Nga: MARK ZEF MARKU-SHKORRETI:PROFESOR MURAT GECAJ, BURR FISNIK I MALËSISË SË GJAKOVËS (TROPOJË)…

PROFESOR MURAT GECAJ, BURR FISNIK I MALËSISË SË GJAKOVËS (TROPOJË)…

-I njohur në fushat e pedagogjisë dhe gjuhë-letërsisë; autor i 17 librave publicistikë-letrarë e studimorë dhe bashkautor në mjaft të tjerë.

-Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë.

-Përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare etj.

Nga: MARK ZEF MARKU-SHKORRETI

1.

Në fund të kësaj pranvere ,plot gjelbërim e më me pak reshje periodike ,por në një ditë e bukur dhe të veçantë, pata një kujtim mbreslënës ,gjatë një takim shumë të dëshiruar me Prof.Murat Gecaj, njeriun e njohur të letrave shqipe ,një burrë fisnik, me origjinë nga fshati Curraj i Epërm i krahinës Nikaj-Mertur, i lindur më 23 Mars në 1940, në lagjen Rosujë, të fshatit Bujan, në  Malësinë e Gjakovës (Tropojë).

Kjo zonë në veri të Shqiperisë është për mua, një vënd që e kam përzemër e që tash e njoha prej shumë vitësh, si terren gjeografik ,por edhe shumë prej banorëve të lindur në këtë vend ,disa banues dhe disa të larguar ,por të afrueshëm e të respektuar për të qendruar e biseduar dhe patur shoqëri e miqësi më ta. Natyrisht që jeta nën uniformën ushtarake, për 37 vite, ma ka dhënë edhe këtë përparësi, për të krijuar lidhje e njohje, që herët në rininë time, në Shkollën e mesme “Skënderbej”–Tiranë ,por edhe më vonë ,për të parë e vizituar disa herë edhe pjesën tjetër të asaj Malsie, që shtrihet përtej kufirit gjeografik në territor të Kosovës. Kushdo, që e viziton atë, mbetet i mrekulluar, që të shkojë edhe herë të tjera. Sideomos në pranverë ,kjo stinë më atë natyrën e gjelbërt, të krijon kënaqësi, me shumë nga stinët e tjera.

U takuam përzëmrisht sëbashku, ashtu si e kishim planifikuar më parë në lokalin ‘’Galxy-Bar ,, në hyrje të Bulevardit të Ri të kryeqytetit. Prof. Murati erdhi në orën e caktuar, ku ne prisja unë, si një ushtarak në rininë e tij dhe korrekt gjatë gjithe jetës, si një intelektual me përvojë pune të gjatë: publicist,gazetar,shkrimtar e studiues, për mbi 40 vite. E gjithnjë me miqtë e shokët i përkpiktë, ku cdo ditë ka takime periodike.Në ishim takuar edhe në raste të tjerë, por të shkurtëra, për arsye kohe.Pasi u përshëndetëm, bisedën Profesori e nisi rreth gjendjes shëndetësore, sidomos në vitin e fundit. E urova me zemër për  shërim të shpejtë, megjithëse tani dukej edhe më mirë, se një vitë më parë.

Besoj, kushdo që e njeh, ka vërejtur që Profesor Murati është një njeri dhe intelektual i veçantë, që rrezaton vetëm: dituri,mirësi, çiltërsi, dashamirësi; me një të folur letrare, si përsonalitet e njohës i mirë i gjuhës e letërsisë shqipe,më zë të pastër e të folme të qetë e të ngadaltë. Ai të çliron nga emocionet në bisedë dhe ndjehesh mirë, në praninë e tij.E falenderova Profesorin për kohën shumë të vlefshme, që planifikoi dhe kaloi në takimin e bërë sëbashku, uroj dhe dëshiroj që të jetë

Ne, vërtet qendruam e biseduam, si dikur skënderbegasit që kishin marrëdhënie shumë miqësore ndërmjet tyre, pavarësisht nga mosha. Ata gjithnjë kanë qenë të dashur e në unitet më njëri tjetrin,ku çdo shkollë në kryeqytet do ta kishte ‘’zili”,,.

Sëbashku qëndruam gati dy orë ,po unë e çmova së iku shumë shpejt, si pa e kuptuar. Shpesh e kam shprehur mes shokëve e miqëve, se shqiptarët kanë nevojë të rrinë me njëri-tjetrin ,ashtu si ka nevojë uji për detin. Aq më shumë është e nevojshme të rrish me përsonalitete të letrave shqipe, arkivë e gjallë e mendimit arsimor-pedagogjik e shkencor shqiptar, më një përvojë mbi 40-vjeçare, me një intelektual të ditur dhe që ka shetitur disa vende te botës, ku ka se çfarë vlerash të marrë secili. Me gatishmërinë dhe përkushtimin e Prof.M.Gecaj, vërtet ishte një ditë, që do mbetet ndër më të bukurat, në kujtimet e jetës sime ,pasi ky takim më dha njohje në gjërsi e thëllsi, për përsonalitetin e figurën e një burri të ditur e fisnik, nga Alpet tona të mrekullueshme të Malësisë së Gjakovës (Tropoja).

Në vazhdim të kësaj bisedë me Profesor Muratin, i them që desha të di më shumë rreth jetës e profesionit të gjatë në kohë:  Publicist ,gazetar, studiues e shkrimtar. E kështu vijoi biseda me historinë e jetës së tij dhe të familjës. Unë kisha disa njohuri ,por jo kaq thellësisht. E ndiqja me vëmëndje përshkrimin e veprimtarisë së tij, për më shumë së katër dhjetëvjeçarë. Por edhe tani, që është në pënsion, përsëri vazhdon të shkruajë e botojë shkrime,të bëj recensione të veçanta për autorë të ndruyshëm, të studiojë dhe të përgatisë libra për botim, disa nga të cilët i ka në dorshkrim dhe disa prej tyre të përfunduar e gati për botim. Po, normalisht, nevojitet mbështetja financiare që ta realizojë botimin e tyre.

