Teuta Sadiku:Rreshpja njeri dhe poet

Teuta Sadiku

                    Rreshpja  njeri dhe poet

                                                 Dukuria  poetike Rreshpjane

Rreshpja e ndiente fuqinë e artit të tij po aq dhe dobësinë e shpirtit të tij të ndjeshëm dhe kjo e fundit konsiston pikërisht në fuqinë  artistike të fjalës së lirë e shpirtit të brishtë , çka  liria e fjalës nuk mundi ta nënshtronte dot  brishtësinë e shpirtit.

‘’Shtëpi e vjeter.Po plakem tani edhe unë

.....

Nën drurin e këngës diku, nën një lule – harrese

Mbase do vijë ndonjë poet dhe më kujton...’’fq190.Shtëpi e vjetër.

Poezia e tij është plot  me nuanca (jo vetëm bardh e zi e me të papritura të befasishme.

Roli i teorisë poetike,analiza e gjinisë dhe e karakterit të veprës poetike Rreshpjane.

Që të jesh kritik e të analizosh një vepër letrare të një poeti  siç është  F.Rreshpe  duhet jo vetëm punë por më tepër zell e dëshirë, jo vetëm për krijimtarinë e poetit por edhe për teorinë poetike .

Çdo vepër që zgjidhet për tu interpretuar duhet analizuar me kujdes në të gjitha aspektet e këndet që nga ato plot ndriçim e deri në më të  zbehtat, strukur në skutat më të errëta e të thella si të procesit psikik e psikologjik të poetit  ashtu edhe strukturën e formës,dhe përmbajtjen emocionale të materializuara në ndërtimin tërësor të  veprës.

Duhet durim e këmbëngulje për të gjetur rrugën  përmes labirintit të komplikuar dhe mënyrave jo të zakonshme të poetikës Rreshpjane.

Nuk do mund ti kuptojmë asnjëherë  në rast se nuk do ti dëgjojmë të lexuara  apo të interpretuara prej tyre veprat, por në pamundësi të kësaj duhet  të përfytyrojmë skeletin  në se do shprehemi kështu mbi të cilin janë ndërtuar  këto poezi sa të bukura aq dhe të çuditshme .

Dhe më tepër të kuptojmë krijimtarinë e tij poetike  duhet të paktën kritika letrare  ti afrohet në një farë shkalle talentit të tij.

Si ta analizojmë dhe interpretojmë F.Rreshpe.Ku qëmdron bukuria e poetikës Rreshpjane.

Nuk është e lehtë ti përgjigjemi kësaj pyetjeje.Poezia e tij është një rrëfim me konstrukt monologu ,por nuk mungon edhe dialogu poetik.

Poezia botërore gjithnjë e më shumë i kthen sytë drejt antikitetit, filozofisë dhe artit të tij, sepse struktura racionale e figurative të të menduarit, të ndjerit e të shprehurit të poetëve mbështetet në të njëjtat raporte të ndërlikuara të mendimit, ndjenjës dhe fjalës. Qetësia filozofike me të cilën tejpërshkohen shtresat e vetëdijes së poetit drejt të kuptuarit universal të vetvetes në filozofitë e lashta, i kundërvihen gjendjes së stresuar nën ritmet e civilizimit që quhet modernizëm. Këtu qëndron bukuria dhe arti i poetikës Rreshpjane .Filozofia e gjetjes së ekuilibrave shpirtërore nëpërmjet meditimit të gjatë shpesh të heshtur e shpesh shpërthyes për të vërtetat, mbështetet  në këndvështrimin dhe në të kuptuarit e botës nëpërmjet vetes. Ngjan se kjo i kundërvihet  vuajtjes, vetmise,  dhimbjes dhe tmerreve që mbushin realitetin e përditshmërinë e poetit.Thelbi i kësaj filozofie  në poezinë Rreshpjane është sintezë e mendimit artistik e filozofik që mbartin poezitë për jetën dhe vdekjen e njeriut- poet.

I gjithë rrëfimi poetik është ndërtuar si një monolog  i poetit por edhe dialog me një bashkëbisedues imagjinar.Kjo sepse poeti pyet, i drejtohet dikujti, një vetëkthjellim apo vetënjohje, si një meditim rreth eksperiencave personale të  tij si njeri e poet.Thirrjet, pasthirmat, lutjet, kërkesat, urimet e mallkimet ia drejton dikujt edhe pse nuk merr përgjigje  edhe pse vetpërgjigjet shpesh herë.

I lexon poezitë e tij dhe zbulon teknika të reja krijuese, befasohesh  se si në një varg katër ose pesë rreshtash shtrihet relievi i një qyteti .Aty përfshihet historia e një vendi, ngjarje apo lufte,një stinë e tërë me ciklin e saj të plotë .Çdo poezi ka firmën e tij, ritmi nuk është i zakonshëm, gjuha fisnike e përdorur është karakteristike ,veçanërisht personale e tij,që njihet nuk ngatërrohet me kërkënd, edhe pse nuk rimon nuk e prish qetësinë  e melankolisë, lirizmin e harmonisë të frazave.Mënyra e përzgjedhjes së formës përfundimtare  të poezisë i  përshtatet  më së miri ideve që ai kërkon të shprehë. Poetika Rreshpjane është e përsosur dhe e nivelit të lartë artistik edhe kur flet për gjëra të zakonshme për ne lexuesit. Natyrshëm poeti shkruan për shiun,retë mjegullën,erën por kritika nuk ndalet sa duhet në analizën e thellë të poezisë Rreshpjane. Këto fjalë i anashkalojnë duke  arritur në konkluzionin poet i dhimbjes, I ngjyrave bardhë e zi, i vetmisë ,poet i imazheve ,apo poet i mallkuar nga fati i poezisë.

Po të vëzhgojmë me kujdes   poezitë Rreshpjane  fjalët si; qyteti,shiu,lulet,vjollca,deti,zogjtë,era, vinë të ngarkuara me emocione e me një kuptim figurativ sa  lexuesi ndërron mendimin e parë  për to dhe i sheh në një mënyrë tjetër, më sublime:

“Ja u ktheva përsëri në Shkodrën e mbretërve

ngritur gurë gurë

mbi supet lakuriq të një gruaje”

..(.kthim në vendlindje. )

Historia dhe Mitologjia nuk mungojnë nga poetika e Rreshpes.Shpesh ato janë themele të poezive të tij por të matura  e me një dozë të përcaktuar paraprakisht ose përmendur si fakt ose si referencë për kujtesë apo edhe si një imazh plotësues por kursesi historia dhe mitologjia nuk do të mbingarkojnë poetikën Rreshpjane me figura historike ,as lavde për heronjtë.

