Teuta Dhima: KUR TEATRI TË ARGËTON DHE TË SJELL GËZIM

Teuta Dhima

                      KUR TEATRI TË ARGËTON DHE TË SJELL GËZIM

                                      Lutfti Hoxha në 85- vjetorin e tij.

Të shtunën e kaluar, në Odeoin “ N. Xhoja” të QK. “A. Moisiu”, u organizua një pasdite kushtuar aktorit të njohur durrsak, Lutfi Hoxha.

Mosha mbetet vetëm një numër që shkon drejt rritjes 80,81,82,83,84, 85…

Kur e sheh që flet e bisedon mes miqsh aktorin e nderuar Lutfi hoxha, nuk mund të bësh tjetër veçse ta admirosh për vitalitetin, ndjeshmërinë dhe pozitivitetin që buron nga ky njeri. Pasditja i dedikohej tërësisht Lutfiut, aktorit që jetën e tij ia kushtoi skenës dhe ekranit duke interpretuar role të shumtë dhe personazhe që janë ngulitur thellë në kujtesën e njerëzve.

Regjisori i njohur Haxhi Rama  moderoi këtë takim, duke shpalosur edhe njëherë jo vetëm aftësitë e tij regjisoriale, por edhe ato të moderimit. Festimi i përvjetorit të Lutfiut, shoqërohej edhe me përurimin e një albumi, në të cilin shpaloset e gjithë jeta artistike e aktorit që nga rolet dhe skeçet e para me shokët e lagjes, më pas në Teatrin e Ushtrisë dhe në atë që do të bëhej shtëpia e dytë e Lutfiut, QK. “A. Moisiu” dhe personeli artistik i Teatrit dhe Estradës të Durrësit që do të ishte si një familje e dytë e tij. 

                      Albumi i titulluar: “Lutfi Hoxha mjeshtër i madh”, u realizua nga Flori Slatina, me konsulencë të Haxhi Ramës si dhe fotot nga AQSHF, Arkivi personal L. Hoxha, Arkivi “A. moisiu”, Durrës dhe Arkivi personal i Luan Jaupit.

 Albumi përmban jo vetëm foto, por edhe vlerësime të kolegëve të tij, të cilët ishin të pranishëm edhe në festën e organizuar për aktorin e nderuar. Sollën copëza nga jeta në teatër dhe  kujtime.

Qeshnin dhe bisedonin hareshëm midis tyre dhe vetja të dukej sikur ishe në një skenë teatri, ku secili kishte një rol të tijin. Haxhi Rama e kishte organizuar pasditen në mënyrë të atillë që aktorët të përshëndesnin me radhë dhe, kolegu i tyre t’iu dhuronte  nga një kopje të albumit me dedikim.

Përshëndetën Gjergj Vlashi, Aishe Stari, Muharrem Hoxha, Xhelal Tafaj dhe aktorë të tjerë të “Teatrit Aleksandër Moisiu”.

                      “Dëshira për t’u bërë aktor lindi vetvetiu me kalimin e kohës, nuk e kam të trashëguar”, shprehet Lutfi Hoxha  cili me kuriozitetin dhe ëndrrën e një fëmije është afruar pranë Pallatit të pionierit ku edhe u evidentua nga regjisorët. Regjisori e tij i parë ka qenë Gjergj Vlashin “Nder i Kombit”, i cili shprehet: “Nga rolet që ka interpretuar Lutfiu është vështirë të bësh listën e tyre të plotë. Ai ka dhënë kontributin e tij jo vetëm në dramaturgjinë kombëtare ,por edhe në kinematrografi. Ai ka interpretuar më shumë se 20 filma (nga viti 1963, roli i parë deri në 2017, roli i fundit). Kur vë re lojën e Lutfi Hoxhës në Kinematografi, të le mbresë një nga veçoritë e tij: thejshtësia, loja pa efekte dhe pa rendje pas protagonizmit e të tjera veti. Tek puna e tij në teatër, mendoj se ai ka ruajtur dhe ka shprehur cilësitë e tij më të mira s thjeshtësinë, përpjekjen për të krijuar figura të vërteta, të gjallla dhe që ta shpreh këtë gjë me pak fjalë, mund ta them me bindje të plotë: Luti ka bërë dhe bën teatër pa teatralizëm”

 

Siç e donte rasti, aktori i nderuar ishte vendosur në qendër të sallës mbi një podium. Ai ndenji pak, për të vlerësuar punën e bërë nga miqtë e kolegët dhe më pas u largua, zbriti mes pjesëmarrësve, mes miqve dhe shokëve duke u shprehur se atje lart, ndihej si një zog pa krahë.  Lutfi Hoxha, për të cilin “Marrëdhëniet me aktorët kanë qenë marrëdhënie kolegësh, fisnike, shoqërore dhe vëllazërore. Me kurajon e tyre dhanë modelin dhe hapën rrugën për aktorët,artistët e tjerë duke i dhëë teatrit funksion të plotë e të fuqishëm” . Lutfi Hoxha ,aktori që teatri dhe skena e argëton dhe i sjell gëzim. Me punën e tij shumëvjeçare ky  aktor e skaliti emrin në kujtesën  njerëzore. Më poshtë,  disa nga shfaqjet e tij në  teatër dhe kinematografi.

Teatër:

“ Vajza nga fshati”, “Dasma e madhe”, “Votra e huaj”, “Festa e fenerëve”, “Kush është fajtori”, Ljubov Jarovaja” “ Martesa” , “ Një shok i klasës sonë”, “ Njerëz mbi shkëmb” , “ Historia e një nate”, Shërbëtori i djallit”, “Çajka”, “Mbi gërmadha”, “Gërsheti i luftrave”, “Besëlidhja”, “Dy vëllezër e gjysmë”, “Fejesa e Sofijes”, “ Hijet e natës”, “Tri ditët e kiametit”, “ Lugajanët”, “ I sëmuri imagjinar”, “ Kërkuesit e lumturisë”, Dredhitë e Skapenit”, “ Sëmundja e rrezikshme”, “Vjehrra dhe nusja”, “Flamur në stuhi”, “Lindja e një burri”, “Revizori”, “Nota zero në sjellje”,

“Parajsa dhe ferri”, Dy me zero”, “ Bileta e llotarisë”, ”Ndalesa e fundit”, “ Invadimi”, “Parimori”, “Umbyt gjeia”, Parajsa dhe ferri”, Një dashuri e tillë”, “ Rruga është e lire”, “Marifetet e teto Sherifesë”, “ Rrënjët e thella”, “Përtej dashurisë”, “Familja e peshkatarit”, “Pulëbadha”, Prefekti”, “Mirmëngjesi Elona”, “Qyteti i akuzuar”, “Trokitje në dyert e dhimbjes”, “Nemeis”, “Qyteti pa dashuri”, “Nuk paguajmë!!! Nuk paguajmë!!!”, “Ëndrrra e një nate vere”, “Korbi i bardhë”.  

 

Kinematografi:

 

1963: Detyrë e posaçme

1974: Shpartallimi

1975: Rrugicat që kërkonin diell

1976: Ilegalët

1976: Pylli i lirisë

1976: Thirrja

1976: Tingujt e luftës

1977: Një udhëtim i vështirë

1978: Dollia e dasmës time

1980: Intendenti

1981: Shoku ynëTili

1984: Nata e parë e lirisë

1988: Pranvera s’erdhi vetëm

1990: Vetmi

2003: Njëditë e mrekullueshme

2001: Vals

2009: Trokitje në dyert e dhimbjes

2009: Ne dhe Lenini

2016: Bashkëbisedimi

2017: Derë e hapur

  

Image
l