Unë u njoha realisht ,me një dijetar të shquar ,mendjendritur ,një burrë i qetë e buzagas, që nga mendja e shpirti i tij rrëzatonte dituri.Nga zemra e tij buron, mirësi ,dashuri e respekt për njerëzit, në vëcanti për ata që studiojnë ,që krijojnë e shkruajnë. Gjatë bisedës përmëndi shumë prej tyre dhe me respekt, për punën, që bëjnë me këto studime e krijmtarinë e tyre. Është vërtet kënaqësi të kesh njohje e miqësi me personalitete të tillë, njëkohësht dhe të bisdosh më një njeri të jashtëzakonshëm për veprimtarinë e gjerë të tij, në fushën e gazetarisë ,si një publicist ,gazetar,studiues ,shkrimtar, penë hollë e mëndjemprehtë ,më një pasuri dhe pjesë aktive në mediat e shkruara dhe elektonike ,por edhe autor i shumë librave me tematikë të ndryeshme, me një vullnet të hekurt, i cili ka nisur të shkruajë shumë herët në rininë e tij. Ky përsonalitet është Prof. Murat Gecaj.

2.

Gjatë bisëdës më Profesorin ,njihem me një përiudhë tepër të vështirë të jëtës së tij ,kur ndjeu tronditjen e dhimbjën e thellë,pasi në moshën 4- vjeçare , fare i vogël, i vdes Nëna e tij, nga malarja.Prandaj ai e ka ndjerë gjithnjë mungesën e saj. Në kujtim të Nënës e përjetësimit të saj ,kohë më parë, në 17 Maj 2011, kur ishte te 2 djemtë emigrantë në Itali, i ka kushtuar asaj  edhe një poezi,ku është shprehur plot ndjenjë dashurie e dhimbje për Nënën, e cila u nda nga jeta në moshë të re. Në mes të tjerash,unë kam shkëputur nga poezia e tij këto vargje :

 

SILUETA E NËNËS SIME

 

…Për ty, Nënë, vëndosa-kushtim,

 

se kisha aq shumë dhimbje e mall,….

 

…Këtërvjeçar, isha fëmijë i vogël

 

e me lodra të thjeshta kohën kaloja,…

 

… Pashë nëna, veshur më të zeza rroba..

 

lotët e vajt me kujë i fshinin ato…

 

Në mës lodrash të thjeshta orët i kalova

 

e shpejt mbrëmja e zezë ra mbi fshat,

 

ndërsa, kur koha e gjumit erdhi,

 

ty, Nënë, të kërkova në shtrat!

 

Por, ah, sa ftoftë që pata atë natë

 

e kurrë trupi nuk m’u ngroh;

 

ndoshta, e ndieja se mbërdhije dhe ti,

 

thellë, atje poshtë, në dheun e zi….

 

Ishte 31 gushti, 1944 vit !

 

Profesori ,pas përfundimit të shkollës 7 vjeçare në vëndlindje , në vitin 1952, do të nisë karrierën e tij në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”-Tiranë, që fillisht ishte në Laprakë dhe më pas u transferua pranë Spitalit Ushtarak. Aty dhe unë përfunmdova të mesmen ,si skënderbegas, nga ku ka nisur karriera ime në Ushtrinë Shqiptare .Në atë kohe ,ai ka qënë një nxënës i zëllshëm në mësime , nën uniformë edhe pse shumë i ri do të merrte pjesë në Pardën Ushtarake të organizuar më 10 Korrik 1953.Bile, me atë rast, të gjitha pjesëmarrësve, Ministria e Mbrojtjes u dha nga një dekoratë.

Pas përfundimit të shkollës e mesme “Skënderbej”, M.Gecajn e dërguan në degën kundërajrore të Shkollës së Bashkuar për Oficerë. Në atë kohë I del bursa për t’u bërë aviator, në BS. Po, pak kohë para nisjes, sëmuret rëndë dhe shtrohet në Spitalin Ushtarak. Kur foli që andej, shokët e tij kishin ikur dhe  atë e liruan, të paaftë për shërbimin udhtarak.

Profesor Murat Gecaj ka filluar të shkruajë që herët në moshë të vogël madje, që kur ishte 12-13 vjeç dhe të botoj në shtypin e kohës, së pari në Gazetën “Luftatari”. Ai e ka patur gjithnjë pasion të tij të shkruarit. Por gjithnjë ka treguar interes edhe për çështjet dhe problematikën për arsimin, kulturën, historinë e vendit tonë , traditat atdhetare, folklorin e pasur dhe kërkimët shkencore, në këtë drejtim.

Pas ndërprerjës së studimeve në shkollën e lartë ushtarake në vitin arsimor 1957-1958, u emrua mësues I gjuhë-letërsisë në vendlindje. Kështu, qendroi disa muaj në shkollën 7-vjeçare të fshatit Tropojë e vjetër , me drejtor “Mësuesin e Popullit” Elez Gashi, i cili pati koleg edhe Fahri Doçin, gjithashtu, “Mësues i Popullit”. Profesori flet me respekt e minjohje për ata,por edhe për stafin e mësuesve, njëkohësisht në atë periudhë dhe për nxënësit, që kishte në këtë shkollë. Shumë prej tyre kanë marrë arsimim të lartë, në degë të ndryeshme dhe disa janë të njohur për detyrat e kryera si intelektualë me shkollë të lartë, brenda e jashtë vendit. Njëri ndër ata është edhe Dr. Sali Berisha, ish nxënës në klasën e 7-të të atij viti, në  shkollën e Tropojës së vjetër.Ai ishte nxënës shumë i mirë ,vazhdoi arsimimin e mesëm e të lartë për mjekësi dhe në vitët e Demokracisë hyri në politikë e më vonë u zgjodh President dhe Kryeministër i Shqipërisë.

