Poezi për fëmijë të nxënësve të Shkollës 9- vjeçare " Pashko Vasa" , Shkoder

Diana Votnikaj

Poezi per gjakmarrjen

 

Mos  

Mos guxo!

Mos qëllo!

 Edhe pse jeta ty te zhgenjen.

Nuk je i vetmi ,

 Qe je zhytur ne erresire,

Ku syte e tu presin nje dite te mire.

 Duro ,prit dhe fito!

Shtypja e asaj këmbëze,

S'te zgjidh dot asgje,

Ajo krisme arme ty te paralajmeron,

 Se dike drejt vdekjes po e çon.

 Dhe ti ne erresiren e perjetshme te pendeses,

Do te udhetosh,

 I poshteruar nga jeta do jetosh,

 Ndergjegjia nga kulla e saj ,

Do te te perjashtoje,

Vdekja e tjeter kujt,

Jeten tende do te denoje.

Ty si njeri te perlyer me gjak ,

 Vrases a kriminel do te te shpalle .

 Harroje te shkuaren,

Dhe me dore ne zemer

Fal!

 

ARMELA KOLA

KL IX

 

MBETEM PA FJALË

 

Metem pa fjalë

kur zhytem në mendime të thella

veshtrimet nguliten diku

Kur sytë shohin realitetin

imagjinojnë diçka tjetër

arrijnë të vështrojnë përtej largësive

Mbetem pa fjalë …

kur ndryshe flet zëri i brendësisë

se imagjinata ashtu mbetet

e realiteti ky është …

Reliteti që më bën të bërtas

e më pas të hesht

Mbetëm pa fjalë…,

kur shoh se njerëzit janë egërsuar

e kanë harruar tꞌi lumturojnëtë tjerët rreth vetes

Për çfarë…? Për një ditë që asgjë sꞌdo kenë ,

e sꞌdo tu duhet asgjë ?

Mbetem pa fjalë …

nga ky realitet që po më lë pa frymë ,

kur i shoh njerëzit duke vuajtur ,

duke u endur , e duke vrapuar si të marrë marrë ,

a të tjerë që nuk dine , se çꞌkërkojnë.

Ku kanë humbur mirësitë …,

që të rikthejnë buzëqeshjen në sytë e përlotur ?!

Mbetem pa fjalë…,

kur e di se një ditë

për të gjithë do të jetë vonë për gjithçka

 

ARMELA KOLA

KL IX

 

REFLEKTIM

 

Mendojmë, se me ndjenja jemi njerëz ,

Dëshirojmë të ndjehemi mire

por keqas i ngjajmë mizerjes

kur mbi fatkeqsitë e tjetrit

ndiejnë lumturi

Nëse o njeri nuk bën dot mirë

të paktën pëpiqu të mos bësh keq

gjeju pranë tjetrit në ditë të vështira

se mbase nesër nevojë ti do kesh …

Sa keq, nëse këtë gjë nuk e din

dhe më keq,nëse e din dhe nuk reflekton ,

sepse jeta është si pasqyrë

ajo të kthen çdo gjë mbrapsht