Shkolla 9- vjeçare " Pashko Vasa" , Shkoder
KEJSI MOLI
KL VIII
BLLOKU IM
Një fletë e bardhë mbi tavolinë ,
në kafaz një kanarinë ,
me mua nis e bisedon ,
merr lapin e më pikturon .
Në dritare po qëndroj ,
diellin po vështroj ,
marr një laps dhe një fletë,
se një poezi dua të shkruaj vetë .
Gjithë idetë dhe mendime ,
të çiltra dalin nga zemra ime ,
ku të gjithë fëmijët duan ,
dhe unë vazhdoj prap të shkruaj
KEJSI MOLI
KL VIII
SHKODRA IME
Shkodër moj Shkodër
Ku mꞌi ke ato lulet e tua
Po teatrin e Migjenin
ku mꞌi le
Po Drini e Kiri
ku shkuan ato që na rrethuan
Po peshku vallë po fle
Po ato muzetë ku mꞌi le
Me sa duket nuk don
të më tregosh
Ngaqë unë jam kurioze.
Po si të mos jem unë kurioze
Kur ti ditëlindjen ke sot
Jam bija jote moj Shkodër
Ti që më fale gjithë botën
Shkodra ime më e mira më je
Unë të dua kështu siç je
KEJSI MOLI
KL VIII
FJALA NËNË
Fjala nënë,fjalë e parë,
dhe kudo është e mbarë.
Fjalë me katër shkronja,
ku nëna është e jona .
Emër i shenjtë dhe i vërtetë,
që meriton kujdes dhe repekt
Nga të gjithë në këtë jet
Si një ogur i vërtetë
Me një fjalë bën fjali
me një nënë bën histori
historira dhe tregime
ja kushtoj mbretëreshës sime
ALESIA ULDEDAJ
KL VIII
GJAKMARRJA
Nga një gonxhe në një ferrë
nga një dritë në një terr
nga agimi në perendim
nga buzëqeshja në trishtim
Sꞌkam një emër, sꞌkam një vlerë
nuk dal dot nga ajo derë
qiellin e shoh vetem nga brenda
sꞌduroj dot më se u çmenda
Çdo ditë zgjohem me të njëjtën ndjenjë
kam një ëndërr, kam një shenjë
kam një shenjë në sytë e mi
por …nuk shoh kund Diell veç shi
Pse jam vetëm Pse sꞌkam shoqëri
Po pres një shpresë një shkëndinjë
kam një sëmundje që nuk shërohet
një boshllëk që kurrë nuk do të plotësohet
ALESIA ULDEDAJ
KL VIII
FËMIJËRIJA
Mora një F si flutur
Për tꞌu ndier më e lumtur
Mora një Ë si ëndrra
për të udhëtuar si kënga
Mora një M si mëshira
për të krijuar mrekullira
Mora një I si imagjinata
Për tꞌu shijuar si çokollata
Mora një J si Jeta
Për tꞌu ditur e vërteta
Mora një Ë si ëmbëlsira
për tꞌu vërtetuar pafajsia.
I mblodha gjithë bashkë
në një sferë të vetme
I vura të gjitha
në një botë konkrete
U krijua fjala FËMIJË
dhe tanimë asgjë sꞌka rëndësi
ALESIA ULDEDAJ
KL VIII
PËR TY QË MË DHE JETË
Ndodhem në një vend të quajtur parajsë
ndodhem ne vendin që më fal jetë
në atë vend lumturia ime sꞌka masë
për mua është mrekullia e tetë.
Për mua je ëndërr lumturi
Je ndjenja më e bukur në botë dashuri
Ndodhem në vendin ku bota sꞌka kuptime
sepse unë ndodhem në kraharorin e nënës sime
Nënë ti je buzëqeshja e jetës time
Je ajo që më fal jetën çdo ditë
Për mua je një ndjenjë sublime
Ti je ajo që më plotëson në shpirt
Ti formon shkronjat e gjithë alfabeteve
ti përmbledh ujërat e gjithë deteve
ti je gjithë ëngjëjt je yjësia
ti je galaktika , je gjithësia
FATJONA QUKU
KL VIII
“BABI IM I SHTRENJT “
Dikur një vajze tꞌvogël
në mendje i kishte shkuar
Një poezi “lart në qiell
babit pë tꞌia “dërguar “.
