VETËN PO E NËMI
Po truaj e po nëmi vetën?!
Loti filloj të thahet e shpirti torturohet nga vuajtja, në këto ditë të kësaj pranvere!
Tërë këto vite derdha lot
për dëshirat e ëndrrat që i ndaluan djajtë në fillim të rrugës së lumturisë.
Eh mua, mu thafshin të dy duart që shkruajta çdo varg në letër nga malli.
Se...dëshirat gjithmon i pata si fëmija që qanë e rënkon nga dhembja e përmallimi për të pirë në gjirin e nënës!
Mua m'u thafshin të dy duart që asnjë lule nuk munda ta sjellë në këtë pranverë.
Eh nga ti vetëm një fotografi më ka mbetë ta shuaj pak mall e përmallim për ty!
OXHAKUT JU KTHEVA
Erdha t'jetoj këte pak jetë
që më ka mbetë,
në hisen e hajratin tim e të babës .
Ti që pate sallamadi në kullosat e mia me vite,
e arat m'i shfrytëzove pa më pyet..
bane pushkën top ndaq me ba, se unë erdha!?
Se ... nga tash këtu më ke!
Rrugët e kurbetit mjaft më plaken,
Kokën ma thinjëzuan si debora ne malet e Libotenit e në grykën e Zhlepit,
por mendjen e dëshirën nuk ma ndërruan për atdhe.
Edhe pse rininë ma shtrydhi, ndrydhi e ma vodhi kurbeti, deri n'asht më t'kurri e më krrusi pa mëshirë.
Gjakun me pamuk ma thithi,
Por mendjen nuk ma ndërroj kurrë, që të kthehem në kullat e mija.
E tani u ktheva në truallin ku më ka lindë koka ,
në gjirin e tij më shtrëngoj fort nga malli.
Këtu s'do ketë më sallamadi, në livadh e në arat e mija,
Se kjo tokë e ka të zotin e tij.
Erdha me vdekë në hisen time në atdhe,
Këtu rrëzë pishës së madhe, afër fisit tim, dua mem shti në dhe...
U ktheva në kullat e oxhakut të babait tim përgjithmonë këto troje ku kam le, mos t'i lë shkret.
