Ullmar Qvick: TË PAPRITURAT E JETËS: FASLLI HALITI PËRSËRI!

Ullmar Qvick
TË PAPRITURAT E JETËS: FASLLI HALITI PËRSËRI!

Sot ju shkrova për një poezi të Faslli Halitit duke e krahasuar me një kujtim lidhur me Babin tim:

Në Forumin Shqiptar (website) më 6 qërshor 2011 shkrova:

Sa më gëzon fakti se poeti Faslli Haliti ka fituar vëmendje në këtë Forum! Jam suedez, po merrem me kulturën shqipe që nga viti 1969. Nga Shqipëria më dërguan mjaft botime të ndryshe në atë kohë. Filloi fushata kundër intelektualëve, gjoja për arsye të "ndikimeve të huaja", në janar të vitit 1973. Si objekt sulmi në revistën "Nëntori" u zgjodh sidomos poezia e Faslli Halitit "Dielli dhe rrëkërat". Për fat e kisha ruajtur në origjinal, në gazetën "Zëri i Rinisë" në nëntor 1972. E lexova, sa mirë kishte shkruar, ai kishte frymën e vërtetë proletare (fryma që nuk kishte aspak PPSH!), ai me ironi thërese sulmoi burokracinë, nepotizmin, dhe mungesën e masave kundër abuzimeve nga ana e Partisë dhe "diktaturës së proletariatit." I dërgova një përshëndetje shkrimtarit, përmes Lidhjes së Shkrimtarëve... por Faslliu atëherë ishte dërguar për "riedukim" si punëtor, dhe rezultati i "rebelizmit" tim të butë nga Suedia e qetë ishte se më futën për disa vite "në frigorifer"! Poezinë e tij e përktheva suedisht, nuk e kam botuar por në një mbledhje ku do të ishim takuar me Ismail Kadrenë, i cili nuk erdhi, sigurisht për arsye politike, si sfidë ndaj politikës antikulturore të regjimit të Enverit recitova këtë poezi "Dielli dhe rrëkërat"... Të gjithë u kënaqen, sepse ishte jo vetëm poezi të mirë por edhe me frymë përparimtare... Por myku komunist e mbuloj për shumë vite në vazhdim....
Dua të përgëzoj sidomos z. Rezart Palluqi për tekstin e tij. Tani do të rifilloj të lexoj me më shumë vëmendje poezitë e Faslli Halitit. Përvec Poezivë të tij të zgjedhura kam edhe vëllimin "Cartje." Më trishon vetëm fakti se asnjëherë nuk kam pasur kontakt drejtpërdrejt me këtë poet të bekuar...
Me përshëndetje nga miku i shqiptarëve në Suedi
Ullmar Qvick

Pak më vonë poema "Dielli dhe Rrëkerat" u botua në Antologjinë e Poezisë shqipe suedisht, botim nga revista Drita/ Shefki Oseku. Edhe në librin tim me poezi (në gjuhën suedeze) të botuar sivjet botohet përsëri kjo poemë e mrekullueshme.

-------------------------------
Dhe sot e gjeta Faslliun në Facebook! Ja mesazhi i tij në Messenger:

I DASHUR ULLMAR,

UNË NUK KAM PASUR FB.POR VETËM MESENXHER.
KËTO DITË E INSTSLOVA FB.
UNË JU FALENDEROJ DHE JU JAM SHUMË MIRËNJOHËS PER POEZINË QE NA IA KE DEDIKUAR MIGJENIT, FATOS ARAPIT DHE MUA. UNË E KAM BOTUAR ATE POEZI DISA HERË NË GAZETAT LETRARE. PO JU MË KENI
MBROJTUR MUA ME PERKTHIMIN E POEMËS "DIELLI DHE RREKERAT" MË KENI NGRITUR LART MORALIN DHE MË KENI RRITUR PRESTIGJIN ME PËRKRAHJEN E PRoNONCIMET E TUA NË SHTYP. JU ME PERKTHIMIN E POEMES MA KENI BËRË MË TË LEHTË PUNËN E DETYRUAR ME QELLIM QË TË RIEDUKOHESHA IDEOLOGJIKISHT PERMES PUNES SE DETYRUAR NE KOOPERATIVE BUJQESORE TE PERVETESOJA IDEOLOGJINE DHE POLITIKEN E PARTISE KOMUNISTE.
EDHE NJE HER RESPEKTE E
MIRËNJOHJE.

PO TE SHKUARA E TE HARRUARA.

-------------------------------
Merrni me mend emocionet e mia!! S'ka nevojë për fjalë!

Image
v