LIBRI FLORA DHE FAUNA DETARE NE PULLEN SHQIPTARE 1913-2017 Autori :Hysen S.Dizdari

 

LIBRI FLORA DHE FAUNA DETARE  NE PULLEN SHQIPTARE 1913-2017

Autori :Hysen S.Dizdari

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Autori i librit studjuesi dhe koleksionisti ,Hysen S.Dizdari ,ka arritur të gërshetojë dhe shpalos para lexuesit  në një libërte vetem vlerat e pa njohura të filatelise shqiptare me florën dhe fauna detare,vlerat turistike nënujore të detit Adriatik dhe Jon,por ky libër ka edhe vlera gjuhësore sepse na jep emërtimin e ç,do specje të florës dhe faunës detare në tre gjuhë,shqip,anglisht dhe latinisht.

Shqipëria ka një vijë bregdetare me gjatësi 476 km, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon;  bota nënujore e këtyre dy detrave, është kaq e larmishme me florë dhe faunë, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti; marrë së bashku me gjiret detare, lagunat karakteristike, deltat e lumenjve dhe plazhet e bukura me klimë mesdhetare, përfshirë edhe zonat arkeologjike përbëjnë një burim të rëndësishem. Libri-album mbi Florën dhe Faunën detare shqiptare në pullën shqiptare, ka si qëllim:

  • Do t’iu shërbejë agjensive turistike për të njohur dhe reklamuar te turistët shqiptarë dhe të huaj, vlerat turistike dhe ekonomike të bregdetit dhe veçanarisht të florës dhe faunës detare shqiptare.
  • Do t’iu shërbejë agjensive shtetërore të turizmit, të bregdetit dhe të zonave të mbrojtura për të  marre të gjitha masat e duhura ligjore për të mbrojtur nga dëmtuesit dhe ndotja  e ujrave, florën dhe faunën nënujore detare.
  • Do t’iu shërbejë mësuesve dhe nxenësve të shkollave 9 –vjecare dhe mesme për të njohur dhe mbrojtur florën dhe faunën nënujore detare shqiptare.
  • Do t’iu shërbejë, koleksionistve shqiptare për të rritur interesin e tyre, në koleksionimin e pulla shqiptare me teme florën dhe faunën nënujore dhe tokësore shqiptare.
  • Do t’iu shërbejë, koleksionistëve të huaj e vendas për të rritur interesin e tyre, në koleksionimin e pullave shqiptare në tërësi dhe për të njohur vlerat turistike nënujore që ka bregdeti i detrave  Adriatik  dhe  Jon.

DETAJE TË LIBRIT

  • Format: 14,8x 21 cm
  • Faqe: 132 me ngjyra
  • Gjuha : Shqip -English
  • ISBN 978-9928-4365-4-2
  • Çmimi : 1000 Lek/8 Euro
  • Shtepia Botuese: ,AGSTUDIO.al ,Tiranë, 2017
Image
b