Kur Rreshpja shkruan poezi e përmend jo pa qëllim figura historike, ngjarje, luftra, udhëheqës, prijsa, perëndi ,do të thotë se kemi të bëjmë me diçka jetësore, me një bashkësi kujtimesh e ndjenjash, gjendje emocionale të krijuara në ndërgjegjen e poetit,mënyrën si i ka përjetuar ai dhe teknikën si do t`ia përcjellë lexuesit .Rreshpja ,është vlerësuar si një poet i qetësisë së heshtur, por përkundrazi qetësia e tij nuk është e heshtur: gurët,varret, statujat, ninullat e baladat,sheshet, rrugët ,era, shiu e  gjethja, edhe pse s’kanë gojë,na  flasin tepër e kanë më shumë të rrëfejnë se sa njerëzit.

Kujtimet e tij në kohë e hapësirë flasin aq shumë për shirat e vdekur,gjethet e rëna, kanë çfarë të tregojnë .

KUSH ËSHTË KJO E DASHUR E POETIT që del nga aferat e lashta të funddetit, po reja e trishtuar që qan me lot, drurët si antena ku zërat kanë vdekur.

Toka,guri është jo vetëm e shenjtë ,por është trupi e shpirti i shpirtit të tij.

Kritika letrare shqiptare duhet të lexojë mes fjalëve  e rreshtave ,  madje edhe përtej fjalëve , fjalët e pathëna,të pashkruara.Aq më tepër për atë kohë, para viteve 90 ku edhe fjalët  nder e moral ishin tabu.K.Kavafi poeti grek i rritur rrugëve të  Anglisë  e kishte guximin të hidhte hapat e para,në rëzimin e mentaliteteve  edhe pse u desh kohë që lexuesi grek të ambjentohej  e pranonte   poezitë erotike  të tij.Rreshpja edhe pse një poet i  fjalës së lirë ,mendimin e kufizoi,në një farë mënyre  .Ai cenzuroi krijimtarine e tij ,duke bërë përzgjedhjen e 100 poezive  më të mira . Një poezi  me një  metaforë të simbolizuar apo me  një simbol metaforik.Dashuria ,ndjenja më e brishtë, me brishtësinë e  shpirtit të tij jepet e dyzuar,e fshehur pas dashurisë universale.Dashuria  ndjenja  njerëzore më e bukur , më e thellë u ruajt e paprekur në thellësinë  e poezisë  së tij për nënën, për dukuritë natyrore si shiu apo për vjollcën dhe trëndafilin.Çdo fjalë e kontrolluar , e matur deri në milimetra  e peshuar në gram,pa i shkruar as një varg dashurisë  ndjenjës  së mirëfilltë.Mos harrojme se para se të ishte poet ai ishte njeri me ndjenja ,me nerv e gjak me shpirt,kocka  e me mish. Kritika letrare shqiptare mos të heshtë  as stepet para këtij fakti.Nuk është turp , as mëkat të pranosh poezinë erotike  të Kavafit,biles po të ishte  në kohën e tij një shoqëri e lirë  dhe e civilizuar,një kritikë letrare  mendjehapur ,K. Kavafit  i takonte çmimi Nobel më parë se J. Seferit dhe O. Elitit.

Kursesi nuk pajtohem me kritikën e cila e nis vlerësimin e një poeti nga jeta  e tij private apo orientimi seksual. Ishte pikërisht kjo arsyeja që poetit grek K.Kavafi-t  iu  vonua  njohja, pohimi dhe miratimi si një ndër poetët më të mëdhenj të  Greqisë dhe Evropës, një poezi moderne dhe bashkohore  deri në ditët e sotme.

Ishte omofilofia ajo që e la në harresë poetin dhe krijimtarinë e  mbarënjohur në botë Kavafiane ,ajo e çoi drejt vetmise dhe vetmia drejt alkolit.Dhe këto dy pasione nuk ia zbehin aspak vlerat poezisë e krijimtarisë së tij,vetëm se  ndihmuan e shpejtuan kohën për tu bërë vetshkatërues.Herën e fundit Kavafi kthehet pas 30 vjetëve nga Aleksandria në Athinë.Kësaj herë jo si vizitor,as si një poet i madh edhe pse i takonte ,por i sëmurë rënde me kancer në laring.Një vit më vonë më 29 Prill 1933 u largua nga jeta  poeti i madh i letërsisë greke . K.Kavafi ndrroi jetë ,por nuk ndrroi dot mentalitetin e asaj epoke për tema aq të ndjeshme siç ishte omofilofilia,as mendimin kritik të epokës apo të miqve të tij. Do të kalonte një kohë  në heshtje   e pas shumë vitesh do të studjohet e vlerësohet poezia e K.Kavafit brenda e jashtë Greqisë.

Në djepin e gurtë kanë fjetur e flenë, heshtin ,lashtësia këto perëndi nuk janë sporadike janë hallka  në  zinxhirin të gjatë njerëzor, ato bëjnë lidhjen e ekzistencës. Ato perëndi nuk janë thjesht një ide ,një tokë apo një vend,por janë dhe vazhdimësia e jetës,bota e pavdekshme por edhe mizerja e gjithanshme  e jetës  dhe e vendit  të poetit.

Nëpër fjalë, fraza e vargje  në  kujtesën e pakohë  jo rrallë vendi i tij , atdheu iu përshfaq poetit  i pa justifikueshëm, absurd e i mjerë deri në boshësi.Ishte pikërisht kjo mizerje e botës cinike e mendjengushtë që e bënte poetin të vuante.

Ashtu siç do të shkruante J.Seferi,poeti i madh grek;

‘‘Kudo që udhëtoj Greqia më plagos  zemrën..’’ po kështu shkruan edhe Rreshpja ynë i paarritshëm;

...Vë zërin tim të vënë kurorë.

....... prisja nga ti dashuri të madhe.

  .....shqetësohet zogu i pritjes rreth meje.

…..qiell absurd,ëndrra ime se do të fluturojë një ditë.

