Bashkim Saliasi:Poezi

Bashkim Saliasi

GËZON NATYRA

Jeshilojnë  kodrat, blerojnë fushat,

Zogjët shetisin në gëmusha.

Bletët lulet vizitojnë,

Nektar thithin, mjalt prodhojnë.

 

Gëlon jeta në fushë e mal,

Njeriu u burgos i gjallë.

Nuk është burg me prekurori,

Urdhër! “Në rrugë mos dal njeri”.

 

Kush guxon në rrugë të dal,

Në burg do kalbet sa të jetë gjallë.

Me hundje e kufje në televizor dalinë,

Me fjalë të bukura po na prrallin.

 

Ruani veten, mos u pushtoni,

Qendroni në shtëpi nëse jetën doni.

Stresi qeveritarët  ka mbrthyer,

Lufta e tretë i ka zbërthyer.

 

Luftë e tretë  sa ka filluar,

Ushtaria në fushëbetej ka dal.

Vaksina, fshehur  qendronë,

Thonë: “Çipin njeriut do i injektojnë”.

 

Thërrasin presidentët, bëjnë gugule,

Popuj rrini urtë, na dëgjoni ne.

“Natë e ditë për ju mendojmë,

Si t’u ruajmë, si t’u mbrojmë”?!…