Bashkim Saliasi:Poezi

Bashkim Saliasi

Dobrusha ime

Rrëzë Tomorrit më je Ti,

Si kurorë malet të rrinë.

Në ato pllaja me lajthi,

Unë kalova fëmijërinë.

 

Pranëverë është stina jote,

Plot me lule e freski.

Zogjtë vijnë në ditë shqote,

Dhe folenë e ngrenë aty.

 

E kujtoj verën e thatë,

Plotë me fruta begati.

Burrat janë lisa të gjatë,

Mëndje hollë, zemër flori.

 

Si ylberi vjeshtë e artë,

Bukuri, mrekulli.

Edhe dheu yt i lashtë,

Fsheh mistere, histori.

 

Gra të bukura dhe punëtore,

Duar arta shtojzavalle.

Lindin fëmij si lule bore,

Tok me burrat hedhin valle.

 

Ikën vjeshta e vjen dimri,

Zjarri skuq oxhakun.

Dëbora shtron qilimin,

Rakia trazon sapllakun.

                                  

Tiranë, 27.06.2020