Albert Habazaj: Poezi

PAVARËSIA FLAMURËRON VLORËRISHR

Albert Habazaj, Vlorë

Çfarë bëri me trimat Ismail Qemali

e di dhe gjyshi, dhe babai, dhe djali:

që ndezi zjarrin e shtëpisë shqiptare,

kur  dinakët donin ta shuanin fare.

 

Por Shkodra, dhe Lezha, dhe Kruja, Kanina,

Prizreni, dhe Shkupi, dhe Ohri, Janina,

Plaku i Bardhë dhe Luigji Mendjeqiell,

Baca Is’ e Rasih Dino na mbushën me diell.

 

Marigo Posio stafetën e Elena Gjikës,

e ngriti si kurorë të bukur të Dritës.