Me të mirë mbërrihet ma shumë se me të keq

                                  Me të mirë mbërrihet ma shumë se me të keq

Ish kan Vejsel Obrija, vlla i Xhemajlit. Isha kan njeri i sert. Ni ditë i kish pas kap robt shum me t`sert e i rreh e i shan. E idhnohet e tarrakatet krejt shpija prej tina. Xhemajli nuk ish kan n`shpi. Kur vjen n`aksham, i sheh krejt robt ishin ba mazun, ishin prish prej qefi krejt dhe po don m`u prisë shopija. Dvet Xhemajli:

-Shka asht ky hall?

I tregon njani mashkull i shpisë si a kanë puna. Xhemajli u tha:

-Nsra natje t`gjihtë me m`ardhë n`kullë n`odë.

Edhe, kur u ba sabah, tanë i shkunë n`odë Xhemajlit. At´here Xhemajli u cue e u tha:

-Hajdi mas meje!

E muer ni shtag e hini n`ahër nër gja. Edhe piskati sa mujti edhe i rrehi me at shtagë gjanë, e brimë e piskamë e gjaja u tremen e i këputën kopresht krejt dhe ikën e dulën krejt perjashta. At`here Xhemajli u tha:

-A patë?

-Po.

-At`here shkoj tu koshi, e mur e e mushi ni shoshë kallamoq. Edhe i njell kitë:”Vosh, bir vosh, vosh!”, e lopëve ”Bi-o, bi!” edhe tana me urti i kehti e i kapi e i lidhi e i rehatoi.

-E, -tha-kqyrni! Cka bana me kët piskam darallash?Vetëm i këputa katërdhet kërpesh qi duhet me i ble nesër. Po t`i kishna kapë me të keq, nuk kishna mujtë me i kthye as mrena n`aborr e jo me i shti n`ahër.Po me t`mirë, që ku erdha e i pruna të gjitha.

 

Marrë nga ”Prozë popullore nga Drenica 2”Anton Cetta

Image
w