SUADA IMERI ‘’JAM QYTETARE E BOTES’

SUADA IMERI

‘’JAM QYTETARE E BOTES’

 Une jam qytetare e lire e botes.

Kam lindur ne nje vend dhe kam banuar ne nje qytet qe mbeti ne muzen e mendjes time historike.

Perfaqesohem me nje mjet identifikimi personal me nje pashaporte te vjeter, me nje fytyre te re feminore qe kerkon me shume… me ca te dhena personale te paracaktuara.

Kjo pashaporte rri ne sundukun tim te kujtimeve dhe me buzeqesh sa here e hap une dhe me tregon  fillimet e mia .

Kjo Pashaporte nuk mjafton te tregoje nacionalizmin tim te perhershem.

Te jesh nje qytetar I nje vendi nuk do te thote te banosh ne nje qytet te caktuar ,ne nje vend te caktuar si edhe te jetosh me disa njerez te caktuar.

Fjala Qytetar eshte fjale qe kerkon nga ti qe te rritesh,te ecesh…te permiresosh por edhe te ndryshosh veten.

Territori im ndodhet brenda kesaj bote te lire por dhe ndihemi kaq larg botes. Nje vend, e perbejne njerezit qe ndodhen ne te, pavaresisht ngjyres,kombit,fese apo races…

Pas fjales qytetar qendrojne nje sere detyrimesh dhe pergjegjesish qe duhen permbushur dhe zbatuar. Ne kete menyre,termi qytetar, ka nje ngritje drejt te panjohures,te mires, te nje sfide me veten dhe boten qe te rrethon.

Dhe Sfiden njeriu per te ardhmen e ben vete. Ashtu sic une qe vendosa te mos perfaqesoj te jem qytetar vetem I nje vendi por nje qytetare suedeze me te drejta te plota por te arrira me shume mund e te panjohura.

Te jesh qytetar, por aktiv ama nuk eshte e lehte.

Sepse gezimi qe do te marr si rrjedhoje kur shohim frutet e punes tonë eshte shperblimi me I madh per mua si individ i kesaj shoqerie.

Cdo njeri eshte qytetari I nje qyteti universal.

Une e dua vendin tim Shqiperine, por ne Suedi ndihem e sigurte si qytetare e botes  sepse besoj ne aftesite edhe mundesite  mia.

Ne, nuk mund te jemi qytetare te botes pa dashur dhe respektuar ate qe jemi, e ate cfare do jemi.

Jemi te njejte te gjithe dhe kemi te njejtat karakteristika, mendojme,shikojme,jetojme...

Jetojme ne shekullin e globalizmit, ku gjithesecili eshte qytetar i thjeshte i botes.

Komplimenti me I mire eshte je:’’Qenie njerezore’’.

Ndarja e shteteve eshte racizem,s’duhet te kete formalitete.

Nuk duhet te kete ndarje ne shtete,ne province,ne kombe,ne raca

Keto jane te rendesishme per ata qe komandojne ose gezojne privilegje ne shoqeri.

Une jam rritur dhe dua te shoh me larg…sepse kam besim te vetja.

Bie fjala intelektual, teolog,filozof,historian etj……e  shumica nga ato marin ne qafe njerezimin.

Nacionalizmi tinezar eshte nje semundje e heshtur qe i ndan njerezit, vendet dhe triumfojne kriminelet.

Shpeshhere nacionalizmi I madh konvertohet me shperthime,blasfemi e vdekjeprurese.

Qytetari I thjeshte I botes nuk njeh urrejtje…njeh vetem mirekuptim, paqe,besim dhe dashuri..

Edhe une kam zgjedhur te jem Qytetare e Botes pa kufi dhe Pashaporta ime te jete: Kombesia ‘’Qytetare e botes’’

Image
c