Eva Kacanja; Reçension mbi librat:”Klubi i Xhentëlmenëve” dhe “Kanibalët Modernë”, të autorit Ben Shehu.

Eva Kacanja

Reçension mbi librat:”Klubi i Xhentëlmenëve” dhe “Kanibalët Modernë”,

të autorit Ben Shehu.

“Në letërsi nuk është qenësore se çfarë tregohet, por si tregohet.”-Gëte.

Kjo thënie e shkrimtarit të njohur gjerman, më vjen ndërmend, teksa mbyll faqet e fundit të dy vëllimeve me tregime,”Klubi i Xhentëlmenëve” dhe “Kanibalët Modernë”,të shkrimtarit,Ben Shehut.

Në një vështrim të përgjithshëm, të dy librat përmbajnë nga 13 tregime. Ndoshta numri 13 është i rastësishëm,por fakti që është i pranishëm në të dy vëllimet,më lë tërë hapësirën e mundshme të mendoj se autori e zgjedh këtë numër jo pa qëllim.

Simbolika në letërsi ka qenë e pranishme në kohëra të ndryshme,periudha të ndryshme letrare,autorë të ndryshëm,duke i dhënë kështu frymën mistike asaj çka shkruhet.

Në këtë kontekst,edhe në dy veprat e Ben Shehut,13-ta mund të insinuojë Judën e kohëve moderne, frikën ,mungesën,ankthin,përjashtimin, vdekjen dhe rilindjen,ose 13-ta e Benit përfaqëson numrin e fatit,ai që thyen plotësinë e 12-ës,numri i ndryshimeve të mëdha,një fillim të ri.

Pikërisht këtë ndryshim autori e sjell në rrëfimet e tij.

Për të qenë sa më objektive do të  fokusohem te secili libër në mënyrë të detajuar.

Libri “Klubi i Xhentëlmenëve,”nis me tregimin,”Letra që gjysh Samiu nuk do ta lexojë kurrë”.Ky tregim është jo vetëm pikënisja e vëllimit,por duket si pikënisja e një subjekti të fshehur,shtrirë bukur dhe natyrshëm në tërë odisenë rrëfimtare ,duke e përfunduar ciklin me  tregimin “Dashuri në varreza”.

Në letërsinë moderne,nuk mund të flitet më për subjekte të mirëfillta.Janë perceptimet individuale dhe konceptet filozofike për jetën që sjellin pranë lexuesit fatin e individëve.

Proza moderne nuk rreket të përshkruajë me detaje gjendje,veprime,ndjenja apo marrëdhënie.

Ajo kapet pas thelbit,mesazhit,simbolit,duke e mbështjellë me tregues kohorë dhe hapësinorë,duke indentifikuar kështu jo vetëm periudhën,vendin,problemin,individin,por edhe vetë profilin e autorit.

Tematika e tregimeve të Ben Shehut është tepër e larmishme.

Nëpërmjet teknikës së retrospektivës dhe pararendjes,autori sjell tema të ndjeshme dhe delikate,dhe guxon të prekë edhe tema tabu.

Nga tregimi në tregim,nga paragrafi në paragraf,nga fraza në frazë,kalohet natyrshëm,pa u zgjatur në  përsiatje artificiale.Rëfimtari i brendshëm është i lirë,i pa ndikuar,i pavarur nga autori,duke sjellë kështu një tipar unik të krijimtarisë së autorit,impersonalizmin.

Rikthehem te tregimi “Letra që gjysh Samiu nuk do ta lexojë kurrë”.

A ka ndonjë rregull të shkruar se sa fjalë,sa rreshta,sa faqe e bën një krijim të quhet tregim?Jo!

Kjo ndodh me rrëfimet e Ben Shehut.Tregimi në fjalë ka vetëm katër paragrafë ku ne arrijmë të identifikojmë marrëdhënie e ngushtë të autorit me gjyshin,pasionin e hershëm për letërsinë,besimin se një ditë do t’ia dilte të shkruante një libër,gëzimin e nënës që është e para që lexon të birin,premtimin se do të shkruaj në vazhdimësi dhe besimin se një ditë do të takohen në një dimension tjetër,duke pranuar kështu se në këtë univers asgjë nuk vdes,thjesht ndryshon formë…

Gjuha e pastër,konçize,e mençur,e bën autorin mjeshtër të tregimit të shkurtër.

