PAMELA GJEÇAJ: ESE - RENDESIA E LIBRIT

SHKOLLA : PASHKO VASA
ESE : RENDESIA E LIBRIT
KLASA : XI- B
PAMELA GJEÇAJ



Libri eshte shoqeruesi im ne ditet ku dua te fluturoj  me imagjinaten time ne vise te largeta.Aty ku ndodhem vetem une dhe ai larg nga rutina e realitetit te perditshem.
Libri eshte miku im i dashur , qe ashtu ne heshtjen e tij me fton t’i shfletoj faqet dhe te lundroj ne gjithe boten e re qe me ofron per ta eksploruar.Nje bote ku shtoj pikat e kreativitetit qe e bejne me aktive imagjinaten time.
Libri eshte prane meje sa here qe dua ta kem prane.E cmoj shume dhe asnjehere nuk e le menjane te harruar diku ne qoshen e sirtarit te raftit… Ai per mua eshte nje mesues I thjeshte qe me meson pa shume zhurme fjalesh,por ashtu ne qetesine e tij me thote shume,nga ajo cfare me ploteson e qe me duhet per te  pasur nje kendveshtrim te ri ne ceshtje te caktuara.Shume nga ajo cfare me sherben per te zgjeruar fjalorin dhe gjuhen time,e qe me mjafton per te krijuar ne mendjen time nje bote ashtu sic deshiroj.
Libri eshte pjese e pandare e diteve te mia qe nuk e ndaj nga vetja sepse jam e vetedijshme per gjithe rendesine e vlefshme qe mbart per t’a ndryshuar te ardhmen time.Nje te ardhme me nje vision me paster per jeten dhe me nje horizont me te zhvilluar.
Ai eshte nje shok i perjetshem, qe e di qe perhere do te kete vendin e tij special me aftesine per t’i shtuar ngjyra diteve te cilave dua  te perhumbem.
Gjithmone nje biblioteke e vogel do kete hapesiren e saj kudo ku une te ndodhem.Qofte ne raftin e librave te sistemuar ne dhome,qofte edhe ne rrallen e librave tashme ne mendjen time,qe iu lene hapesiren te tjere libra qe do vijne pas.


 

Image
i