Bashkim Salijasi:STATUS

STATUS

Ju përshëndes të gjithë juve dashamirësit e mi!

Përshëndetje nxënësit e mi të mrekullueshëm, përshëndetje koleg, përshëndetje prindër të nxënësëve të mi që unë punova dhe jetova bashkë me ju për nga viti 1974 e deri në vitin 2019 në shkollat 8- vjeçare Staraveckë, Nishicë, Kakrukë, Therepel, Bargullas që mbante emrin e dëshmorit Ilmi Koxhaj, Pronovik, 70 Vjetori Poliçan, gjimnazin e Poliçanit Avni Kondi, shkollën 9-vjeçare Niko Hoxha Valias dhe Vëllazërimi, Babrru-Fushë Tiranë.

Një mirwnjohje shkon për prindërit e mi Meleq dhe Naime Saliasi që më rritën dhe edukuan me ndjenjën e punës dhe të jetuarit e jetës me ndershmëri. Një përshëndetje shkon për motrat dhe vëllezërit e mi. Kujtoj  të ndierin, vëllain e madh Syti Saliasi, motrat e mija Asijen, Sheriban, Jeminen dhe vëllezërit Hysenin, Zylfon, Izetin që në çdo hap të jetës më janë gjendur pranë.

 Përshëndetje shokë të idealit dhe bashkëudhëtarë në aksione, ushtri e konvikte; përshëndetje ju miqtë e mi që u njoha në ditë të vështira; përshëndetje ju miq të gazetës “Mësuesi”, që më nxitët edhe mua në udhën e shkrimeve. Përshëndetje miku im Viron Kona, që për mua je ikona e dashurisë së letrave shqipe; përshëndetje Andon Andoni e Vjollca Spaho, që punuam së bashku dhe asnjë herë nuk u mërzitëm; përshëndetje miqtë e mi të facebookut, përshëndetje shokët e mi të fakultetit dhe ju pedagogjikas që nuk ju harroj kurrë; Zagollin, Gëzimin, Pëllumbin, Hekuranin, Kujtimin, Qaniun, Florencën, Lushin etj..

Përshëndetje ju miq të mikut tim Viron Kona dhe që tashmë jeni ndër miqtë e mi të afërt dhe të respektuar: Andon Andoni, Vjollca Spaho, Prof. Murat Gecaj, Kadri Tarelli, Bardhyl Xhama, Sejdo Harka, Përparim Hysi, Gjergj Qafoku, Nuri Dragoj, Mihal Gjergji, Petrit Malushi, Çelik  Petriti, Xheladin Mjeku, Fatmir Terziu, Agron Shele, Ajet Nuro, Zeqir Lushaj, Ruben Avxhiu, Engjëll Musaj, Zylyftar Hoxha, Hajri Nuhu, Kastriot Caka, Xhevahir Cirongu, Sokol Demaku, Shyqyri Demaku, Ullmar Qvick, Sadulla Zendeli - Daja, Riza Bregasi, Mehmet Hasani, Shpend Topollaj, Bajram Gashi, Muharrem Dardha, Delo Isufi, Prof. Zyhdi Dervishi, Prof. Pajtim Bejtja, Xhavit Shtylla, Isa Ferizaj, Dhimitër Zhonga, Ibrahim Hadermataj, Ndue Dragusha, Fran Gjoka, Agim Qoku, Caush Kullafi, piktorin e qytetit të Poliçanit Nuri Jaupi...

Një falënderim shkon për kolegët në fshatin Staraveckë, ku nisa punën për herë të parë, më pas në Shtëpinë e Kulturës “Riza Cerova”, Çorrovodë, muajit e stazhit për gjithë bashkëhekurudhasit e sektorit Dragostunw, Qukws, Drenovë, Ballsh e Urakë, Përrenjas, në vitin 1975 para se të shkoja student.

Një falënderim i veçantë shkon për popullin e fshatit Nishovë, ku unë së bashku me bashkëshorten time lindëm dhe rritëm fëmijët tanë.

Një rrugëtim i gjatë, një rrugëtim i vështirë në jetë, por edhe i bukur e mbresëlënës për tërë jetën.

Mua mu dha mundësia që, ashtu si edukatorët e mi, që më edukuan dhe më mësuan se si duhet t`i çaja rrugët e jetës, edhe unë, si të gjithë bashkëmoshatarët e mi, që u edukuam me ndjenjën e punës, me ndershmëri dhe vënien e interesit të përgjithshëm mbi atë vetjak, provova gjatë gjithë jetës kazmën, lopatën, draprin, mistrinë, kosën, zanatin e hekurkthyesit dhe lapsin, profesioni që më ushqeu dhe më edukoi, që ta dua jetën dhe ta jetojë atë, mësuesinë.

Por lapsi më dha dhe një mundësi tjetër për të hedhur në letër udhëtimin në këto vite të arta që më dhuroj Perëndia. I lindur në perëndim të Malit Tomorr, i bekuar prej tij çava gjithë rrugët e jetës duke shkelur me këmbë gjarpërinjtë dhe duke kaloruar fusha e male me kuajtë e perëndisë Pagaso.

Ishte fat nga Perëndia, që akoma adoleshentë njoha njeriun e zemrës sime, bashkëudhëtaren, kolegen dhe shoqen e ngushtë të jetës, Angjelina Bardhi Saliasi, që më dhuroj tre moskëtierë, tre yje, tre ndriçues që ma zbukuroj jetën dhe ndihem krenar me fëmijët e mi sepse shoh që në vitet e mëpastajme do çajnë rrugët e jetës ashtu sikundër bëri babai dhe Angjelina, nëna  e mrekullueshme.

Jam krenar me vajzën time, yllin e parë, zemrën e babit, që ka botuar librin e parë dhe i dyti do dali së shpejti, por kam besim se, edhe dy djemtë e mi nuk do mbeten pas dhe, stafetën po ua lë thesareve të jetës, dy mbesave: Silës e Aurës së vogël dhe nipit tim Alexsandërit.

Një përshëndetje e përzemërt shkon për niprit dhe mbesat e mija Hajriun, Agronin, Zyranë, Ajetin, Agron Çelën, Pajtimin, Heroinën, Xhemikon, Mirësinë, Sazanin, Kastriotin, Nikon, Dyshen, Mbaresën, Nexhin, Letën, Lidën, Idën dhe nipërit e mbesat e vëllezërve Fatmirin, Meçanin, Vashën, fëmijët e të ndierit nipit Besnik Saliasi; Ela, Vini, Enxhi, të vëllezërve Hysenit, Zylfos dhe Izetit; Liljana, Tatjana, Anila, Rigersi, Arjani, Fitimi, Dritani, Getin, Naimen, Linditën, Elidonin, Klodin dhe Edisonin.

Për mos u lodhur nxënësit e mi, kolegët e nderuar, prindër me të cilët pata fatin të bashkëpunoj, dashamirës ndaj meje dhe ju kolegë të nderuar të medjave, vwllezwr e motwra, nipwr e mbesa që pasqyroni punën tonë, ju jam shumë mirënjohës dhe ju shpreh konsideratat e mia të sinqerta. Faleminderit!

Bashkim Saliasi  Tiranë, më 25.09. 2019

Image
bs