ELONA JOLLA:Poezi

ELONA JOLLA 

 ME ZJARR ZEMREN TA DJEG

E vura te bardhen ne te  bardhe,

te zezen ne te zeze...

do ti kepuse telat e nje violine

qe luan muziken e dhimbjes..

Do ti grise mendimet ,

do ti postoj ne nje adrese pa emer...

askush mos ti lexoj....

Lotet qe derdha nuk mi fshihu askush

dhimbje e mbaj gjate...

sa do qe e fsheh, syte ma tregojne...

brenda nje shpirt qe me ftohe...

mos luaj me  se nuk do te mbroj ,

me zjarrin e zemres do te djeg ,

tymin tende ....

ne fund te nje bote do ta dergoj....

 

Emri im

 

Matan detit do te shkoj, 

te kerkoj pafundesi....

Nje shtepi nuk e kam,

rri e ulur  per mbi stol e ndrythur,

kur mendoj  ne sa rruge kam ecur,

Per te gjetur emrin tim, 

e derrmuar mes njerzeve , 

me friken kam jetuar.

Nje dore e djersitur disa  vargje shkruan, 

si melodi me duket ne mergim,

cdo dite kemb zbathur e plage eci , 

duke te shoqeruar me iluzionin, 

Emri im do te bucasi...

si jehona per se largu do te degjoj te fort si mali.

 

Nena 

 

Eshte nje vend ne bote,

ku zemra rreh fort, 

ku frymarrja  jeton.

Nje emocion qe nuk ka moshe,

"Nene" ai vend ishte ne krahet e tu,

ne zemren qe nuk do te vdesi kurre, 

pa ty nene si shekuj ne dhimbje,

shpirtin bosh ma ke lene.

Dhe pse mbret un jam..

po eren tende nuk e kam.

Ti me linde me dhe jete,

djali yt do te mbes perhere,

eja me nbeshtill ne gji,

me ktheh dhe njeher filiz,

tundem si djepi ne krahe e tu,

te te puth ato te palodhura me vuajtjet rradhe...

me rrudhat e pa numeruara ne balle.

C' bukuri te japin ato floke te bardhe!?

Fisnike moj nena ime sec kam nje mall,

si uji i burimeve ne mal....

 

 Pranvere ne karantin

 

Si asnjeher kjo pranvere ne qytetin tim,

Ne heshtje po lulezojne pemet,

lulet po celin per cdo dite.

Dielli per cudi po ngroh rruget bosh e jo njerzine.

 

Oh qyteti im qe nuk gumezhinke?!

Nuk i degjokam femijet  ne parqe,

e as te rinjt te shetisin ne lumin e qytetit 

te kthyer ne zi..

 

Degjohen kembanat, sirenat po ulerijne...

Dikush nuk merr fryme, tik-taku i ndaloj...

As nje lamtumire nuk po shoqeron....

O zot a degjon? Si kjo pranvere askush mos e provoft..

 

-Signorina ... qe fytyra jote plot drite ,

- A do tja dalim!Me drejtohet nje zoteri.

Ju pergjigja me nje buzeqeshje te ngrire..

-Po zotri, do tja dalim....

Nuk ka dhimbje qe nuk lidhet,

Nuk ka erresire qe nuk te nxjerr ne drite.

Image
e