Për një analizë sa më të thellë,kam menduar që tregimet e “Klubit të Xhentëlmenëve”,t’i grupoj sipas tematikës së tyre.Në këndvështrimin tim kritik,motivet që lëvrojnë nëpër tregime janë tepër të larmishme dhe të përziera me njëra-tjetrën.Ndërsa tematikat janë të fokusuara pikërisht aty ku rreh problematika e kohës ku frymojmë:

familja,si institucioni bazë i shoqërisë,marrëdhëniet individ-pushtet dhe anasjelltas,marrëdhëniet mes njerëzve,problemet psiko-sociale,trysnia dhe frustrimi që bjen nga politika,mashtrimi dhe teoritë konspirative,etj.

Fati i individit është vertebra kryesore në tregimet e Ben Shehut.Është pikërisht ky individ me përpjekjet e tij sizifiane i cili përballet me sfida të forta për të mbrojtur ekzistencën e tij,rrënjët ,origjinën,familjen.Mjafton të sjellim para syve imazhin e pikturës”Skena e përmbytjes”të Joseph Desire,1827,për të bërë një krahasim se si artistët në kohë të ndryshme trajtojnë fate të njëjta individësh apo tërë shoqërisë.Arti nuk e pranon kufizimin!

Ne jemi këta që jemi ,sepse vijmë nga dikush,nga diku,nga një gen,edukatë,formim,ushqim shpirtëror dhe kulturor,frymë e ngrohtë familjare.Përmend këtu tregimet:”Letra që gjysh Samiu nuk do ta lexojë kurrë”,”Fotografi kohe”,”Molla mbi komodinë”,”Semi dhe Duki”.

Absurdi në krijimtarinë e Ben Shehut.

Në tregimin “Liria e së ardhmes”,pa frikë mund të themi se jemi në një pararendje kohore që paralajmëron një luftë të fortë ekzistenciale në vazhdimësi.Në vitin 2045,familja është shkërmoqur,nuk ekziston më.Jurgeni dhe Tatjana kërkojnë azil politik në Marok sepse duan të martohen,në vendin ku jetonin nuk lejohej martesa.

(…Kërkojmë azil politik,se motivi që u arratisëm nga Europa është se duam të martohemu,duam të krijojmë familje tradicionale,të kemi fëmijë,gjë që atje është e ndaluar me ligj,sidomos lindja e fëmijëve….) “Liria e së ardhmes”, fq.103.

Referuar disa teorive konspirative në qarkullim mbi ekzistencën e një klase politike që pritet të krijojë rendin e ri botëror,i cili kërkon të zhdukë identitetet,vlerat auentike të kombeve,traditat,kulturat,ekonominë,përfaqësitë ,të asimilojë institucionin e familjes,të kufizojë dhe zhdukë lindjen e fëmijëve si symbol i vazhdimësisë,absurdi merr përmasa të paimagjinueshme.

Jurgeni dhe Tatjana kërkojnë strehim në një vend ku 99% e popullsisë janë myslimanë,pra në mbretërinë e Marokut. Ata martohen në një kishë të vogël.Kjo duket si një trill i çmendur i autorit,por në fakt këmbanat  kanë filluar të bien për ata që kanë veshë të dëgjojnë ,sy të shohin e mendje të mendojnë.

Në tregimet e Ben Shehut nuk mungon fryma policeske,që të kujton letërsinë bashkëkohore amerikane.Në tregimin “Në Qipro ndodhi kështu”,ne zbulojmë një dramë të madhe të kohëve moderne;krimi i organizuar,lufta për ekzistencë duke përdorur të gjitha mjetet e së keqes.Trafiku,armët,babëzia,kanë shtrirë tentakulat kudo,duke cënuar sigurinë e së drejtës themelore,jetës!

Armiku i demokracisë,është vetë demokracia”-thotë mister Kalligan te “Klubi i Xhentëlmenëve”.

Ironia është e tejskajshme,therëse,e dhimbshme.Klonimi i diktatorëve,ndoshta është përgjigja më  e keqe që mund t’i jepet popujve që jetuan nën diktaturë ,por njëkohësisht dhe “shpërblimi”që meritojnë për heshtjen dhe nënshtrimin,për të keqen deh frikën që  e anë të instaluar në gjak.(…Mbas klonimit të deles Dolli,filluam me klonimin human,kishim mbledhur të gjithë kampionet e DNA-së të disa diktatorëve,që i blemë mbas rënies së komunizmit dhe financuam këtë program……“Klubi i Xhentëlmenëve”.fq.34

Edhe këtu sundon absurdi.Popujt flenë.Hienat kanë menduar me kohë për të ardhme.Ata kanë poseduar pushtetin në të gjitha format.Etja e tyre për gjak,për krim,për vëllavrasje,për asimilim,është vampiriane,demoniake.Motoja “përça e sundo”,është deviza  etyre në kohë.Askush më mirë se ata nuk e njeh mendësinë  e popujve.

