nderprere rryma elektrike dhe te gjithe asensoret jane bllokuar.

Me kot kerkon te ngrere koshin. Duke parandier te keqen e pashmangshme, Besimi i lutet te largohet e te beje c’eshte e mundur te shpetoje veten.

Stivi nderkohe ka dale ne dritaren e zyres, nga ku duket kulla tashme ne flake.Ai kupton se c’ka ndodhur me avionin, pasagjeret dhe Zhaklinen. Se bashku me pjesetare te grupit te xhirimit niset per te kullat.

Besimi merr ne telefon Lirine dhe i thote c’po ngjet. I thote edhe djalit qe te mbahet si burre.

Marko zbret godet xhamin dritare me karrike dhe ndihmon Besimin te dale nga koshi. Por  gjate kercimit demtohet rende ne kembe.Te dy mezi zbresin shkallet bashke me te tjere.

 

Ne aeroportin ‘Logan’, Boston

 

Peshtjellim ne aerpoert. Sokoli duke punuar, merr nga vesh nga lajmet e CNN-se se c’po ndodh te kullat. I kujtohet Besimi dhe Marko dhe bisedon me Fatmen qe ka prane. Ne kete rremuje shihet Xheji dhe drejtues  te tjere te aeroportit, te tere te alarmuar, aq me teper qe tani shohin qe pas avionit te  pare, nje tjeter godet kullen e dyte.

 

Marko me Besimin  arrijne te zbresin ne katet e poshtme, por kuptojne se eshte e kote. Ashensoret jane bllokuar. Meditimet e tyren e castet e fundit te jetes…Besimi kujton castet kur po kalonte kufirin, kur i kishte pare aq prane kufitaret serbe, kur kishte pare vdekjen me sy, kur kishte pasur aq forca per te kaperyer kufirin per te shpetuar, per te jetuar, per te luftuar me pas qe te shihte Kosoven te lire. Por e ndjen qe kjo nuk do te ndodhe…
Besimi i lutet Markos te shpetoje veten se ai nuk mundet me te ece. Por Markoja ngul kembe ta shpetoje. Te dy me pas perpihen nga flaket.

Stivi, ne keto caste, po transmeton drejperdrejt ngjarjet me mikrofon nga nje pike shume larg kullave, qe po digjen.I kujtohet radikronika e gazetarit  te njohur te Radio Cikagos, Herbert Morrison, ne castin kur,  me 6 maj te vitit 1936,   balloni “Hindenburg” u dogj duke u ulur ne afersi te  aeroportin e Nju Jorkut  dhe ku gjeten vdekjen dhjetera  pasagjere. Por ne kete rast behet fjale per qindra e qindra…

Jaseri, nderkohe, ka marre urdher nga Mohamet  Ata qe ndodhet ne  avionn  e pare, ka dale ne korridor dhe ne vend qe te shpetoje veten, u thote shume nepunesve qe kerkojne te zbresin dhe teshpetojne, we te qetesohen dhe te kthehen mbrapsht, se nuk ka rrezik. Dhe shume prej tyre qe e degjojne, binden.

Nderkohe,  Saidi qe ndodhet ne katet e poshtme, del ne ne korridor dhe habitet  kur sheh Jaserin, i cili, ne vend qe te beje c’eshte e mundur te shpetoje veten, tani kerkon te mbylle nga jashte dyert e portave qe te shpien ne shkallet e sigurimit, nga ku qindra punonjes kerkojne te zbresin poshte. Habitet dhe i afrohet.

Kur e sheh, Jaseri nxjerr nje thike nga brezi  nje thike dhe e kercenon.

“Erdhi koha te ngordhesh ti, qe tradhtove islamin duke u martuar me nje amerikane  dhe keta kaurret e tjere amerikane qe ndodhen ketu.”

Dyluftim midi tyre. Saidi arrin t’i shmanget Jaserit, t’i rrembeje thiken dhe ta vrase.Atehere, ndonese i plagosur rende,f illon te hape dyert  e mbyllura nga Jaseri,nga ku vershejne qe andej plot e plot tjere per te shpetuar. Dy prej  e marrin ate per krahesh  dhe e ndihmojne te zbrese.

Ne vendin e ngjarjes arrin edhe Serena e cila ndodhej ne spital.Ndjek me ankth c’po ndodh. Sheh Saidin qe ecen duke zvaritur kembet. Perqafohen. Saidi sheh qe kullat po shemben.

Stivi qe leviz me mikrofon sa ne nje ane ne tjetren, i sheh ata te dy dhe i duket se me te eshte dhe Zhaklina. Plot dhembje, vazhdon telekroniken.

