Murat Gecaj:URIM E FALËNDERIM, REVISTËS KULTURORE "URAT"

URIM E FALËNDERIM, REVISTËS KULTURORE  "URAT"...

Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

Ndërmjet një numri jo të vogël revistash, kulturore e letrare, që botohen në Shqipëri dhe në trojet tjera amtare, është Revista Kulturore Periodike, me emrin simbolik “URAT”. Atë e përgatitë dhe e ven në qarkullim “Klubi i Shkrimtarëve  dhe Artistëve” të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Drejtor i saj është Mahmut Lila dhe kryeredaktor Lulzim Logu (lulzimlogu@yahoo.com). Mbështetja financiare bëhet nga Komuna e Gjakovës dhe po në atë qytet shtypet.

Këto ditë, pata kënaqësinë që mora dy numra të kësaj reviste, përmes arsimtarit veteran e publicistit, nga Zogat e Tropojës, Ibrahim Hajdarmataj, të cilin e falënderoj!

Numri i parë i Revistës “Urat” (3-2016) hapet me një poezi të Pranvera Gjonit dhe vijon me poezitë e disa autorëve të njohur ose më të rinj në fushën e letrave. Ndër ta, janë: Zeqir Lushaj, Rushit Rambaja,Xheladin Mjeku, Gjon Neçaj, Hasan Selimi, Lola Musliaj Aga, Nebi Bunjaku, Valbona Hykaj, Azem Baliaj, Ramadan Musliu, Elida Buçpapaj, Qazim Shehu, Nikollë Ulndreaj, Haki Zllami, Bora Arllati etj.

Por, në këtë numër të Revistës “Urat” janë botuar edhe shkrime në prozë, si nga: Lulzim Logu, Jaho Margjeka, Ramiz Lushaj,  Albert Habazaj, Sejdi Berisha, Petrit Palushi  etj.

Në faqet e fundit të këtij numri të Revstës “Urat” është publikuar edhe shkrimi im, me titullin: “Bajram Curr, o Bajram Curr,/emri yt s’harrohet kurrë!”, kushtuar këtij “Heroi të Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Me interes janë, gjithashtu, poezitë e shkrimet në prozë, që janë botuar në numrin 4-2017, të Revistës “Urat”. Hapja bëhet me një shkrim të M. Elezit dhe vijohet me të tjerë, nga: D.Progni, R.Lushaj. M.Arllati, H.Zllami, T.Bezhani, S.Hoxha, H.Selimi, N.Dragoi, M.Kurti etj.

Ndërmjet këtyre shkrimeve, është botuar dhe një recension për librin “Puhizë shpirti…”, me firmën time, në nderim e kujtim të kolegut e mikut të paharruar gjakovar, krijuesit të talentuar Halil Haxhosaj, i cili u nda përgjithnjë nga jeta, në maj të vitit 2017.

“Haiku” ka autor M.Spahiun, ndërsa poezitë: S. Berishën,I.Berishën, E.Haklaj, Sh.Zallin, E.Rrustën, M.Brahën e të tjerë.

…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, i përgëzoj të gjithë autorët, që kanë botuar krijimet e tyre, në poezi ose prozë, në Revistën periodike “Urat”! Gjithashtu, e falënderoj redaksinë e kësaj reviste, për publikimin e dy shkrimeve të miat, duke shprehur besimin e plotë, se ajo do ta vijojë pandërprerje botimin e saj, me krijime gjithnjë e më të arrira, me autorë nga të gjitha moshat, por sidomos me të rinj e të reja.

Image
b