......ngado që sillem pikëllimi është aty tek porta.

Sipas Xh.Abazit, F.Rreshpe ka bërë  kritikën dhe vlerësimin e tij,duke mënjanuar ato lirika që nuk mund të hynin në të zgjedhurat. Po të njëjtën gjë ka bërë edhe poeti grek K.Kavafi.

Por është pikërisht kjo pjesë e poezive të tij që përbën thelbin  e veprës  së tij artistike. Në këto shfaqen tiparet më origjinale si:.moderniteti,simbolika  me elemente historike,legjendare e mitike,procedimi poetik,konceptimi i tij  me elemente që priren nga detaji dhe imazhi surrealist si dhe nga ngjyrat e përjetimit.

 

POETIKA Rreshpjane  konceptohet në të gjitha strukturat e shprehjes si një lirikë reflektime  mbi botën,tepër metaforike, një simbol metaforik, aspak optimist apo  ngazëllyer por me shumë besim  në sensin që njeriut  i dalin  përpara  shumë pengesa  por ai ka prirjen ta ruajë me çdo çmim identitetin e vet.

Rreshpja është  një nga prijësit  e poezisë moderne bashkëkohore shqipe, i pa hulumtuar në thellësi e në vazhdimësi.

Si poet nuk mund të krahasohet me K Kavafin,por kjo nuk do të thotë se Rreshpja nuk është  një ndër poetët më të  mirë  në letërsinë shqiptare.Ai është më i miri nga të mundshmit deri në momentin që nuk pati fat të njihet   e të përkthehet sa duhet.Përsa I përket metodës I kalon tepër gjithë artistët e tjerë pas viteve 90.Procesi krijues i Rreshpes ka qenë i zhvilluar në mënyrë të çrregullt gjë që lidhet me faktin se kështu ka qenë jeta e tij ,e çrregullt e dhimbshme e pa mbështetje. Të dashur kritikë duhet të lexoni  e rilexoni me teper poetin dhe njeriun  që të interpretoni Rreshpen.

Në mënyrë mahnitëse fjalët plot figura artistike këndojnë edhe kur qajnë.

KRIJIMTARIA e tij është sa origjinale me një nuancë nga stili ipoetëve grek Seferit, Elitit .Poetika e Rreshpes është sa  fisnike aq melodioze,edhe vaji ka melodinë e tij,i ëmbël e delikat që të zgjon ndjenja e emocione  edhe pse vetë nuk është triumfal, i zjarrtë dhe mahnitës .Dhe sekreti i gjithë qëndron  në momentin e frymëmarjes.Ashtu si një pianist që interpreton  cicërima zogjsh ,shiun stinët ,është një moment që  duhet të ngrejë kyçin e dorës për  ti rënë notës që pason, edhe poeti duhet të gjejë momentin e duhur për të ngritur majën e penës e për të shkruar fjalën që pason. E në moment që lexuesi bëhet gati për të marrë frymë nga renditja e morisë së fjalëve,  pikërisht  në atë moment  të mbahet fryma,nga bukuria befasuese e fjalës.Aty qëndron mrekullia e fjalës apo frazës që pason.Poezia ishte gjuha e tij amtare.Poeti i kushton vëmendje edhe sasisë natyrore të rrokjeve dhe jo rrokjeve për të rimuar,por për të interpretuar mendimin e tij, thellësinë dhe hapësirën e idesë.Mes gishtave  pena e tij nuk kishte pse të ishte xheloze për skulpturën apo pikturën sepse ajo pikturon  dhe gdhënd fjalën  me një rrjedhshmëri e përsosmëri  artistike,artin poetik .Poetika e tij ka temp, një temp të pathyeshëm. Nga përjetimet vuajtëse,nga njëra anë ai kujdeset për të dhënë masën apo sasinë e duhur të mendimit me anë të figuracionit të përzgjedhur pa iu dridhur aspak e vërteta e shprehjes poetike  ,por nga ana tjetër ai e vë mendimin të këndojë të çliruar nga prangat e metrikës.Domethënëse për Rreshpen është vetëm poezia e veçantë, mahnitëse,deri në detaje.Çdo fjalë na lë me një shije të jashtëzakonshme ,kur ka dashur të shtojë diçka kjo është bërë  me hijeshi të mrekullueshme e me elegancë.  (Variantet e ripunuara të poezive.)

 

Poetika e tij ka një logjikë të palëkundur emocionale që ta zgjon këtë ndjesi.Kjo shpjegohet me fuqizimin apo dobësimin  e fillit   gjizës  me detaje harmonie dhe konstruksionin e figurshëm.Poezia e tij rrjedh natyrshëm,asnjëherë e ekzagjeruar ose e pasionuar tej mase.

Stili poetik i Rreshpes është thjeshtësia larg teprimeve për shije të dobët por edhe e një rregullsie  të qetë, harmonike  e strikte.

Rreshpja asnjëherë nuk e ka interpretuar mendimin e tij  në mënyrë të njëjtë edhe kur objekti është i njënjtë edhe pse ka përsëritje tematike figurative dhe poetike.Shkodrës qytetit të lindjes i ka kushtuar disa krijime ,por gjithmonë me një bukuri krejt ndryshe , ideale,në sajë të një frymëzimi të fuqishëm,plot ndjenjë, shpesh edhe plot dhimbje e melankoli.

Krijimtaria e tij poetike dhe mënyra e lojës që ai përdor me fjalën janë aq novatore saqë pak nga kritikët  e kuptojnë esencën  e stilit të tij krijues,një pjesë  tjeter e kritikëve mjaftohen me  fjalën vetmi , dhimbje .poezi e imazheve.

 Në këndveshtrimin e motivit të ikjes nga realiteti apo të shpëtimit nga vuajtja, përcaktimi “kohë” ka brenda edhe: kohën universale edhe kohën konkrete (e një sistemi), hapësira  këto ku shtrihet një kuptim i caktuar i kohës.Shpesh poeti e koncepton kohën në të dyja përmasat.Vetë krijimtaria e tij ka nje shtrirje dy kohore para viteve 90 dhe pas viteve 90.

Pjesae parë e krijimtarisë së tij ka një entuziazëm çka flet se poeti nuk  mund ti shpëtonte ideologjisë së kohës.Vetë titujt e poezive flasin për këtë.Por nuk  është vetëm tematika apo entuziazmi nga ku vlerësohet apo çmohet  krijimtaria poetike e poetit.