Atëherë, Murati kishte deshirë për ta vazhduar shkollimin e mëtejshëm, për të arritur në nivele të larta arsimimi. E kjo dëshirë bëri që ai të kërkonte të drejtë studimi në Univërsitetin e Tiranës ,ku shënon në krye të herës degët: Mjekësi ,Letërsi e Juridik. Por shpejt, duke patur pasion letërsinë, ndërron mendim dhe vendos si degë të parë letërsinë. Kjo dëshirë iu plotësua dhe në shtatorin e vitit 1958,do të fillonte studimet e në këtë degë, pra gjuhë-letërsi shqipe, në Fakultetin Histori-Filologji,ku kishte ecuri shumë të mirë dhe përfundoi dy vite. Gjatë përiudhës së studimeve, në emër të studentëve të Universitetit të Tiranës në atë kohë , ka përshëndetur Konferencën e Parë të Studimeve Albanologjike, e cila u mbajt në kryeqytetin tonë. Por dhe pas studimeve të larta ka marrë pjesë në disa konferenca, kombëtare e ndërkombëtare, si për çështje të gjuhës e letërsisë, historisë, arkeologjisë dhe etnografisë etj.

Po përsëri ëndrrat e tij do “priteshin”, se pas dy viteve në Univërsitetin e Tiranës, një vit akademik do ta vazhdonte jashtë vendit. Profesor Murat Gecaj ,ishte ndër studentët e parë, që Shqipëria do të dërgonte për specializim në Bashkimin Sovjetik, bashkë me një grup të vogël studentësh, nga degë të ndryeshme të këtij Univërsiteti. Sigurisht, pasi ai ishte student shumë i mirë dhe veprimtar i dalluar ,do të përzgjidhej për të studiuar në ish- Leningrad (Saint Petersburg) për gjuhë-letërsi ruse dhe specializim në dialektologji, në vitin Akademik 1960-1961, në Universitetin “Zhdanov” të atij qyteti.

Nga ajo periudhë, pra viti 1960-1961, ai kujton se për në Moskë udhëtoi nga Rinasi, me avionin “Tupolev”, në fund gushtin 1960, për në aeroportin e madh të  Moskës “Sheremetova”. Aty  qendroi një javë e pa Mazeuleun, ku ende ishin trupat e balsamosur të V.I.Lenin e J.V.Stalin; përshkoi Metronë e madhe të atij qyteti dhe vizitoi Universitin “Lomonosov”. Ndërsa për në Leningrad udhëtoi me tren elektrik, 9 orë. Gjatë kohës atje, udhëtoi me anije nëpër lumin Neva e vizitoi Kryqëzorin “Aurora”, Qytetin Veror të Carit dhe shtëpinë e poetit martir, Esenin. Po kështu, mori pjesë në manifestimet e organizuara në Sheshin “Pjetri i Parë”, kur fluturoi për herë të parë një njeri në hapësirat kozmike, Juri Gagarini etj. Ishte në kryesinë e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë dhe shpesh i përfaqësonte ata, kur ftoheshin në veprimtari të ndryshme. Por edhe atje nuk iu nda shtypit dhe botoi shkrime e poezi (rusisht) në Gazetën “Studenti i Universitetit”. Po kështu, një javë të pushimeve të dimrit i kaloi në kryeqytetin e Letonisë, Riga. Aty vizitoi një ndër Observatorët më të fuqishëm në botë, për studimet e hapësirave kozmike dhe, bile, iu dha mundësia që vetë ai të ulej në një poltron e, me aparatura moderne të kohës, pa se sa bukur dukej qielli, që  andej etj.

Pas nisjes së stundimeve në Universitëtin “Zhdanov” të ish-Leningradit, paralelisht, kreu spacializimin në fushën e dialektologjisë, pranë Akademikes së njohur ruse, A.V.Desnickaja. Në atë kohë, u njoh dhe me albanologun e ri, nga Kishinjevi i Modavisë, M.A.Gabinskij, i cili ka botuar disa libra rreth gjuhës shqipe. Por, kur përgatitej për të filluar vitin e tretë , përsëri pati dëshprim, endërra u nderpre në mes, se u prishën marrëdhëniet ndërshtetrore, Shqipëri-BS.  Kështu, kthehet në Shqipëri, sëbashku me shokët. Me këmbngulje e vullnet dhe shumë deshirë, do të vazhdonte më tej arsimimin në univërsitetin e Tiranës, ku u diplomua në korrik 1963, në fushën e gjuhësisë(dialektologji), me vlërësimin “Shumë mirë”

3.

Më përfundimin e studimeve dhe diplomimin e tij , Prof.Murat Gecaj do të caktohej në detyrë dhe do të vazhdontë punën, redaktor në gazetën javore të fëmijëve “Pioneri”, e cila ndodhej në Komitetin Qendror të Rinisë. Natyrisht, që ai u ndje i kënaqur, që jo vetëm e përfundoi shumë mirë Universitetin, por edhe u caktua në shtyp e në  kryeqytetin e vendit.

