Kumrie Avdyl Shala:Poezi

Kumrie Avdyl Shala

ASET DASHURIE

Nuk me trembin stuhitë e jetës,

Dhimbjet e shpirtit do t´i ha me dhëmb.

Vetëm ti të jetosh qetë.

 

Nëse një ditë do të zgjohesh nga gjumi thellë,

Këtu do të jem

Se nuk kam çfarë të humb.

Do të kapë përdore të të përkedhel,

si një pellumb paqeje.

 

Vuajtjet e jetës do ti harroj

atë ditë kur do ta kesh lirinë

t'më duash sikur herën e parë,

Kur me orë të tëra rrinim zgjuar

duke folur në celularë.

 

Faqja jashta funksioni

Për pesë ditë me radhë faqja e jonë dhe e juaja e Qebdres Kulturore Shqiptare Migjeni ishte jashata funskioni duke iu falenderua atyre bamirësve, të cilët në cdo aspekt mundohen të shuajnë cdo gjë që ka të bëjë me gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

E falednerojmë Jetonin  për ndihmën dhe reagimin e shpejt për kthimin në funksion të faqes së Qendres Kutlurore Shqiptare "Migjeni" www.dituria.se

Tani mund të lexoni dhe informoheni me cdo gjë që ka të bëjë me kulturën, letersinë dhe aktivitetet kulturore.

Me respekt

QKSH Migjeni

Borås

  Sokol Demaku : Mund të thoja vetmia me bënë të ndihem më mirë, shqyrtohem me veten

  Sokol Demaku

 Mund të thoja vetmia me bënë të ndihem më mirë, shqyrtohem me veten

-thotë e reja nga Ferizaj Pranvera Qerimi me profesion mësuese dhe njëherësh e aposionuar pas pozisë

                                          -bisedë me Pranvera Qerimin

Islam Olluri: Poezi

Islam Olluri

Indiferencë

Sonte due me hesht
due me u ba memec, pa gojë
sikur nuk kam pa, as nuk kam ndi gja

sonte nuk due me mbajt anë   
as kah i forti dhe as kah i ligu 
jo per tutë
as per kajtë 

gjithë me duket as njena palë
nuk ka shumë të drejtë 
e drejta ashtë dikund në mes 
ka mbet pezull, mbulu me mjegull