Autori Hysen S.Dizdari:NËNË TEREZA NË PULLAT SHQIPTARE

LIBRI-ALBUM

NËNË TEREZA NË PULLAT SHQIPTARE

Autori Hysen S.Dizdari

-------------------------------------------------------------------------------------------------

Ky liber doli në  qarkullim me datën, 5 Shtator 2018 me rastin e dy vjetorit të Shenjtërimit të  Nënës Tereza nga Selia e Shenjët e Vatikanit.

Parathenja e librit është përgatitur nga biografi i Nënë Terezes

Don Lush Gjergji ,i cili ka shkruar rreth 17 libra për Nënë Terezën,dhe është takuar disa here përsonalisht me të kur ajo ishte në jetë.

LIBRI NDAHET NË  DY PJESË:

PJESA E PARË: Jeta dhe vepra e Nënës Tereza

PJESA E DYTË: Nënë Tëreza në  pullat shqiptare

Nënë Tereza,kjo nënë e dashur për të gjithë njerëzimin, kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë ia fali jetën shtresave të varfra dhe në nevojë dhe nuk e mohoi kurrë origjinën e saj shqiptare. E frymëzuar prej figurës së saj madhore Posta Shqiptare emetoi më shumë se dhjetë emisione me pulla postare me imazhin e saj. Në të gjitha emisionet kushtuar Nënë Terezës janë evidentuar momentet historike më të rëndësishme të jetës dhe të veprimtarisë së saj në shërbim të bamirësisë, për të ndihmuar njerëzit e varfër në të gjithë botën .

Nënë Tereza në pullat shqiptare u emetua në këto emisione:

Në vitin 1992 “Nënë Tereza”,1994 në emision i zakonshëm; emisioni “Evropa”, 1996, emisioni me mbishtypje 1997, emisioni “Përvjetorit i vdekjes së Nënë Terezës dhe princeshë Diana” - emision i përbashkët, 1998; “100-vjetori i çmimit Nobel”, 2001; “Lumturimi i Nënë Terezës”, 2003; “100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës”, 2010; dhe emisioni “Shenjtërimi i Nënë Terezës”,në vitin 2016.

Libri përfshi të  gjitha emisionet e pullave postare shqiptare të  emetuera nga Posta shqiptare për Nënë Terezën.

TE DHENAT TEKNIKE TE LIBRIT

Format:14,8 x 21cm

Faqe :50 me Ngjyra

Lidhja me kapak – Speciale

Çmimi : 1000 Lek /8 Euro

ISBN-978-9928-4503-1-9

Shtëpia botuese :AGSTUDIO.al,Tiranë,2018

Image
i