Po shpejt ëndërrat, që kishte si i ri për të vazhduar jetën në Tiranë, u ndërprenë përsëri,pasi në vitet 1966-1973, do të dërgohej “vullnetar” jashtë Tiranës ,përsëri në vëndlindje, drejtuës i sektorit të rinisë e  kulturës, në rrethin e Tropojës,jo pak por 7 vite. Atje punuan , sëbashku me gruan e tij, Katerinën, që ishte mësuese. Në atë kohë, kishin  një djalë dhe më pas u lindën dy fëmijë të tjerë, vajzë e djalë. Atje, ndonëse ndihej mirë, për shkak se ishte i njohur në vëndlindje ,natyrisht se ndiehej edhe keq, për arssye të natyrës së tij këmbëngulëse në realizimin e detyrave dhe me përkushtim ,por edhe për shkak të përgatitjes e zotësisë së tij. Por as nuk shikohej me syrin e mirë nga ndonjë drejtues i lartë, sidomos i partisë! Ndonësë ai shkonte në takime në instancat më të larta në rreth,edhe pse nuk ishte antarë partie ,edhe pse u bënë rekomandimet nga njerëz të devotshëm në atë kohë dhe që e njihnin mirë ,nuk u pranua në parti.Ata e njihnin përgatitjen e tij dhe mendimet e shprehura në shkrimet e shtypin e kohës, për trajtesën e problematikës në artikujt e shkruar,por edhe kryerjen e detyrës shumë mirë, si kryeinsektor i kulturës në rreth. E, kur hidhej fjala, që duhet të bëhej anëtar partie,dikush, nën zë, thoshte se: “Po u bë Murat Gecaj anëtar partie ,shpejt do të jetë edhe sekretar i parë në Tropojë?!”. Ndërsa ai vetë as e shkonte ndërmend një gjë të tillë, por vetëm dëshironte që të punonte përsëri në shtyp.

Gjatë kohës që ka qënë në këtë detyrë drejtues për kulturën në Tropojë, Ansambli Artistik mori famë,e kjo pas ardhjes edhe të udhëhëqësit të asaj përiudhe në Tropojë, kur ishte përgatitur një koncert majft i I bukur, kryesisht popullor. Kështu, në përfundim arriti rezultate shumë të mira në organizimin e drejtimin e kulturës në rreth dhe, në veçanti, të ansamblit me këngë e valle popullore. Në atë kohë, u vu detyrë, sipas porosisë së udhëheqësve të lartë të partisë të asaj kohe, që ky ansambël të jepte shfaqje në të gjithë Shqipërinë, ku u prit shumë mirë në çdo rreth. Natyrisht, detyra në atë kohë ishte shumë më e madhe e me ngarkesë ,pasi Prof.Murati do të kujdesej për cdo gjë, që nga fëmijët në grup, që ishin 5-6 vjeç e ndonjë pensionist dhe deri te akomondimi i gjithë pjestarëve të tjerë dhe i cdo gjëje, që siguronte mirëlëvizjen e realizimin e programit të Ansamblit në rrethet e vendit. Të gjithë mbetën të kënaqur dhe vetë Profesor Murati. Realizimi me sukses i shfaqjeve të Ansamblit “Tropoja” nëpër rrethet e vendit do merrej vesh gjithandej dhe me shumë dashamirësi,por edhe më vlersim për vetë atë, si drejtuës i kulturës në rreth.

Ky vlerësim për Ansamblin dhe punën e tij me përkushtim,dhe shkrimet periodike e bënë Prof.M.Gecaj më të njohur, deri në instancat më të larta të asaj kohë,pra njihej personalisht për veprimtarinë e tij dhe ishte i mirëvlersuar .Për shkak të këtyre arritjeve e vlerësimeve të bëra, në vitin 1974 do të trasferohej e caktohej në detyrën e gazetarit , në Tiranë , redaktor për arsimin, kulturën dhe traditat, në gazetën e përditëshme “Bashkimi”,për 7-8 vite, ku ishte dhe anëtar i kolegjiumit.

4.

Me pas do të vijonte karriera dhe më e gjata ne vite, për Profesor Murat Gecaj, në Ministrinë e Arsimit e Shkencës, për një periudhë kohore 1980 -2002. Aty kreu detyrën e redaktorit, në gazëtën arsimore-kulturore “Mësuesi”, që ishte në atë kohë botim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë.Gjatë kësaj përiudhe ,edhe të gjatë në këtë dikastër, ka qenë një punë e lodhëshme për të ,pasi nuk ka lënë rreth e zona të Shqipërisë pa shkuar, për të parë ecurinë e zhillimit të arsimit në vend, për vëtë natyrën e punës që kishte, pasi çdo gjë që do të jepej publikisht, do të kalonte në dorën e tij, për ta parë edhe nga ana gjuhësore, por edhe si ndërtim materiali për publikim.Por edhe ka ndjerë kënaqësi ,gjatë kësaj përiudhe 22-vjeçare, ku punoj nga afër, me 13 ministra. Përgjithësisht, ka patur marrëdhënie të mira dhe është ndjerë i respektuar. Gjatë punës disavjeçare në Minstrinë Arsimit ,ndonëse në përgjithësi ka kaluar mirë ,për interesa të ngushta dhe të egos së tyre, nga ndonjë titullar ka patur qejfmbetje. Bile, ishte propozuar  për ta lëvizur dhe dërguar mësues në Babru të Tiranës. Kjo vinte si rrjedhojë nxjerrjes shkak të disa dokumentave për vrasjen e vjehrrit të tij, nga fshati Kasjvall i Dukagjinit. Në fakt, ai e kishte sqaruar vetë ѯdo gjë, me dokumente, në dosjen e tij. Po “sigurimsat” nuk rrinin dot pa shkruar letra e bërë shpifje, deri lart?! .Profesor Murat Gecaj ishte i njohur deri në istancat më të larta shtetrore,madje do te vedosnin ato  per levizjen nga detyra dhe jo ministri. Pra, nisur nga njohja e të vërtetave dhe e  aftësive në punën e tij me përkushtim, që kryente ai, nuk u largua nga shtypi arsimor, deri në daljen në pension, në Ministrinë e Arsimit e Shkencës, në vitin 2002. Ndoshta, ishte nëpunësi, që ka punuar më gjatë në atë dikaster.

