Nga Elona Zhana: A DO TË NA MËSOJË KJO PANDEMI TË JETOJMË NDRYSHE

A DO TË NA MËSOJË KJO EPIDEMI TË JETOJMË NDRYSHE

Nga Elona Zhana

Sot është dita e parë  e një jete ndryshe. E një jetë pa jetë, së paku në kuptimin që në jemi mësuar ti japim. Dita e parë pa punë për një pjesë të madhe të popullsisë, pa shkollë, pa kafe, pa restorante, pa turistë, pa muze e teatre, pa aktivitete kulturore, pa qëndra komerciale, pa gjyshin e gjyshen për fëmijët tanë. Eshtë dita e parë e një përiudhe që nuk ja dimë fundin, ku duhet t’u tregojmë të tjerëve që i duam duke u qëndruar larg.

Kjo përballje vetëm për vetëm me vetveten dhe të afërmit, me heshtjen dhe boshllëkun është e çuditshmë dhe e frikshme, aq më tëpër  sepse i shpëton planifikimit dhe stukturës aq të rëndësishme në mondelin tonë të jetesës.

Kohën për të lexuar librin e dëshiruar që pret në raft, për të gatuar, për tu marrë më shumë  me fëmijët tanë, për ti dërguar një mesazh apo telefonuar një miku që n’a ka dalë nga radarët, e kemi ënderruar të gjithë. Celësin magjik për të « fikur » presionin e shoqërisë sonë të konsumimit që na detyron të jemi në kohë: të skanojmë kartën tek porta e hyrjes në orarin e parashikuar, as një sekondë më para as më prapa; pritshmërinë e patronit që na rrin mbi kokë dhe na kërkon rezultate ; vazhdimësinë e aktiviteteve të jetës sociale sepse sot je lehtësisht i zëvenësueshëm; routinën e orës së sportit a të kursit të vallëzimit të fëmijëve, çajin a gotën e verës që pijmë me prindërit e shokëve të tyre për të punuar mbi imazhin tonë e të tyre… Këtë çelesin e kemi kërkuar të gjithë si Gralin.

Dhe ja që Corona n’a e servir këtë çelës falas!

Dhe ja që Bota jonë kthehet kokëposhtë !

Sot është dita e parë e një jete tjetër. Apo ndoshta jo, dhe ky është detaji që ndryshon gjithëshka. Sot është vetëm një ditë ku na duhet të evitojmë vdekjen për ne dhe ata që duam, duke qëndruar të izoluar. Por kjo pandmi na ka hequr të drejtën e zgjedhjes, prandaj ne po e jetojmë këtë periudhë izolimi si një ndëshkim, madje si një masë arresti.

Po sikur të ishte kjo sfida e javëve që do vijojnë : të mos e lëmë mendjen të na ikë, të pëdorim kohën e liruar për të menduar rreth menyrës sonë të jetesës, lidhjes që kemi me veten dhe me të tjerët, shansin e të qënurit në jetë ?

Ku do të na çojë kjo karantinë ? Kur ajo të ketë mbaruar, sepse do të mbarojë, do ti marrim gjërat aty ku i kishim ? A do të kemi zgjuarsinë të nxjerrim konkluzione nga ky moment i pazakontë ? Apo vetëm do ta ringjallim Botën aty ku e kishim lënë më përpara, me nxitimin për të harruar sa më shpjet faktin që desh lamë kokën ?

Në këtë ballpërballje egzitencaliste, ku rregullat e mëparshme janë pezulluar, si to të reagojnë politikanët ? A nuk do të ishte etike për ta, së paku teorikisht të mendojnë rreth të gjitha gjërave që mund të korrigjohen dhe vënien në pikëpyetje të modeleve egzistuese? 

Por historinë e shkruajnë fituesit, siç do të thoshte ai tjetri. Dhe, tjetri, ishte Jul Cezari, ai vet një fitues kronik.    

Image
e