Shkruan Viron Kona:Entuziazt për përkthimin e veprës së Erik Hans Tunmanit

Shkruan Viron Kona:                      

                                         Entuziazt

            për përkthimin e  veprës së Erik Hans Tunmanit

I nderuar miku ynë Ullmar Kvik! (Ullmar Qvick!)

I nderuar Hamit Gurguri!

Duke ju uruar shëndet të plotë dhe begati shkrimore, dëshiroj t`ju shprehë entuziazmin tim për nismën tuaj z. Hamit, të mbështetur nga ju z. Ullmar, për përkthimin e veprës së rrallë të Erik Hans Tunmanit, që, për ne shqiptarët është një vepër më shumë se e ndritur. E ndritur sepse ai tregoi në kohën e  vetë:  guxim, inteligjencë dhe përkushtim, duke qenë nga të parët që hulumtoi historinë e popujve dhe ndërlidhjet etnike në Ballkan, por tregoi përkushtim veçanërisht ndaj gjuhës shqipe dhe prejardhjes ilire të shqiptarëve.

Ky përkthim do të marrë vlera të reja, edhe sepse juve z.Hamit, tashmë e keni afirmuar veten dhe vlerat si një shkrimtar shqiptarë dhe suedez, por edhe sepse, do të kontribuoni e do të bëheni pjesë  e redaktimit, veçanërisht juve z. Ullmar, që jeni përkthyes, krijues, një humanist i shkëlqyer dhe albanolog i shquar, e që, si gjithnjë, edhe kësaj here po e tregoni veten Mik i Madh i Shqiptarëve. Duke lexuar këtë lajm të  bukur dhe me kaq shumë vlerë, me sinqeritetin tim si  krijues, ju përfytyroj figurativisht juve të dashur Ullmar dhe Hamit si dy njerëz që mbani lart një pishtar të ndezur dhe përpiqeni të eksploroni dhe ndriçoni deri edhe skutat më të panjohura të dijes dhe të kulturës.

Falenderimet për ju z. Ullmar janë të pafundme. Ju jeni ndër të përzgjedhurit tanë. Ne ju shprehim pareshtur mirënjohjen për vlerësimin dhe përkushtimin tuaj  ndaj gjuhës shqipe, vlerësim për përkthimet në dy gjuhët suedeze-shqipe dhe anasjelltas, për krijimtarinë tuaj në gjuhën tonë, si dhe për shumë vlera të tjera humanitare dhe kulturore. Duhen shumë libra që të shprehin dashamirësinë tuaj ndaj shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës shqipe. Shumë është shkruar, më shumë do të shkruhet, sepse jeni një vlerë e rrallë që emetoni përherë dritë të pashtershme dhe humanizëm. Me shpirtin dhe zemrën tuaj të madhe dhe të bukur, juve i jepni lidhjeve midis dy popuve tanë vlera që i aspiron vetëm një miqësi  të vërtetë.

Falenderime z. Ullmar dhe Hamit!

Si gjithnjë, ju priftë mbarë mendja dhe pena! Jemi të sigurt në suksesin tuaj.

Urimet më  të ngrohta!

Miku juaj,

Viron Kona.

Tiranë, më 11 tetor 2019

Image
h