Gjithnjë ka qënë njeri kompetent në punën tij ,i drejtë ,i përkushtuar ,ashtu si dhe në shkrimet periodike ,për të thënë realitetin dhe për të gjetur mënyrat për ndryshim e rregullimin e mangësive,pa bërë asnjë kompromis.Porr gjithnjë ishte i kujdëshëm, për të mos bërë gabime a shkelje, se natyrisht ndëshkimi vinte pa përtësë dhe përfundimi dihej në atë kohë.Ndonësë jo pa sakrifica e një punë të lodhëshme ,gjatë karrierës së tij në pozicione të ndryeshme, Prof.M.,Gecaj i eci puna mirë ,gjithandej. Falë përkushtimit e dijeve të tij, kudo gëzoi respekt nga të gjithë kolegët dhe eprorët.

Me ardhjen për së dyti në Tiranë, Prof.M.Gecaj u trajtua më banesë, këtu ku aktualisht banon edhe sot, afër ish-stacionit të trenit ,tani fillimi i Bulevardit të Ri.Edhe bashkëshortja, me të cilën u njohën, kur ishte në shkollën e mesme pedgogjike të kryeqytetit, më vonë mbaroi të lartën për mësuëse e gjuhës huaj –rusisht ,ku u stabilizua afër me punë, madje nuk kishin nevojë, në atë kohe,as për të lëvizë më autobusa ,si vete dhe më vonë as fëmijët për në shkollë, dy dejmtë dhe vajza,pasi i kishin shkollat afër. Fëmijët i ka të martuar dhe me pasardhës,pra ka shijuar ‘’majtin e majtit,, si i thone fjalës popullore.Por edhe më shumë se kaq ,madje, djali i vajzës e ka bërë edhe stërgjysh e ndjehet shumë i kënaqur dhe i lumtur, kur e sheh në vidio stërnipin ose u vjen këtu, Gjermania.Prof.Murati i ka dedikuar edhe një libër mbesës së tij, me titullin ‘’Dorela,, e cila tani është e rritur, por Profesori përsëri tregon kujdësin si gjysh. Për këtë libër janë bërë 15 recensione ndaj për gjithë gjurmët në rrjedhën e jetës së saj ,shtëtitjet ,veprimtaritë ,festat,promovimet e librave,shfaqjet artistike e tjera,ku morën pjësë sëbashku i ka përmledhur në librin eë dytë kushtuar mbesës më titull ‘’Qofsh e lumtur mbesa Dorelë,, botuar në vitin 2013 .

Prof.Murati ndjehet i kënaqur më fëmijët që kanë zgjidhur jetesën e tyre , dy djemt u larguan, që në mars 1991 si shumë shqiptarë të tjerë,më anijë si emigrant ,e tash vazhdojnë jetën më familjet jashtë vëndit,por natyrisht si kushdo nga ne edhe profesori ndjehet i pezmatuar për një shpërndarje të shqiptarëve duke lënë vëndin, e ne në vazhdim të bisëdës sëbashku unë i them, po profesor ju keni shumë të drejtë ,por pas 1990 në këtë vënd të bekuar ,por të mallkuar nga politikanët tanë , është dhënë komanda ushtarake –‘’Shpërndau,,që në e mësuam që në rininë e hershme,e nuk dihet sa vite do të kalojnë që të vij dita të jepet komanda –‘’Mblidhu,,,ky është realiteti ynë mjaft i hidhur sot.

5.

Në vitin 1992, Profesor Murat Gecaj mbrojti disertacionin në këtë fushë dhe mori gradën “Doktor i Shkencave Pedagogjike”. Në vijim të punës së bërë, në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asocuar”. Gjatë kësaj përiudhe të gjatë, në punë e në shtyp, ai ka mbledhur materiale folklorike e gjuhësore, të cilat janë përdorur në botimët e ndryshme të institucioneve përkatëse.

Ai ka ligjeruar një kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në Tiranë, në vitin 1972 . Puna e tij, publicist e studiues,përfshin një veprimtari të thellë dhe të gjerë.Gjiithashtu, është autor i disa zërave për arsimin e shtypin, në “Fjalorin Ënciklopedik Shqiptar”(Tiranë i viti 1985,por edhe i ribotimt të tij, po në Tiranë, viti 2010).

Profesor Murat Gecaj, si e ka shënuar edhe më parë, në përshkrimin e jetës së tij: ‘’Ka redaktuar e ka bërë recensat për disa libra, të publikuar në Kosovë e në Shqipëri, në Preshevë e Suedi etj. Ka drejtuar dhe recensionuar punime shkencore të studentëve të kursit pasunivëritar për pedagogji e psikologji, pranë Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, në vitin akademik 1994-1995”.

Është autor i mjaft studimeve, në revista periodike shqiptare për arsimin, kulturën, shkencën etj., si në revistat: “Studime Filologjikë”, “Kultura Popullorë”, “Revista Pëdagogjike”, “Të drëjtat e njeriut”, “Perla”, “Univërs”, “Pajtimi”,”Illz” etj. Ka shkruar në dhjetra revista të tjera e gazeta të Shqipërisë dhe në gazetat e Kosovës, si “Rilindja”, “Pavarësia”, “Shkëndija” etj, dhe në gazëta e revista në Nju Jork, Zvicër, Hollandë, Greqi, Suedi, Itali, Mal i Zi etj,,. Në botimet e tij, ai të gjitha i ka përzemër se i ka shkruar me vullnet e dashuri vetë e, natyrisht, pas hulumtimeve e studimeve të bëra në Arkiva, Biblioteka etj.Por ndalet në librin e parë me titullin ‘’Si e pashë unë Kosovën , e që natyrisht ai, pas largimit të trupave serbe, në qershor 1999 e më pas, ka qenë disa herë atje dhe ka parë më sytë e tij krimet e dëmët e mëdha, të shaktuara nga babaria serbe. Kështu, ka bërë edhe vrojtime e foto dhe në vitin 2000 përfudnon e nxjerr në qarkullim, me 1.000 kopje, atë libër. Aty tregon shumëçka për masakrat e Serbisë në atë përiudhë të terrorrit ,mbi popullsinë e shqiptare atje.