‘’Kam një pritje të vjetër e sdi ku ta lë

Tani duhet të isha diku përtej shiut’’(fq124 DIKU,KUDO)

 

 Për poetin koha shihet në dy përmasa: ajo tokësore, historike që është e përkohshme dhe ajo “qiellore”, filozofike, që është e përjetshme.

 Ngarkesën figurative të mesazheve e mbart pikërisht përmasa e dytë, e përjetshmja; pra ajo që mund të quhet korniza e kohës dhe hapësirës universale në vepër..

Pikëtakimet,elemente të përbashkëta poetike mes poetikës  së F. Rreshpe e  K.Kavafi.

E përbashkëta mes K.Kavafit dhe  F.Rreshpes është se ata janë që të dy paraprijës  të poezisë moderne.Që të dy edhe pse i përkasin epokave të ndryshme  e kuptuan se duhet të shkruanin  ndryshe ,edhe pse të dy të ndikuar nga  klasikët, mitologjia  e historia e vendit  të tyre  ata do të sjellin risi  si në tematikë, në formë e në mënyrën e ngjizjes figurative.Rreshpja shquhet për nuhatje të mprehta  të realitetit  shoqëror , politik dhe letrar,çka e përshkroi e materializoi bukur  në poetikën e tij.Periudha e dytë e krijimtarisë së Rreshpes  është një krijimtari ku bie në sy largimi nga realiteti bashkëkohor,shmangia nga poezia e ngurtë ,shabllone me parrulla e thirje .Poeti parapëlqen të hyjë e të dalë në balada,në këngët e vjetra .Ai largohet gjithë vdekje e kthehet plot jetë e dashuri për trëndafilat nga krahët e  vdekur të shiut,për lulevjollcën....

Endem e endem

Më morri malli, 

Eh asnjëherë nuk kam për të arritur

Ku dua,

Kur nata i rrëzon urat një nga një .(Orët e vona)

Plot agoni e ankth për largimet e tij , për rëniet gjithë vdekje ,ai është kthyer në një refugjat në vendin e tij të dashur.

Shpejt e shpejt ,muret e natës

 ngritën vetminë time.

Nëna ime 

Këtu nuk njoh njeri

As drurët as folklorin e zogjve.

Mua vetmia më pret tek porta.

(Refugjat fq156.)

Të dy poetët nuk shkruajnë në forma të ngurta poetike, ata e thurin poezinë me ide  e me ndjenja  e jo me rrimë duke sjellë kështu përmasa të reja letrare,vlera të veçanta stilistike duke iu përqasur  kahjeve moderniste në letërsinë bashkohore evropiane.

Janë ikonat ,imazhet  herë të plota e herë të pikturuara pjesërisht ashtu siç i dalin nga shpirti.

Me fjalën Rreshpja pikturon Ode për  detin,Bjeshkët e nëmura, Yjet e detit, lulet e trëndafilat e shirave.

E përbashkët deri në njëfarë mase është jo vetëm tematika por janë edhe titujt e poezive.Që  të dy kanë poezi për Itakën,për muret, për barbarët,për qytetin apo për luftra e figura heroike e mitologjike,por të para e të realizuara artistikisht nga kënvështrime të ndryshme .Për Kavafin Itaka është një rikujtim i mendësisë njerëzore ,një rikthim në historinë e lavdishme .Për F.Rreshpen është një domosdoshmëri,një krijim imagjinar i ishullit për tiu larguar dhimbjes ,vuajtjes,torturës shpirtërore .

Historia dhe Mitologjia nuk mungojnë nga poetika e  dy poetëve Rreshpes dhe Kavafit.

Tek F.Rreshpe shpesh ato janë themele të poezive të tij por të matura me një dozë të përcaktuar paraprakisht ose përmendur si fakt ,ose si referencë për kujtesë apo edhe si një imazh plotësues, por kursesi historia dhe Mitologjia nuk do të mbingarkojnë poetikën Rreshpjane me figura historike ,as lavde për heronjtë apo për fitoret e trofetë  luftës..

Kur Rreshpja shkruan poezi e përmend jo pa qëllim figura historike, ngjarje, luftra, udhëheqës prisja perëndi ,do të thotë se kemi të bëjmë me diçka jetësore ,me një bashkësi kujtimesh e ndjenjash , gjendje emocionale të krijuara e  të ndërgjegjësuara tek poeti.Kjo mori emocionesh e ndjenjash  shfaq mënyrën si e ka përjetuar ai dhe teknikën si do ia përcjellë lexuesit.

Koha është më e thellë se sa toka .Poshtë çdo guri, gjetheje  apo statuje gjenden njëqind breza jetësh,

Përpos fatit të tij është fati i një kombi, shtëpia e vjetër kulm rrëzuar si fati im, thotë poeti.

 Atje ku Kavafi ka frikë të hapë dritaret  se ndoshta drita e re do ta verbojë duke nxjerrë në pah realitetin e vërtetë,Rreshpja kërkon ti hapë sepse  kërkon ajër, ajër të pastër  që tingëllon si tel violine.E prej andej vetë poeti dëshiron të ngjyrosë  me penën e tij ylbere që shirat nuk i kanë njohur kurrë.

Për Poetin grek Kavafin , muret e vetmisë apo muret e  Itakës u ngritën brenda një nate , papritur e pakujtuar, pa goditje ,pa zhurmën më të vogël, dhe  e lanë jashtë botës.Kurse Rreshpja, poeti ynë ngre vetë muret në kërkim të ishullit të Itakës, në shenjë proteste për botën që nuk e kupton.Rreshpja  nuk mbetet jashtë botës por përkundrazi brenda botës ai ndërton ishullin e tij ku hyn e del përmes poezisë.

Barbarët e. F. Rreshpe.

Barbarët ikën.Po nga vanë Askush nuk i pa.

...........

Atëhere pamë njeri –tjetrin në sy

Dhe e kuptuam që barbarët ishim vetë.

Ah, prandaj asnjeri nuk e diti  nga shkuan barbarët

Mirpo barbarët ishin,ose të paktën duheshin shpikur.