Humori i zi

Tepër të veçanta dhe origjinale vijnë dy tregimet “ASA” dhe “Ramo,Ramo ,eja ti”

Këto dy tregime,pa frikë mund të hynin në çdo antologji botërore për humorin e zi dhe mjeshtërinë e rrallë të rrëfimit.Një gjuhë elokuente,perfekte,e rrjedhshme që rrëshket nëpër rreshta si lotët nga e qeshura gjatë leximit të rrëfimit.Humori i kalon caqet e të zakonshmes.Ai hyn në zonën e një satire therëse,e një skanimi unik të qenies,që vetëm Ben Shehu mund ta bëjë.

“ASA”,një tregim i jashtëzakonshëm ,ku loja e autorit me fjalën,të kujton mençurinë e lolove shekspirianë.Inteligjenca artistike e autorit është për ta pasur zili.Të ndërtosh artin mbi vulgaritetin,mbi të zakonshmen,mbi të përditshmen monotone,kjo do të thotë gjenialitet.E ka bërë Bodler me “Lulet e së keqes”,Hygo,Dostojevski e shumë autorë të njohur,por ata kishin përvojën e një jete në të shkruar.Është e rrallë që kjo gjë të vijë nga një autor i ri në fushën e letrave.

Talenti lind me njeriun,s’ka nevojë për miratim,pasaportë,apo drejtim.Ai shpërthen atëherë kur individi që e mbart, është pjekur dhe nuk e mban dot  më tharmin brenda vetes.

Në tregimin”ASA”,në një parafrazim të shkurtër,kemi mashtimin e madh piramidal me tregtinë e prasit.”Albanian Space Agency”,që në emërtim të fut në mendime,dhe lexuesi duke lexuar fjalën “space”-hapësirë,mendon se ka të bëjë me një tregim fantastiko-shkencor.Ai pret të gjejë leksikun tenik,kozmonautë,mjete hapësinore,të papritura të pakëndshme që hasen gjatë fluturimeve në hapësirë,porn ë fakt,përballet me një situatë absurd-komike,ku vetëm politikanët shqiptarë mund të gjenden brenda saj.

Në një vështrim retrospektiv,”Prasi”, në kohën e diktaturës,ishte jetik për tërë të mirat dhe të këqijat që mbarti.Ai ishte ushqim por njëkohësisht ishte dhe objekti provokues,karremi prej të cilit mund të përfundoje në burg,internim,asgjesim.Prasi ishte jeta dhe vdekja!

Në kohët moderne merr sërish  vlera të paimagjinueshme.Ai bëhet objekt i tregtimit online,mjeti i pasurimit marramendës të parlamentarëve “asa” që në fakt ishin “prasa”.kategoria më e paaftë e shoqërisë.Ironia e autorit i shemb barrierat dhe kamuflimet e  tyre,i nxjerr zbuluar dhe lakuriq para syve dhe mendjes së lexuesit,i demaskon në mënyrë të pamëshirshme nëpërmjet humorist të tij të zgjuar.Format e korrupsionit,mashtrimit,vjedhjes janë sa vulgare aq dhe  të sofistikuara.Në kohën kur ekonomia botërore luan me kriptomonedhën dhe bitcoin,paralamentarucët shqiptarë,(……mbasi kishin shitur,vjedhur Shqipërinë,tani kishin rënë rehat.Nuk ia vlente më të merreshin me politikë,ishte bërë zanat pa të ardhura.(fq.10)

Autori nëpërmjet metonimisë ,sjell karakteristikat e  personazheve,atë çka ata përfaqësojnë,klasë e korruptuar të pushtetarëve parazitë.

“Sipas vendit ,bëhet kuvendi”,thotë një shprehje popullore.Sigurisht edhe në paralamentin e asave”flitet për Lek.Kur dëgjohet fjala “Lek”,ata zgjohen nga gjenda e tyre e përgjumur,vegjetative.Instikti i tyre I vjedhjes ngre krye Brenda tyre fuqishëm duke i vënë në lëvizje si një ingranazh jetëdhënës.Vetëm lek-u e ka këtë fuqi,këtë forcë lëvizëse.Ata bëjnë gjithçka,përveç asaj që duhet të bëjnë,zgjidhjen e halleve të popullit.

Kam mbërritur pa kuptuar te  kryetregimi, “Ramo,Ramo ,eja tiiii!”

E quaj kryetregim sepse gjuha,stili,humori,prakticiteti dhe fantasia arrijnë kulmin  e pjekurisë artistike të shkrimtarit .Zylfiu a parë ëndërr ,sikur u bë kryeministër.