Ashtu si e trajtova më sipër, në këtë shkrim,gjatë jetës, ai kishte shumë ndërpreje të ëndërrave në mes. Prandaj ai nuk mund të mos i shkruante brengat e tij, lidhur më këto ëndërra.Për këtë thotë se iu përkushtua e shkroi një libër shumëfaqesh, me titullin “Ëndrrat ‘e grisuar’ të jetës sime”(Jetshkrim),Tiranë, në vitin 2010. Ai këtu ndalet se,përveç asaj, që ka grumbulluar nga ngjarjet dhe përvoja e tij në vite ,rreth dëshirave që kishte për të ecur përpara në jetë, shpesh nisën dhe u ndërprenë në mes, për të vazhduar me një mënyrë tjetër> Ai e veçon përurimin e këtij libri, në sallen “Unesko” të Muzeut Historik Kombëtar. Nga një orë, që ishte planifikuar, takimi zgjati 2.5 orë. Në atë takim ka patur njerëz të thjeshtë, familjarë, shokë ,miq  e dashamirës nga të gjithë trevat, ku banojnë shqiptarët ,por edhe nga media e shkruar dhe elektronike, instancat shtetërore etj.,duke e respektuar në mënyrë të jashtëzakonshme. E për këtë përurim kanë dhënë sekuenca filmike edhe disa televizione e kanë shkruar gazetat. Natyrisht, ky libër dhe ky përurim ka lënë shumë mbresa e kujtime të bukura, për Profesor Murat Gecaj.

Gjithashtu, me mbresa të veçanta shprehet ai për për vizitat e njohjet e tij: në Amerikë (Nju Jork, 1993 e 1994); në trojet amtare, në Kosovë ,Shkup,Preshevë e Ulqin; në Francë ,Itali ,Londër ,Vjenë dhe veçon mbresat në Suedi,për një vënd ,të cilin Profesori e quan ndër vendet më të mrekullueshëm, me njerëz të edukuar ,të qetë ,të kulturuar,me mjedise fantastike. E, për këto mbresa e kujtime në këtë vend të bekuar, që nuk ka luftëra e nagcmime me fqinjët për 200 vite ,ka botuar disa shkrime të tij, në  ”Thesar Kombëtar, i mërgatës shqiptare, në Suedi” dhe librin ‘’Me zëmër në vëndlindje”(Shënime e mbresa nga Suedia), Tiranë, 2012.

Mbresa të veçanta e vlera të padiskutueshme ka për librat e shkruar për historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar dhe rolin e përsonaliteteve dhe ndihmesën e tyre, në zhvillimin e arsimit përgjatë historisë sonë kombëtare. Ndaj ai, duke qenë për 22 vite në Ministrinë e Arsimit, më herët edhe dijedhënës ,përpos gazetar e publicist i mirënjohur,i ka kushtuar shumë punë kërkimeve e studimeve në arkiva e biblioteka të vëndit. Ka shkruar e botuar një kolanë me librat. Si: ‘’Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001), me shumë vlera. Është bashkautor e redaktor letrar në Veprën ”Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”(Tiranë,2003),gjithashtu autor në librin ”Nëpër udhët e shkollës shqipe”(ribotim, i ripunuar), Tiranë,viti 2008; ”Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”(Kumanovë, 2002), ”Filologë që nuk harrohën”(Tiranë,2002), ”Një jetë për Atdheun e arsimin tonë kombëtar”-monografi(Mësuësi veteran Salih Myftar Kolgeci), Tiranë, viti 2005. Më tej, janë librat e tij: ”Bedri Dedja: Në kujtesën tonë”( Tiranë, 2010),”Për ju, krijuesë” (Antologji), Tiranë, 2015; “Kur flasin zemrat”(Tiranë, 2016),“Ujëvarë bjeshke”(Tiranë, 2018).Gjithashtu, janë vepra të shkruara e botuara me bashkautorësi: ”Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipë”-II, Tiranë, 1973. ”Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (disa zëra), Tiranë, 1985 e 2010.

Të gjithë librat e shkruar dhe të botuar prej Prof.Murat Gecaj kanë rëndësinë e vetë dhe vlerat të veçanta , ai për studentët e mësuesit,studiuesit e historianëtt dhe për këdo, si qytetar në këtë vend,si për brëzat e sotëm dhe ata që do vijnë më pas. NJë gjë duhet nënvizuar se, në tërë librat e tij, ai ka gjetur mundësinë tta kujtojë e të mos e harrojë vendlindjen, me njerëzit e tij, pra Malësinë e Gjakovës (Tropojën).

Profesor Murat Gecaj është intelektual i pavarur dhe dallohet si veprimtar shoqëror. Ai nuk ka varësi nga ndonjë forcë politike as të majta e as të djathta,as të partive të qendrës. Madje, kur e pyet për dy sistemet,ai i mëparshëm socialist dhe i pas vitit1990, pra sistemin demokratik, ai thotë,si një publicist e gazëtar me përvojë, se të dyja sistemet duhet të analizohën me paanësi, duke hequr ato, që nuk duhet t’i kishin dhe i kanë patur si negative, si para 1990-ës, por dhe më pas, për të vazhduar me të mirat përpara, në rrjedhat e shoqërive demkratike euroatllantike.

