Kadri Tarelli shkruan: NJË VLERËSIM I MERITUAR PËR PRINCESHËN E LETRAVE SHQIPE VILHELME VRANARI-HAXHIRAJ

Kadri Tarelli shkruan:

NJË VLERËSIM I MERITUAR PËR PRINCESHËN E LETRAVE SHQIPE VILHELME VRANARI-HAXHIRAJ

Të nderuar miq e dashamirë, krijues dhe lexues të letrave shqipe! Sapo me erdhi nga India, lajmi i vlerësimit me certifikatën; “World Icon of Literature Auard”, shkrimtares, poetes dhe studiueses shqiptare Vilhelme Vranari-Haxhiraj, “Vivra”, bijë nga Kanina e Vlorës, autore e 50-librave, fituese e shumë çmimeve dhe vlerësimeve këtu në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës, Suedi, Rumani, Itali, Mal i Zi, Kosovë, etj. Mban titullin “Mjeshtre e Madhe e punës” dhe është anëtare e Akademisë, së Shkencave dhe Arteve, Shqiptaro- Amerikane, me seli në New-York. SHBA.

Me këtë rast përshëndes Prof. George Onsy, Egypt, Dr. Preyatosh Das, India, dhe sekretarin Delo Isufi nga Shqipëria, që bënë të mundur këtë nderim e vlerësim të merituar e të mirëpritur, për këtë zonjë intelektuale ndër më të njohurat në fushën e letrave, që nderon njëkohësisht edhe të gjitha poetet, krijueset e studiueset të racës shqiptare, kudo që ndodhen.

E çmoj lart këtë punë të bukur dhe të vyer, për publikimin e vlerave të letërsisë dhe arteve tona kombëtare, si një mundësi më shumë, për njohjen nëpër botë të kulturës tonë mbarë shqiptare.

Urime dhe suksese!

 

Me nderim e mirënjohje!

Kadri Tarelli

Durrës mw: 06. 06. 2020.

Image
c