Në këtë poezi të  F.Rreshpes me të njëjtën titull me të K.Kavafi spikatin diakronikotita dhe universalizmi.Ndryshimi qëndron në faktin se Rreshpja e kupton që ne ishim e jemi  barbarët, pra zgjidhjen nuk e presim por jemi vetë zgjidhja.Nuk mungojnë notat e ironisë së hollë.E ndërtuar si monolog  kjo poezi mbart vlera didaktike nga historia  dhe nga jeta .Barbarët nuk erdhën, por u kthyen në simbol për të na rikujtuar historinë nga e kaluara.Ata tani nuk mbartin më kuptimin e parë ,janë denatyralizuar po me objektivitetitn e tyre na mësojnë shumë .  F.Rreshpe ishte nga të parët poetë  që me  intuitën e mprehtësinë e tij zbuloi tragjiken dhe komiken e jetës,  të viteve pas 90.Dhe këtë e bëri menjëherë dhe pa frikën e zhubrosjes së imazhit të tij si poet.

Barbarët e  K.Kavafi.

Pse befas ky trazim tejpërtej sheshit

Shiko fytyrat si u ngrysën krejt

Pse rrugë e sheshe u shkretuan  befas

Dhe njerëzit në shtëpi kthehen plot merak ?

 

 Sepse ra nata  dhe barbarët serdhën

Dhe nga kufijtë dikush mbrrijti e tha

 Se asgjëkund barbarë atje ska.

Po vallë tani çdo  bëjmë ne pa  barbarët?

1904

 përktheu Ismail Kadare.

 Dy poezi me të njëjtin titull por të para në këndvështrime të kundërta.E përbashkët është që poetët janë produkte të kulturës, shoqërisë kohës e vendit që u përkasin.

Nuk mungojnë elementet dramatike përveç ironisë, skenës teatrale të ngritur me aq mjeshtëri nga Kavafi ku lëvizin karakteret  dhe të papriturat befasuese të fatit  të tyre. 

Për  K.Kavafin barbarët ishin një zgjidhje  nata është një cikël jete  nata është një meditim për ceremoninë e pamoralshme barbarët ishin futur brenda ndërgjegjes  së qytetit

Kavafi i është shmangur kuptimit historik dhe semantik të fjalës barbar .Kavafi vjen prej  një tjetër ndërgjegje, është kosmopolitan,i lirë prej  kufijve  moralë,kulturorë e shpirtërorë,është universal .

Mos harrojmë kush është kuptimi i parë i fjalës barbar .Kush ishin dhe çfarë ishin barbarët.Kavafi krijon një skenë teatri në poezinë Barbarët, e bën vetë rregjinë, i vesh vetë aktorët dhe i vë të luajnë në skenën e ndërtuar po prej tij.

Në qytetin e poezisë së tij krijon përplasjen  e të kundërtave  qytetar- barbar . Si një analist i rregjur bën ndarjen e shtresave shoqërore , i individualizon, i vesh dhe i zhvesh me kostumet  përkatëse të kohës  klasike dhe moderne,i nxjerr nga zhgualli njerëzor dhe i sjell në qytetin që po pregatit ceremoninë e pritjes  së barbarëve.Pritja është e gjatë  një natë  e tërë , sa jeta .

Fati dhe Itaka në krijimtarinë e F.Rreshpjes,mit apo vërtetësi.

Të gjithë ne duam të besojmë në ekzistencën e fatit dhe mrekullitë e tij.

Që nga lashtësia deri në ditët  e sotme kanë ardhur shprehjet, shansi, fati,destinimi, në shprehjet “pati shans”,”I ka ecur fati” ,”ishte I destinuar”

Shans -i në kuptimin më të gjerë e gjithëpërfshirës  përdoret në kuptimin rast-rastësi kur themi:mbase kam shansin e madh ta takoj këtë aktor apo këngëtar të dëgjuar.Por në rastin konkret Fati dhe Poeti kemi të bëjmë me diçka që smund të na e shpjegojë as lashtësia  as mitologjia.Po përpiqem të nxjerr në pah disa veçori të poetikës Rreshpjane ku kanë si bazë teorinë e fatit të poetit.

Po të formulonim  një listë të kulturave të lashta,  do të ishin pafund perënditë,simbolet,përrallat, legjendat,kodet ,situatat,karakteret e personazhet që kanë të bëjnë me fatin e përcaktimin e tij, që nga perënditë e Olimbit,  nga kultura kelte e skandinave , përrallat indiane, e deri tek  mitologjia  e indianëve të Amerikës.

Nuk ka njeri  mos të përdorë  urimin“Shëndet e fat.” Fati është diçka  që meret shumë në konsideratë, aq sa në jetën e përditshme nuk mungojnë fallxhorët, lojrat e fatit ,urimet apo mallkimet ,si në jetën e përditshme ashtu dhe në krijimtarinë gojore apo letërsinë e një vendi..

Nuk janë të paktë individët që janë marrë me fatin dhe ndikimin e tij në jetën e njeriut ,ashtu siç nuk janë të paktë dhe poetët të cilët shpesh janë dhe profetë të jetës  së tyre të ndikuar nga fati I keq apo I mirë.

 Koha është më e thellë se sa toka .Poshtë çdo guri, gjetheje apo statuje gjenden njëqind breza jetësh.Përpos fatit të tij është fati i një kombi :

shtëpia e vjetër kulm rrëzuar si fati im ...”thotë poeti.

Refuzimi estetik.

Vlerat e veprës artistike  nuk janë tematika as motivet .Vlerat e veprës artistike vijnë nga tjetërsimi  dhe transfiguractioni i gjuhës  së zakonshmesi dhe  nga disa veçori të pa shpjeguara  të krijimit si ndjesia , emocioni që përcjellin.Pra thelbi letrar,imtësitë janë dallimi mes krijimtarisë së poetëve.Burimet e krijimit vijnë  nga thellësitë e qenies,nga errësirat e saj.

Visar Zhiti, thotë rëndësi ka jo vetëm si tregohet e  shkruhet,por edhe cili , kush tregon e më e rëndësishmja kush  shkruan. Kush fshihet , kush ndodhet pas emrit Frederik Rreshpe.Për 17 vjet vuan  burgun,një i burgosur politik në moshën më produktivedhe një njeri me  momente vetëshkatëruese.Studjuesi Bashkim Kuçuku  letërsinë e viteve 90 e emërton si periudha e modernitetit bashkëkohor.Po F.Reshpja pse u refuzua përsëri pas viteve 90.