“Babi im i shtrenjtë “
sa shumë më mungon
Veç një fotografi
portretin tënd më kujton
Pse ti ike nga kjo jetë
Pse kaq je larguar
Pse ajo sëmundje e mallkuar
paska qënë e pashëruar
Edhe në ëndërr kur të shoh
fytyrën dot sꞌta kujtoj
më vjen të ulëras me të madhe
se nuk dua ta pranoj …
Mami më thotë të deshti shumë
gjithmonë të mbajti pranë
Po çꞌmë duhet mua vallë
Kur asnji kujtim me ty sꞌe kam
Por jeta vazhdon …
Unë asnjëherë sꞌdo të harroj
Do tꞌmë mungosh babi im
derisa tꞌjetoj …
Tani po e mbyll,
por një gjë të premtoj
se nji ditë parajsa
përgjithmonë do na bashkoj…
Dua që këto vargje …
Mbi varrin tënd të jenë shkruar
Që të mbetet “
Dashuria e një vajze
për një baba, të paharruar
PAMELA GJEÇAJ
KL VIII
FAMILJA
Dashuria për familjen
nuk zëvendësohet me asgjë
sepse dashuria për familje
është Dashuria numër një.
Është qetësi e shpirtit
ku veç harmoni na sjell .
Është gjëja më e shtrenjtë
ku zemrën me gëzim na mbështjell.
Ne të gjithë duhet ta duam
sepse familja është mbështetja jonë e pare.
Është gjëja më e mrekullueshme
më e bukura që une kam pare.
Nuk kemi pse ta mohojmë
dhe po të nervozohemi
Ato përsëri do na dojnë
dhe me të metat tona do na pranojnë.
PAMELA GJEÇAJ
KL VIII
QYTETIN TIM E DUA KESHTU
Shkodrën qytetin tim
e dua me më shumë gjelbrim
Nuk duhet ta mohoj
mbeturina ngado shikoj
Nuk kemi trotuar për të kaluar
se shumica jane shkatërruar.
Lulishte të ketë më shumë
ku të shkoj të rri dhe une
Kafshë të pastreha
nuk kanë ku të qëndrojnë
Ejani me mua
le ti ndihmojmë
Nuk kemi vend ku të kalojmë
sepse vetë ne rregullat nuk i zbatojmë
Më ndihmoni të gjithë ju
se qytetin tim e dua kështu
RAJMONDA ÇEZMA
KL IX
DASHNI
Kjo fjalꞌ aq e madhe
kjo ndjenj aq e papame
E jeton për ditë
sepse në tꞌvërtetë ajo asht dritë
Nꞌtë nuk ka inat e hatermetje
po ka sacrific e për të edhe terhekje,
ka besnikri e mirsi
jo tradhti e kryenaltsi
Ta merr mendjen tꞌban për vedi
tꞌban me mendu thell njashtu si deti .
Don me fjet e ajo nuk tꞌlen
don me hanger ajo tꞌushqen
Je i etun e tꞌjep me pi
njajo fjala Dashni
SIDORELA PEZERIJA
KL IX
MIQËSIA
O pëllumb,o pëllumb ,
eja ti këtu tek unë
do të tregoj një histori
që ka brnda dashuri
Por përpara më prmto
që askujt mos ia trego
janë vajza të mrekullueshme
e gjithashtu shumë të kuptueshme
Unë i dua porsi motra
dhe ia tregoj gjërat më të vogla
sepse për mua,janë gjithë bota .
Një miqësi e vërtetë është,
një thesar e vlerë në jetë
Dua ta pëshkruaj atë
por fjala sꞌka kuptim,
miqësia jonë thellë në shpirtin tim
Njëra- tjetren kurrë
nuk do ta harrojmë
dhe të lumtura gjithmonë
sëbashku do të jetojmë.
DONATILDA LUMI
KL IX
POEZI PËR FËMIJËT
Shpesh here fëmijët janë ato,
që të bëjnë të lumtur
Shpesh here fëmijët janë ato,
që të bëjnë të buzëqeshur
Shpesh here fëmijët janë ato,
që ju bëjnë që tꞌi largoni hallet,mërzirat .
Shpesh here fëmijët janë ato,
që të hapin një dritë jeshile
Fëmijët janë thesare që zor mund tꞌi gjesh.
Fëmijët janë gjithë universi
gjithë bota që na rrethon
Kur lind një fëmijë është si të thuash
kam gjetur një “mal me para “.
Fëmijët nuk krahasohen me asnjë gjë në botë.
Fëmijët janë buzëqeshje
Fëmijët janë ata që duhet ti edukojmë
Fëmijët janë pasardhesit tanë
Kur nuk ke një fëmijë
të duket vetja si një shtëpi pa çati
EVA PJETRI KL VIII
POEZI PËR PAQEN
Fjala paqe mund tꞌjetë e vogël
por kuptimi sa një mijë fjalë
Kur përmendim fjalen Paqe
edhe lufta duhet të ndalë.
Çdo njeri të shkojë veten
të gjykojë veten e tij
edhe paqen në jeten tone
do ta kemi gjithmonë në gji.
Njerëz të guximshëm falin veten
për tꞌlarguar armiqësi
sepse paqen kanë në zemër
dhe jetojnë në harmoni
Fjalën Paqe e adhuroj
Gjunjëzohem e bekoj
Më jep frymë sa të jem gjallë.
Më jep shpresë ,kur gjithçka ndal .