Hidajete Hasani: Poezi

Hidajete Hasani

Deti
Kënaqësi edhe jashtë horizontit
Pamja të linte pa frymë
Ka freski dhe shkëlqim
Kopshtet shpërthenin nga ngjyrat
Shijova aromat e një pyelli tropikal
Netët e ngrohëta
Mbrëmjet magjike
Pllazhin shijova me një:
Nje valigje
Nje peshkir
Një pal syze dielli
Një liber i preferuar
Pllazhi doli perfekt
Qielli shëndriste me
Driten e mijra yjeve
Dielli dhe deti bëhen një

O sa mall


Ka kohe që këtë vend
Me këmbë se kam shkelë
Malli më thërriste
Nuk më linte vend.

Mbrëm afër muzgut
I bera vizitë
Më mallëngjeu shumë
Loti më ra nga syt?

Kohen ma ktheu mbrapa
Kur ishim të gjithë
Tani mungon ti ...!!!!!???
Aty si dikur
U bera fëmijë

U mbush aty gjalleri...
Shumë njerëz e fëmijë
O sa me zuri malli
Të rrija më gjatë...

Muzgu e realiteti
Më kthyen prap

Tufa në arë
Jepte gjalleri,

Tani s'ka q'te bënë
Të ndihesh fëmijë
Hej sa gjë e mirë
Hej sa gjë e rrallë
Bukuri natyre
Që rrallë ke parë?

Nata sentimentale
Hëna ngjyrë argjendi
Hijet e gjera të rrugëve
U ndjeva si në përrallë

Ende ka copëza
Që ngelën pas...
Njerëzit ,tufa,lojrat,
Bisedat,këngët,tingujt..

Koha fluturon,
Dielli lind,
Hijet bien !
Le të shkojn...
Kujtimet mbesin ,
mbi gjithëqka.

Me asgjë se ndrrojë
Kurrë këtë vend
Për mua do jetë
Vendi i shenjët.