Bashkim Salijasi:Poezi

Bashkim Salijasi

Zemra ime!

Si lulet e Majit,

Erdhe në jetë.

gjyshër na pagëzove,

je margaritare e vërtetë.

 

Dita e lindjes vezullon,

Në 19 maji, plot magji.

Kujtojmë vitet që shkuan,

Të gjitha pranvera pakufi.

 

Ikin vitet e vijnë prap,

Në çdo vit begatohen.

Të uroj, zemra ime,

Pranvera ti kesh çdo mot.

 

Më prit Sila, më prit,

zog me krah do vij nga larg.

Me mendje sot jam me ty,

Të uroj jetë të gjatë