Nga Eduard M. Dilo: NE NEW YORK, NDERROI JETE SHQIPTARJA E MADHE ZONJA LUME M. JUKA

NE NEW YORK, NDERROI JETE SHQIPTARJA E MADHE ZONJA LUME M. JUKA

Nga Eduard M. Dilo

Me hidherim, trishtim e tronditje shpirterore, mesova se ka nderruar jete Zoja Lume M. Juka, profesoreshe e nderuar, moter  ne shpirt dhe bashkepunetora e mike e afert e Nanes sone  Terese. Krejt bota shqiptare dhe Kombi yne humbi nje intelektuale dhe patriote te shquar, nje grua e rralle, aq sa te huajt ketu ne N.Y. kur bisedonin me te, e pyesnin plot gezim e dashuri: " na duket sikur takuam e biseduam Nanen Terese; ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?". Ajo me thjeshtesine, butesine,  miresine dhe driten qe reflekton ne ata syte e saj plot embelsi, u pergjigjej:

" Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Terese, ngjaj si duket me te, se jemi nga nje vend, e duke qene per shume kohe prane Saj kam -si duket - dicka te marre prej saj!

Zoti e kish sjelle qe une te bisedoja e takohesha shpesh, te takohem e te degjoj mrekullite e dala nga zemra e kesaj Zonje, qe nuk nderon vetem Shkodren qe e lindi, por krejt Kombin tone. E kompletuar me nje kulture qe do t'a kish zili gjithkush, ishte aq e pervuajtur sa dhe e ditur; ishte vete MIRESIA, si ka qene motra e saj, Shkencetarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka, apo vellezerit e saj, Burhan e Fiqiret.   U nda nga jeta, duke lene mbrapa vetem shembell e drite-dritesie. Tere jeten ja perkushtoi me zemer e shpirt vetem Kombit, mori pjese kudo dhe kurdohere ne gjithe aktivitetet ku percillte dhe predikonte me urtesi e miresi vec dashurine e pa kufi qe kish per Atdhene. Ishte e thjeshte dhe teper modeste, kurre nuk beri dicka per tu dikur e rene ne sy, por vec bente ate qe ja thosh zemra e shpirti, mbrujtur e edukuar ne shtepi vetem me ndjenje atdhetare. “Patriotizmin dhe dashurine per Kombin e quante detyre, dhe nuk kerkoi kurre shperblim e perfitim prej tij”.  Bota shqiptare sot eshte me e heshtur, eshte ne zi se humbi nje nga intelektualet e pakta qe ka ne gjirin e saj. Te prehesh ne Paqen e Zotit mikja jone e madhe Zoja Lume M Juka. Do te jeshe e pa harruar ne kujtimet tona, qe te deshem e na deshe aq shume. Zoja Lume, ne biseda me tregonte   fjalet e vellait te saj te madh, Prof Burhan M Juka. E folmja e saj ashtu  urte e bute si vetem Ajo Zoje Engjellore dinte te fliste me tingellojne dhe sot ne kete dite kur mesova per humbjen e saj, e plot dhimbje po I shkruaj. 

Thojshe:

"Vdekja asht gjaja ma e sigurta per cdo njeri. Gjithashtu edhe ma e thjeshta. Sejcili prej nesh do t'a perballoje. Por kur? e si? Kerkush se di. Kur te vije me me marr, vdekjen t'eme, ju lutem, mos e bani tragjike, tue u zhyte ne zi, ne trishtim, ne vaje- ne disprim. Vizita ngushellimi, ceremoni, fjalime, funeral e lajmerime neper gazeta, televisione ose internet te mos bahen. Perse me i trazue e me i detyrue miqet e te njoftunit me thure lavdata e fjale te bukura perpara arkivolit t'em? .... 

Vetem Zoti na shef e na njeh si jena me te vertete. Vdekja per mue asht si me shkue n'udhetim.

Kur mos te me shofin e zanin mos te m'a ndigjojne ma ne telefon e pyesin: "Ku asht? - "Iu pergjegjeni: "Ka shkue ne nji udhetim pa kthim". Nji lajm vdekjeje asht gjithmone trondites.... Pra, sa ma qetesisht, i vini ne dijeni se un nuk jam ma ne ketë bote..."                                                                        

NGA DITARI I PROF. LUME M. JUKA PER SHENJTOREN NEN’ TERESA                                        

Ne keto dite te trishtuara, per humbjen e Z. Lume M. Juka, e ndjej si dosdoshmeri te sjell pjese nga Ditari i saj plot vlere, dhurate Familjes Dilo-Sheperi. Ditari i saj, shkruar thjeshte, cilter, me nje shkrim te qarte e te bukur, ka shume Hyjni, se shkruan per Hyjneshen me origjine shqiptare, Shen’Tersen e nderuar dhe respektuar nga mbarë njerëzimi                              

E marte, 2 Qershor 1981             

Jam në dhomen e vogel ku ka me fjete Nana Teresa sonte.  Po Asht e vertete. S’mund te ju besoj syve te mij.    Zemra me rreh me nji  gezim e mirenjohje te pa pershkrueshme. Duhet te shkruej dicka qe te me mbesin, perndryeshe kam me kujtue se kam kene anderr. Ode sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i holle, ma fort jorgan se dyshek.  Shume ma i ngushte e ma i shkurte se shtrati... mbulue me nji carcaf te vjeter e nji batanie (jamulli)te lehte. Ne mur: nji Kryq I bame me dy dega, ose dy krande te thata.      Nji lutje e shkurte n’ anen e dritares ( vue aty sigurisht nga murgeshat). Ne paca kohe kam me e kopjue).  Nji drase me kater kambe:( tavolina e saj ku shkruen kur ka kohe ). Nji moter posa’ vuni siper saj tashti ne nje gastare cfardohi, njo drandafile te keputun ne kopshte.( kan nji kopesht te vogel. Kur mrrina te dieln m’u duk si me u kthye ne Shqipni, asht i rrethuem me mure te nalta e ka dy manda mbushe me kokrra, qe kane me u pjek perseshpejti.  Bare e drandofile. Ne midis statuti i Zojes Bekume. Zogjet qetesisht cicrojne e kendojne).                                                  

Cka ka tjeter? Vare ne mur nji kalendan fale prej ndokujt, e sigurisht e fale gjithashtu nji komon i vjeter me dy syza te shtrembta te cilat patjeter me mezi cilen e hapen... N’ket ode flene ndoj murgeshe ose aspirante, ose “come and see”kujt t’i takoje, kur s’asht N. Teresa ne NY.  Simbas nji rregulli qe paskan M.M. cdo muej nderrohen dhomat: here here te takon me fjete ne dormitore ne podrum, here per toke, here n’ode ne vedi. Para se te vinte N.Teresa aty kishte fjete Sn.Mirmala : per toke ne dyshek te holle te cilin - diten- e mblidhte ne nje qoshe. E pashe, se mue me thane sot me ja goditi shtratin N.T...   

U shendova persetepermi: Me i godit shtratin nji Shenjtneshe Shqiptare.... M’u duk si me me dhane Zoti nji mission prane vendit t’em.   Cili mund te jete? ...

Image
m