Rreshpja ëndërrues vjen pas përjetimit të burgut  me një imagjinatë  të fuqishme  e një koncept të  pjekur artistik.Liria për të bërë art të vërtetë, kjo ishte liria e tij përtej lirisë fizike.

 

E quante proces të mbaruar aktin e  krijimit, momentin që Poezia dilte nga vetja e tij.Barbara Hermstein Smith nënvizon se përvoja estetike  është e pandashme  nga memoria, konteksti,domethënia  e fatit kush jemi,ku jemi si dhe nga tërësia e gjithë asaj që ka ndodhur më parë.

Imagjinata e Rreshpes  rreket të ndërtojë imazhe lëvizëse.Poezia duhet të të gjejë e jo ta gjesh ti, thotë John Barr.

Po pse u refuzua përsëri nga qarqet letrare, nga kritika letrare.

A nuk ishte Rreshpja përcjellës I tezave dhe ideve, i teknikave  moderne ,  duke i faktorizuar   si mjete poetike?

 A nuk solli ndryshime dhe risi cilësore në tërësinë poetike shqiptare? 

Sipas Xh.Abazit F.Rreshpja ka bërë kritikën dhe vlerësimin e tij,duke mënjanuar ato lirika që nuk mund të hynin në të zgjedhurat.Edhe Kavafi po të njëjtën gjë.Dhe për çudi  për të dy poetët  e marrë në analizë, numri i poezive të zgjedhura  ishte 100.

Por është pikërisht kjo pjesë e poezive të tyre që përbën thelbin  e veprës  së tyre  letrare.

 Ne këto100 poezi shfaqen tiparet më origjinale të lirikës moderne,simbolika  me elemente historike,legjendare e mitike,procedimi poetik, elemente figurativë që priren nga detaji dhe imazhi surrealist si dhe nga ngjyrat  e nuancat që përdorin.Tek F.Rreshpe janë përdorur më tepër ngjyrat  bardhë e zi, grija ,e verdha , vjollcë, bluja dhe pak e kuqja e trëndafilave.Në poezinë e K.Kavafit ngjyrimet emocionale në poezitë erotike  janë të ndezura, të zjarrta ,në poezitë ku i bëhet jehonë luftrave e heronjve janë të  shndritshme , plot ngjyra  shkëlqyese e mahnitëse.

 

Edhe studiuesi Y.Çiraku në morinë e fjalëve nga poezitë e Rreshpes, hënë,zog,erë, re shi,gjethe,vjeshtë, e verdhë,degë,trëndafil vjollco sheh se poetika rreshpjane  është konceptuar   në të gjitha strukturat e shprehjes si një lirikë reflektime  mbi botën,tepër metaforike, një simbol metaforik, aspak optimist e ngazëllyer,shprehet ai..

Nëpërmjet rileximit  shoh një dritë hije në poezinë Rreshpjane ,shpresë e  besim   në sensin që njeriut  i dalin  përpara  shumë pengesa  por ai ka prirjen ta ruajë me çdo çmim,identitetin e vet.

Rreshpja është  një nga prijëtarët  e poezisë moderne bashkëkohore shqipe, i pa hulumtuar në thellësi e në vazhdimësi.

Si poet nuk mund të krahasohet me Kavafin, i përkthyer  në shumë gjuhë, i studjuar  nga brezat e kaluar dhe vazhdon të hulumtohet akoma, por kjo nuk do të thotë se Rreshpja nuk është  një poet dinjitoz.Ai është më i miri nga të mundshmit deri në momentin që nuk pati fat të njihej , të përkthehej e ti nënshtrohet kritikës letrare.Përsa I përket metodës I kalon tepër gjithë poetët e tjerë.Procesi krijues i Rreshpes ka qenë i zhvilluar në mënyrë të çrregullt gjë që lidhet me faktin se kështu ka qenë jeta e tij e çrregullt, e dhimbshme e pa mbështetje. Të dashur kritikë duhet të lexoni e  të rilexoni ( Behar Gjoka)që të interpretoni Rreshpen.

Në mënyrë mahnitëse fjalët plot figura artistike këndojnë edhe kur qajnë.Tek mënyra e vajtimit qëndron forca dhe shkalla dinamike e poetikës  së  tij.

Shkalla dinamike dhe përdorimi i nuancave dinamike në poezinë e Rreshpes.

 Në intervistën dhënë gazetarit Irhan Jubica në vitin 1998 vetë Rreshpja thotë:..unë nuk jam fare i trishtuar.Shpesh më kanë thënë se në poezitë e mia ka shumë pikëllim.Ndërsa të tjerë thonë se ka shumë forcë.Do pranoja më shumë këtë të dytën.

Që të jesh kritik e të analizosh një vepër letrare të një poeti  siç është Rreshpja duhet jo vetëm punë por më tepër zell e dëshirë.jo vetëm për krijimtarinë e poetit por edhe  për teorinë poetike.

Çdo vepër që zgjidhet për tu interpretuar duhet analizuar me kujdes në të gjitha aspektet deri në skutat më të errëta e të thella si të procesit psikik e psikologjik ,ashtu edhe strukturën e formës, përmbajtjen emocionale dhe teknikat e përdorura,çka shprehen në ndërtimin tërësor të  veprës poetike.

Duhet durim e këmbëngulje për të gjetur rrugën  përmes labirinteve rreshpjane dhe mënyrave jo të zakonshme poetike.

Nuk do mund ti kuptojmë asnjëherë plotësisht  në se nuk do ti dëgjojmë të lexuara nga vetë poetët .

Dhe më tepër të interpretosh krijimtarinë e tij poetike  duhet të paktën kritika  ti barazohet apo afrohet  në një farë niveli talentit të tij. Poezia ishte shtëpia e Rreshpes.Vetëm pranë e brenda  saj ai ka mundur  të përballojë humbjet e vetminë,  ndëshkimet dhe fatin e tij .Ai e njihte mirë  folklorin shqiptar,historinë e mitoligjinë . I rritur  me dashuri për librin, me etjen për të lexuar, me biblotekën e pasur  në familje . dhe më vonë  në rininë  e tij njohës I Fishtës,  I Mjedës,{ nga intervistat . } krijimtaria e tij poetike  vjen aq natyrshëm e  gërshetuar me folklorin ,   mitologjinë  e me konceptet e stilin modern.Ishte  epoka  në të cilën ai jetoi, ideologjia e kohës  që ia mbylli dyert dhe u tregua  aq e pamëshirshme  me të , e braktisi  dhe  do të vashdonte akoma edhe  pas shume vitesh me rënien e diktaturës .Por  janë intelektualë, poetë  e kritikë që po ia hapin dyert  poezisë Rreshpjane  për të harmonizuar  e për të krijuar klimen e përshtatshme , atë  stinën e butë , të ngrohtë ,siç thotë Kadareja tek ‘Një Prill për Fredin’.

