Kumrie Avdyl Shala:Poezi

Kumrie Avdyl Shala

SAKRIFICA MËRGIMTARIT

Mora rrugën pa menduar se ku do të më shpije,

U hodha në det me gomone,

E dielli sytë mi verbonte.

Rrezet më përcëllonin ballin sikur më flisnin,

Hej, ndaluni ku shkoni...

 

Rrugëtimi im ishte  i gjatë, bataninë, shtrat e pata bërë...

Malet i bëra sofër me ngrënë, e zogjtë tinguj kitareje,  ndërsa gjethet i zëvendësova me këpucë e çorape.

 

Vazhdova me Shiun,vesën e mëngjesit,

Ti dedikova ty, lirise e vendit tim...

Kalova  rrugë gjarpërore e tërthorazi plotë baltë e me moçale,

E mendja rrinte te dera e oborrit, te sytë e përlotur të nënë lokës që vetëm e lamë!

 

I kërkova hallallin  nanës, e  i'a laga krahët me lotë...!

Atë natë, çdo pjesë të fshatit tim të lashtë e vajtova,

Qe u largova më dhëmbje ne mes nate.

 

Me lotë e  vajtova edhe qenin që ulërinte nën hambar !

Edhe varken e peshkatarit,

që priste te bregu i detit,  rrëzë pyllit në hijen e lisave të gjatë,

Që të na fërfëllonte andej oqeanit.

 

Ikëm të kërkojmë liri matanë,  as atje se gjetëm dot,

përveç trajtimiit si skllevër.

E këtë gjë e vajtova çdo natë.

Një ditë vuajtjen e hudha në krahin e djathtë të melaqes.

 

Sepse, as sot se kuptoj pse të ketë drejtësi më të madhe kafsha se sa njeriu andej oqeanit.

Këtë gjë e vuajta fort-fort,

deri sa një ditë e gëlltita me lot që binin faqeve rrëke.

E malli nuk po largohet as edhe njëherë, për malet, prrockat, e rrugët me baltë të vendit tim të ngratë.

IKËM, TË LAM VETËM, NANË

Jam lodhë duke vrapuar

 rrugëve plot drita,

E sytë e unshëm,

lakmia  m'i ka verbuar.

Me trotuare e lule të bukura ,

E çdo ditë shof fytyra të reja, por ty askush s'të ngjanë.

2.

Jam lodhë nga malli që kam,

t'i them dikujt mirëdita a

mirëmëngjes,e të më buzëqesh ëmbël e lehtë,

Se këtu askush nuk mund

t'ma shuaj mallin tënd...

Jam lodhë duke pritë çdo pranverë,

e fshehurazi  duke qarë e dënesë.

3.

Uf bre...

Këmbët nuk po më mbajnë më.

Ah, sa kam mall për ty, o vendi im i shenjtë,

Se... si robot elektrik jam bërë: me vrap në punë,

në kuzhinë, në post e në termine për mjekim!

Jam lodh duke pritë një ditë më të mirë!

4.

E ju besoni në mua,

se... këtu në mes rrugëve, ndërtesave, shtëpive e trotuareve të bukura asgjë nuk e ka vlerën më të madhe se të vendit tim.

Sa më ka ra mall ti futem përroit të fshatit këmbëzbathur e të zë peshk,

Që t'ia themi  këngës njëherë në livadhin e gjatë plot aromë dashurie,

e të freskohem në gurrat e ujit të ftohtë!K

5.

Jam lodhë duke i pritur pranverat.

Vallë a do të mund t'i festoj në gjirin tënd të plleshëm nënë?

Edhe pse  tani je kërrusur nga malli duke më  pritë me sy të mbushur me lotë,

por nëna nënë  ka mbetur.

6.

 Në këto rrugë të kobshme të kurbetit u tretën kockat e trupit tim,

Se aroma jote nanë, më përcjellë hap pas hapi çdo ditë.

E malli për inat po më hedhë valle rreth e rrotull kokës sime,

me ironi më buzëqeshë.

E ti nuk më beson sa shumë jam lodhë duke i pritë pranverat me frikë.

Se ... aromën tënde nuk do ta gjej një ditë në trojet tona.

E unë kam mbetur duke vrapuar pas pasurisë.

 E harrova dashurinë tënde, nanë!

7.

Ne, u harrum duke la pastru, e ndërtuar qytetet e botës.

E vizitën tënde e lam anash që të vimë e të shohim më shpesh.

Ta pushojmë shpirtin  në përqafimin tënd,

e  në prehrin  e ngrohtë të strukemi si fëmijë.

8.

Eh, sa krijesa të forta paskemi qenë!

 Vatanin e lamë shkret,

edhe ty të kërrusur në kullën të lamë, nanë,

 duke na ruajtur hisen e gjyshërve e  babait tonë.

 Së... sa herë që shkuat  e vinit,  me qefin ne gji e lat Nanën...

Image
e