10 POETËT NGA KOSOVA
Ismet TAHIRAJ
Kujtoj vetëm nuk jam
Me fishkëllime time
Hap më hap,
Kodrave e maleve
I kaloi.
Lisi i stër gjatë
Bliri degë gjerë,
Më për shëndetin
Kujtoj se
Vetëm nuk jam.
E madhërishmja
Mëmë natyrë
Me dha gji,
Me forcën djaloshare
Qe aq shumë e kam.
Do jem
Një ashik i pyllit
Një sfilatë
Ne luadhe
Si në Londër
Revy mode.
Kujtoj se
Nuk jam jetim.
I vetëm këtu
Nuk jam.
Bosht ose bërthamë
E civilizimit jam...
Syhejl HAVOLLI
Të dashurës që e kam pranë
Sonte yjet po ma recitojnë
Shkëlqimin e syve tu
Pa fund dhe pa skaj
Koha e poezisë frymon
Për t’i dhënë hapësirë e ritëm
Bukurisë tënde përrallore
Kështu veproj
Gjithmonë duke të kënduar
Në himnin për të bukurën
I grishur nga mirësia
Zemrën ma frymëzon
Je oksigjeni im
Në fushën e shpirtit
Je mbretëresha ime
Shteg tjetër nuk gjeta për jetë
Përveç të dashurës
Që e kam pranë.
Hysen GRAJÇEVCI
Flas me gjuhën e luleve
Unë, di gjuhën e luleve,
Alkimin ua njoh!
Mbi petale
lexoj kohët në ikje,
dhe pëshpërimën
e tyre në heshtje!
Unë, ua kuptoi shikimin,
Ofshamen!
Në vijëzime pentagrami
i mbledh notat,
pikëujëvesën e muzgjeve
për shkrumin e buzëve!
Unë flas me gjuhen e luleve...!
Shqipe HASAN
Heroit të popåullit Haki Morina
Nëpër shekullin e burrërisë sate
Nënë-lokja mbylli sytë mbi letrën e lagur
Përtej lotit të lirisë
Që pikonte duarve krenare
Mallëkoi robërinë që ta vodhi ëndrrën e fundit
Kufijve të thyer,gjethnajave të pranverave
Zbraze fuqinë mbi armikun gjakpirës
Asnjëherë nuk i'u shmange kafshimit helmues
As zjarrit që ndezej me hukama skllavërie
Prushin e përmbysur shkele me fuqinë e trimit
Fanar i ushtrisë dritësove
Stinët e çlirimit
Qiellit të atdheut valvite flamur
Zërin e kryengritjeve e hapërove nga larg
Shiu i kuq ta mbylli çdo plagë
Në trazim epokash historisë i fale gjak.
Tetor i bekuar që ma barte dhimbjen
M'i shuaj zjarrmitë nga shpirti
Mbi fjalët e nënës dielli le të vezullon
Për bijtë që rriti mbi flamur
Martirët e saj Kosova nuk i harron kurrë!
Bali HAXHIU
Aroma e luelleve të Kosovës
Dua aromën e luleve të Kosovës,
ta nuhas, ta ndjej, ta thith me hundë,
të ngopëm të bëhem pronë e saj.
Aroma e luleve të Kosovës,
është më e këndshmja në botë.
Kjo aromë e këndshme,
më ushqen, ka zënë vend në shpirt.
Jam i pangopur, etja nuk më shuhet,
ushqim i pashtershëm, më jap gjallëri.
Me aromën e luleve të Kosovës ushqej shpirtin dhe sytë,
Aroma e luleve tuaja dashurinë ma rritë!
Halil Xani
Gjyshi ka një hall
Gjyshi sot, nuk ka kullë
As nuk është i pashkollë
Ai nuk pin duhan me llullë
Çdo ditë han nga një mollë.
Djem e reja i ikën në Evropë
Me vete morën nipër e mbesa
Gjyshit në gjoks iu bë gropë
S’ka n’konak dasma e fejesa.
Gjyshi ka celular e internet
Mesengjerin hapur e mban
Me nipër e mbesa në kurbet
Më pak flet, e më shumë qan.
Oborrin e ka mbuluar bari
Të shurdhër heshtja e vret
Ai është i lidhur për trolli
Me asnjë çmim nuk e shet.
Ka nisë të bëhet si fëmijë
Dita-ditës vetmia e mbytë
Ka thënë, nëse vdes në vetmi
Çelur do të më ngelin sytë.
Ragip RAMAJ
Shtëpia e mërgimtarit
Kur u shemb bjeshka
e ranë edhe gur`t e fundit të shpresës
disa gurë i ndau nga grumbulli i dhembjes
dhe nisi themelet e shtëpisë së re në oazën e ëndrrës.
Krejt jetën i ngriti muret e fatit
e në fund e mbuloi me mjegullën e vjeshtës.
Një kulm mbi kokë ua la fëmijëve
për dimrin që po vjen.
Ramë ORACA
Për ty
nga fundjeta më erdhe në gjysmëndërr
e qullur me llohë shiu të akullt
lëshove rrënjë si guri në vend të vet
me rapsodi zogjsh pranverën ringjalle
kaherë isha mësuar me mungesën tënde
në sy e merrja kodrën e diellit
derisa zëri yt më kthente në pikëpjekje
vetëm udha e kthimit më përcillte
që të çmallem me gjysmën e shpirtit tënd
të varrosur në këngë
dikur u bëra si statujë e ndryshkur
duke pritur dikë nga balada
të humbur pas shpresës së etur
kushedi sa herë më ka thirrur një zë i nëndheshëm
që të dal nga ëndrra kobzezë
vetëm shpirti im e di
si e mbajta ndër dhëmbë kohën e mbrapshtë
si kalova nëpër strofka nate
të rrethuara me ulërimë ujqish
tani me afshin e shpirtit tonë
sythat e dritës po na i zgjasin duart
të gdhendura në këngë zgjimi
ti erdhe si një zog i trembur
e buzëpërgjakur nga frutat e jetës së ngutshme
u bëre shkrumb e hi për një fillimjete
tani në këtë kohë etjesh të mëdha
në njërën dorë e mbaj pranverën e hershme
në dorën tjetër të kam ty
që s`dua të bëhesh kënga ime e këputur.
Fazli FERATI
Sa të cuditshëm
Sa të çuditshëm
që jemi
heshtim kur mjaft kemi
çka të themi
A jeni kah shihni
vendi u zbraz nga të rinjtë
e prindërit mbeten
pa fëmijtë
I lindën në Kosovë
e i mbollën në Evropë
frytët e tyre
do i japin nëpër botë
E ne heshtim
për këto vite që kalojnë
një ditë do pendohem
por do jetë tepër vonë