Rreshpja ishte aq I zgjuar  sa ta kuptonte se poezia e tij ishte paraprijëse , se poetët e tjerë nuk shkruanin si ai e as ai si ata, , dhe  e dinte  se brezat që  do të vinë do ta shijojnë  e pëlqejnë  më tepër poezinë  e tij. (Intervistë  me Gazetaren Peçi)

Kur gjithshka shkretohej , venitej,vyshkej vetëm poezitë I bëheshin  më të bukura , shkruan  Kadare.

KRIJIMTARIA e tij është origjinale me një nuancë nga stili i Seferit, Elitit, dy poetë modernë grekë.Edhe vaji ka melodinë e tij,i ëmbël e delikat që të zgjon ndjenja e emocione  edhe pse vetë poeti  nuk është triumfal, i zjarrtë .Dhe sekreti i gjithë qëndron në momentin e frymëmarjes.Ashtu si për  pianistin që për të rnterpretuar  cicërima zogjsh ,shiun, stinët ,është një moment që  duhet të ngrejë kyçin e dorës për  ti rënë notës që pason, edhe poeti duhet të gjejë momentin e duhur për të ngritur majën e penës e për të shkruar fjalën që pason. Pikërisht në  një moment që lexuesi bëhet gati për të marrë frymë nga renditja e morisë së fjalëve,  në atë moment i mbahet fryma  nga  mrekullia e fjalës apo frazës që pason.Poezia ishte gjuha e tij amtare,edhe pse nuk shkruajti në dialektin geg..Poeti i kushton vëmendje edhe sasisë natyrore të rrokjeve dhe jo rrok jeve për të rimuar,por për të interpretuar mendimin e tij thellësinë dhe hapësirën e idesë.Mes gishtave  pena e tij nuk kishte pse të ishte xheloze për skulpturën apo pikturën sepse ajo pikturon  dhe gdhënd fjalën  me një rrjedhshmëri e përsosmëri  befasuese. Dinamika e poetikës  së tij  qëndron se  ka temp,një temp të pathyeshëm nga përjetimet vuajtëse.Nga njëra anë ai kujdeset për të dhënë masën apo sasinë e duhur të mendimit me anë të figuracioni të përzgjedhur pa iu derdhur aspak e vërteta e shprehjes poetike  ,por nga ana tjetër ai e vë mendimin të këndojë të çliruar nga prangat e metrikës.Domethënëse për Rreshpen është vetëm poezia e veçantë, mahnitëse deri në detaje,Çdo fjalë na lë me një shije të jashtëzakonshme .Kur ka dashur të shtojë diçka kjo është bërë  me hijeshi të mrekullueshme e me elegancë. / Variantet e poezive./

Poetika e tij ka një logjikë të palëkundur emocionale edhe pse shpesh ishte aq i ndjeshëm sa emocionet nuk mund ti nënshtronte.Ishte tepër e tejet i ndjeshëm. Kjo shpjegohet me fuqizimin apo dobësimin  e fillit   gjizës,  me detaje harmonizuese dhe konstruksionin e figurshëm.Poezia e tij rrjedh natyrshëm,asnjëherë e ekzagjeruar ose e pasionuar tej mase. Poeti u jep frymë fjalëve ashtu siç u jep muzikanti melodi notave .Një lojë mes vetmisë dhe lumturisë ,shpërthimit, dhe hidhërimit,krijimtarisë dhe  vetshkatërrimit,karakterizon poetikën Rreshpjane.Por kjo sigurisht nuk u bë pengesë për t’u  bërë një ndër të paktët poetë që krijuan stilin, formën e tyre.Ishte ndër të parët poetë të poezisë moderne.

Qarqet letrare në Shqipëri të asaj periudhe  nuk ishin gati, as të atij niveli për të pritur ,vlerësuar , e studiuar talentin dhe prurjet e tij në poezi. Poeti do flirtari me terrin, vetminë dhe sëmundjen ,por poezia mbeti dashuria e tij .

Stili poetik i Rreshpes është thjeshtësia larg teprimeve për shije të dobët por edhe e një rregullsie strikte, e një harmonie të brendshme muzikore.

Nga krijimtarinë  e F.Rreshpes, kupton e zbulon se ka qenë i apasionuar me muzikën e pikturën.Shumë poezi mbajnë titujt  Elegji, Rapsodi,Etyd,Baladë.Për çudi  nuk kam hasur ndonjë poezi me titullin Sonatë.ndoshta ngaqë gjithë krijimtaria  e tij është një  sonatë .

Elegji.

 Nga lashtësia greke  emërtimi vjen për këngë zije.

Është një lloj poezie lirike,formë poetike  ku vargjet e saj quhen vargje elegjike.Në  shqip Elegji të fuqishme ka sjellë A.Z.Çajupi,kushtuar gruas së tij të ndjerë zvicerane gjë që sipas kritikut Dh.Shuteriqit , Çajupi e kujtoi të shoqen dhjetë vjet pasi ajo vdiq,me ngashërim e i pangushëllueshëm,përmes vargjeve.

Në letërsinë bashkëkohore elegjia radhitet  në një lloj poezie lirike sepse zakonisht shpreh dhimbje të madhe,  vdekje apo vuajtje e humbje të një dashurie.

Ngjyrat e përdorura janë të zbehtat deri në të zymta ,fjalët janë të përzgjedhura për të krijuar atmosferën e zymtë,  vetëtimë që vret,hije e prerë,ajër i vdekur, mote të shkuar,nata që shkon,gjëma ime,,statujë e pritjes,ajër që vdes ngadalë e dimëron, shkëmbinj dhe përfundon me fjalën  mermer.

