Rajmonda QOSE:CIKËL ME POEZI:ME MUA LUAN ERA

CIKËL ME POEZI:ME MUA LUAN ERA

KRONOSI QENKA I PABESË

Nga dhimbja, Tokës thinjat i kanë dalë,

Kronosi paska qenë i pabesë

Premtimi, se botën do ta ndryshonte,

Çdo ditë pak nga pak po vdes.

 

Hileja  Odiseniane ka marrë lavdi,

Në pasarelë hipin presidentë e perandorë,

Dhimbja e  popujve s'përbën aspak  habi,

Rëndësi ka froni, shenjtērimi me kurorē.

 

Hapat e luftës godasin tokën,

Dhëmbët kërcasin e bëjnë kasaphanë

Fati i popujve në një gisht rrotullohet,