Alegoria e këtij tregimi është kaq e thellë dhe fine sat ë befason.Nëpër rreshta nuk arrin ta kuptosh je në ëndërr apo në realitet,para tv duke parë figurat bajate të politikanëve apo në skenën e ndërtuar nga pena inteligjente e autorit.Rrëfimi është I gjallë,të përfshin dhe të bën pjesë e ëndrrës së Zylfiut,një ëndërr fatale në fakt për kombin tonë…

Në mënyrë alegorike aludohet për nënshtrimin e shoqirisë para vulgaritetit,boshësisë,injornacës,klounëve që mjafton të shohin një ëndërr dhe kapin pushtetin pikërisht sepse populli është indiferent,I varfër,I mbërthyert nga interesa të ngushta vetjake.Gjithçka është e shitur,e kontrollueshme,e survejuar.Liria ëqshtë në agoninë e saj më të keqe.

Figura të njohura të skenës politike,në këtë tregim,vijnë sikur janë shitësit e qumështit të lagjes,duke aluduar kështu për mënyrën se si trajtohet fati i popullit nga njerëz që sot shohin ëndërr e nesër e bëjnë realitet,duke vënë në lëvizje mekanizmin e vjedhjes,mashtrimit,krimit,diktaturës së heshtur,manipunlimit të skenës politike.

Stili unik dhe shkathtësia e gjuhës së autorit,kalimi si një atlet nga një situatë në tjetrën,e bën këtë libër të jetë një vlerë e shtuar në artin letrar.E kam cituar dhe më herët që në veprën e Ben Shehut,në tërë atë larmi motivesh,ka një vend kryesor edhe dashuria.Kjo ndjenjë universal vjen në gjithë format e shfaqjes së saj në jetën tonë:gjysh-nip,nënë-bir,babë-bijë,burrë-grua,kafshë-njeri,njeri-natyrë.Kjo dashuri,nuk ngjan me ato të romaneve,me historitë e mëdha tragjike,apo fundet e lumtura.Dashuria në tregimet e autorit vjen nga gjërat e vogla,detajet,kujtimet,të cilat nëpërmjet rrëfimit të ngrohtë,bëhet unike,special,e paharrueshme.Duki sakrifikohet për të zotin,babai ruan mollën për të bijën,Rajmonda kujdeset për qymyrshitësen.

Ajo që dua të veçoj është dashuria në çift.Duke lexuar “Etyd korsikan”,apo “Mos e zgjo”,më kujtohet pena e Kamy-së.Nuk ka përshkrime ndjesore,gjuha është lakonike edhe pse kemi të bëjmë me ndjenjat,por veprim,prani,ekzistencë.Teoria e ajsbergut gjen zbati më së miri në tregimet e autorit.Këtë e gjejmë edhe më fort në librin tjetër me tregime “Kanibalët modern”.

Autori na fton,na josh,na grish fantazinë,duke na lënë të lirë në perceptimet dhe definicionet tona.Veprimi dhe gjendja ndërthyren bashkë nën hijen e lehtë të një ndjenje të fshehur në mënyrë fine.Është pikërisht ky stil rrëfimi që e identifikon autorin,që e bën kaq atraktiv dhe interesant edhe me librin tjetër me tregime “Kanibalët Modernë” ,i cili në fakt duket si një evolim I “Klubit të Xhentëlmenëve”.

Pranëvënia e dy të kundërtave na intrigon që në titull.

Në fjalorin e gjuhës shqipe fjaët:

kanibal-njeringrënës,gjakatar,njeri i egër

modern-bashkëkohor,tiparet më të përparuara të kohës.

Këtu nis dhe grotesku.E vjetra dhe e reja bashkëudhëtare në kohë.Vetëdija dhe nënvetëdija ngrenë krye herë njëra dhe herë tjetra duke e pështjelluar qenien njërëzore,duke zgjuar kështu instiktet kafshërore.Thomas Hobbes,filozofi i famshëm e përkufizon “Njeriun ujk për njeriun”.Kjo filozofi e egër ndihet fuqishëm në tregimet e Ben Shehut.Anarkia dhe modernia në kulmin e ekstremitetit,vijnë të veshura me petkun e njëra-tjetrës.Kë të shohim,kë të besojmë,kë të luftojmë,si të përballemi me njërën apo me tjetrën kur e vërteta mungon?