Elegjia fillon me tre fjalë inkurajuese *Çelën,trëndafilat në mëngjes*,por pas këtyre gjithçka sa vjen e errësohet, venitet  ngurtësohet deri në statujë me durimin e mermerit  në pritje. Edhe pse e di është i ndërgjegjshëm  nuk ka për të ardhur , nuk ka për tu kthyer.

Vajet, janë këngë zije në të cilat të afërmit apo vajtuesja jep të dhëna nga jeta, momente  e çaste duke hedhur dritë mbi jetën dhe bëmat e heroit.Në elegjinë e Rreshpes nuk kemi diçka të tillë,nuk jepen as të dhëna kohore, as vendndodhjen apo vendngjarjen.

BALADA

Në krijimtarinë poetike të Rreshpjes,balada është një krijim që shpreh një gjendje shpirtërore,emocionale dhe të fshehtë.Po e sjell poezinë:

΄΄Ikën notari i vetmuar nëpër lumë

Asnjeri nuk e kupton që s’është  në  Jetë.

U buzëqesh të gjithëve  se buzëqeshja s`i  ka vdekur ende.

As bukuria ende s΄i ka vdekur.

Të gjithë çuditen sa i bukur është.΄΄

(Në vetmi 2004).

Kjo poezi ,mban shënimin e vitit 2004 në përmbledhjen me poezi Vetmi,ku poeti ia kushton me shumë dhembshuri nënës së tij.

Duke ditur sqimën e tij për të përpunuar çdo detaj e fjalë në veçanti supozoj se kjo poezi mund të jetë shkruar më herët.

Ajo që të bie në sy menjëherë është imazhi misterioz që mbart një ngarkesë të madhe emocionale  që rritet deri në një kulm dramatik:

Ai ka vdekur por bukuria nuk i ka vdekur ende.

Kjo poezi të tërheq vëmendjen,edhe ngjan me baladat në folklor sepse ngjan në drejtim të tensionit dramatik,mënyrës së ndërtimit ,përfytyrimit dhe konceptit filozofik .Në praktikën shkencore kjo poezi  jo vetëm që mbart titullin baladë ,por afrohet me baladat sepse bën fjalë për një ngjarje të jashtzakonshme ,me karakter dramatik ,me  elemente mallëngjyese dhe me një fund tragjik.Poezia dallon nga baladat në dy rreshtat e fundit;

``As bukuria si ka vdekur

Të gjithë çuditen sa i bukur është``

Poezia fillon me një varg të ngadaltë, të qetë në shprehje,me karakter shprehës,por me ngjyrim të fshehtë. Kush është,  aq më tepër notar,ç’i ka ndodhur, pse ikën, nëpër lumë, aq më tepër i vetmuar.

Në vargun e dytë të poezisë poeti shpërthen  me fjalë tepër tragjike:

-asnjeri nuk e kupton që s’është  në jetë.

Duke na dhënë një atmosferë  jo të zakonshmr,misterioze  me ngjyra tragjike çka trondit gjendjen emocionale të lexuesit.

Tema e dytë e realizuar me një fantazi artistike e mjeshtërore përbën thelbin e krijimit,por duke përdorur fjalën ``vdekur`` merr tipare dramatike .

Buzëqeshja,bukuria janë fjalë që zbusin ,ëmbëlsojnë  sadopak gjendjen emocionale  duke mbyllur poezinë  me vargun:

``Të gjithë çuditen sa i bukur është.``

Rrallë dhe shumë rrallë në këngë, balada përmendet bukuria  mashkullore , jo sepse nuk egziston por është tabu.Gjithmonë i këndohet për nga bukuria femrës ose fëmijës ,por jo bukurisë  mashkullore .. Të vdekurit dhe nuses u bie një nur bukurie,thuhet në këngët , baladat e mitet shqiptare.Por po shkoj përtej fjalëve e prapa kuptimit  të parë të fjalëve .Po ndërtoj një kuptim të dytë të fjalëve si një lexues i vëmendshëm Djalërisë apo edhe moshës së kaluar i këndohet për trimërinë, zgjuarsin, shpirtin fisnik ,por jo për buzëqeshjen apo për bukurinë fizike.Këto elemente , përshkrime , pathos e gjejmë në poezinë e fshehtë erotike të K.Kavafit

Sa shumë kam dashur K .Kavafi

Bukurinë  sa  shumë  e desha

 ajo e plotë të vijë syve të mi

Linjat e trupit.Buzët e kuqe.Mjalt i kënaqësisë.

Flokët  marrë  nga statujat greke

  përherë  të bukura,le të jenë të pakrehura

dhe  të bien pak mbi ballët e bardhë.

Fytyrë dashurie ashtu siç i duhen

 poezisë....netëve të djalërisë

  netëve të mia ,hasur fshehtas.

(Përktheu nga origjinali Teuta Sadiku)

Kjo poezi ka një pasuri përshkrimesh,me figura të zgjedhura poetike me një botë të madhe shpirtërore.Elementet e erotikës janë të pasura,por trajtimi i veprimeve në to bëhet me një ndjenjë delikate njerëzore,aspak të shthurur

Sfera emocionale e baladës Rreshpjane është e pasur me ndryshime të gjendjes emocionale,ku në të  pasqyrohet një klimë poetike, një paraqitje e thellë krijuese me shprehje fisnike,me stil individual  ku nuk mungojnë elementët intim duke iu përafruar poezisë së Kavafit.

Kjo poezi e titulluar Baladë flet qartë për natyrën e tejet melankolike të poetit,për dhimbjen dominuese  i vetmuar dhe asnjeri nuk e kupton.

Për dashurinë e pakufijshme të tij ndaj njeriut:

U buzëqesh të gjithëve.

Në këtë poezi e cila afron  me këngët e vjetra popullore  pse jo me një baladë,prej nga ku poeti ka marrë dhe frymëzimin, është dominuese dhimbja dhe vuajtja e poetit si në përmasën personale ashtu dhe në atë shoqërore.

Në këtë Baladë konstatojmë edhe klasiken  edhe fantastiken dhe këtu natyrshëm gërshetohet lirika me tragjiken.Kritika letrare pa dyshim në këtë poezi ka theksuar më shumë vuajtjen kombëtare,tej përjetimeve të vet poetit ,por lexuesi nga ana e tij ka të drejtën dhe lirinë të imagjinojë e vështrojë përtej faqes ballore të fjalëve e kuptimit fillestar.