6.

Duke u bazuar edhe te shkrimet e mëparshëm për jetën e tij , Profesori ynë i nderuar, Murat Gecaj, ka një angazhim dhe një veprimtari të shumanshme. Vetë, më herët, ka dhënë një jetëshkrim të tij dhe ka treguar një veprimtari të larmishme e të gjerë. konkretisht:

-Tash afër 20 vjet kryen në detyrën shoqërore, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëvë të Shqipërisë, me qendër në Tiranë; është përgjegjës seksioni, në institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër, po në Tiranë.

-Pofesor Murat Gecaj ,disa vjet ka qenë  anëtar i “Bordit të vlerësimeve të botimëve letrare e publicistike”, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

-Punimet dhe botimët e tij, tashmë, janë të njohura brenda dhe jashtë vëndit. Është duke punuar dhe po thellon studimet e tij në historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar,duke treguar një interes të veçantë edhe për atë në Kosovë.

-Ka angazhime në shtypin e shkruar: në Shqipëri, Kosovë, Nju Jork e Zvicër, Itali e Mal i Zi, Shkup e Preshëvë etj.; në gazeta e revista të ndryshme shqiptare, ka botuar me emrin e tij mjaft artikuj me tëmatikë nga traditat në fushën ë arsimit, për çështje të edukimit të fëmijëve dhe shoqërore etj.

-Si bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Studimëve Pedagogjike-Tiranë (tani ”Instituti i Kurrikulavë dhe Trajnimit”), është aktivizuar në botime të ndryshme dhe në veprimtari të tjera.

-Ka lexuar punime të tij, në disa qytete të Shqipërisë dhe në: Prishtinë, Shkup, Preshëvë e Ulqin, Nju Jork, Salreno-Itali, Boras-Suedi etj.

-Bën pjësë në redaksi e borde, revistash e gazetash dhe qendra Interneti

-Ka të gatshëm për botim disa libra të tjerë, nga fusha e studimeve të tij, për historikun e shkollës shqipe dhe veteranët e arsimit, në Kosovë e në Shqipëri, me tematikë atdhëtare e shoqërorë etj.

Profesori ynë Murat Gecaj është i nderuar, brenda e jashtë vëndit :

-Për librin ”Si e pashë unë Kosovën”(2000), nga Shoqata e të Rënëve të Kombit Shqiptar, mori Çmimin ”Ndërim për Kombin”.

-Është vlërësuar me disa ”Mirënjohje”, në Shqipëri, Kosovë, Shkup, Suedi, Filadëlfia (SHBA) etj.

-Është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës, me qëndër në Nju Jork.

-Është ”Anëtar-Nderi” i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi, ”Papa Klementi XI-Albani”.

Është ”Anëtar-Nderi” i Shoqatës së Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali.

-Për punë të mirë në fushën e arsimit dhe të shtypit, është nderuar me Dekoratën ”Naim Frashëri” dhe dy herë me Urdhërin ”:Naim Frashëri”.

-Është nderuar më ”Medalionin e Skënderbëut”, nga Komuna e Çairit-Shkup.

Ja, disa botime të ndryshme dhe libra publicistikë-letrarë, nga Prof.Murat Gecaj:

-Libra të shkruar autor i 17 librave dhe ka të përgatitur për botim disa libra të tjerë.

-Libra të shkruar, bashkautor i vetëm e në bashkëautorësi mbi mbi 15 libra.

-Shkruan në revista e gazeta brenda e jashtë vëndit,duke bashkëpunuar me 33 revista, të zakonshme ose shkencore, në Shqipëri e jashtë saj.

– Ka shkruar artikuj në revista shqiptare, në: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Zvicër, Shkup, Suedi, Greqi etj.

-Ka shkruar artikuj në: ”Revista Pedagogjike”, ”Kultura Popullorë” ”Të drejtat e njëriut”, ”Perla”, ”Pajtimi”, ”Studime filologjike”, ”Historia e Arsimit”, ”Univers”,”Dialektologjia shqiptare”, “Illz”, “Dituria”_Suedi, “Gjakova Press” etj.

-Ka shkruar artikuj të shumtë, për mbi 40 vjet, në rreth 45 gazëta, brenda ë jashtë vëndit.

-Bashkpunon, që më 1992, herë pas herë, me Gazetën ”Illyria” (Nju Jork), ”Dielli”(Boston), ”Gazeta e Athinës” etj.

Ka shkrime të tij në disa libra të botuar:

-Vepra “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”: bashkautor (Tiranë, 2003), redaktor letrar i gjithë veprës.

Autor në këto pjesë të kësaj vepra:

-Sali Gjukë Dukagjini (fq. 313-319)

-Ahmet Gashi (fq.414-419)

-Konviktët, si institucione edukative për nxënësit (fq.520-531)

-Akademiku Stefanaq Pollo (Tiranë, 2011).

-Librat e botuar të Viron Konës (Tiranë, 2010).

-Është redaktor letrar në Buletini “Kurrikula e shkolla” (Gjuha shqipe e leximi letrar), Nr.1-viti 2001.

Profesor Muart Gecaj ka bashkëpunime me Internetin, me 15 faqe të tllla.