Jo më kot edhe në vëllimin në fjalë tregimet janë strukturuar në 13-të.Duke e njohur nga afër autorin Ben Shehu,botën e tij,mendimet dhe kulturën e tij të pasur,besoj se dëshira dhe pasioni për hulumtime dhe zbulime të reja ,e fut në një hulli interesante dhe tunduese duke tërhequr me vete si një magnet edhe lexuesin.Mendimet e tij janë vizionare.

Ndryshe nga “Klubi i Xhentëlmenëve”,te “Kanibalët Modernë”,autori vjen më i rafinuar,më i stërvitur në artin e fjalës dhe më  organizuar në mendim.Kalimi nga fraza në frazë,nga veprimi në veprim,vjen me shumë thjeshtësi dhe lirshmëri.Autori tashmë është bërë mjeshtër i rrëfimit.

Ai e rrëfen historinë  e Manjolës por pa dhënë shpjegime,fatkeqësinë  e kirurgut por pa e gjykuar,nënat që humbin fëmijët por pa vënë kujen.Ai sjell makabritetin e kanibalëve por edhe bukurinë  e mesazhit të dashurisë në shishe,(…Forcat e natyrës nuk janë katër,por duhet të jenë pesë…fizikantët nuk kanë llogaritur forcën e dashurisë,ajo lëviz gjithçka,është në ajër,në ujë,nën tokë,është kombinim i përsosur i natyrës që shkon drejt dashurisë,që jeta të vazhdojë me ëndrra dhe emocione,gjithmonë në kërkim të saj…)””Forca e pestë”,fq.50

Autori,aludon vazhdimësinë   e jetës mbi dashurinë,këtë energji hyjnore që iu dhurua njeriut.Vetëm nëpërmjet saj,gjithçka bëhet e mundur,zhduket e keqja,triumfon e mira.

E bukura qëndron në oazin e dashurisë,në fjalën “Të dua!”

Ndryshe nga Klubi i xhentëlmenëve”,në këtë vëllim ndjehen lehtas edhe tonet e prozës poetike.Zhdërvjelltësia e penës së Ben Shehut,të ledhaton shpirtin e të jep ajër edhe të ëndërrosh(edhe pse ai në shumë tregime është i pamëshirshëm me realitetin dhe aktorët e tij “modernë”.

Nuk mund të mungonte edhe në këtë vëllim,një nga temat më të ndjeshme të kohës,përndjeja e individit për shkak të drejtimit të tij seksual.Tregimi “Llazi”,ngërthen në mënyrë të dhimbshme dramën e individit ndryshe.Nga intervista me personazhin(një gjetje origjinale kjo nga ana  e autorit),ne kuptojmë që drama e vërtetë nuk qëndron te vetë personazhi port e ata që sillen rreth tij në mënyrë të neveritshme dhe barbare.

“Jetë qeni….”-thotë Llazi.

Ai ka provuar edhe të dashurojë,ka ndjerë vuajtjen,mungesën,ka jetuar sipas mënyrës së tij,ndërsa “frekuentuesit” e tij, e kanë parë si eksperiment,si një mjet të shfryrjes së tyre psiko-fizike.(…Me ata që kam bërë seks,tani i shikoj që dalin xhiro në Durrës me gruan dhe fëmijët e kur më shikojnë,duket sikur i bëj pis…..)”Intervistë me Llazin”,fq.23

Ndërgjegja e atyre që hyjnë e dalin në jetën e Llazit(këtij personazh real),është shumë  episët.Qenia e tyre, ka mbetur peng i një akti kalimtar, kafshëror,i një imazhi të mjegullt,që në fakt në nënvetëdijen e tyre “kanibale”,i ka sjellë kënaqësinë  e pushtimit të qenies tjetër,Llazit!

Përroi i ndërgjegjes rrjedh në mënyrë të heshtur por gërryes Brenda ekzistencës së qenies njerëzore.Ndoshta autori e ka të pavetëdijshme,por kjo penë të kujton Xhojsin.

Duke përfunduar,mund të them se në fondin e letërsisë bashkëkohore shqipe,këta dy vëllime,janë përfaqësuese të denja të tregimit modern.

Ekzistencializmi dhe absurdi,vijnë si dy kolona paralele dhe unike,duke ndërtuar kështu panteonin e sigurtë të autorit.

Të lexosh krijimtarinë e këtij shkrimtari,nuk merr vetëm  kënaqësinë e shijes artistike.Ai të fut në mendime,të përfshin në filozofinë e tij,dhe të bën bashkëudhëtar të ekzistencës, qoftë si njeri ashtu dhe si shkrimtar.

(Së shpejti me një analizë të plotë të romanit të këtij autori:”Ata nuk duhet ta dinë”)

Nga  Eva Kacanja ,Durrës më,27.10.2022

 

Image
1