Bin Ladeni, se bashku me Khalid Sheik Mohametin ne strofullen e tij ndjekin  nga stacioni televiziv Ala Xhadira, c’ka ndodhur.Bin Ladeni ka nje moment ekzaltimi. ”Kjo eshte fitore e madhe e Islamit!”- thote duke pare ne ekran kullat qe po digjen.Por i behet se Muhameti, profeti i myslimaneve i shfaqet dhe i thote se, sado te vazhdoje me mjete te tilla  terrori, ai nuk do te fitoje, sepse Kurani nuk predikon per vrasje, aq me teper te njerezve te paarmatosur…

 

Ne aeroportin ‘Logan’,Boston

 

Sokoli sheh qe Terminali B dhe i tere aeroporti  po pushtohet nga forca te policise, dhe  ushtrise, qe rrethojne tere aeroportin. Midis tyre ndodhen funksionare te larte te FBA-se dhe FAA-se. Diku ty ndodhet dhe Robi, bosi i Sokolit.

“Mos ndoshta keni lejuar ndonje pasagjer, ose disa te kalojne me arme piken e kontrollit?- pyet perfaqesuesi i FBA-se.

Me te degjuar kete shprehje, Robi nderhyn dhe thote se aty jo vetem nuk kane kaluar njerez me arme, por, madje, manaxheri shqiptar, Sokoli, nuk ka dashur te kalojne dhe njerez me brisqe.

Kjo pergjigje e revolton Sokolin, aq me teper qe del nga goja e  nje njeriu qe dy ore me pare e  qortonte rende ate, se nuk donte te kalonte  ne piken e kontrollit pasagjere me brisqe. Dhe Sokoli  shpalos te verteten.

Madje  nxjerr nga  xhepi nje brisk dhe i  thote:”Ja arma qe perdoren terroristet. Mund te kene qene edhe shishe,  grykat e te cilave, kur thyhen, shnderrohet ne arme, mund te kene qene edhe kanace kozmetike sperkatese qe edhe atom mund te perdoren si arme ne sy…”

Xheji i ndodhet prane kerkon  ta qetesoje.

Nje pasagjer, nuk e kontrollon vete dhe prehet:”Ah,Lindje e mallkuar!Qe andej na vjen kjo menxyre!..”

Atehere flet Fatma,nga  Maroku: ”Mos valle me fjalen Lindje keni parasysh ate vajzen Etopia qe punon pastruese, apo ate shitesin nga Bangladeshi qe rropatet duke punuar 16 ore ne dite, per te ndihmuar familjen, apo mua qe se bashku me Sokolin qe ju paralajmeruam qe te mos lejoni te kalojne pasgjere me brisqe?”

Xheji dhe te tjere te FBA-se dhe FAA-se mbeten te topitur.Nderkohe, njeri prej tyre sjell listat e pasagjereve ne te te dy avionet. Del se midis pasagjereve ka arabe. Nje tjeter sjell dhe nje valixhe qe, nga kontrolli del se i takon Mohamet Ates. Ne te ndodhet nje doreshkrim. Ftohet Fatma te beje nje perkthim te shpejte. Eshte testament i fundit i Mohamet Ates qe pohon se pas atentatit shpirti i tij do te shkoje ne parajse.

Perfaqesuesi i FBA-se e te tjere mbeten te kallkanosur.

Teksa po largohet,nje nga perfaqesuesit e FBA-se qe ka degjuar kete debatin e Sokolit dhe fjalet e tij te fundit, e ndal, i jep te drejte dhe i kerkon te falur. Sokoli tund koken dhe hesht.

Ne nje ekran sheh komentatore te tjere  qe  kumtojne per pasojat katastrofike  te akteve terroriste. Deri tani jane me qindra te vdekur, ne kulla dhe avione te tjere.Kujton Besimin, Markon, pilotet, Zhaklinen, Dorisin, Stivin…

E merr ne telefon. Dhe Stivi me lot ne sy i kujton dasmen qe do te bente pas nje jave, ku do te ishte i ftuar  edhe ai me ata qe nuk jane me. Duke kalur para hotelit “Astoria” ku pas nje jave do te behej dasma e tyre, i duket sikur e sheh ate te shkallet e tij, veshur nuse, me te bardha,dhe i ndermenden vargjet e kenges:

“Kthehu, e dashur, ne shtator,

Ne muajin kur ne u njohem,

Kthehu,te rendim dore per dore,

Nga nje lendine,te nje prozhem..”, dhe i behet se edhe ajo shton keto vargje:

 

“Po kthehem, i dashur,sic te dhashe bese,

E veshur si nuse ne kete feste,

Nuse e  shtatorit  muzgjesh flladites,

 Me perendime hirplote diejsh rrezites,

Ndaj miqev, kudo ,nxito dhe u thuaj:

“Ne dasmen tone jeni te ftuar!...”

 

”Ti je shkrimtar, –i thote  Stivi Sokolit.-Shkruaj nje roman per te tera keto qe ndodhen”. Dhe Sokoli premton.