Sidomos në vitet e fundit, bashkëpunon rregullisht,me shkrime,të ndryshme, mjaft nga këto me temë traditat e arsimin, në disa Faqe Interneti si : “Fjala ë lirë” (Londër) ,“Zemra Shqiptarë” (Oxford-Angli), “Bota e Re” (Nju Jork), LGSHD (“Lidhja ë Gazetarëvë Shqiptarë të Diasporës”,Nju Jork-Tiranë), “Prishtina Press” (Nju Jork, Londër e Prishtinë) ,“Dituria” (Suedi) ,“Tribuna Shqiptare” ,(Montreal-Kanada) , “Shkupi Press” (Maqedoni) ,“Mitrovica press”(Kosovë) ,“Prizreni press”(Kosovë), “Atunis” (Belgjikë)-Pashtriku.org-Florilinz, “Rajoni Press”…

Për mua vërtet ishte kënaqesi të takohesha e bisedonim nga afër me një personalitet të letrave shqipe,me shumë vullnet në kërkime e studime,për arsimin e letërsinë ,për historinë; i mirënjohur për publikun e gjërë me veprat e tij të botuara dhe i mirëpritur,brenda e jashtë vendit.Aktualisht ai, përvec veprave të shkruara, ka me qindra artikuj publicistikë në shtypin e ditës,në sesione shkencore dhe në takime përuruese të autorëve më të rinj,ku ka dhënë mendime e vlerësime të dobishme për punën e realizur prej tyre.

7.

Unë jam i bindur se në vleresimet për Profesor Murat Gecaj kam renditur pak nga mendimet e mia e njohuritë që kam, rreth figurës së tij,ndonëse janë disa faqe e duket një shkrim i gjatë. Por jam i bindur, ashtu si edhe mjaft të tjerë kanë këtë mendim me mua,pasi edhe shumë faqe të tjera nuk do mjaftonin. Mbase, duhet një libër që t’i përmbledhë më mirë e saktë, të gjitha dhe ndoshta edhe një tjetër më pas. Duke qenë një personalitet i shquar letrave shqipe ,një publicist i mirënjohur e kritik letrar, unë e vlerësoj dhe admiroj shumë,por gjithashtu edhe si njeri, që startoj në Fidanishten e Ushtrisë, në shkollën e mesme ‘’Skënderbej’’,dhe që vazhdoi me këmbëngulje e vullnet arsimimin më tej. Ndonëse ëndrrat shpesh ju ndërprenë , ai nuk u tërhoq asnjëherë, për ta përfunduar arsimin e lartë me dije të thelluara, në Universitet më vonë. Por vazhdoi dhe ende vazhdon të shkruajë e botojë artikuj të larmishëm dhe vepra me vlera: arsimore, historike, shkencore e kulturore.

Për të nderuarin Prof.Murat Gecaj e përcolla këtë shkrim , nga mbresa gjatë atij takimi sëbashku, ditën e mërkurë, më 29 maj 2019. Sepse edhe unë, si shumë të tjerë, e admiroj “babushin,,(siç  e quajnë me respekt, disa të rinj, por dhe të moshuar). E thërrasin kështu ,një emër që, ashtu si ‘’Bacë,, përdoret shpesh në Malësitë tona, ndaj një njeriu të madh e të vlerësuar nga të gjithë të tjerët: për mençurinë, fisnikërinë,vyrtytet e tij , veprimtarinë e tij krijuese, në disa dhjetëvjeçarë.

Unë vetë, jam një intelektual i pavarur,një aktivist shoqëror ,që shpenzoj shumë kohë dhe lexoj, hulumtoj  e studjoj ,rreth historisë sonë, por tash edhe të pjesës veriore të Kombit tonë të ndarë. Mendoj e them që e njoh mirë edhe Kosovën, në histori dhe në anë gjeografike,në marrëdheniet shoqërore e vëllazërorë ,që e trajtuam edhe gjatë këtij takimi, sëbashku me Profesor Muratin. Atje edhe unë kam shumë të njohur, me të cilët mbajmë prej vitësh marrëdhënie shoqërore , vëllazërore e familjare. Kam njohje për luftën dhe heronjtë e saj, në hershmëri e deri në luftën e UCK-së ,për masakrat e bëra më herët dhe në luftën e viteve 1998-1999 ,për të cilën edhe profesor Murat Gecaj ka botuar një libër, ‘’Si e pash unë Kosovën”(verë,2000)… Gjate leximeve e studimeve ,çdo herë, për këtë pjesë vitale të popullit shqiptar ,për këtë vend ,ndiej emocione të shumta. Se atje edhe unë, si shumë të tjerë, kam një pjësë të gjakut tim ,të fisit tim ,si në Gjakovë,në ,Prishtinë,Prizren e Ferizaj ,të larguar shumë vite më pare nga Mirdita. Por ne mbetëm pa u njohur dhe të ndarë, për shumë vite. Por edhe jeta ime nën uniformën ushtarake, që në moshën 14 vjeçare, ku gjithë jetën mësuam ta duam e mbrojmë Atdheun e popullin tonë në kufijtë etnikë, natyrisht që ka ndikimin e vetë të madh në këtë ndjënjë atdhedashurie, që nuk do më shuhet kurrë.

Puna krijuese e një përsonaliteti të shquar dhe me shumë vlera kombëtare, si Profesor Murat Gecaj ,rrezaton dituri dhe vlera të jashtëzakonshme për brezat e sotëm dhe ata, që do jenë më pas në vazhdimësinë e jetës së Kombit Shqiptar.

Ndjeva shumë kënaqësi, që qendrova disa orë në praninë e tij dhe tash, natyrisht edhe i lumtur, që vazhdoj të njihem më në thellësi me jjetën dhe veprat e tij të botuara, tashmë , me shumë vlera , që na hapin horizontin e dijeve dhe na motivojnë, në veprimtarine e jetës tonë.

Profesor i dashur, uroj për ju: Shëndet , jetëgjatësi ,mbarësi familjarisht dhe arritje në projektet, që keni në vazhdim, në punën tuaj krijuese!

Image
m